Tre ditë më vonë, Prill 97
Ky do të ishte edhe titulli që shkruhej me gërma të mëdha e të zeza në krye të faqes së parë të "Koha Jonë" e që sipas shënimit vazhdonte në faqen 27 të kësaj gazete.
Pa dyshim që nuk bëhej fjalë për presidentin e asaj kohe Sali Berisha. Ai sapo kishte firmosur për " qeverinë e pajtimit kombëtar ".
Arban Hasani tentoi ta printoje që atë mbasdite faqen e tij të kulturës për ti a dhënë aty për aty Ben Blushit, kryeredaktorit të asaj kohe në prezencën time.
Beni u gjend në korridor dhe qeshi pastaj me sinqeritet.
-Beno-o-o, pse të mos e hapim gazetën? - provokoi me humor Arbani.
Beni nuk tha asnjë fjalë. I hodhi një sy e pastaj heshti për një moment. Vuri buzën në gaz.
- Interesant- tha pastaj.
Në fund të korridorit Nikolla u drejtua për tek zyra e tij. Ndërsa rrotullonte çelësin në derë i tha Beni në se " ishtë i lirë " që do të thoshte se e priste.
Ben Blushi u largua duke qeshur sërrish. Unë pashë nga pas që ai luante kokën herë pas herë nën ndjënjen e humorit që i krijoi ai mendim e propozim i " çuditshëm " i kolegut. Humbi në zyrën e Nikollës.
Vërtetë, të nesërmen " Koha Jonë " doli me këtë titull që natyrisht zinte një pjesë të mirë të faqes së parë. Poshtë okelios një shënim me gërma të vogla që njoftonte se shkrimi ishte në faqen 27 tregonte për një lexues të vëmëndshëm se ai titull e ai shkrim nuk kishte të bënte me Salën.
Sidoqoftë, ngjarja ishte e vërtetë e nuk mund që t'i levizje qoftë edhe një presje.Kishte ndodhur me Berishën, këngëtarin beratas, në ditët e atij festivalit.
Petrit Berishën e njoha që ditën e parë të mbritjes së grupit. Madje pimë edhe një kafe tek " Bar Artisti " nën shoqërinë e Kastriot Malos, kolegut tim të Beratit. Një mbrëmje më vonë beratasit u ngjitën në skenë. Petriti u duk i lodhur. Këtë konstatim i a thashë edhe Kaçit e ai heshti.
-Ka ndodhur diçka. Eshtë serioze, vërtetë. Petriti vetëm një orë më parë ka mbritur në Elbasan. Nuk e di se si e ku iku që në mëngjez. Ne flemë bashkë edhe në një dhomë. I thashë që të më priste në hollin e hotelit. Pas dhjete minutash nuk e gjeta aty. Jemi shqetesuar që të gjithë. Lajmëruam edhe policinë.
Pas shfaqies u ulëm mbrenda ambienteve të të njejtit klub që ishte në katin e parë të godinës së teatrit të qytetit. Erdhi edhe Petritit. I heshtur. Pas tij edhe drejtuesi i trupës. Me sa dukej, ishte në merak. Këngëtari i tha që të ikte i qetë në hotel me trupën pasi ne do te pinim diçka. Ai do të vinte me Kastriotin, më vonë
- Kemi edhe këtë gazetarin e Elbasanit këtu. Ska për të ndodhur gjeë.- tha për të qetësuar njeriun që i kishte sjellë që nga Berati.
Ndërkohë në skenë ishte ngjitur një tjetër grup për të vazhduar konkurimin. Në një moment dëgjuam duartrokitjet. Klubi po boshatisej. Ata të paktë kliente që ishin pranë nesh nxituan që të ndiqnin programin e rradhës.
- Nuk do ta mendoja kurrë që do të isha vërtetë " peng " i kallashëve dhe të bëja atë që më pëlqen në të gjithë qënien time siç është kënga në kondita të tilla si ajo e sotmia.- tha njeriu që është dashuruar pazgjidhshmërisht me këngën beratase e atë të Shqipërisë së Mesme.
Petriti heshti në një çast e pastaj sytë i uli mbi syprinën e tavolinës.
-Më kishin kërkuar mbrëmë në shtëpi. Kishin thënë se kishin një sebep në Kavajë. Punë synetlleku. Kavajsit mo-o-o si kavajsit. Kur është fjala për të tilla ngjarje derdhin e hedhin gjithëçkah. Kohë e keqe tani për këto lloj qejfesh, por ata e dinë. E kishin marrë një vendim. Mbase të shpejtë edhe pse në një kohë të tillë. Punë e tyre...
Sidoqoftë, rrjedha e ngjarjeve pastaj kishte nisur ne Elbasan. Po atë mëngjez. Kavajasit kishin edhe adresë të saktë. Ishin shfaqur përpara turizmit dhe njeriu i parë që takuan në holl i çoi drejt e tek Petrit Berisha. Nuk e kishte pirë as edhe kafen e porositur në pritje të shokut të dhomës së tij. Ndoshta egzistenca e armëve në ato ambjente por edhe një fare presioni e detyrimi e kishte bërë që të nisej drejt sebepit, pasi mori një lloj garancie " se do të rrikthehej afër mbrëmjes për të kapur koncertin e beratasve. Ishte kengëtari kryesor i grupit të qytetit të njëmbinjë dritareve. Në Kavaje i prisnin për drekë pasi vetëm në atë kohë mund që të mblidheshin edhe njerëz për një gëzim të tillë. Darkës nuk i a kishte ngenë asnjë. Nuk ishte burrëri të organizoje një gëzim të tillë në mes të sheshit kur të tjerëve po " u digjej mjekra "
Në të dalë të Rrogozhinës " pengmarrësit " e kishin bërë një pushim pranë një klubi buzë udhë. Petriti tregon se dy të rrinj në një cep të lokalit me dyer të hekurta luanin bilardo. Në vend të stekave kishin nga një kallashnikov. Çoku e gurët shpesh herë dilnin në dysheme duke u përplasur me zhurmë. Shoqëruesit i thanë se kjo ishte një punë kalamajsh që kishin zgjedhur për t'u argëtuar në këtë mënyrë.
Përpara orës 11 të drekës ishin gjendur drejt e në shtëpi. Orkestra ishte gati. Kishte qenë një prej nuseve të shtëpisë që kishte propozuar për Petrit Berishën si këngetar. Edhe ajo ishte nga Berati. Kavajasit nuk i a kishin prishur asaj. Ishin gjendur në këmbë që të gjithë për të dhe e kishin gjendur, ndonëse ishte kohë e vështirë.
Njeriu që kishim përpara në tavolinë kishte ligjëruar në këngë për më shumë se katër orë. Natyrisht që të gjithë ishin entuziasmuar jo vetëm nga zëri i tij melodioz e i shtruar por edhe nga repertori me këngë nga të gjitha trevat. Kavajasit ja dinë " lezetin e qejfin " këngës. Nuk bëhet fjalë për shpërblimin në të holla. Pastaj si të fjalës, që janë e kishin sjellë "zogun këngëtar " drejt e në Elbasan. Pasi e kishin puthur në faqe e në ballë, ishin ndarë si miq të mirë e të rrallë...
Kjo, me sa duket, për Petrit Berishën, kishte qenë njëra anë e medaljes. Ana tjetër do te ishte, se duke kënduar " për qejf të kallashnikovëve ", kishte humbur rastin që të matej me të mëdhenjtë e këngës, pikërisht aty në Elbasan. Ky kishte qenë edhe piksynimi i tij për këtë aktivitet ", në kohë lufte".
Në garë tashmë ishin të tjerët...
No comments:
Post a Comment