Wednesday, 24 August 2011
Gramsh – Cërrik; Udhëtim në universin e armëve
26 Qershor 97
Ethet e zgjedhjeve kishin mbritur ne "zenith". Kjo shihej kudo.Ditet dhe oret e fundit te saj ishin kthyer ne nje "maratone" te vertete jo vetem lideresh ne qytete e qendra te banuara. Te majtet "shiheshin" si shpetimtaret pas asaj gjendje teje te renduar qe kaluam pas rrezimit te firmave piramidale. Lideri i tyre qe kishte fituar edhe lirine e burgut me "ferman" nga kundershtari i tij politik Berisha-President pas deklarates se do te kthente "parate e humbura" ishte kesisoj "me i zgjedhuri" ne kete fushate
Nje nate me pare Bardh Sejdarasi, shefi im ne redaksi me kishte thene ne telefon se mund qe ti merrje edhe nje prononcim vete Nanos ne kete finish elektoral. Me dha edhe tre ide per pyetje te veçanta. Edhe Berishes do ti merrej ai prononcim ndersa do te udhetonte per ne veri.
Gjithesesi , Gramshi konsiderohej tashme jo vetem si bastion i se majtes por edhe nje "molle e ndaluar" per udhetaret e tjere qe do te vinin aty. Atje nuk kishte shkelur me njeri qe nga fillimi i trazirave pasi rruget qe te çonin ne ate zone ishin vazhdimisht nen kontrollin e grupeve qe plaçkisnin.Frike dhe tmerr.Kishte mbritur edhe nje "urdher" i leshuar me goje qe perveç Nanos dhe grupit qe e shoqeron asnje kembe njeriu nuk duam qe te shkele ne qytet.
Sidoqofte ky lloj mesazhi ishte bere i frikshem. Edhe per koleget e mij qe rrinin ne Elbasan. Ata kishin bere detyren duke i percjelle qe te gjithe ngjarjet ne kete zone edhe pse konsideroheshin te frikshme e te rrezikshme.
-Mos ti rreje mendja qe do te vine me kete sebeb ne Gramsh- kishte dhene direksionin kapua i grupit me te forteve te kesaj zone, Sami Coha. - do ti rrjepim si keça. Edhe elbasanllinjte qe na kane bere karshillek.
-Nisu heret ne mengjez - me propozoi kolegu ime Besim Dybeli.- Une do ta ndjek Nanon ne metingun qe do te zhvillohet ne Elbasan para mesdites e ti nga Gramshi.
Axhenda e liderit socialist ishte tej e ngjeshur per ate dite. Pas Gramshit e priste Cerriku dhe me pas Belshi. Une shpresoja qe te kthehesha me shpuren qe e shoqeronte per ne keto dy qendra te tjera.
Mora autobuzin e linjes qe ne mengjez. Vetem 17 pasagjere udhetonim drejt qendres malore. Kisha zene vend ne dyshen e pare tek shoferi prane deres se bashku me kryeinxhinjerin e uzines se Cekinit qe banonte ne Elbasan.
Drejtuesi i automjetit, nje bure i urte me te cilin kisha udhetuar disa here e qe ne shumicen e rasteve me kishte marre edhe pa bilete kishte vendosur mbi kroskod nje kallashnikov te ri te sapo fshire nga vajrat.
- E kemi per çdo eventualitet - tha e qeshi sinqerisht.
Ndersa po zbrisnim nga masivi i i fundit per te dale ne nje pllaje mbi lumin e Holtes dalluam nje grup makinash qe ishin zbukuruar me tollumbace e parrulla per socialistet. Kuptohej se do ti benin pritje Nanos disa kilometer perpara qytetit te tyre.Tre djem te rrinj dolen para autobuzit duke i a bere me shenje qe te ndalonte.Shoferi hapi deren e aty u shfaq portreti i nje djali brun. Mbante ne dore nje TT ndersa ngjiste shkallet qetesisht.Qendroi ne balle
-Kush nuk eshte nga Gramshi ketu ne autobuz?
Ai hodhi syte mes nesh. Me sa dukej e kishte bere shpejt "inventarin". Qendroi perpara meje duke drejtuar edhe pistoleten.
- Lere ate. Eshte i yni. Gazetar i "Koha Jone" - tha me nje buzeqeshje te shtirur,Bujari, shoferi elbasanas i autobuzit.
- Si te quajne - vazhdoi te ngulmonte ne identitetin tim duke mos e levizur TT ne.
Bera sikur isha i qete. Nxorre nga xhepi karten e gazetarit dhe i a dhashe. Ne nje çast e lexoi me ze.
- Po mire, kush eshte Elton Dika tek ju?
-Nuk ke per ta pare me, pasi ai ishte nje stazher tek ne e qe sot eshte ne Greqi- genjeva une. Ky ishte ne fakt pseudonimi im per shkrimet nga Gramshi
- Pse ma thua kete?. Kerkon qe ta shptosh?Apo pse te kam vene perpara kesaj?- tundi armen vdekjendjellese sikur ta kishte nje loder femijesh.Tundi koken ngadale-Po e kapa do ta rrjep per se gjalli. Ka shpifur per mua disa here. Une nuk jam bandit por qytetar i ndershem qe me dhimbsen banoret e zones ku jetoj.
- Lere ate o Sami - i tha nje ze nga poshte deres se autobuzit. Eshte cerrikas ai . E njoh mire. Aleko e quajne.Eshte gazetar i "Koha Jone". Nuk na ka bere keq...
Dallova nje fytyre te imet e te rrumbullaket.Nuk e njihja. Vertete une isha rritur vite me pare ne Cerrik por ai ishte i vogel ne moshe.
- Degjo, ketu ti.- u drejtua pastaj nga une. - i thuaj atij vellait tend qe shkruan tek RD ja te mos permend me emrat e shokeve e miqve te mij. More vesh?
Ky lloj urdheri me beri qe te ndjehem keq vertete.
- Vertet qe une kam nje vella me ate emer qe thua ti por realisht ai eshte nje mesues fiskulture ne Elbasan. Jo vetem qe nuk ka shkruajtur ndonjehere neper gazeta ne jeten e tij,por as edhe i lexon ato.Edhe hartimet une i a kam pregatitur kur vazhdonte shkollen.
Coha zbriti. Dha shenje qe te niseshim drejt Gramshit
Kuptova qe kolegu i RD se ne Elbasan i bente shkrimet nen inicialet. P.L. Nuk me kishte shkuar ndermend se mund qe te ngjallte keqkuptime te tilla qe te kushtojne edhe jeten, qofte edhe te vellait.
Tre ore me vone mbriten veturat e para.Ishin simpatizantet gramshiote.Sheshin e pershkuan "ethet".Ai gulçoi si nje dinoseaur i plagosur dhe i rrezuar ne toke.Nje veture tip alpine dhe e bardhe leshoi tollumbace te kuqe. U kujtova se e kisha pare ne priten qe i bene autobuzit ne mengjez. Ne dritare te saj te rrinj me kallashe drejt qiellit. Ishin te fortet. Kete nuk mund qe ta diskutoja me.Nje bresheri e zgjatur pastaj beri qe makines t'i hapej udha. Dikush ishte ulur ne prevazin e deres se djathte duke nxjerre komplet trupin jashte Ai jepte urdhera duke bere me shenje qe te hapej udha. Pas vinte makina e liderit te se majtes. Ata kishin marre persiper gjitheçkah ne kete takim. Kishin dhene edhe garanci. ndoshta edhe per inat te grupeve rivale ne ate qytet te vogel buze Devollit plak.Njerezit zbrisnin nga trotuaret e dilnin ne nje menyre te çuditeshme perpara automjeteve qe leviznin ngadale drejt sheshit kryesor . Aty do te mbahej edhe metingu elektoral. Ngrinin duart perpjete e ne ekstaze leshonin fjale pa kuptim. Dukej qe ishin te ngjirur.
Vargu i makinave te tjera ishte deri tek axhensia e qytetit. Te ardhurit zbriten ne kembe e u sulen drejt sheshit.
Rreth 30 djem te rrinj me kallashe nder duar e shoqeruan Nanon tek tribuna, aty ne krah te Keshillit te Rrethit. Pas turizmit te qytetit u degjuan nje korr kallashesh qe "ligjeronin" per nder te ketij takimi qe vete gramshiotet e quanin vertete historik. Lideri kishte qene i burgosur dhe u kishte munguar, por edhe se ai ishte e konsiderohej si shprese e re ne nje treve ku gelonin armatime te pafund nga te depove ushtarake qe ishin hapur qe ne fillim te Marsit.Ato nuk mungonin edhe ne shesh.Te dukej se ishe ne nje univers te vertete arsenali.
Nderkohe qe po ngjiteshin ne tribune i u afrova Nanos. I thashe per "misionin" qe me kishte ngarkuar gazeta.
- Jam gati. Bile , qe tani.- Ai zgjati koken drejt diktofonit tim
Nderkohe drejtuesi lokal i PS E. Qosja kishte filluar fjalen hyrese dhe pershendetese.Turma e elektrizuar brohoriste ne ekstaze atje poshte. Dikush nga drejtuesit e tjere te PS se qe shoqeronte liderin e se majtes e terhoqi prej menge Nanon. Kerkonte ti thonte diçka.
- E vazhdojme me vone - thashe une ndersa ai me hodhi nje veshtrim sikur donte te me thoshte " Nuk eshte faji im. Ti u vonove". - Do ta realizojme ne dreken qe do te shtrohet.
Kisha mesuar se gjitheçkah ishte gati ne nje restorant diku ne qender te qytetit qe kishte per pronar nje militant te se majtes ne kete qytet.
- Nuk i dihet...- qeshi nen buze dhe u evidentua perpara. Pritej qe te merrte fjalen e rastit...
Nje ore me vone ishim ne restorant e te ulur ne nje tavoline te madhe qe zgjatej nga fillimi deri ne fund. Ekipi i masmedias ishte gati ne fund te salles. Ishte goxha grup i madh. Shumica te agjensive te huaja ne Shqiperi e qe ndiqnin procesin elektoral ne vend. Nje miku im kishte numeruar rreth 22 gazetare.
Ndersa po perfundonte gjitheçkah Fatosi me kerkesen e gazetareve te BBC u shkeput nga tavolina ku ishte servirur embelsira.
- Te thashe qe do te jete e veshtire? - u drejtua nga une si per te justifikuar pikerisht ate qe kishte thene me pare ne shesh. Rregulloi kollaren e ne nje cep ballkoni ku perfshihej nje pjese e qytetit ai foli per anglezet.
Dhjete minuta me pas, gjitheçkah u vu ne levizje. Do te udhetohej drejt Cerrikut. Nuk e kisha planifikuar levizjen e re.Makinat ndoqen me shpejtesi njera tjetren. Mbeta i vetem ne nje ambjent pishash, prane restorantit.Pas ndjeva qe nxituan disa te rrinj. Ishin ata te prites se mengjezit. Madje edhe njeriu qe me drejtoi TT, por edhe cerrikasi qe me kishte lene ate mesazh per tim vella.
- Eja. A do te vish ne Cerrik- pyeti ky i fundit per te bere detyren e "patriotit" si cerrikas.
Makina ndaloi ne kembet e mija.Nje esmer zbriti poshte dhe me hapi deren e pasme ne fund te makines ku dalloheshin dy sedile te zgjatura ne te dy anet e makines.
- Nxitojme.- tha kapua i Gramshit Sami Coha qe ishte ne timon.
Makina menjehere shpejtoi neper rruget e qytetit dhe tentoi qe te kape kreun e kollones.Ajo ishte larguar tashme dhe kishte mbritur ne Cekin. Cerrikasi qe ishte ne krah te shoferit kishte nxjerre serrish gjysmen e trupit duke u mbajtur fort. Leshonte urdhera per te hapur rrugen.Makina here here dilte nga rruga dhe priste shkurt. Te fortet kerkonin qe te fitonin kohen e humbur.Ne aty brenda perplasnim koken ne tavan.Ne dysheme nuk kishe ku te vendosje kembet. Poshte nje arsenal armatimi ku nuk mungonin edhe kater antitanke e 20 kallashe se bashku me nje municion karrikatoresh qe ishte per t'u patur zili levisnin ne nje menyre gati te frikshme. Me dukej se po perjetoja nje tmerr frike. Prisja qe te shperthenin. Per te paren here ne jeten time jam penduar keshtu, ndonese me kolegun tim Dybeli i kishim ndare detyrat . Une duhej qe te isha edhe ne Cerrik e ai ne qytezen e Beleshit. Kete ndarrje e kishim bere per shkak edhe te transportit.
- Gjeneral - tha kapua i Gramshit.- I numerove sa makina kemi nen kujdestari?
- Jane plot 67 vetura qe udhetojne me ne- u pergjigj cerrikasi qe vazhdonte te kontrollonte gjitheçkah me trup jashte i ulur ne prevazin e deres.
- E rendesishme eshte qe nuk kemi lene asnje kembe elbasanasi, por as edhe nje tjeter nga maskarejte dhe sahanlepiresit. Ketij vendi i dalim vete zot.- tha serrish kapua qe ishte perqendruar ne timon.
Vargu i gjate dukej si nje bisht gjigand qe sillej duke u rrishfaqur e humbur neper malesite e rruges qe lidh Elbasanin me Gramshin...
Gjithesesi, po udhetonim tashme drejt nje qendre tjeter problematike te kohes. Cerrikasit i kishin rrefuzuar pritjen Berishes President. Po çdo te ndodhte me Nanon?...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment