Monday, 29 August 2011
Elbasani, kryeqendra e kapove të krimit
Korrik 97
Ate mengjez dola vone nga shtepia. Mora rrugicen qe te nxjerr per tek posta e qytetit dhe qe e pershkon mes per mes krejt lagjen time per te dale keshtu tek Prefektura.
Vera ishte ne fundin e saj po vapa nuk kishte ndermend qe ta "ndalte frymen". Ai sezon ishte i thate e me temperatura teper te larta.Nashi nje komshija ime e vjeter thoshte se "ne kemi vrare qiellin e kemi shpuar kupolen qe na ruan nga rrezatimet e forta te diellit.Shkurt, ne meritojme kete lloj sikleti".
Nje dite dite me pare,tek dera e baxhakesve, ne kthesen e rrugices se vogel, beri ball nje "benc-mercedes" gri.
- Hapu neno-o-o, se do te paguaj per te re.
Shoferi kishte nxjerre koken ne dritare.
Per nje çast qendrova.Mendova se e kisha pare diku ate fytyre.
- Ju elbasanlleshat ecni ngadale - ngadale, si kumurite
Makina ndaloi.Drejtuesi i mjetit goditi timonin duke e perplasur doren me nervozizem. Ishte teper ngushte sepse dikush kishte hedhur edhe disa mbeturina ndertimi shtepie. Plaka , banore e asaj rrugice qe kushedi se pse kishte dale e tashme po kthehej e lodhur ne shtepine e saj tre dyer me siper, tundi koken u kerrus me teper duke kujtuar mbase fjalet qe leshoi shoferi.
Ishte Zan Caushi. Ne fillim nuk i besova syve. Mbante nje kanatjere.
" Edhe ky kishte munguar" thashe me vete ndersa kisha pare ne kete qytet pikerisht ato dite disa nga figurat kryesore te krimit ne te gjithe Shqiperine.
Dy ore me vone ndodhi nje tragjedi e vertete. Ndersa po ktheheshin nga nje ceremoni te nje te vetvrari ne vendin e quajtur "materniteti i vjeter" ishte goditur nje veture qe nxitonte e para per ne shtepine nga ku doli xhenazeja.Mbeten te vrare 6 te rrinj. Atentatoret qe u kishin zene pusine ishin dy persona por qe ne moment humben gjurmet.
Ndersa kisha derguar mbasdite shkrimin ne redaksi me faks ne oret e vona me njofton ne telefon Bardh Sejdarasi se duhej qe te prisja te nesermen Rudina Xhungen me fotoreporterin e gazetes sone, Gent Shkullakun. Ajo do te bente nje speciale post-ekzekutim per te dhene atmosferen e kesaj tragjedie ne Elbasanin qe vertet ishte bere problematik.Xhunga kishte kohe qe mbulonte kete rubrike tek "Koha Jone" "speciale"dhe shkrimet e saj midis gazetarise dhe prozes poetike kishin terhequr vemendjen jo vetem tek lexuesi. Nikolla e mbante si "uji i paket"
- Meso ndonje gje edhe per Zanin e Vlores - me tha Bardhi.- Do ta botojme me pseudonim.
Mengjezi i se nesermes me zuri shpejt tek turizmi yne, "Hotel Skampa"
Ne kafen e pritjes po i tregoja se aktulisht qyteti ishte kthyer ne nje çerdhe e gjithe kapove te krimit ne Shqiperi.Pak dite me pare poshte pallatit tim kisha pare te tmershmin e Beratit me nje "Audi" te zeze qe kishte parkuar ne trotuarin ku zbrisja çdo dite. Madje ai po qerasej perpara nje klubi poshte nje rrapi nga kapot e nje grupi qe ishte instaluar prane pallatit ku banoja edhe une.
Nje adoleshent, komshi ne pallatin perballe e qe e shihja shpesh here me njerezit e krimit aty prane me tha ne intimitet e me nje ndjenje gezimi.
- E sheh Altin Dardhen?. Eshte shok e miku i ketyre te taneve.Vjen vazhdimisht nga Berati...
Ai e dinte se une punoja ne gazete dhe natyrisht si adoleshent ndjente nje lloj nostalgjie per njerezit e forte te asaj kohe emrat e te cileve gatuanin lajmet e dites.Madje edhe nje lloj krenarie. Kete e tregonte edhe me afrimitetin e sherbimin qe u ofronte ne çdo moment...
Dy dite me pare nje i njohuri im i ri qe natyrisht pelqente poezine dhe muziken, me tha ne "konfidence". "prane pallatit tim afer hetuesise po banon prej disa ditesh i forti i Vlores " Kakami". Nuk del. Qendron gjithe diten brenda . I ka te aferm.E ka pisk punen atje ne bregdet me sa duket.
Lul Caka nje tjeter i forte i zones se Beratit dhe asaj te Lushnjes, hynte dhe dilte ne Cerrik si ne shtepine e tij. Edhe ai strehohej te disa kushurinj.
Edhe rastin e Zanit qe e kisha pare nje dite me pare pikerisht disa dhjetra metro larg, nje mengjez me pare, nga vendi ku rrufitnim kafen ate çast ja tregova Rudines per te patur nje ide te plote . Mbase edhe per ti sherbyer reportazhit te saj qe do ta shkruante ate dite.
Ky i fundit e intrigoi kolegen time qe kish ardhur nga Tirana.Nuk di se ç'mendim kishte tashme ne koke, por kembengulja per te hetuar vendodhjen e te fortit te Vlores e tundoi per shume kohe gjate gjithe asaj dite.
- Do te shkojme ne disa shtepi ku jane ende xhenazete qe presin te varrosen sot- me thote per nje moment Rudina
E pashe ne sy.Ishte vertete nje guxim i tepruar. Pretendova per te kunderten. Madje e keshillova qe te mos bente nje hap te tille.Shumicen e familjeve te te vrareve nje dite me pare ndersa ktheheshin nga procesioni i varrimit, i njihja mire. Por edhe rrethin familjar e shoqeror te tyre. Gjykova se ishte vertete " rrezikshme". Nuk mund qe te kishe edhe garanci per jeten. Gjakrat ishin ndezur keq. Kete e tregonte edhe boshatisja e krejt qytetit. Ne ato momente leviznin vetem te aferm te atyre familjeve edhe miq te tyre qe shkonin per ngushllim tek njeri tjetrit.
-Mund qe te bejme at'heher edhe ndonje foto ne varreza?
Por as edhe ky mendim pasi e rrahem disa here ne shume plane nuk na sherbeu per me vone.Rudina kerkonte diçka konkrete per reportazhin e saj...
Pasi beri disa intervista neper qytet me banore per ngjarjen dhe situacionin aty shkuam qe te realizonim nje interviste me vete drejtorin e policise se prefektures.Vasil Cela kishte pak kohe qe ishte emeruar ne qytetin tone me motivacionin si dore e forte kunder krimit te organizuar . Dukej profesional.
Rudina e vuri disa here ne pozite te veshtire , madje duke i kujtuar se pak metro larg zyres se tij ishte e banonte "Kakami" i Vlores. Kuptova qe nuk kishte shume dijeni rreth kapove qe vizitonin ate qytet. Mbase njerezit e antikrimit qe ishin ne dispozicion aty ne ate kohe jo vetem qe dukeshin te trembur por nje pjese e mire e tyre favorizonin dhe bashkpunonte me ata. Kete fakt e treguan shkarkimet e perjashtime e mevonshme nga policia.Rreth nje dyzine e ca specialistesh moren kete motivacion.
Mbasdite grupi qe kishte ardhur nga Tirana kishte bere fotografime te njerezve duke lexuar shpalljet e vdekjeve.Dhe ky rast kishte filluar qe te komentohej gjate ne qytetare vendas,ndonese objektivi i Gentit kishte funksionuar nga dritarje e nje makine qe i kishte sjelle nga kryeqyteti.
Qe ne mesdite isha larguar per ne Prenjas. "Maskat e zeza" kishin terrorizuar nje furgon pasgjeresh dhe kishin ekzekutuar dy udhetare qe vinin nga Korça dhe Pogradeci. Ne buzembremje u ktheva serrish. Rudines i kishte mbetur hatri qe nuk i kisha gjetur "Zani Caushin", sikur une te isha menaxheri i tij personal
Pas faksimit te shkrimit me del ne telefon perseri Bardh Sejdarasi.
-More Leko,"Kapua i Vlores" kishte qene vertet ne Elbasan por ishte kthyer para dy oresh. E ka takuar... ne Himare. I kishte thene ketij mikut tone...Sapo me telefonoi ky.
-Qeteso Rudinen kur te vij sonte aty. E kishte shume merrak. - i thashe. Pastaj qeshem...
Te nesermen si per inatin tim vjen perpara pallatit ku banoj, serrish Altin Dardha. Mes tre shoqeruesve i u gjit rrugices per te shkuar pikerisht aty ku ishte baza e grupit qe "na bente roje" ne banoreve prane shkolles "Jeronim De Rada".
- Futu brenda e mos rri ne ballkon - me tha ime shoqe e trembur. - Atyre nuk ka ç'fare tu bej policia tashme. Nuk po e kupton qe jane zoter te vertete te ketij vendi?
- C'po ben policia?- me beri te njejten pyetje dy dite me vone ne "Bar Artisti" nje i njohuri im historian ndersa u ndodha ne nje tavoline shokesh me ate.
U kujtova biseden qe kisha bere me drejtorin e policise disa dite me pare. Cela na tha at'here se "ishin duke kopsitur dosjet e krimit te tyre. Ne e kemi lehte qe ti ndalojme por po nuk mundem qe te faktojme aktivitetin e tyre kriminal ata serrish do te jene te lire. Pra, nuk ka baze ligjore..." ndonese me ishte dukur tej teorik ai drejtor policie, problemi ishte tashme ne nje "zgrip" te plote
-Domethene, ne do te presim qe te bejne ende terror e vrasje pa hesap, plaçkitje e grabitje monstruoze. Te jetojme me ankthin e te paprituren qe te sjell nje kohe si kjo ku levizin te lire kriminele te panumert e te te gjithe kallepeve? Kjo eshte e pa pranueshme qe te mbetemi peng...- u nxeh nje prej pjestareve te tjere te tavolines qe ishte mesues ne periferi.
Te tjeret i dhane te drejte.
- A e dini ju, se ne, dy here ne dite, duhet qe te japim llogari, tek banda e Paprit?.Kur shkojme ne megjez e kur kthehemi pasdite.Jane pergatitjet per te fillur viti i ri arsimor. Ajo ka zene nje kthese e ben terror. Vret e plaçkit automjetet e njerezit qe kalojne aty.Nje kolegia jone e re qe posa ka mbaruar shkollen nuk po vjen me pasi tentuan qe ta perdhunojne forcerisht ne syte e te tjereve.Pse shtet i thua ketij or tungjatjeta?...vazhdoi serrish mesuesi. Kete here kishte ngritur edhe zerin e u duk se nuk kontrollonte me as edhe veten. Te tjeret qe ishin prane nesh kthyen kokat dhe po ndiqnin diskutimin e zjarrte.
Sidoqofte diskutime te tilla ishin te pranishme ne te gjithe ambjentet e familjet. Elbasani ishte bere si te thuash kryeqyteti i kapove te krimit. Prisnim qe te vepronte policia. Por ajo kerkonte zbatimin rrigoroz te ligjeve...Hajde ta gjeje.
Po deri at'here ne duhej qe te prisnim...Dite me te mira do te na vinin
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment