Wednesday, 17 August 2011

Kur shkruaja me pseudonim





Qershor 97


Nje tridhjetevjeçar, ne rrethinat e Cerrikut e kishin rrahur mbreme paq. Ne fillim e kishin kercenuar e pastaj e kishin linçuar, ashtu siç dine te bejne veçse banditet. Si shkak ka sherbyer nje shkrim i botuar ne gazeten "Koha Jone" nje dite me pare. Ai eshte sulmuar pikerisht se ne fund te lajmit egzistonte emri i tij si autor.Ne fakt, ai nuk kishte te bente fare me ate shkrim. Madje ishte indiferent ndaj shtypit. Hallexhi qe ishte punesuar ne nje firme private me te cilet mbante dy femijet e tij. Por ishte vene ne qender te vemendjes prej disa kohesh. Kjo per faktin e thjeshte se here pas here ne shtyp figuronte edhe emri i tij. Natyrisht qe ky ishte nje keqkuptim, dhe ai ne nje moment e pesoi. Mbase mund ti kishin marre edhe jeten
Kisha me shume se kater a pese muaj qe si pseudonim kisha zgjedhur kete emer. Ishte nje kombinim qe ne fund te fundit koorespodonte me nje mbiemer te njohur te asaj treve ne kufi me Gramshin. Pa e menduar gjate se emrin mund ta kishte edhe nje person real. Ne momentin qe ne redaksi na u tha per te vendosur pseudonime, sa here qe mendonim se mund qe te rrezikoheshim, nuk ngurova. Natyrisht kjo behej ne nje situate qe kishte filluar te degjeneronte dita dites. Qe nga protestat kur njerezit dilnin ne rruge, e ku shteti nuk kishte me "tager" per te kontrolluar, e te mbronte nga gjitheçkah.
Tre dite me pare nje miku im mjek i njohur obsteter-gjinekolog te maternitetit te Elbasanit me kishte treguar per nje ngjarje qe kishte qene e paprecedent, dhe kishte rrezikuar jeten e nje nene. Gruaja kishte mbritur pikerisht ate mesdite ne nje gjendje kome me nje foshnje te posalindur e pa jete. Ishte nga nje fshat i thelle i Dumrese. Pak ore me pare ishte bere viktime e nje bande qe kishte ngritur pusine e saj ne afersi te "Baxhos se Cerrikut". Ishin njerez kryesisht me ngjyre te periferise se ketij qyteti, i cili ishte shpallur tashme si "republike me vete". Madje kishin qitur pushke e kishin luftuar edhe me gardistet, pak dite me pare, duke shkaktuar viktima. Pasi kishin mbaruar kontrollin e zakonshem ambulancen qe vinte urgjent nga qyteti i Belshit e kishin mbajtur peng. Shoferi dhe dy te aferm te gruas qe priste te lindete i u luten e sterluten pasi jeta e saj si nene ishte ne rrezik. Pritej nje lindje e veshtire. Madje per kete kishin marre edhe rrugen e Elbasanit
-Le ta pjelle aty ne buze te kanalit - u tha kapua njerezve te shqetesuar. Shoket e tij ferkuan duart. Rasti i rralle. Ndonese nuk ishin me shume se 20 -22 vjeç qe te gjithe. Ky fakt perbente per ta zbulimin e nje kurioziteti. Rituali njerezor ishte vene tashme ne zgrip.
Gruaja pas dy oresh rrenkimesh ne buze te kanalit, klithi. Banditet u mblodhen rreth saj. Dy burat qe kishin ardhur nga Belshi qanin si femij te lidhur disa metro me tej. Ajo luftonte me jeten. Femija ishte ne nje pozicion teper te veshtire. Banda kishte zene vend per te ndjekur çdo detaj te lindjes. Dikush jepte edhe kurajo i perfshire nga epshi
- Çuna, store. Po kenaqemi si rralle here. - kishte thirur nje fytyrzi me floke te palare kushedi prej sa shume ditesh, i cili kishte kaluar me sa dukej ne nje orgazem te shpejte. Shtrengonte organin mashkullor e kapsalliste syte me fytyre lart nga qielli sikur ti drejtohej dikujt. Te pa percaktuar.
Nena, luftonte me vdekjen, dy metro me tej. Ajo kishte lagur vendin
-He dhe pak. Shtrengohu.- benin ne korr te tjeret.
Por gruaja lotonte. Me shume se sa dhimbja ate e mundonte fakti se ishte vene nen shoqerine e njerezve te rruges, te cilet nuk kishin aspak meshire duke e ndjekur skenen ne ekstaze çmendurie. Kete here kolektive. Kjo dukej ne syte e ndezur qe kontrollonin gjitheçkah tek ajo nene, e cila orvatej te sillte ne jete frutin e dashurise se saj.
Pas nje ore u duk se kishte mbetur ne vend. Foshnja kishte nxjerre kembet. Dhe kaq. Djemte me shume se sa ky proces jetedhenes i kenaqte tjeter gje. Ndiqnin me vemendje organin gjenital te tej zmadhuar...
Lutjet per "zot e krisht" te burrit te gruas i lidhur me tej sikur i beri qe te dorezoheshin djemte. Nuk kishte me asnje te re. Madje ata ishin merzitur me ate skene qe kishte stopuar ne vend.
- Le te shkoje - dha urdher kapua.
Dhe ashu u be. Ambulanca mbriti ne Elbasan duke e sjelle lehonen midis jetes dhe vdekjes.
Miku im mjek ishte tej i alarmuar. Me fliste e ndersa duart i dridheshin instiktivisht...
Natyrisht qe shkrimin e dergova menjehere ne redaksi. Kisha biseduar edhe me burat qe e sollen dhe ngjarjen e kisha perscjelle, realisht. Ne fund vendosa edhe pseudonimin. Me dukej se isha ne rregull tashme.
Ne mesdite kolegu ime Dybeli, me kerkoi ne klubet rreth prefektures se Elbasanit. Me gjeti. Se bashku me nje person tjeter qe une e njihja nga femijeria ne Cerrik, ndersa aktivizohej me grupet artistike te shkolles. Me kerkoi qe te uleshim ne nje tavoline. Ndjeva se kishin diçka
- Miku yne... ka diçka per te thene.- foli kolegu e pastaj heshti duke pare suprinen e tavolines.
- Te lutem, te lutem...mos shkruaj me me ate emër. Vëllain tim ... e kanë rrahur paq. Ishin ata të bandës së fermës. Kujtuan se shkrimin e kishte bërë im vëlla në gazetë. Ka patur edhe kërcënime të tjera sidomos nga ata të Gramshit. Ti e di se ata kanë miqtë e tyre në Cërrik. Aty hanë në një garazhd.
Nuk kisha ç'farë ti thoja. Vërtetë që nuk më kishte shkuar asnjëherë në mendje që pseudonimi ime do të lëndonte të tjerët, ndonëse në një farë mënyre më kishte mbrojtur mua.
- E solla... - më tha kolegu si për tu shfaqsuar që kishte prishur kësisoj konspiracionin. - E kemi mikun tonë. Eshtë hallexhi dhe në punën e tij.
- Bëre mirë. Ky emër nuk do të përsëritet më - i thashë
Ndjeva se diçka mu mblodh në grykë
Më erdhi vërtetë keq. Që nga ai moment nuk shkruajta më me pseudonim. Nuk doja që të lëndoja të tjerët.
...Ky ishte një vendim i vështirë në atë periudhë për ne gazetarët që ishim të ekpozuar përballë krimit, dhe njerëzve që e bënin atë.






No comments:

Post a Comment