Monday, 29 August 2011
Elbasani, kryeqendra e kapove të krimit
Korrik 97
Ate mengjez dola vone nga shtepia. Mora rrugicen qe te nxjerr per tek posta e qytetit dhe qe e pershkon mes per mes krejt lagjen time per te dale keshtu tek Prefektura.
Vera ishte ne fundin e saj po vapa nuk kishte ndermend qe ta "ndalte frymen". Ai sezon ishte i thate e me temperatura teper te larta.Nashi nje komshija ime e vjeter thoshte se "ne kemi vrare qiellin e kemi shpuar kupolen qe na ruan nga rrezatimet e forta te diellit.Shkurt, ne meritojme kete lloj sikleti".
Nje dite dite me pare,tek dera e baxhakesve, ne kthesen e rrugices se vogel, beri ball nje "benc-mercedes" gri.
- Hapu neno-o-o, se do te paguaj per te re.
Shoferi kishte nxjerre koken ne dritare.
Per nje çast qendrova.Mendova se e kisha pare diku ate fytyre.
- Ju elbasanlleshat ecni ngadale - ngadale, si kumurite
Makina ndaloi.Drejtuesi i mjetit goditi timonin duke e perplasur doren me nervozizem. Ishte teper ngushte sepse dikush kishte hedhur edhe disa mbeturina ndertimi shtepie. Plaka , banore e asaj rrugice qe kushedi se pse kishte dale e tashme po kthehej e lodhur ne shtepine e saj tre dyer me siper, tundi koken u kerrus me teper duke kujtuar mbase fjalet qe leshoi shoferi.
Ishte Zan Caushi. Ne fillim nuk i besova syve. Mbante nje kanatjere.
" Edhe ky kishte munguar" thashe me vete ndersa kisha pare ne kete qytet pikerisht ato dite disa nga figurat kryesore te krimit ne te gjithe Shqiperine.
Dy ore me vone ndodhi nje tragjedi e vertete. Ndersa po ktheheshin nga nje ceremoni te nje te vetvrari ne vendin e quajtur "materniteti i vjeter" ishte goditur nje veture qe nxitonte e para per ne shtepine nga ku doli xhenazeja.Mbeten te vrare 6 te rrinj. Atentatoret qe u kishin zene pusine ishin dy persona por qe ne moment humben gjurmet.
Ndersa kisha derguar mbasdite shkrimin ne redaksi me faks ne oret e vona me njofton ne telefon Bardh Sejdarasi se duhej qe te prisja te nesermen Rudina Xhungen me fotoreporterin e gazetes sone, Gent Shkullakun. Ajo do te bente nje speciale post-ekzekutim per te dhene atmosferen e kesaj tragjedie ne Elbasanin qe vertet ishte bere problematik.Xhunga kishte kohe qe mbulonte kete rubrike tek "Koha Jone" "speciale"dhe shkrimet e saj midis gazetarise dhe prozes poetike kishin terhequr vemendjen jo vetem tek lexuesi. Nikolla e mbante si "uji i paket"
- Meso ndonje gje edhe per Zanin e Vlores - me tha Bardhi.- Do ta botojme me pseudonim.
Mengjezi i se nesermes me zuri shpejt tek turizmi yne, "Hotel Skampa"
Ne kafen e pritjes po i tregoja se aktulisht qyteti ishte kthyer ne nje çerdhe e gjithe kapove te krimit ne Shqiperi.Pak dite me pare poshte pallatit tim kisha pare te tmershmin e Beratit me nje "Audi" te zeze qe kishte parkuar ne trotuarin ku zbrisja çdo dite. Madje ai po qerasej perpara nje klubi poshte nje rrapi nga kapot e nje grupi qe ishte instaluar prane pallatit ku banoja edhe une.
Nje adoleshent, komshi ne pallatin perballe e qe e shihja shpesh here me njerezit e krimit aty prane me tha ne intimitet e me nje ndjenje gezimi.
- E sheh Altin Dardhen?. Eshte shok e miku i ketyre te taneve.Vjen vazhdimisht nga Berati...
Ai e dinte se une punoja ne gazete dhe natyrisht si adoleshent ndjente nje lloj nostalgjie per njerezit e forte te asaj kohe emrat e te cileve gatuanin lajmet e dites.Madje edhe nje lloj krenarie. Kete e tregonte edhe me afrimitetin e sherbimin qe u ofronte ne çdo moment...
Dy dite me pare nje i njohuri im i ri qe natyrisht pelqente poezine dhe muziken, me tha ne "konfidence". "prane pallatit tim afer hetuesise po banon prej disa ditesh i forti i Vlores " Kakami". Nuk del. Qendron gjithe diten brenda . I ka te aferm.E ka pisk punen atje ne bregdet me sa duket.
Lul Caka nje tjeter i forte i zones se Beratit dhe asaj te Lushnjes, hynte dhe dilte ne Cerrik si ne shtepine e tij. Edhe ai strehohej te disa kushurinj.
Edhe rastin e Zanit qe e kisha pare nje dite me pare pikerisht disa dhjetra metro larg, nje mengjez me pare, nga vendi ku rrufitnim kafen ate çast ja tregova Rudines per te patur nje ide te plote . Mbase edhe per ti sherbyer reportazhit te saj qe do ta shkruante ate dite.
Ky i fundit e intrigoi kolegen time qe kish ardhur nga Tirana.Nuk di se ç'mendim kishte tashme ne koke, por kembengulja per te hetuar vendodhjen e te fortit te Vlores e tundoi per shume kohe gjate gjithe asaj dite.
- Do te shkojme ne disa shtepi ku jane ende xhenazete qe presin te varrosen sot- me thote per nje moment Rudina
E pashe ne sy.Ishte vertete nje guxim i tepruar. Pretendova per te kunderten. Madje e keshillova qe te mos bente nje hap te tille.Shumicen e familjeve te te vrareve nje dite me pare ndersa ktheheshin nga procesioni i varrimit, i njihja mire. Por edhe rrethin familjar e shoqeror te tyre. Gjykova se ishte vertete " rrezikshme". Nuk mund qe te kishe edhe garanci per jeten. Gjakrat ishin ndezur keq. Kete e tregonte edhe boshatisja e krejt qytetit. Ne ato momente leviznin vetem te aferm te atyre familjeve edhe miq te tyre qe shkonin per ngushllim tek njeri tjetrit.
-Mund qe te bejme at'heher edhe ndonje foto ne varreza?
Por as edhe ky mendim pasi e rrahem disa here ne shume plane nuk na sherbeu per me vone.Rudina kerkonte diçka konkrete per reportazhin e saj...
Pasi beri disa intervista neper qytet me banore per ngjarjen dhe situacionin aty shkuam qe te realizonim nje interviste me vete drejtorin e policise se prefektures.Vasil Cela kishte pak kohe qe ishte emeruar ne qytetin tone me motivacionin si dore e forte kunder krimit te organizuar . Dukej profesional.
Rudina e vuri disa here ne pozite te veshtire , madje duke i kujtuar se pak metro larg zyres se tij ishte e banonte "Kakami" i Vlores. Kuptova qe nuk kishte shume dijeni rreth kapove qe vizitonin ate qytet. Mbase njerezit e antikrimit qe ishin ne dispozicion aty ne ate kohe jo vetem qe dukeshin te trembur por nje pjese e mire e tyre favorizonin dhe bashkpunonte me ata. Kete fakt e treguan shkarkimet e perjashtime e mevonshme nga policia.Rreth nje dyzine e ca specialistesh moren kete motivacion.
Mbasdite grupi qe kishte ardhur nga Tirana kishte bere fotografime te njerezve duke lexuar shpalljet e vdekjeve.Dhe ky rast kishte filluar qe te komentohej gjate ne qytetare vendas,ndonese objektivi i Gentit kishte funksionuar nga dritarje e nje makine qe i kishte sjelle nga kryeqyteti.
Qe ne mesdite isha larguar per ne Prenjas. "Maskat e zeza" kishin terrorizuar nje furgon pasgjeresh dhe kishin ekzekutuar dy udhetare qe vinin nga Korça dhe Pogradeci. Ne buzembremje u ktheva serrish. Rudines i kishte mbetur hatri qe nuk i kisha gjetur "Zani Caushin", sikur une te isha menaxheri i tij personal
Pas faksimit te shkrimit me del ne telefon perseri Bardh Sejdarasi.
-More Leko,"Kapua i Vlores" kishte qene vertet ne Elbasan por ishte kthyer para dy oresh. E ka takuar... ne Himare. I kishte thene ketij mikut tone...Sapo me telefonoi ky.
-Qeteso Rudinen kur te vij sonte aty. E kishte shume merrak. - i thashe. Pastaj qeshem...
Te nesermen si per inatin tim vjen perpara pallatit ku banoj, serrish Altin Dardha. Mes tre shoqeruesve i u gjit rrugices per te shkuar pikerisht aty ku ishte baza e grupit qe "na bente roje" ne banoreve prane shkolles "Jeronim De Rada".
- Futu brenda e mos rri ne ballkon - me tha ime shoqe e trembur. - Atyre nuk ka ç'fare tu bej policia tashme. Nuk po e kupton qe jane zoter te vertete te ketij vendi?
- C'po ben policia?- me beri te njejten pyetje dy dite me vone ne "Bar Artisti" nje i njohuri im historian ndersa u ndodha ne nje tavoline shokesh me ate.
U kujtova biseden qe kisha bere me drejtorin e policise disa dite me pare. Cela na tha at'here se "ishin duke kopsitur dosjet e krimit te tyre. Ne e kemi lehte qe ti ndalojme por po nuk mundem qe te faktojme aktivitetin e tyre kriminal ata serrish do te jene te lire. Pra, nuk ka baze ligjore..." ndonese me ishte dukur tej teorik ai drejtor policie, problemi ishte tashme ne nje "zgrip" te plote
-Domethene, ne do te presim qe te bejne ende terror e vrasje pa hesap, plaçkitje e grabitje monstruoze. Te jetojme me ankthin e te paprituren qe te sjell nje kohe si kjo ku levizin te lire kriminele te panumert e te te gjithe kallepeve? Kjo eshte e pa pranueshme qe te mbetemi peng...- u nxeh nje prej pjestareve te tjere te tavolines qe ishte mesues ne periferi.
Te tjeret i dhane te drejte.
- A e dini ju, se ne, dy here ne dite, duhet qe te japim llogari, tek banda e Paprit?.Kur shkojme ne megjez e kur kthehemi pasdite.Jane pergatitjet per te fillur viti i ri arsimor. Ajo ka zene nje kthese e ben terror. Vret e plaçkit automjetet e njerezit qe kalojne aty.Nje kolegia jone e re qe posa ka mbaruar shkollen nuk po vjen me pasi tentuan qe ta perdhunojne forcerisht ne syte e te tjereve.Pse shtet i thua ketij or tungjatjeta?...vazhdoi serrish mesuesi. Kete here kishte ngritur edhe zerin e u duk se nuk kontrollonte me as edhe veten. Te tjeret qe ishin prane nesh kthyen kokat dhe po ndiqnin diskutimin e zjarrte.
Sidoqofte diskutime te tilla ishin te pranishme ne te gjithe ambjentet e familjet. Elbasani ishte bere si te thuash kryeqyteti i kapove te krimit. Prisnim qe te vepronte policia. Por ajo kerkonte zbatimin rrigoroz te ligjeve...Hajde ta gjeje.
Po deri at'here ne duhej qe te prisnim...Dite me te mira do te na vinin
Friday, 26 August 2011
Sheshi, Mejdani, dhe popull kapidani i Fatos Nanos
Mbasdite 26 Qershor 97
Ndaluam ne Llixhat e Elbasanit. Perpara kishin bere prite nje dergate te rrinjsh e te armatosur "deri ne dhembe"
Dikush per nder te Nanos shkrehu nje antitantk qe nuk e di se ku shkoi.Predha shkoi e ra ne nje dushknaje perbri me nje oshetime qe te ngacmonte veshet. Pas nje shtellunge ne ate masiv te gjelbert e cila u hap siper si nje ombrelle u duken flaket qe lepine majat e pemeve.Gjindja aty leshoi nje ah!Zbriti edhe kryesocialisti. Njerezit qe kisha ne makine morren menjehere "detyren " per te garantuar jeten e liderit te se majtes.
- Fatos - i u drejtua nje djale qe rrinte ne sedilen tone perballe, floke kaçurel, brun e me nje fytyre te hequr paksa.- Une jam cerrikas. Te me falesh. Kam shfrytezuar nje vit me pare emrin tend. Jam paraqitur ne Greqi si truproja juaj.Se bashku me nje grup rrefugjatesh na zuri policia greke ne afersi te Follorines. Kur me kontrolluan mua u thashe qe kam qene truproja juaj. Nuk me preken me dore. Shoket e mij i sakatuan.Menjehere lajmeruan shefin e tyre.Mua me besuan. U tregova nje fotografi qe kisha dale pas teje ne nje meting. Pastaj biseduan ne telefon me Athinen ne prezencen time. Me thane qe te hypja ne makine. Do te te çojme ne Athine me thane. Dhe vertete shkova atje. Me kane pritur mire. Kam takuar disa personalitete te larta , por edhe te policise te cilet me rrespektonin. Me sistemuan ne nje godine te mire ne periferi te kryeqytetit. Atje jetova me gruan dhe kalamajte gati nje vit.Natyrisht nen gezofin e nje tjetri.
Nano qeshi. I vuri doren ne sup.
- Kete histori ma ka thene edhe miku im Simitis. Me tha qe kemi sistemuar truprojen tende ne ate kohe te veshtire per ty.Hallall, trim. Ti vertete edhe sot ke qene nje truproje per mua. Pra nuk ke genjyer...
Sidoqofte genjeshtra e cerrikasit te papune e pa asnje mjet jetese kishte funksionuar me se miri. Ajo e kishte diferencuar rrefugjatin qe kishte udhetuar tre dite ne token Helene duke kaluar kufirin jo ligjerisht. Ai vertete e konsideronte shans. I a kishte pare ne nje fare menyre "hajerllekun" militantizmit te tij.
...Pamja ishte e pazakonte. E vetmja lulishte ne qender te Cerrikut ishte e tejmbushur perplot. Por edhe taracat e pallateve qe e rrethojne qendren. Njerezit si ne nje histeri masive leshonin parrulla anti Berishe. Madje ne korr rrecitonin fjale e sharrje te pista qe qarkullonin ne ate kohe ne shumicen e metingjeve te opozites. Ishin qe te gjitha per Presidentin.
Perpara sheshit te vogel te kinoteatrit te qytetit kishin sjelle nje remorkio zetori te vjeter e te dale boje. Perreth spondeve te saj kishin vendosur nje cohe te kuqe. Dukej si nje tribune e vertete. Per tu ngjitur nga pas kishin vendosur nje karrike dhe nje gjysem fuçi te cilat te çonin ne dyshemene e "tribunes" portative.Disa derrasa qe leviznin nga pesha qe kishin mbajtur prej vitesh ne fushat e asaj zone.
U duk se sheshin e pershkoi menjehere nje stuhi e vertete. Ishin ngritur tashme lart tonet e thirrjet. Perpara nje grup te rrinjshe por edhe veteranesh ishin plotesisht te ngjirur
"O Sali ule koken se Cerriku... motren".Kjo fraze u duk sikur ishte bere lejtmotivi i atij metingu elektoral. Ne fakt pak me shume se nje muaj me pare qyteti kishte perjetuar nje tragjedi lufte.Ishin vrare disa ushtare te pafajshem te Gardes se Republikes te cilet kishin ardhur per te vendosur rend ne qytetin ku mungonte edhe policia.. Mbi tribunen e ngritur ishte djegur edhe nje tank e dy njerez. Qyteti dukej se ishte ne nje hasmeri te pa shoqe per jete a vdekje me Presidentin e vendit.
Fatosi ishte ne krah te dy prej figurave me te medha te asaj kohe te se majtes shqiptare,Rexhep Mejdani e Namik Dokle. Doli pak perpara. Beri me shenje qe te pushonin ata qe therrisnin poshte si ne korr.
- Te dashur miqte e mij Cerrikas.
Filluan duartrokitjet
- Ja sheshi.
Nanua zgjati doren perpara per te treguar. Pastaj kapi doren e Rexhep Mejdanit. Ai ishte kandidati per deputet ne kete qytet. Te dy duart u ngriten lart te lidhura ne nje grusht.Ashtu siç bejne ne nje rring boksi per te treguar fituesin e ndeshjes.
- Ja Mejdani.
U ngrit suhia e duartrokitjeve
- Ja dhe popull Kapedani
Nderkohe gjitheçka u duk se u perflak. Fishekzjarre dhe kallashe qe vrisnin qiellin. Turma e njerezve tashme ishte ne "qiellin e shtate".
Do te vazhdonin disa minuta. Asnje nuk mund te qetesohej. Ne tribune kerkonin qe te vendosej qetesia atje poshte, por ishte e kote dhe e pakuptimte. -Me tre llafe e hodhe ne tuç kete popull - i tha aty prane nje nga drejtuesit e te majteve te qytetit. Nanua nuk e degjoi se ç'tha bashkebiseduesi. Kerkoi edhe nje here qe ti a perseriste. Pastaj shpertheu ne gaz . Ashtu siç bejne femijet tekanjoze kur u realizohet nje ender a deshire e vjeter e fshehte.
Ishte çasti i madheshtise se munguar
Disa militante qe kishin mundur te ngjiteshin ne tribune pa u percaktuar ne protokoll varreshin neper sponde duke i u drejtuar turmes qe te pushonte.
Por ajo dukej e pabindur
- Do te flase shoku Fatos- çirrej nje gjatovine. Pastaj e gjeti te udhes qe te zbraste ndoshte nje karrikator te tere mbi kupolen blu te qiellit te atij fillim Korriku.Por edhe kjo nuk pati efekt. Disa te krisur dhe sevdallinj armesh poshte ne mes te turmes e moren si nje shenje tjeter te munguar pershendetje.Serrish ligjerime kallashesh.
Diku u vendos qetesia. Mbase gjindja aty ne shesh u lodh.Shefi i se majtes filloi serrish fjalimin. Isha prane. Vetem nje hap pas tij. Vendosa qe ta rregjistroj ne diktofon. Por vura re se ishte i njejti fjalim qe kishte mbajtur edhe ne qytetin e Gramshit. Ai ndryshonte vetem emrat e vendeve. Mbase ishte mbajtur edhe ne Elbasan.Kuptohej se pas burgut tashme nuk parapelqente te fliste "del vivo". E kisha pare edhe ne kronikat e takimeve te tjera qe jepte TVSH ja ne kete fushate. Fliste me leter.Me pas ai ndryshoi perseri...
Disa dite me pas Mejdani fitoi thellesisht. Kuvendi i ri e beri edhe President te vendit. Cerrikasit shpresuan shume se kete here do te mund te ndryshonin rrjedhen e jete se tyre por edhe qytetin qe nuk njihte asnje investim qe nga mezi i viteve 80 te. Por serrish u zhgenjyen shpejt.
Sheshi mbeti i haruar ashtu siç e kishin lene komunistet .Pa asnje infrastrukture te re. I mpakur dhe i shkretuar, pa asnje gjelberim. Veç barr i thate ku mblidheshin mbasdite vone tifozet e qejflijte e dominose por edhe te letrave te bixhozit, treshit apo hyç si i thone ne kete qytet.nuk mungonin edhe sevdallinjte e shahut.Ishte nje zakon i vjeter i pleqve te shumte te Cerrikut dhe i kthyer tashme ne nje tradite.
Mejdani as qe u kujtua me per qytetaret qe ushqeheshin mbi 80 perqind me lista. Ai u kishte marre votat. U mbyll veçse ne presidence. Atje i priste dhe i percillte ditet e tij si shef i ketij shteti.
Popull-Kapedani ishte rrikthyer perseri ne rrjedhat e jetes se tyre boshe e krejt pa shprese. I genjyer nga partite e nga nje klase politike e pa pergjegjshme. Cerrikasit mbeten te varfer, te urritur e pa asnje te ardhme...ne detin e madh te halleve ku notojne edhe sot e kesaj dite.
Wednesday, 24 August 2011
Gramsh – Cërrik; Udhëtim në universin e armëve
26 Qershor 97
Ethet e zgjedhjeve kishin mbritur ne "zenith". Kjo shihej kudo.Ditet dhe oret e fundit te saj ishin kthyer ne nje "maratone" te vertete jo vetem lideresh ne qytete e qendra te banuara. Te majtet "shiheshin" si shpetimtaret pas asaj gjendje teje te renduar qe kaluam pas rrezimit te firmave piramidale. Lideri i tyre qe kishte fituar edhe lirine e burgut me "ferman" nga kundershtari i tij politik Berisha-President pas deklarates se do te kthente "parate e humbura" ishte kesisoj "me i zgjedhuri" ne kete fushate
Nje nate me pare Bardh Sejdarasi, shefi im ne redaksi me kishte thene ne telefon se mund qe ti merrje edhe nje prononcim vete Nanos ne kete finish elektoral. Me dha edhe tre ide per pyetje te veçanta. Edhe Berishes do ti merrej ai prononcim ndersa do te udhetonte per ne veri.
Gjithesesi , Gramshi konsiderohej tashme jo vetem si bastion i se majtes por edhe nje "molle e ndaluar" per udhetaret e tjere qe do te vinin aty. Atje nuk kishte shkelur me njeri qe nga fillimi i trazirave pasi rruget qe te çonin ne ate zone ishin vazhdimisht nen kontrollin e grupeve qe plaçkisnin.Frike dhe tmerr.Kishte mbritur edhe nje "urdher" i leshuar me goje qe perveç Nanos dhe grupit qe e shoqeron asnje kembe njeriu nuk duam qe te shkele ne qytet.
Sidoqofte ky lloj mesazhi ishte bere i frikshem. Edhe per koleget e mij qe rrinin ne Elbasan. Ata kishin bere detyren duke i percjelle qe te gjithe ngjarjet ne kete zone edhe pse konsideroheshin te frikshme e te rrezikshme.
-Mos ti rreje mendja qe do te vine me kete sebeb ne Gramsh- kishte dhene direksionin kapua i grupit me te forteve te kesaj zone, Sami Coha. - do ti rrjepim si keça. Edhe elbasanllinjte qe na kane bere karshillek.
-Nisu heret ne mengjez - me propozoi kolegu ime Besim Dybeli.- Une do ta ndjek Nanon ne metingun qe do te zhvillohet ne Elbasan para mesdites e ti nga Gramshi.
Axhenda e liderit socialist ishte tej e ngjeshur per ate dite. Pas Gramshit e priste Cerriku dhe me pas Belshi. Une shpresoja qe te kthehesha me shpuren qe e shoqeronte per ne keto dy qendra te tjera.
Mora autobuzin e linjes qe ne mengjez. Vetem 17 pasagjere udhetonim drejt qendres malore. Kisha zene vend ne dyshen e pare tek shoferi prane deres se bashku me kryeinxhinjerin e uzines se Cekinit qe banonte ne Elbasan.
Drejtuesi i automjetit, nje bure i urte me te cilin kisha udhetuar disa here e qe ne shumicen e rasteve me kishte marre edhe pa bilete kishte vendosur mbi kroskod nje kallashnikov te ri te sapo fshire nga vajrat.
- E kemi per çdo eventualitet - tha e qeshi sinqerisht.
Ndersa po zbrisnim nga masivi i i fundit per te dale ne nje pllaje mbi lumin e Holtes dalluam nje grup makinash qe ishin zbukuruar me tollumbace e parrulla per socialistet. Kuptohej se do ti benin pritje Nanos disa kilometer perpara qytetit te tyre.Tre djem te rrinj dolen para autobuzit duke i a bere me shenje qe te ndalonte.Shoferi hapi deren e aty u shfaq portreti i nje djali brun. Mbante ne dore nje TT ndersa ngjiste shkallet qetesisht.Qendroi ne balle
-Kush nuk eshte nga Gramshi ketu ne autobuz?
Ai hodhi syte mes nesh. Me sa dukej e kishte bere shpejt "inventarin". Qendroi perpara meje duke drejtuar edhe pistoleten.
- Lere ate. Eshte i yni. Gazetar i "Koha Jone" - tha me nje buzeqeshje te shtirur,Bujari, shoferi elbasanas i autobuzit.
- Si te quajne - vazhdoi te ngulmonte ne identitetin tim duke mos e levizur TT ne.
Bera sikur isha i qete. Nxorre nga xhepi karten e gazetarit dhe i a dhashe. Ne nje çast e lexoi me ze.
- Po mire, kush eshte Elton Dika tek ju?
-Nuk ke per ta pare me, pasi ai ishte nje stazher tek ne e qe sot eshte ne Greqi- genjeva une. Ky ishte ne fakt pseudonimi im per shkrimet nga Gramshi
- Pse ma thua kete?. Kerkon qe ta shptosh?Apo pse te kam vene perpara kesaj?- tundi armen vdekjendjellese sikur ta kishte nje loder femijesh.Tundi koken ngadale-Po e kapa do ta rrjep per se gjalli. Ka shpifur per mua disa here. Une nuk jam bandit por qytetar i ndershem qe me dhimbsen banoret e zones ku jetoj.
- Lere ate o Sami - i tha nje ze nga poshte deres se autobuzit. Eshte cerrikas ai . E njoh mire. Aleko e quajne.Eshte gazetar i "Koha Jone". Nuk na ka bere keq...
Dallova nje fytyre te imet e te rrumbullaket.Nuk e njihja. Vertete une isha rritur vite me pare ne Cerrik por ai ishte i vogel ne moshe.
- Degjo, ketu ti.- u drejtua pastaj nga une. - i thuaj atij vellait tend qe shkruan tek RD ja te mos permend me emrat e shokeve e miqve te mij. More vesh?
Ky lloj urdheri me beri qe te ndjehem keq vertete.
- Vertet qe une kam nje vella me ate emer qe thua ti por realisht ai eshte nje mesues fiskulture ne Elbasan. Jo vetem qe nuk ka shkruajtur ndonjehere neper gazeta ne jeten e tij,por as edhe i lexon ato.Edhe hartimet une i a kam pregatitur kur vazhdonte shkollen.
Coha zbriti. Dha shenje qe te niseshim drejt Gramshit
Kuptova qe kolegu i RD se ne Elbasan i bente shkrimet nen inicialet. P.L. Nuk me kishte shkuar ndermend se mund qe te ngjallte keqkuptime te tilla qe te kushtojne edhe jeten, qofte edhe te vellait.
Tre ore me vone mbriten veturat e para.Ishin simpatizantet gramshiote.Sheshin e pershkuan "ethet".Ai gulçoi si nje dinoseaur i plagosur dhe i rrezuar ne toke.Nje veture tip alpine dhe e bardhe leshoi tollumbace te kuqe. U kujtova se e kisha pare ne priten qe i bene autobuzit ne mengjez. Ne dritare te saj te rrinj me kallashe drejt qiellit. Ishin te fortet. Kete nuk mund qe ta diskutoja me.Nje bresheri e zgjatur pastaj beri qe makines t'i hapej udha. Dikush ishte ulur ne prevazin e deres se djathte duke nxjerre komplet trupin jashte Ai jepte urdhera duke bere me shenje qe te hapej udha. Pas vinte makina e liderit te se majtes. Ata kishin marre persiper gjitheçkah ne kete takim. Kishin dhene edhe garanci. ndoshta edhe per inat te grupeve rivale ne ate qytet te vogel buze Devollit plak.Njerezit zbrisnin nga trotuaret e dilnin ne nje menyre te çuditeshme perpara automjeteve qe leviznin ngadale drejt sheshit kryesor . Aty do te mbahej edhe metingu elektoral. Ngrinin duart perpjete e ne ekstaze leshonin fjale pa kuptim. Dukej qe ishin te ngjirur.
Vargu i makinave te tjera ishte deri tek axhensia e qytetit. Te ardhurit zbriten ne kembe e u sulen drejt sheshit.
Rreth 30 djem te rrinj me kallashe nder duar e shoqeruan Nanon tek tribuna, aty ne krah te Keshillit te Rrethit. Pas turizmit te qytetit u degjuan nje korr kallashesh qe "ligjeronin" per nder te ketij takimi qe vete gramshiotet e quanin vertete historik. Lideri kishte qene i burgosur dhe u kishte munguar, por edhe se ai ishte e konsiderohej si shprese e re ne nje treve ku gelonin armatime te pafund nga te depove ushtarake qe ishin hapur qe ne fillim te Marsit.Ato nuk mungonin edhe ne shesh.Te dukej se ishe ne nje univers te vertete arsenali.
Nderkohe qe po ngjiteshin ne tribune i u afrova Nanos. I thashe per "misionin" qe me kishte ngarkuar gazeta.
- Jam gati. Bile , qe tani.- Ai zgjati koken drejt diktofonit tim
Nderkohe drejtuesi lokal i PS E. Qosja kishte filluar fjalen hyrese dhe pershendetese.Turma e elektrizuar brohoriste ne ekstaze atje poshte. Dikush nga drejtuesit e tjere te PS se qe shoqeronte liderin e se majtes e terhoqi prej menge Nanon. Kerkonte ti thonte diçka.
- E vazhdojme me vone - thashe une ndersa ai me hodhi nje veshtrim sikur donte te me thoshte " Nuk eshte faji im. Ti u vonove". - Do ta realizojme ne dreken qe do te shtrohet.
Kisha mesuar se gjitheçkah ishte gati ne nje restorant diku ne qender te qytetit qe kishte per pronar nje militant te se majtes ne kete qytet.
- Nuk i dihet...- qeshi nen buze dhe u evidentua perpara. Pritej qe te merrte fjalen e rastit...
Nje ore me vone ishim ne restorant e te ulur ne nje tavoline te madhe qe zgjatej nga fillimi deri ne fund. Ekipi i masmedias ishte gati ne fund te salles. Ishte goxha grup i madh. Shumica te agjensive te huaja ne Shqiperi e qe ndiqnin procesin elektoral ne vend. Nje miku im kishte numeruar rreth 22 gazetare.
Ndersa po perfundonte gjitheçkah Fatosi me kerkesen e gazetareve te BBC u shkeput nga tavolina ku ishte servirur embelsira.
- Te thashe qe do te jete e veshtire? - u drejtua nga une si per te justifikuar pikerisht ate qe kishte thene me pare ne shesh. Rregulloi kollaren e ne nje cep ballkoni ku perfshihej nje pjese e qytetit ai foli per anglezet.
Dhjete minuta me pas, gjitheçkah u vu ne levizje. Do te udhetohej drejt Cerrikut. Nuk e kisha planifikuar levizjen e re.Makinat ndoqen me shpejtesi njera tjetren. Mbeta i vetem ne nje ambjent pishash, prane restorantit.Pas ndjeva qe nxituan disa te rrinj. Ishin ata te prites se mengjezit. Madje edhe njeriu qe me drejtoi TT, por edhe cerrikasi qe me kishte lene ate mesazh per tim vella.
- Eja. A do te vish ne Cerrik- pyeti ky i fundit per te bere detyren e "patriotit" si cerrikas.
Makina ndaloi ne kembet e mija.Nje esmer zbriti poshte dhe me hapi deren e pasme ne fund te makines ku dalloheshin dy sedile te zgjatura ne te dy anet e makines.
- Nxitojme.- tha kapua i Gramshit Sami Coha qe ishte ne timon.
Makina menjehere shpejtoi neper rruget e qytetit dhe tentoi qe te kape kreun e kollones.Ajo ishte larguar tashme dhe kishte mbritur ne Cekin. Cerrikasi qe ishte ne krah te shoferit kishte nxjerre serrish gjysmen e trupit duke u mbajtur fort. Leshonte urdhera per te hapur rrugen.Makina here here dilte nga rruga dhe priste shkurt. Te fortet kerkonin qe te fitonin kohen e humbur.Ne aty brenda perplasnim koken ne tavan.Ne dysheme nuk kishe ku te vendosje kembet. Poshte nje arsenal armatimi ku nuk mungonin edhe kater antitanke e 20 kallashe se bashku me nje municion karrikatoresh qe ishte per t'u patur zili levisnin ne nje menyre gati te frikshme. Me dukej se po perjetoja nje tmerr frike. Prisja qe te shperthenin. Per te paren here ne jeten time jam penduar keshtu, ndonese me kolegun tim Dybeli i kishim ndare detyrat . Une duhej qe te isha edhe ne Cerrik e ai ne qytezen e Beleshit. Kete ndarrje e kishim bere per shkak edhe te transportit.
- Gjeneral - tha kapua i Gramshit.- I numerove sa makina kemi nen kujdestari?
- Jane plot 67 vetura qe udhetojne me ne- u pergjigj cerrikasi qe vazhdonte te kontrollonte gjitheçkah me trup jashte i ulur ne prevazin e deres.
- E rendesishme eshte qe nuk kemi lene asnje kembe elbasanasi, por as edhe nje tjeter nga maskarejte dhe sahanlepiresit. Ketij vendi i dalim vete zot.- tha serrish kapua qe ishte perqendruar ne timon.
Vargu i gjate dukej si nje bisht gjigand qe sillej duke u rrishfaqur e humbur neper malesite e rruges qe lidh Elbasanin me Gramshin...
Gjithesesi, po udhetonim tashme drejt nje qendre tjeter problematike te kohes. Cerrikasit i kishin rrefuzuar pritjen Berishes President. Po çdo te ndodhte me Nanon?...
Monday, 22 August 2011
"Bomba" Leka Zogut
23 Qershor 97
Mitingu elektoral për zogistët ishte spostuar në sheshin e lojrave me dorë të qytetit. Aty, pranë postës, dhe shtëpisë së kulturës se Gramshit. Nuk ishin më shumë se 100 persona. Kryesisht fëmijë. Lart në rrugë, disa kureshtarë pensionistë, qëndronin të mbështetur nëpër parmakë me sy e veshë nga mitingu. Ambjenti përreth, ishte me shkallë, dhe zbriste mbi një fushë me pluhur të kuq tullash, e ku ishin të vendosur dy tabela basketbolli.
Leka Zogu i djersitur, fshinte me një shami herë pas here djersët e asaj vape qershori. Në fytyrë dukej i lodhur, ndoshta edhe nga rruga e gjatë që nga Tirana deri në Gramsh.
Fushata e 97 tës kishte hyrë në një fazë përmbyllëse. Partitë ishin në ethe. Elektorati si një ekuacion që nuk jepte zgjidhje. Tjetër punë metingjet. Njerëzit e provincës dilnin që të gjithë në sheshe. Doemos për të parë politikanët që u shfaqën aty nëpër podet e fushatës. U dukej se vinin nga galaktika të tjera. Veçse idhtarët duartrokisnin e çirreshin në rradhët e para. Këtë e dinin mirë si organizatorët edhe shefat që vinin nga Tirana
Leka dukej i pakënaqur. Foli kryetari i degës së Gramshit, pastaj Leka Zogu. "Duam që ta bëjmë këtë vend. Na besoni ne...
-Rrnoftë Lartmadhnia - thirri një burë dhjete hapa larg shpurës që kishte ardhur nga Tirana.
-Rrnoftë-e-e- u përgjigj edhe një tjetër.
Në çast u dëgjua një shperthim i thatë që më tepër se lëshoi një tym i cili u ngrit ngadalë mbi masën e të pranishmëve, nuk shkaktoi më asgjë midis nesh. Pas kësaj u duk sikur nuk pipëtiu asgjë. Dy a tre të rrinj simpatizantë që kishin ardhur me princin, dolën përnjëherë para Lekës. Ndërkaq disa policë formuan menjëherë një "gardh" midis turmës.
Shpurra elektorale u tërhoq përnjëherë nëpër shkallë, e doli duke u tërhequr lart. Sakaq u hapen dyert e makinave që i kishin sjellë. Syu më zuri 5 policë që kishin kapur njeri tjetrin për dore duke na kthyer gjokset ne që ishim tashmë poshtë, në sheshin e kuq të këndit sportiv. Mendimi se mund që të kishte qenë një atentat ndaj familjes mbretërore, tashmë më kishte ikur. Kisha mbritur edhe unë prane grupit, i cili nxitonte për ikjen e autokollonës. Nuk mund që të ishte kursesi e tillë. Mbreti i shqiptarëve dukej çuditërisht i qetë, dhe ata që e "ndiznin" paksa atmosferen e largimit të shpejtë, ishin disa djem të rrinj të grupit të shoqërimit.
Mesoburri çirrej tre shkallë më poshtë i prangosur nën shoqërinë e uniformave blu. Leka Zogu tashmë kapërceu derën e një fouristrade, e trupi i tij i gjatë ishte përkulur brenda një hapsirë që lejon dera e makinës. Bodigardët të shqetësuar largonin njerëzit kureshtarë që ishin afruar aty pranë."Atentatori" që donte të thonte diçka në drejtim të trashëgimtarit të fronit mbretëror u rrëzua për një çast por policët e ngritën përsëri.
-Rrnoftë, rrnoftë. Martë nga ditët tona...
Më erdhi keq.
Në një kohë absurde, vërtetë ndodhin paradokse të tilla.
Rruga për në Elbasan përfundoi shumë shpejt. Gati 12 makina në autokolonë çanë nëpër gryka e shpatë, e zbritën në Llixhë. Një nga legalistët në makinë na njoftoi se Mbreti do të ndalonte në "Hotel Skampa", turizmi i qytetit që ishte në qendër.
Kolegu im që kisha në krah, më tha ngadalë e në intimitet:
-Shfrytëzojme rastin për një konferencë shtypi. E bisedoj me ministrin e oborit, Abedinin. Unë njihem me atë.
Pas një ore ndërsa kishim mbritur në hollet e hotelit dhe kishim pirë freskueset nëpër tavolina, ku të gjithë dukeshin të qetësuar tashmë, kolegu ma bëri me shenjë. Me sa duket, ai e kishte marrë aprovimin, duke më bërë një "okej" me gishtin e madh të dorës së djathtë. Shkeli syun në një mënyrë të tillë që tregonte se ishte i lumtur, që kishte realizuar idenë e tij.. Në derë u dhanë edhe tre a katër legalista të Gramshit që posa kishin mbritur. Midis tyre , m'u duk se ishte edhe "atentatori", njeriun që kishte ndaluar policia në metingun elektoral të Gramshit. Mbase mund që të ishte edhe ndonjë iluzion i çastit. Por unë e dija mirë se në atë kohë komisariati i atij qyteti nuk kishte qoftë edhe një qeli për të ndaluarit. E ç'mund që ti bënin? As makinë nuk kishin në dispozicion për ta sjellë në Elbasan. Sidoqoftë, as edhe nga kolegët e mij nuk reagoi njeri. Nuk i kërkuan as edhe ndonjë prononcim. Mendova se ishte një iluzion që më kishte kapluar nga lodhja e vapa .
Dhjetë minuta më vonë një i njohuri im legalist nga të degës së Elbasanit m'a mohoi konferencën.
- Naltmadhnia, do të vij këtu pas tre ditësh. At’here mund që të jetë e pranueshme. Mbasi planifikohet edhe në axhendë.
- Ç'fare flet - i thashë. - këtu nuk është fjala për gazetarët e Elbasanit, por as edhe për një kuriozitet për të kaluar disa çaste me princin.
- Ky është një vendim - tha legalisti e ngriti supet si i zënë në faj, duke ngritur sytë lart për të më treguar se, gjithëçkah ishte vendosur nje kat më lart ku pushonte vetë Lartmadhnia.
Vërtetë, ministri i oborit Abedin Mulosmani, një burrë i hollë e me fytyrë të hequr, zbriti nga shkallët.
Dy kolegë tanë nxituan që të konfirmojnë premtimin për një konferencë të premtuar.
-Eshtë e rëndësishme për ne kjo konferencë, pasi në takimin e sotëm në Gramsh kishte një shpërthim bombe.- tha kolegu që kishte udhëtuar me mua, e që kishte marrë më parë një lloj premtimi.
Mulosmani qeshi lehtë. E shihja për herë të parë ashtu në gaz atë malësor "fjalëpak"
Luajti gishtin tregues sikur donte të mohonte pikërisht atë që i kujtuan gazetarët në atë takim të lodhshëm.
Të nesërmen disa gazeta në kronikat e tyre e dhanë bombën në disa variante. Vetëm ajo e opozitës e konsideroi si një " atentat të pastërt për jetën e Princit ". Të tjerët i mëshonin faktit se "populli i Gramshit i përzuri legalistët me bombë"
Rreth një javë më, vonë në ditët e fundit të qershorit ndërsa shkova sërrish në Gramsh, këtë herë për të përgatitur kronikën e Fatos Nanos, mësova një hollësi që më deziluzionoi. "Atentatori ", nuk ishte gjë tjetër, veçse një legalist i thekur tiranas që për ti dhënë rëndësi thirrjes së tij, plasi një shashkë. E kishte bërë edhe në shenjë "burrërie", e karshillëk, pikërisht në qendrën e qytetit të armëve.
Këtë ma tha vetë shefi i ri i Komisariatit, një ish agronom i bimëve medicionale të qytetit, të cilit i ishte besuar rendi në atë trevë të militarizuar.
Friday, 19 August 2011
Azem Hajdari, gazetarët e "Koha Jonë", nuk më llogarisin mua tek frikacakët
Qershor 97
Ka qene prilli i vitit 97. Dukej qe fushata elektorale kishte hyre ne zenithin e vet dhe ethet e saj kishin pushtuar jo vetem klasen politike ne vend me stafet e saj por edhe arradhen qe i durtroket dhe i ndjek ne ekstaze.
Sali Berisha, presidenti i vendit pritej qe te vinte ne nje miting elektoral ne Elbasan e forcat e gardes sikur e zgjuan qytetin qe ne oret e para te mengjezit. U "pushtuan" lartesite fillimisht e pastaj u vendos kontrolli pergjate segmentit qe e lidh qendren tone me kryeqytetin. Pergjate gjithe rruges qe ne hyrje te pallateve te Zaranikes, por edhe mbi turizmin e qytetit dalloheshin ushtare mbi taracat e tyre. Sherbim e kontroll i rrepte. U nderpre edhe qarkullimi i automjeteve.
Aty afer mesdites njerezit qe vinin per ne meting kishin zene vend ne lulishten e qendres se qytetit, perballe bustit te patriotit Aqif Pashe Elbasani. Doemos qe sheshi ishte i rrethuar nga ushtaret e gardes e siguria ne ate kohe per nje figure si Presidenti i Republikes konsiderohej e shkalles se larte, kjo edhe per shkak te situates krejt te paqendrueshme qe po kalonte ne ate periudhe gjithe vendi.
Sali Berisha u ngjit ne tribunen e improvizuar para monumentit ne shoqerimin e nje grupi shoqeruesish e partiakesh te pozites se asaj kohe. Nuk mungonin Azem Hajdari e zevendesi i tij Genci Pollo qe konsideroheshin si njerezit me te afert ne partine e tij. Ndersa po shkonte drejt nje normalitetit dhe permbylljes ai manifestacion elektoral qe i sherbente zgjedhjeve te 7 Korrikut, u degjua nje krisme kallashnikovi. Thone se erdhi nga nje cep i lulishtes aty prane lokalit te "Cim Asllanit".
Deshmitare okulare me ngjarjen tregojne se kishin qene nje grup gardistesh te cilet kishin ndjekur nje te ri elbasanas qe mendohej si problematik. Dikush nga simpatizantet vendas i kishte njoftuar gardistet se pikerisht i riu ne fjale mund qe te bente nje antetat ndaj presidentit. Por ai nuk kishte ndaluar. Kishte vrapuar anash turmes dhe tentoi qe te fshihej aty. U tentua qe ta ndalohej perpara se te futej ne turme, prane nje gemushe ne nje ambjent te gjelbert te lulishtes. Djaloshi mori plage ne trup. Mbeti i plagosur aty ne shesh per tu terhequr zvarre nje çast me vone
Sidoqofte arma qe shtiu ne ate meting ishte e ushtareve te gardes. Menjehere reagoi truproja e presidentit. Disa syresh dolen perpara trupit te tij dhe e terhoqen ende pa mbaruar metingu e pa thene ende pershendetjen per simpatizantet e shumte ne ate tubim. Nje grup njerezish kaloi anash turizmit e doli perballe bashkise se qytetit. Buze kalase filloi ligjerimi i disa kallashnikoveve. Ushtare qe qellonin drejt trotuarit te kalase e portes se lashte te ketij antikiteti. Pati te plagosur. Berishen e futen ne nje "fouristrade". Dukej i verdhe ne fytyre. I shperfytyruar krejt. Nje prej truprojave i ulte koken pas supeve te shoqeruesve te tjere qe kishin vendosur trupat. Pastaj, nen shoqerimin e disa makinave te gardes e nisen drejt Tiranes, permes nje nxitimi marramendes. Ne shkallet e Bashkise pashe qe ngjiten me nxitim dy eksponentet e tjere.
Nderkohe, nxitova per ne prefekture aty rreth 50 hapa larg e nga zyra e ATSH se telfonova redaksine.
- Po i degjoj krismat - me tha Bardh Sejdarasi qe ishte edhe shefi i rretheve.
I spjegova qe ne ate moment po digjej nje makine prane "Rrapit te Bezistanit" ne shesh.
- Ka edhe te plagosur nga te dy palet pasi disa djem brenda mureve te kalase u jane pergjigjur me arme gardisteve.
Bardhi i shqetsuar me pyeti per Berishen dhe une i thashe qe "ai tashme po udhetonte drejt kryeqytetit"
-Azemi dhe Genc Pollo jane ne keto momente ne bashki.
- I thuaj Besimit qe te bej reportazhin e ngjarjes pasi ai eshte ngarkuar per kete dhe te ndjeke te plagosurit deri ne spital. Ndersa ti tento qe ti maresh nje prononcim vete Azemit aty ne Bashki
Po dyert e Bashkise ishin vene nen nje kontroll te forte, kryesisht me militante vendas por edhe te ardhur. Tek shkallet me ndalen e me vendosen ne mes. Me kerkuan qe te kthehem pas. Ishte krejtesisht e pamundur ne ato momente.
- Vetem ju gazetaret e "Kohe Jone" mos u dukuni ketu- me tha nje kuqalesh i gjate, qe dikur e kisha pare ne ish kombinatin metalurgjik qe te bente bashkpuntorin vullnetar te policise, kur ishte fjala per te mbajtur rregull ne metingjet e asaj kohe. E dija se kishte qene edhe komunist.
-Ju lutem, njoftojeni Azemin- u thashe, dhe u dhashe emrin tim per ti a percjell atij.
Isha njohur personalisht me ate kur ndermori nje tur per te ndryshuar Sindikatat e Pavarura. Madje, ne ate kohe, i kisha marre edhe nje interviste per gazeten tone. Ishim bere ne nje fare menyre edhe miq. Nje here ne Tirane, ndersa pija kafe me dy miqte e mij prane shtypshkronjes "Rilindja", kamarieria na kishte sjelle ne tavoline tre bira. I keni nga Azem Hajdari, na tha. Vete Azemin e takova me vone, e qendruam me shume se 30 minuta pastaj, ne tavolinen e tij.
Pergjigjen ma solli pas disa minutash vete ish shefi i komisariatit te Gramshit, qe bente pjese ne ate grup shoqerimi.
- E njoh une kete gazetar- u tha kolegeve te tij, e me futi krahun per tu ngjitur ne katin e dyte.
Nga pas, pashe qe me shoqeruan deri ne koridorin e katit te dyte, nje shpure me njerez nga te "efektivit" te truprojes se dy politikaneve, qe ngjiten shkallet pas nesh. Ne deren e portes se dhomes rezerve te bashkiakut te Elbasanit, aty perballe shkalleve, me ndaluan edhe tre persona te tjere, qe ne fakt bene kontrollin e shpejte, ne se kisha arme me vete. Diktofonin ma mbajten.
Nderkohe ne paradhome, erdhi menjehere Azem Hajdari, qe me zgjati doren miqesisht. Genc Pollo qendroi brenda ne dhomen e pritjes se kryebashkiakut, se bashku me tre a kater persona te tjere . Dukej nga dera gjysem e hapur. Levizte here pas here duke shkuar nga tavolina e punes se Engjell Daklit deri tek dritaret e medha perballe. Ishte prishur ne fytyre e dukej qe nuk e kontrollonte veten. Bisedonte me dike qe une nuk e pashe asnjehere. Dera gjysem e hapur e pengonte krejtesisht.
I thashe Azemit se me kishte derguar Bardh Sejdarasi, dhe se gazeta, kerkonte nje prononcim per ngjarjen e dites se sotme. Sakaq, dy persona e midis tyre edhe ish komunisti i metalurgjikut, me kerkuan qe te mos shtremberoj asgje nga deklarata, qe do te me jepej aty
- Sa per kete, as qe te mos dyshoni -tha Azemi. - Njihemi me Alekon, dhe kemi mardhenie te vjetra bashke. Ja di perkushtimin dhe profesionalizmin
Pastaj, gazetaret e "Koha Jone", nuk me llogarisin mua tek frikacaket.
Azemi dukej i tronditur. Zbertheu paltesyne bezhe e ne çast u drejtua nga une duke me thene nje "gati" te shpejte. Kontrollova xhepat dhe ne çast u kujtova se me kishin marre diktofonin.
-Nuk ka problem. Po e shkruaj direkt ne leter fjale per fjale.
Azemi i u drejtua dy personave qe me shoqeronin aty duke u thene qe te me sillnin diktofonin.
-Mos u imponoheni gazetareve. Ky eshte nje skandal. Le te presim qe ta sjellin aparatin tuaj - u drejtua serrish nga une
-Preferoj ta marr me shkrim - i thashe, ndersa prisja i mbeshtetur ne nje cep te tavolines me nje tufe letra te bardha ne duar. - Vazhdojme, jam gati.
Nderkaq mbriti edhe aparati. Une e hapa dhe e bera gati per inçizim duke e mbajtur ne dore, ndersa vazhdova qe te hedhe rradhet ne fletet e bardha. Me sa duket, kjo u pelqeu edhe fansave, e besnikeve qe ishin aty.
-Tani po- tha gjatovina.- Keshtu ka lezet. Prova...
Azemi i hodhi syte. Truprojes kenaqsia i ngriu ne fytyre
Elbasani sot eshte tronditur. Eshte vrare. Nuk e meritonte. Ky eshte nje skenar i ish sigurimit te shtetit te diktatures komuniste, qe kerkon te rriktheje tashme strukturat e saj ne kete kohe kaq te turbullt", ishte ne thelb ajo çka do te denonconte nepermjet kesaj deklarate per shtyp Lideri i Dhjetorit.
Prononcimin e dergova shume shpejt ne redaksi, dhe ai u perdor qe ne ate moment edhe nga radio "Koha Jone". Kalova pastaj ne shesh tek "Rrapi i Bezistanit". Kishte mbetur skeleti i djegur i nje autoveture e nje mase e zeze shkrumbi.Ndonje vater e vogel flake vazhdonte ende ne mes te disa hekurishteve krejt pa forme.Kembet me çuan se bashku me kolegun tim te "Shekullit" Kujtim Boriçin ne spitalin e qytetit. Isha ne fakt ne kerkim te Besim Dybelit, dhe ate nuk e kisha gjetur.
-Ju lutem qe te mos shkruani per ne - me tha sapo i njoftoi nje nga shoqeruesit elbasanas. Kisha hyre ne nje dhome te kirurgjise ne katin e dyte e cila kishte njerez. Tre prej tyre te shtrire ne krevate duke zgjatur kembet e fashuara jashte tyre, por edhe disa te tjere qe hynin e dilnin ne dhomen e ngushte me dere hapur
Njeriu qe me foli ishte nje meso burre i veshur ushtarak qe me sa dukej kishte marre plage ne kembe. Ne tre krevate te asaj dhome gjysem te erret ndodheshin te plagosur nga te forcave te gardes, por edhe shoqerues vendas te cilet i kishin sjelle urgjentisht nga qyteti.
-Nuk duam qe te na dale emri ne gazete por edhe nuk duam qe ta dine se jemi ndodh ketu.Jemi nga malesite e Mirdites dhe te Lezhes. Nje jave me pare jemi mobilizuar... - me foli me gjysem zeri nje djale i ri esmer qe ishte shtrire perbys. Kishte perveshur nje kembe dhe mbi fasho dukej nje pllange e madhe gjaku.
- Jemi plagosur ne shkembime zjarri- i u pergjigj pyetjes sime mesoburri;- sapo jemi futur tek porta e kalase...
Ne dhomen ngjitur ishte edhe nje qytetar qe kishte marre edhe ai plage ne kembe. Me tha se quhej Kujtim dhe se punonte ne drejtorine e pyjores. Kishte qene kalimtar i rastit ne trotuarin perpara kalase ndersa behej mitingu. Ai me tregoi se dy nga gardistet "hapen zjarr menjehere drejt nesh". Plumbat kishin rene fillimisht ne trotuare e pastaj ne bordura "si pika shiu qe ngrene pluhur". Ishin pergjigjur nga murri i kalase disa krisma kallashnikovesh qe synoni gardistet...
Vone ne mbremje kur nata kishte rene mbi qytet takova edhe Besimin. Me tha se e kishte nisur gjithe shkrimin per ngjarjen.Por pas se nesermes ku gazeta botoi reportazhin e metingut se bashku me incidentin qe u kthye ne nje lufte te vertete ne qender te qytetit te Elbasanit, "Koha Jone " u desh qe te botonte nje pergenjeshtrim nga vete Lideri i Dhjetorit qe sipas saj "ishte fshehur ne rrethinat e Librazhdit per te kaluar pastaj per ne Tirane ndermjet rruges nga Dibra". Azemi nuk e pranoi versionin dhe akuzoi kolegun tim qe "dizinformonte" qellimshem, si "ish pjestar i bandave te kuqe te Cerrikut", pasi sipas tij, kishte "udhetuar per ne Korçe se bashku me Pollon per nje problem te ngutshem partie".
Ndersa per deklaraten e tij te botuar ne mes te faqes e rrethuar ne okelio e konsideroi te sakte dhe pa asnje shtremberim. Me kete fakt kerkonte qe te spjegonte "keqdashjen " e kolegut tim Dybeli i cili per hir te se vertetes e vuajti ate etiketim edhe shpirterisht. Ai edhe sot e kesaj dite eshte i bindur se e verteta eshte ne krahun e tij duke pretenduar se njoftimin e ka marre ne disa burime njekohesisht ne ate momente. Pune politikanesh.
Tre dite me rradhe gjithe gazetat qe konsideroheshin per ne ate periudhe si afer Berishes e vune Dybelin ne qender te shenimeve e shkrimeve te panumerta duke i krijuar njemije e nje pandehma sikur ai te ishte lidhur vertete me ate "bote te krimit"
Sidoqofte qyteti i Elbasanit e perjetoi shume keq ate lloj "lufte" qe la ne fakt nje shije te keqe, tek banoret e gjithe zones. Fushata elektorale, ne nje kohe anormale, doemos, do te ishte brenda anormalitetit te saj, ku shfaqej me elemente te dhunshem.
Eh!...na ishte nje kohe...
Wednesday, 17 August 2011
Kur shkruaja me pseudonim
Qershor 97
Nje tridhjetevjeçar, ne rrethinat e Cerrikut e kishin rrahur mbreme paq. Ne fillim e kishin kercenuar e pastaj e kishin linçuar, ashtu siç dine te bejne veçse banditet. Si shkak ka sherbyer nje shkrim i botuar ne gazeten "Koha Jone" nje dite me pare. Ai eshte sulmuar pikerisht se ne fund te lajmit egzistonte emri i tij si autor.Ne fakt, ai nuk kishte te bente fare me ate shkrim. Madje ishte indiferent ndaj shtypit. Hallexhi qe ishte punesuar ne nje firme private me te cilet mbante dy femijet e tij. Por ishte vene ne qender te vemendjes prej disa kohesh. Kjo per faktin e thjeshte se here pas here ne shtyp figuronte edhe emri i tij. Natyrisht qe ky ishte nje keqkuptim, dhe ai ne nje moment e pesoi. Mbase mund ti kishin marre edhe jeten
Kisha me shume se kater a pese muaj qe si pseudonim kisha zgjedhur kete emer. Ishte nje kombinim qe ne fund te fundit koorespodonte me nje mbiemer te njohur te asaj treve ne kufi me Gramshin. Pa e menduar gjate se emrin mund ta kishte edhe nje person real. Ne momentin qe ne redaksi na u tha per te vendosur pseudonime, sa here qe mendonim se mund qe te rrezikoheshim, nuk ngurova. Natyrisht kjo behej ne nje situate qe kishte filluar te degjeneronte dita dites. Qe nga protestat kur njerezit dilnin ne rruge, e ku shteti nuk kishte me "tager" per te kontrolluar, e te mbronte nga gjitheçkah.
Tre dite me pare nje miku im mjek i njohur obsteter-gjinekolog te maternitetit te Elbasanit me kishte treguar per nje ngjarje qe kishte qene e paprecedent, dhe kishte rrezikuar jeten e nje nene. Gruaja kishte mbritur pikerisht ate mesdite ne nje gjendje kome me nje foshnje te posalindur e pa jete. Ishte nga nje fshat i thelle i Dumrese. Pak ore me pare ishte bere viktime e nje bande qe kishte ngritur pusine e saj ne afersi te "Baxhos se Cerrikut". Ishin njerez kryesisht me ngjyre te periferise se ketij qyteti, i cili ishte shpallur tashme si "republike me vete". Madje kishin qitur pushke e kishin luftuar edhe me gardistet, pak dite me pare, duke shkaktuar viktima. Pasi kishin mbaruar kontrollin e zakonshem ambulancen qe vinte urgjent nga qyteti i Belshit e kishin mbajtur peng. Shoferi dhe dy te aferm te gruas qe priste te lindete i u luten e sterluten pasi jeta e saj si nene ishte ne rrezik. Pritej nje lindje e veshtire. Madje per kete kishin marre edhe rrugen e Elbasanit
-Le ta pjelle aty ne buze te kanalit - u tha kapua njerezve te shqetesuar. Shoket e tij ferkuan duart. Rasti i rralle. Ndonese nuk ishin me shume se 20 -22 vjeç qe te gjithe. Ky fakt perbente per ta zbulimin e nje kurioziteti. Rituali njerezor ishte vene tashme ne zgrip.
Gruaja pas dy oresh rrenkimesh ne buze te kanalit, klithi. Banditet u mblodhen rreth saj. Dy burat qe kishin ardhur nga Belshi qanin si femij te lidhur disa metro me tej. Ajo luftonte me jeten. Femija ishte ne nje pozicion teper te veshtire. Banda kishte zene vend per te ndjekur çdo detaj te lindjes. Dikush jepte edhe kurajo i perfshire nga epshi
- Çuna, store. Po kenaqemi si rralle here. - kishte thirur nje fytyrzi me floke te palare kushedi prej sa shume ditesh, i cili kishte kaluar me sa dukej ne nje orgazem te shpejte. Shtrengonte organin mashkullor e kapsalliste syte me fytyre lart nga qielli sikur ti drejtohej dikujt. Te pa percaktuar.
Nena, luftonte me vdekjen, dy metro me tej. Ajo kishte lagur vendin
-He dhe pak. Shtrengohu.- benin ne korr te tjeret.
Por gruaja lotonte. Me shume se sa dhimbja ate e mundonte fakti se ishte vene nen shoqerine e njerezve te rruges, te cilet nuk kishin aspak meshire duke e ndjekur skenen ne ekstaze çmendurie. Kete here kolektive. Kjo dukej ne syte e ndezur qe kontrollonin gjitheçkah tek ajo nene, e cila orvatej te sillte ne jete frutin e dashurise se saj.
Pas nje ore u duk se kishte mbetur ne vend. Foshnja kishte nxjerre kembet. Dhe kaq. Djemte me shume se sa ky proces jetedhenes i kenaqte tjeter gje. Ndiqnin me vemendje organin gjenital te tej zmadhuar...
Lutjet per "zot e krisht" te burrit te gruas i lidhur me tej sikur i beri qe te dorezoheshin djemte. Nuk kishte me asnje te re. Madje ata ishin merzitur me ate skene qe kishte stopuar ne vend.
- Le te shkoje - dha urdher kapua.
Dhe ashu u be. Ambulanca mbriti ne Elbasan duke e sjelle lehonen midis jetes dhe vdekjes.
Miku im mjek ishte tej i alarmuar. Me fliste e ndersa duart i dridheshin instiktivisht...
Natyrisht qe shkrimin e dergova menjehere ne redaksi. Kisha biseduar edhe me burat qe e sollen dhe ngjarjen e kisha perscjelle, realisht. Ne fund vendosa edhe pseudonimin. Me dukej se isha ne rregull tashme.
Ne mesdite kolegu ime Dybeli, me kerkoi ne klubet rreth prefektures se Elbasanit. Me gjeti. Se bashku me nje person tjeter qe une e njihja nga femijeria ne Cerrik, ndersa aktivizohej me grupet artistike te shkolles. Me kerkoi qe te uleshim ne nje tavoline. Ndjeva se kishin diçka
- Miku yne... ka diçka per te thene.- foli kolegu e pastaj heshti duke pare suprinen e tavolines.
- Te lutem, te lutem...mos shkruaj me me ate emër. Vëllain tim ... e kanë rrahur paq. Ishin ata të bandës së fermës. Kujtuan se shkrimin e kishte bërë im vëlla në gazetë. Ka patur edhe kërcënime të tjera sidomos nga ata të Gramshit. Ti e di se ata kanë miqtë e tyre në Cërrik. Aty hanë në një garazhd.
Nuk kisha ç'farë ti thoja. Vërtetë që nuk më kishte shkuar asnjëherë në mendje që pseudonimi ime do të lëndonte të tjerët, ndonëse në një farë mënyre më kishte mbrojtur mua.
- E solla... - më tha kolegu si për tu shfaqsuar që kishte prishur kësisoj konspiracionin. - E kemi mikun tonë. Eshtë hallexhi dhe në punën e tij.
- Bëre mirë. Ky emër nuk do të përsëritet më - i thashë
Ndjeva se diçka mu mblodh në grykë
Më erdhi vërtetë keq. Që nga ai moment nuk shkruajta më me pseudonim. Nuk doja që të lëndoja të tjerët.
...Ky ishte një vendim i vështirë në atë periudhë për ne gazetarët që ishim të ekpozuar përballë krimit, dhe njerëzve që e bënin atë.
Monday, 15 August 2011
Presh dhe armë në merkaton e qytetit
18 Maj 97
Një histori e dhimshme ku në qendër ishte vrasja e një fëmije 9 vjeçar për hakmarje, më bëri që të nisem sërrish në Gramsh. Këtë herë me furgonin taksi të Bajramit. Një burrë i gjatë e me bark të rrëzuar përmbi rrypin e pantallonave e që banonte në të hyrë të qytetit, më dha të kuptoj se ishte i " blinduar" nga bandat e rrugëve. Më kishte treguar në intimitet se njihej mirë me Sami Cohën, kapon të cilin e kishte edhe komshi. Bajrami ishte bërë edhe me ne gazetarët mik e shumë lajme na i sillte ai që nga ajo trevë. Dukej i shtruar dhe i qetë e ne i besonim, pasi ai ishte burimi i vetëm i Gramshit e rrethinave të tij. Tepër i saktë si një profesionist i vërtetë.
Lajmin për krimin në familjen gramshiote na e solli pikërisht shofer Bajrami. Ne e kishim përcjellë dhe shtypi i ditës e kishte vënë si kryelajmin e kronikës së zezë. Më duhej që të bisedoja vetë me nënën e 9 vjeçarit të eg
ekzekutuar për të cilin thuhej se ishte qëlluar nga një hasmi i të atit që ishte tashmë refugjat në Greqi. fëmija kishte qenë duke përtypur një riskë bukë në koridor të lyer me vaj e sheqer. " Përse do të më vrasësh xhaxhi " i kishte thënë vrasësit kur e kishte parë që i kishte drejtuar armën...
Sidoqoftë, këto ishin detaje që na kishte sjellë Bajrami por që ne nuk i vendosëm në lajmin e sapo botuar. Më duhej që ti verifikoja vetë...Kjo ishte më shumë se sa një arsye që të rrikthehesha sërrish në këtë qytet pas reportazhit " Gramshi, Vlora pa det" i cili kishte në qendër kaosin që përfshiu disa ditë më parë edhe këtë qytet
Përveç Bajramit ishin edhe dy shofera të tjerë taksi që vinin nga kjo zonë. Këta të fundit, jo për ditë, dhe rregullisht. Me heroin tonë ndryshonte puna.
- Po të duash armë, të regulloj unë- me kishte thënë dy ditë më parë taksisti duke më shkelur edhe syun, si në koonfidencë. - Nuk mbarohen në Gramsh. I gjen edhe në treg. Janë lirë.
Pasi i kisha thënë një " për ke më merr mua? i kujtova se nuk isha trafikant e sevdalli i çartur pas armëve, më kishte kërkuar falje si një vajzë e turpshme.
- Do të të marr falas dhe do të të sjell gjithashtu- më tha sapo i propozova se " mund që të vija vetë në qytet" pas ngjarjes së fëmijës. Nuk e zgjati më. Mori edhe tre pasagjerë të tjere dhe doli nga Elbasani me taksine e prishur e te vjeter si nje garist i vertete shpejtesie. Ne Gramsh hymë para mesditës.
- Kam një porosi për tek tregu i qyteti dhe pastaj të çoj unë drejt e në vaki. Ja këtu tek lagjia "Xhile dhe Liç".
Lamë pas bashkinë e u futëm në tregun fshatar ku në qendër ishte edhe një ngrehinë me disa tezga që shërbenin për tregtarët ambulante.
- Po të duash, hidhi edhe ndonjë sy. Këtu mungon gjithëçka për të ngrënë. Nga ato të depove, ke sa të duash. Të luan tepeleku ...
Ndërsa ai u zhduk me trupin e shëndoshe poshtë nga shtëpia e kultures së qytetit, vendosa "të shplodh këmbët".Në fillim nuk e kuptova Bajramin. Mendova se në treg kishin dalë ushqime nga ish depot e ushtrisë që ruheshin për situata aty, por shumë shpejt kuptova se fraza e taksistit nënkuptonte tjetër gjë. Mbase historia e dy a tre ditëve më parë kur më propozoi në Elbasan treg armësh e kishte bërë që të ishte edhe i " kursyer " në fjalë. Madje i kishte dhënë ngjyrë tjetër.
Tregu nuk kishte ndonjë gjallëri. Pak klientë që vinin përreth e po aq tregtarë që qëndronin pas tezgave të ftohtë e të heshtur. Dukej se nuk blinte njeri
- A do armë, more-e. - me tha një mesoburë me flokët të rrëzuar përmbi ballë.- Kemi me shumicë dhe pakicë. Ja vlen që të marrësh nje kujtim nga Gramshi. Pastaj, kohë të këqia janë. Ku i dihet...
E pashë mirë në fytyrë dhe mu duk se e njihja. Mbase duhej që ta kisha takuar ndonjëherë por shpejt kuptova se duhej që të ishte iluzion. Nga ato që na ndodh shpesh në jetë për shumë fytyra miqsh e të njohurish. Kujtova se bënte shaka. Kishte zënë dy tezga. Përpara meje një arsenal i vërtetë luftarak. Disa lloje kallashësh, karabinash, katër a pesë pistoleta, granata e bomba artizanale. Pastaj disa arka të hapura me municion, si dhe një antitank me dy predha në dispozicion
Mbi një mushama ishte hapur një kusi e madhe teneqeje e brenda saj notonin disa copa djathi të bardhë që mbanin erë thartirë.Komshiu i tij pranë përveç armëve kishte vendour edhe disa tufa me presh. Ishte i vetmi tregtar që thërriste herë pas here.
-Hajde presh të freskët. Sapo i kam këputur sot në mëngjez nga kopshti. Mendoni për barkun por edhe për kokën o njerëz. Armë presh, sa te duash. Tregtojmë me pakicë...
Nuk u fola. Kalova më tej. Një grua u afrua tek tregtari i preshit e prasaxhiu nuk më kushtoi më vëmëndje.
- Sa i ke ? - pyeta një mesoburrë tjetër, gjysëm bjond që vendoste dhe e hiqte disa herë nga koka një kapele të dalë boje.
-Dëgjo këtu vëllain, këta rusët kushtojnë, kinezët janë më të lirë pak dhe pastaj prodhimi i vendit është paq. E shoh që je i huaj, por do të rregullohemi. Rusët nga pesëmije leke të reja. Ndërsa kinezët, nuk prishemi, merri me nga tremijë, kurse këta të tanët me nga dymijë copa. Municionin e ke falas. Nga pesëdhjetë për çdo armë. Më karabinat, ndryshon puna. Kanë çmime tepër të ulta. 1200 për gjysëm automatikët dhe tetëqind për këtë tjetrën që shtie një e nga një. Edhe këtu municioni është falas. Ke plot tridhjetë për copë...
Tregtari tregonte e zgjatej mbi tezgë sikur donte që ti pushtonte që të gjitha. Fliste rrjedhshëm e shpejt si usta i vjetër në kësi punësh sikur të kishte përpara një tufë blerësisht që kishin zënë rradhën aty. Pastaj më pa në sy. Kuptoi që nuk reagova.
- Jep edhe ti pazarin tënd. Thashë që do të rregullohemi. Vërtetë që janë nga të depove por unë vij që nga larg, nga Shënepremtja, në kufi me Grabovën. Kam harxhuar për ti sjellë këtu. Atje i mora, këtu fluturoi gjithëçkah. Eshtë bërë bisnes i madh, or vëlla.
Tunda kokën e heshta përsëri. Nuk doja që ta pyesja gjërë e gjatë.
- Më të lira dhe më të mira, këtu tek usta Dinia - thërriste dy metro më tej një gjatovinë. Nuk e di se pse, më kujtoi Qemalin e gjatë të fëmijërisë sime në Cërrik. Ishte portieri i të vetmes kinema të qytetit. Më kishte kapur fort prej veshi një herë ndërsa tentova që të futem në një film pas një çifti të lagjes. Sigurisht pa biletë. Nuk i a kisha haruar deri vonë ndonëse ai ishte tej i plakur dhe jetonte i vetëm në një lagje në të dalë të qytetit. Tipare të njëjta, madje edhe theksi, se Qemali nga Gramshi ishte. Balli i gjërë dhe i sheshtë ku dy sy të ndezur si thëngjij të zhbironin sikur donin të të peshonin si me kandar.
- Meri - më tha. - Nuk do të kesh rast tjetër. Të kam parë këtu në Gramsh, me Pirro Verrushin. Tek bari në shesh e pi kafen sa herë, së bashku me një kupë rraki.
Pirrua ishte kryeredaktori i gazetës lokale por edhe një tregimtar i ri që kishte filluar të bënte emër. Kishte botuar dy libra e një prej tyre i kisha bërë edhe reçensionin në gazetë. Vërtet, së bashku me poetin Pozahet Qosja e frekuentoja këtë bar ku mblidheshin inteligjencia e paktë e këtij qyteti mes malesh, sa herë që më sillte rruga këndej.
Pa dashje nxorra diktofonin dhe i drejtova disa pyetje. Jo për hatrin se më njihte, por m’u duk tip interesant edhe në rrëfim. Tregonte shtruar e me një dialekt të një treve sipër lumit Devoll. Mendova se diçka do të nxirrja...
- A e kupton se këtu duan që të jetojnë njerëz, dhe se këtyre njerëzve u është vrarë shpresa?- me pyeti në një moment. Tregu ka heshtur që nga Janari kur nisën ato virane demostrata. Me sheh mua? Kam shitur gjithë gjënë e gjallë për ato firma. Thashë që të fitoja ashtu siç thuhej at' kohë nga mashtruesit që gënjenin me para për hesap të padronëve të lekut. Dhe nuk ishin pak. E merrnin taimin e tyre fët e fët. Ata fry xhepat e nuk dinin se ku ti fusnin paratë dhe ne boshatis. Im vëlla në Cërrik shiti edhe shtëpinë me plaçkë e laçkë.Tani duam të hamë. Po me se? Kush ka punuar që të mbushet ky treg? Përderi sa kjo dynja është tallavitur e tëra, pse të mos i nxjerrim në shesh këto? Kërkohen sot. Eshte mall që të jep një dorë lekë... Presh dhe armë. Me presh shtyjmë vaktet dhe me armë ruhemi nga mëkatet.
Ndërsa kisha kaluar maloren e Drizës së bashku me Bajramin, për tu kthyer në Elbasan po mendoja për Dinen. Në bllok kisha edhe historinë e vogëlushit 9 vjeçar që ishte fikur nga armët. Vrasësi i tij një mesoburë nga qyteti pasi kishte futur në dorë ndonjë armë e municion kur u hapën depot, ishte kujtuar që të bënte një hakmarrje të vjetër duke bërë zgjedhjen e gabuar tek një fëmijë.
Në qafë ku rruga gjarpëronte mes një fshati të vogël, fshataret kishin nxjerrë barra me dru. Kuptohet për makinat që vinin nga qyteti. Druri ishte malli që kërkohej më shumë në atë pranverë të ftohte kallkan, por edhe arma. Ato ishin të stivosura një e nga një pranë turrave me dru. Të dukej sikur udhëtoje drejt një botë ireale që mund ta konceptoje veçse në ëndërra që ngjizeshin pranë mëngjezeve. Ashtu nëpër mjegull si në filmat horror përçudnoheshin pamje që i hasje në rrugë e kudo duke u bërë edhe vetë personazh mistik i një botë që nuk duhej të egzistonte.
Ndjeva ftohtë. Këmbët mu dukën si të mpira. Fjalë që erdhën nga dritarja e mbyllur e furgonit të vjetër të Bajramit që nuk munda ti deshifroj me sa duket më ftonin që të bleja armë, mjetin vrastar e më tronditës të atyre ditëve. Shoferi nxitonte. Më kishte dhënë fjalën që do të më kthente edhe pse mbasditia po fluturonte. Kjo do të thoshte për atë që i duhej të kthehej vonë në shtëpi. Pikërisht në atë kohë kur nuk qarkullonte asnjeri dhe kur bandat që plaçkisnin ishin bërë zot të vendit dhe të orëve të zeza pis. Makina sërrish rrendëte si e marrë. Kërkonte që të fitonte kohë. Bajrami disa herë më siguroi se nuk do të na ndodhte asgje pasi sipas tij ishim të vetem në rrugë dhe " nuk i mungonte eksperienca. Shofer, prej tre dekadash e ca".
Unë vazhdoja të jetoja me të pabesueshmen. Si në një celuloid filmi.Këtë herë, jo si në fëmijërinë e largët, ku Qemali i Gjatë të kapte për veshi sepse kisha tentuar të hyja pa biletë. Ishte gjithëçkah falas. Ishim njëkohësisht, spektatore, aktore dhe realizatorë të një dramë të përgjakur, që kishim krijuar vetë..." Buka "e duarve tona
Friday, 12 August 2011
Shkëlqimi dhe ...
11 Maj 97
Ishin një grusht djemsh që brenda dy orëve u instaluan në bri të pallatit ku banoja unë. Pas murit të shkollës ishte një shesh më pak se 400 metro katrore që fillonte nën strehën e disa shtëpive të ulta e private. Montuan një top 75 m/m si dhe një 12.7 mbi taracën e një prej banorëve aty. Të nesërmen ngjitën edhe dy mitroloza të lehtë e një 12.7 lart mbi taracën e pallatit tim. Transportuan një arsenal municionesh që isht për tu patur zili. Për këtë mobilizuan edhe të vegjëlit e dy pallateve që kishin dalë të luanin në mesditë midis pushimit të dy godinave hijerëndë.
Kishte fushëpamje.
Rreth topit vendosën thasë me rërë e krijuan një pozicion ideal. Pastaj caktuan një skuadër e cila do të niste shërbimin e pjesa tjetër u " instalua " në klubin e Vaçes, poshtë pallatit tim. Nxorën dy tavolina dhe i mbushën me pije, kryesisht birrë. Nuk munguan edhe pjatanca me salçiçe të sapongrohura...
Që nga ajo ditë ata ishin të përhershëm midis nesh. Mjetet e rënda luftarake u bënë si të thuash një dekoracion që nuk na mungoi më në atë kohë të veshtirë.
- Po u mbrojmë që të gjithëve - kishte thënë në ditën e tretë një esmer që bënte pjesë në grupin e djemëve të armëve.
- Po ne nuk kemi armiq, të keqen nëna - kishte thënë Nashi komshija e katit të katërt.
-Fute kokën brenda moj plakë. Paske llafe shumë ti. Nuk e sheh që nuk ka shtet? - i u përgjigj esmeri.
Sidoqoftë tani na ishte servirur edhe " armiku " imagjinar. Duhej që të jetonim "si në rrethim"
Ime shoqe nuk duroi më. Derdhi lot e mori dy djemtë. Shkoi në Fier tek motra ime . Atje, të paktën nuk kishte mbi kokë armatime e situacion luftarak si ky i yni.Ishte një i dehur që zbrazte ndonjë karrikatore një herë në dy ditë dhe pastaj , qetësi.
Tjetër punë kjo e djemëve tanë.
Një grua në katin e parë që bënte edhe agjensinë e lajmeve të pallatit na njoftoi se kishte mbritur rreth nesh grupi i të fortëve të Elbasanit.
- Janë ata që kanë luftuar me ata të lagjes " vullnetari " - na tha ajo që në orët e para të mbritjes së tyre.
Pra, këndej e tutje do të ishim si pallat nën shënjestrën e " armikut " të të paftuarve tanë. Përballë kishim " Kryqëzimin e Cërrikut " nga mund që të vinin ata. Kisha bërë llogaritë, dhe më dilte që tre dritaret e mija së bashku me ballkonin në katin e tretë, do të ishin këndej e tutje epiqendra e goditjeve të kundërshtarëve të djemëve tanë. Që nga ai moment vendosa e të qëndroja në koridor. Të paktën kisha përpara përveç mureve të trasha me tulla silikate por edhe hapsira si tualeti e dhoma e të gatuarit. Aty çdo mbrëmje vendosja portativin e në mëngjez e palosja sërrish. Të paktën gjumin duhej që ta bëja top.
Ndryshova edhe të ardhurit në shtëpi në orët e vona. Kaloja nëpër një rrugicë që e pret lagjen në mes e dilja direkt tek hyrja e pallatit. Përpara gjithëçkah kontrollohej nga " luftetarët ". Sepse andej pritej edhe armiku "
Kishte vazhduar kështu kjo lloj gjëndje për më shumë se dy muaj më rradhë. Grupi që konsiderohej si i të fortëve të Elbasanit akuzohej për shumë ngjarje të rëndësishme te krimit në këtë qytet. Burimet që na jepte herë pas herë vetë policia dukeshin në shumicën e rasteve fillimisht si kontraditore. Largimi i specialistëve të antikrimit dukej se kishte lënë edhe gjurmë në kolektivin e ri të posambledhur. Një vullnetar me mjekër e pa asnjë uniforme që kishte zënë portën kryesore të policisë për ta mbrojtur në mungesë të policeve të karrierës u godit me dy plumba kallashi. Në fillim u fajësuan të fortët po pastaj doli një histori tjetër.
Sidoqoftë njeriu që konsiderohej si kapua i të të fortëve dukej tepër miqësor jo vetëm në ambjentet ku ishin parkuar tek ne por edhe në rrugë. Një herë e kam parë që lante një " benc-mercedes " të zi me kujdes e me një farë pasioni prej adoleshenti. Dukej sheshit që i pëlqenin tepër makinat e bukura.
Pastaj, tre ditë më vonë në dyert e kirurgjise Elbasanit ndërsa përlotej për jetën e një prej shokëve të tij duke i thënë kirrurgut.
- Viktima është i pafajshëm. Shpëtojeni...
Një tjetër ofroi edhe shuma marramendëse për bluzat e bardha.
Dhimbja ishte e madhe mes atyre që nuk i kalonin të 25 pranverat. Të përlotur e morën në morg kufomën që nuk i shpëtoi vdekjes.
Një javë më vonë u bë një vrasje që nuk kaloi pa bujë. Dikush më tha se "grupi u hakmor për vdekjen e spitalit"
Pastaj një djegie makine diku në unazën e qytetit që u shoqërua me një ndjekje spektakolare të dy personave me maska në një motor shpejtësie duke i numëruar nga pas një arsenal me municione kallashësh e pistolete.
-Ishin ata të zonës tënde - më foli në intimitet një tjetër njeri nga të njohurit e mij në këtë qytet
Sidoqoftë pjesa jugore e qytetit ndjente një lloj ngërçi. Por edhe frikë e ankth. Në mesnatën e atyre ditëve të Majit një prej komshijve të mij që ka dritaren nga rruga kishte ndjekur një skenë prite. Ishte ndalur një furgon që me sa dukej vinte nga Pogradeci e udhëtonte për Tiranë. Thjeshtë hallexhinj. Dikush i tmeronte nën vështrimin e një kallashnikovi e u kërkonte që të shkundnin xhepat. Ishte errësirë dhe dalloheshin veçse hije. Pastaj një tjetër që erdhi aty.
- Po pse o burr, këtu e gjete që të ngresh pritën ti? Apo do që të na njollosësh ne? Në rrimë këtu për hall e nuk bëjmë ashtu siç bëni ju që rripni njerëzit. Ik ore pufte se do të të vras. A more vesh?
Reaguan edhe ata të taracës sime.
- Na falni o vëllezër. Na shpëtoi aty tek zona jonë dhe e kapëm këtu- kërkoi falje pritëvënësi.
Pogradecaret shpëtuan. Por edhe luftetarët u ndanë në paqe.
-Kanë qenë ata të bandës së " Mandeles " me tha Nardi, kumshiu im i katit të pestë - Këta të tanët nuk trazojne njeri. Shohin hallin e vet.
Të nesërmen u vra edhe nje i ri në qytetin tonë.
Një prej kolegëve të mij të rinj na " betohej " se autorët e kësaj vrasje ishin pikërisht të fortët që " shohin hallin e tyre ". Madje na tregonte me një farë mburje se burimin e kishte marrë nga policia.
- Për ç'farë policie flet ti? - i tha një tjetër. - ata nuk dinë ku kanë kokën e tyre sot. Vijnë në mëngjez sa për të parë njeri tjetrin dhe pastaj zhduken. Demek sikur janë në operativitet për tu mbyllur në shtëpi pa i zënë nata.
Dy ditë më vonë kthehesha pasdite në shtëpi. Në hapsirën që nga " Namazgjaja " e deri në fund të kryqëzimit të Cërrikut nuk dukej këmbë njeriu. Bënte pak vapë e dielli ende nuk kishte zbritur në horizont. Ishin mbyllur edhe dyqanet. Dukej se gjithëçka kishte rënë në një gjumë të thellë e të parakohëshëm. Kur po i afrohesha pallatit në trotuarin përbri tij syu me rroku dy njerëz që ishin shtruar aty
- Do të na shkruash një artikull? - pyeti si fëmijë një djalë 12 vjeçar që banonte në pallatin fqinj.
Tjetri ngriti kokën.
- Ti je ai gazetari që banon këtu?- U ngrit pa pritur përgjigje. Fshiu duart pas pantallonave të zeza e instiktivisht mbërtheu këmishën e bardhë gjysëm të hapur.- Mirë që u takuam. E dinim se banonit në këtë pallat por nuk të kemi njohur. Të kam parë vazhdimisht edhe kur del nga pas për nga rrugica, por nuk e dija se je ti gazetari. Të prezantohemi. Unë jam...Gazetat më akuzojne se bëj vrasje, rrëmbime e plaçkitje e të tjera tërci-vërci. Shkurt, doja me të thënë se ne djemtë e kësaj lagje që rrimë këtu, jo vetëm që nuk jemi vrasës por nuk i kemi rënë në qafë asnjë njeriu të ndershëm. Shikojmë hallin tonë. Na kanë vrarë njerëzit tanë. Nuk ka shtet që të na mbrojë sot prandaj ne kemi zgjedhur që të mbrohemi vetë. Ja për këto dua që të ...të... si i thoni ju në gazetë... të prononcohem. Ja këtë do të thoja. Unë e di që ti je një rrogtarë i thjeshtë atje por kërkoj që të bisedosh me shefin tënd. Ne jemi këtu. Kur të thotë ai, jemi gati.
E sigurova që do të merrja një takim me shefin tim por në fund të fundit " ishte pikërisht ai që do të vendoste për këtë " i thashë në substancë.
-Nuk e bën ti politikën në gazetë, kuptohet por ne e kërkojmë këtë brenda mundësive qe do të keni ju. - tha njeriu që njihej si shefi i grupit
- Pse nuk i hapni dritat por hyni e dilni si një hije. Nuk keni pse të keni frikë. Jemi në këtu që u mbrojmë- me foli pastaj miqesisht kapua.
Kuptova që " djemtë " ishin edhe vëzhgues të hollë. Kontrollonin gjithëçkah. U shfaqsova se nuk më pëlqente drita pasi jetoja i vetëm aty.
-Nuk do të të hyjë asnjë gjemb në këmbë sa të jemi ne këtu - premtoi drejtuesi i të fortëve.
- Dhe kjo më duhej tani - thashe me vete - të bëhem edhe zëdhëndës i bandave -
Nuk më zuri gjumi gjithë atë natë. Mallkova veten që dola përballë dhe ndryshova rrugën.
Të nesërmen u sistemova tek një i afërmi im në qytet dhe nuk u ktheva më aty, në apartamentin tim.
Gjithësesi ata ishin në zenith. Dukej se e kontrollonin krejtësisht qytetin...Njerëzit i trëmbeshin menjëherë sapo i shikonin përballë...
Por kjo lloj " lavdie " me sa dukej nuk do të zgjatej shumë. Ishte përfolur për një gjobëvënie për një familje tregtare që banonin në të hyrë të Elbasanit. Madje edhe incidentin e flakën tek kryqëzimi i Cërrikut rreth dy muaj më parë e lidhnin pikërisht me konfliktin midis të forteve të lagjes sime dhe tregtarëve. Askush nuk e dinte të vërtetën. Vetëm fjalë njerëzish...
Mes vere. Kishin kaluar edhe votimet e29 Qershorit. Qyteti pëlciste nga nxehtësia e drurët zbukurues ishin tharë e përzhitur së bashku me barin e atyre pak lulishteve që kishin shpëtuar në qendër pa u pushtuar nga kioskat. Nuk gjeje një vend ku të fusje kokën e për të marrë pak fresk. Gryka e Shkumbinit nuk frynte e dukej se ajri asfiksohej krejt posa dielli nxehte mirë aty pas orës 10 paradite.
Vendosa që të kthehem në shtëpi vetëm për pak çaste.Gjithëçkah ishte kyçur aty. Femijët dhe gruaja vazhdonin të qëndronin në Fier tek ime motër. Nuk e di se çfarë do të merrja. Përdora si zakonisht rrugicën që të sjell nga pas drejt e në hyrje të pallatit, përmes lagjes. Ndërsa më duhej që të kthehesha vetëm pas pesë minutash provova të hap paksa derën e ballkonit aty në katin e tretë. Poshtë në trotuarin e klubit të V. rreth një tavolinë ishin mbledhur pikërisht ata që quheshin drejtuesit kryesorë të grupit. Diçka po pinin. Mbylla derën e zbrita poshtë me shpejtësi me qëllim për tu larguar një orë e më parë nga shtëpia që e kisha braktisur për afro një muaj.
Afër tridhjetë minuta më pas isha në bulevard, pranë librarisë së Zan Shtyllës. Pas disa krismave kallashësh që vinin andej nga bar-restorant "Milano", përballë autostradës që të sjell nga metalurgjiku dikush dalloi dy plumba që ranë mbi asfalt. Ata të paktë njerëz që kishin dalë në xhiron e mbasdites u trembën.Ndërkaq një tjetër që posa mbriti nga zona lindore e qytetit, na tha se ishin shpërndarë klientët e klubeve tek lulishtja e " Klubit të Gjuetarëve ”
-Atje filluan plumbat si kokrat e breshërit. Janë nga ata të luftës që ka filluar te "Milanua"- tha ai.
Ndërkaq isha ndalur e bisedoja me shefin e kirurgjise së qytetit i cili kishte marrë përdore në shëtitje djalin e tij 7 vjeçar.
-Kishin ardhur disa shoqe të gruas në shtëpi. Ma merr edhe djalin më tha ajo. Mos ma le nëpër këmbë pasi është trazovaç.-
Kirurgu dukej i qetë. I kujtova predhat.
-Do të keni punë sonte - bëra shaka
Një kalimtar tjetër na tregoi se luftohej midis të fortëve të lagjes sime e një familje tregtarësh që ishte " ngujuar " në vilën e tyre tre katëshe.
Fillimisht nuk e besova. I tregova mjekut se sapo i kisha parë përpara pallatit tim ulur në një tavolinë klubi në tratuar.
Ndërkohë një sirenë e stërgjatur makine e ndjekur edhe nga disa makina të tjera kaloi përmes bulevardit me shpejtësi. Me siguri që shkonte atje ku kishin filluar të " ligjeronin " kallashnikovët e ku me sa dukej do të bëhej një " katrahure " e vërtetë.
-Eshtë e vërtetë - ma konfirmoi gazetari i ATSH se që sapo mbriti në librari. Nga larg ai kishte parë një episod lufte, pasi kishte edhe shtëpinë afër stacionit të trenit
Njoftimet e para flisnin për tre të vrarë diku në rrugën që të çon për në lagjen " Skënderbej " të kosovarëve të Elbasanit. Tek " Bar Artisti " në qendër të qytetit takuam edhe Bled Starovën, koorespodentin e "Gazetës Shqiptare"
-Bledo, ti e ke mirë me ata të policisë. Në eskortën që kaloi pashë edhe ata dy miqte e tu. Interesohu e na njofto. Të paktën të marrim një lajm të saktë- i tha Pëllumbi.
Tjetri u nis për në polici. Ne e pritëm brenda në lokal. Me mendje e vesh andej.Qendra pothuajse ishte tashmë e boshatisur. Pak njerëz lëviznin. Dielli ishte fshehur e mbi qytet pas muzgut po vinte një natë pa hënë me krisma. Atje në perëndim të qytetit ende luftohej. Policia me sa dukej qëndronte larg saj edhe pse kishte bërë atë demonstrim të zhurmshëm dy orë më parë
Bledi nuk solli asgjë konkrete. Tentuam spitalin. Në kirurgji ende nuk ishte paraqitur ndonjë i plagosur. Nje grua, mësuese kishte ardhur e vdekur dhe e larë në gjak. Një nga mjekët na tha se sipas të afërmëve që e kishin sjellë ajo kishte marrë një plumb drejt e në kokë e që vinte nga " sheshi i luftës "
- Eshte në morg. Ju mund që ta shihni . Kishte qenë duke nderë rrobat e lara në obor.
Zbritëm në qytet e rrugët ishin krejtësisht bosh. Nata dukej e frikshme. Ndonjë i vonuar nxitonte për në shtëpi buzë strehëve të godinave buzë trotuarit. Ruheshin nga ndonjë plumb " qorr ". Shkuam aty ku ishim më parë, tek bari . Përveç tre burave që pinin kafe qetësisht edhe lokali ishte i boshatisur. Aty pritem edhe Bledin që sërrish kishte shkuar deri në polici për të konfirmuar. Por përsëri policia ende nuk kishte ndonjë lajm të saktë e të plote. Të shkoje atje ku vazhdonin armët dukej gati si një mision krejt i pamundur.
Për ne ishte i konfirmuar konflikti si edhe palët. Pëllumbi propozoi që të shkonim në postën qëndrore të qyetit.
Jorgji një burë i imët dhe i shkurtër që na përcillte vazhdimisht fakset na priti me " këmbët e para "
- Nuk punojnë linjat. Ka defekt. Mos u lodhni. Shkoni në shtëpitë tuaja. Nuk e shihni se ç'po bëhet?
- Vemi në zyrën time- propozoi Pëllumbi.
Ajo ishte një kthinë e vogël dhe e errët pa dritare në katin e tretë të prefekturës. ATSH ja kishte edhe faks. Ngjitur me atë në dhomën pranë tre dite më parë kisha vendosur dy tavolina. Prefekti Hushi i sapo emruar kishte caktuar një zyrë për shtypin. Celsat i mbaja unë por telefon ende nuk kishim vendosur.
Ndjemë një lloj pezmatimi. Nuk mund që të komunikonim me radaksitë. Bledi ca kohë bëri humor e pastaj sikur u lodh.
-Punë dreqi. Kështu nuk mund që të bësh dot gazetari. Pa ndërlidhje ajo është e vdekur.
Të niseshe për në Tiranë në atë orë dukej më tepër se sa një aventurë. Por ne tentuam që ta provonim. Vendosëm që të shkonim me çdo mjet prane redaksive edhe pse shkrimet do të ishin jo të plota. Sidoqoftë në Elbasan kishte ndodhur e veçanta. Përleshja me armë e cila kishte marrë edhe jetë njerëzish edhe pse nuk i identifikonim dot. Qyteti nuk kishte përjetuar ndodhi të tillë.
Dolëm tek kryqëzimi i "1 Majit" aty ku merr udhe rruga për në kryeqytet. Nga një strehë lokali doli një njeri me uniformë
-Ku lëvizin makinat? A jeni tarrallakër apo bëni vetë. Kam katër orë në shërbim e nuk ka lëvizur asnjë gjeth- na tha polici i shërbimit.
Blendi tentoi që ti shkëpuste ndonjë lajm.
-Shokët e mij janë vërtetë aty, por nuk kanë ndërhyrë në mes të palëve. Ka të vdekur. Janë gjetur katër deri tani por mendohet më shumë. Nga pala që janë mbyllur në kullën tre katëshe nuk ka asnjë njoftim të saktë. Për emra nuk di gjë fare. Eshtë plagosur kapua i grupit dhe atë e kanë tërhequr nga fusha e betejës. Vazhdojnë akoma me ndonjë qitje nga të dy anët. Kaq mor burra...
Po afronte mesnata e gjithëçkah dukej sikur kishte rënë në një gjumë të thellë. Tashme nuk ndiheshin as edhe kërkëllimat e kallasheve. Një natë e errët e pus ku veç këngës të ndonjë bulkthi vere, nuk dëgjohej asnjë tingull. Preferova që të shkoj sërish i vetëm në spital
- Nuk kemi të vdekur këtu. Ata që kanë cof i kanë marrë të afërmit e tyre -më tha i përgjumur mjeku i rojes.
Sidoqoftë mëngjezi më gjeti sërrish tek Hotel Turizmi " Skampa ". Nuk kisha bërë më shumë se tre orë gjumë. Gjithë merak. Natyrisht, jo në shtëpinë time por tek një i afërm i gruas. Më vinte keq që nuk kisha mundur ta përcjellë lajmin që tronditi qytetin tim
Por ajo që më tronditi mua vërtetë, ishte botimi në faqen e parë të " Gazetës Shqiptare " të lajmit që mori jetë njerëzish. Një foto e madhe e qytetit si dhe titulli që binin në sy, " Luftë në Elbasan "
- Nuk e kam dërguar unë - na u justifikua Blendi.
Pastaj një tjetër variant. Këtë rradhë për një mikun tonë të përbashkët që nuk ishte gazetar.
- Më ka marrë redaksia pas mesnate në shtëpine e një komshiut tim. Ata kishin marrë në fakt një sinjalizim prej koorespodentit të Vlorës S.Marko. Ai kishte biseduar me një të afërmen e tij këtu në qytet në kohën që kishte plasur beteja. Kur ishte lidhur me redaksinë për të dhënë lajmin e tij nga Vlora. Në fund u kishte thënë edhe për ndodhinë e Elbasanit. Ata të redaksisë mezi kontaktuan me mua pas mesnate në shtëpinë e një komshiut tim, pasi nuk punonin linjat. Celularet as që ishin afruar
Tuesday, 9 August 2011
Historia e antiplumbit dhe e gomarit
Fillim Maji 97
-Oh, po ky qenka lajm - i them Lad Memës, koorespodentit të "Dita informacion" të Elbasanit, ndërsa kishim mbaruar kafen e mëngjezit, në "Bar Artisti"
Tjetri shtrëngoi buzët e tundi kokën dy herë
- Ç'fare flet? Eshtë me zarar. Në se shkruhet e pëson kunati im i vogël. Ai është ndodhur tek SMT ja e Cërrikut, kur banda e Arianit të Shegës ka qëlluar mbi gomarin. Sot nuk ta zgjat me njeri.
Ladi u ngrit nga tavolina si për ti dhënë fund bisedës. Kuptova që ishte i tronditur se tepermi. Mbase nga konstatimi im.
- Kam një ide. Ulu një herë e dëgjoje- i thashë dhe e tërhoqa për dore. Doja ti tregoja për mendimin që më lindi në çast. - Sikur ngjarjen ta spostojmë në një zonë a vend tjetër e të mos përmendim emra bandash? Kuptohet, që ky lajm nuk vjen as nga policia, sepse ajo në fakt, as nuk egziston në kuptimin më të gjerë të fjalës, në këtë kohë. Pra i referohet një burimi nga ngjarja, që gjithësesi është i vërtetë. Kështu edhe kunati yt, por edhe ne jemi në rregull me ndërgjejgjen profesionale. Realisht, ne nuk po shpikim gjë këtu, për ta servirur pastaj në shtyp.
Kolegu im mu duk në një situatë e gjëndje dyzimi. Pastaj i heshtur u ul në tavoline ku ne kishim hapur gazetat e ditës. Me sa dukej, ideja ime i rriktheu pasionin e tij të fshehtë të kuriozitetit, që matej vetëm, me atë të një femre. Më dëgjoi me vëmendje deri në fund. Nuk foli më. Nxori bllokun nga çanta, që mbante gjithë ditën varur në supin e djathtë e shënoi tre rradhe.
- Domethënë, në Gramsh? Vërtetë që atje gjëndja është më kaotike, për shkak të hapjes së tre depove të mëdha të armatimit. Në këtë kohë nuk shkel njeri aty.
Pastaj mbylli bllokun e u ngrit në heshtje. Dallohej lehtë një ndjenjë frike që e kishte zënë. Mbase jo vetëm për jetën e kunatit të vet por edhe të tij. Ai jetonte në Cërrik. Madje kishte lindur aty. Personazhet që terrorizonin jo vetëm qytetin e rrethinat e tij që nga Sulova e në Dumre i njihte mirë deri në familje.
-Sidoqoftë, unë po e shkruaj një herë dhe pastaj lexoje edhe ti, përpara se ta dërgoj në redaksi- i dhashë unë një lloj garancie për këtë " kompromis " që gjithësesi ishte midis nesh të dy. Kërkoja që ta qetësoja mikun tim me çdo kusht pas atij lajmi që më dha krejt pa pritur e rastësisht përpara filxhanit të kafesë.
Ndërsa Ladi kapërceu derën e barit duke anuar paksa nga ana e çantës, që i varej deri poshtë mezit, vendosa që të ndroj tavolinë. Megjithëse ambjenti ishte i boshatisur, mblodha shpejt që të gjitha gazetat e ditës që ishin hapur mbi suprinen e kuqe. I merrnim çdo mëngjez tek libraria, pranë teatrit "Skampa". Zani, një burë i shkurtër, që kishte kaluar gjithë rininë e tij si puntor metalurgjie, ishte i pari që nisi bisnesin e librashitësit në qytetin tonë. Siguroi shpejt një kioskë në qendër e u bë shpejt miku ynë. Por ai priste. Ne e kishim një lloj marëveshje me të. I linim gazetën që niste redaksia për ne.
Shkrimin e shkruajta me një frymë. Dy të rrinj kishin grabitur në repart ushtarak jelekë antiplumb. Që ti provonin, ndalojnë një fshatar tek zbriste në qytet. I veshin dy jelekë të tillë gomarit të tij dhe zunë ta qëllonin. Gomari pastaj i ktheu patkojtë nga dielli.
Fshatari i lebetitur thërriste e çirrej duke kërkuar dëmshpërblim
- Ç’farë lekësh, more?- i a priti njeri nga të rrinjtë. - nuk thua, shyqyr që e bëmë me të eksperimentin? E hëngri gomari e jo njeriu!
Pak a shumë ky ishte në thelb shkrimi që kishte në qendër ngjarjen e një pasdite më parë atje në periferi të Cërrikut. Pastaj sipas marëveshjes me Ladin, e vendosa ngjarjen pikërisht tek vendi i quajtur "Ura e Trashovicës", në të hyrë të qytetit të Gramshit. Në shkrim gomarin e "ngarkova" me djathë e gjizë dhe disa kile fasule. Pra, thjeshtë për tregëti, ndërsa në realitet mbi të udhëtonte i zoti i tij në mungesë lëvizje të automjetëve në ato ditë. Pastaj, që të mos rrëzikohej as kunati i kolegut tim, bëra ndryshimin që në realitet ishte thelbësor, për të "shpëtuar" bandën e Arianit të Shegës, që ishte nga komuniteti me ngjyrë i periferisë të një qyteti të vogël si Cërriku. E konvertova në dy djem aspak banditë, por të çartur e të ngazëllyer, sepse u kishte rënë në dorë një arsenal ushtarak, që në një farë mënyre, deri në atë kohë kishte qenë për moshën e tyre, tabu. Pra "molle e ndaluar" dhe e parë vetëm ndër filma
Tre orë më vonë, Ladi e lexoi. Heshti përsëri. Këtë herë nuk mblodhi buzët
- Ke futur brenda edhe pak letërsi. Pasion shkrimtari or byrazer...
X X X
Pak kohë më vonë " shijova" dy momente. Ndërsa me të parin u "qetesova" profesionalisht në ndërgjegje, me të dytin u hidhërova.
Pas dy javësh unë munda që të hyja në qyteitn e "blinduar" të Gramshit. Ndonëse flitej, që banda nga zona përreth, por edhe fshatarë dilnin e vendosnin prita përgjatë rrugës që gjarpëronte në një masiv malesh e kodrinash të rrumbullakta, të cilat fillonin që nga Llixhat e Elbasanit, vetëm 6 kilometër larg qytetit. Këtë na e tregonin ata të paktë shoferë gramshiote që udhëtonin me furgona taksi, e parkoheshin tek "shelgjet" afër bashkisë së Elbasanit. Ata ishin bërë për ne gazetarët edhe sjellësit me të besuar të lajmeve nga ai qytet, që për hir të realitetit dua të pohoj, se në atë periudhë mbështillej me një lloj misteri të frikshëm. Atje ishin hapur në fillim të Marsit tre nga depot me të medha të armatimit që dispononte ushtria jonë në atë kohë.
Shifrat tregonin se në duart e popullatës ishin mbi 150 mijë kallashë të markave të prodhimit rus, kinezë e shqiptarë. Pushkë gjysëm automatike e miliona municione, mina, granada e bomba të cilat morën vetëm në këtë qytet, 18 jetë fëmijësh poshtë adoleshencës. Ndërsa mbeten të plagosur mbi 64 të tjerë të moshave të ndryshme. Kryesisht me gjymtime serioze. Me këtë arsenal ushtarak që nuk është për tu patur zili ndonjëherë, ishte vërtetë një aventurë që të qarkulloje në atë trevë. Këtë e bënte edhe më të vështirë profesioni yne i gazetarit.
… Nuk lëviza shumë në sheshin e vetëm në mes të qytetit. Në shoqërinë e një shokut tim të vjetër, ish gazetar i ATSH së në periudhën e monizmit, e që punonte tani si mësues fillore, tentova që të futem në një ndërtesë pranë spitalit të rrethit, që shërbente tashmë si komisariat policie. I vjetri në qendër të sheshit përballë ish turizmit të qytetit ishte djegur e shkatërruar nga protestat që nisen në fillim te vitit. Polic Ganiu, një gjatovinë esmer me shoqëroi në shkallët që të ngjisnin në katin e dytë të asaj ndërtese.
Në koridor, sipër më doli vetë shefi i policëve, një ushtarak gramshiot që njiheshim shumë vite më parë
- Ç'më bëre o Leko me atë shkrimin e jelekëve. Nuk ma vesh antiplumbin më, asnjë polic. Pastaj kjo ngjarje ka ndodhur rreth dy muaj më parë. Pranë Grabovës, në rrugën që të çon për në Korçë. Ishte vjedhur depoja një herë që në fillim të shkurtit. Publikimi në gazetë na bëri punë. Hall që nuk kam edhe policë tani. Kanë ikur. Nuk vijnë më në këtë kohë. Bëhet rend në këtë situatë? E ku ? Këtu në Gramsh.
Kuptova që në një farë mënyre i kisha lënduar ata njerëz të mirë e të thjeshtë, që kërkonin të rrikthenin shtetin e thërmuar të atij viti të mbrapshtë të shqiptarëve. Nga ana tjetër më erdhi mirë. Ndjeva një lloj lehtësimi nga pesha e ndrydhjes që më kishte zënë që nga dita që e vendosa atë ngjarjen e gomarit fatzi në Gramsh. Këtej e tutje do ti shihja drejt e në sy kolegët e mij të redaksisë atje në Tiranë. Unë nuk kisha botuar një shkrim të pavërtetë për këtë rreth gati të izoluar buzë Devollit, në rrjedhën e mesme të tij, e në prehrin e një masivi i vendosur në mes të dy lumenjve të hartës së Shqipërisë.
X X X
Ndodhia tjetër që ka të bëjë me provën e jelekut antiplumb zë fill po ato ditë. Im vëlla Petriti, mësues fiskulture në një gjimnaz të qytetit, së bashku me shkrimtarin Bahri Myftari e kunati i tij që jetonte në Gjermani prej vitesh, vendosën ato ditë që të hidheshin drejt e në Belësh. Në zemër të Dumresë.. Fjala ishte për tu drekosur tek një mik i kunatit të tij, që ishte edhe ai emigrant në Gjermani me Agimi Canin.
Ndonëse koha nuk ishte për të tilla "argëtime" e takime mallëngjyese, ata të tre e ndërmorën atë aventurë. Me një benz-mercedes bënë ballë në të hyrë të Cërrikut. Në Malasej, lagja e parë e qytetit e banuar kryesisht nga disa familje çame e një pjesë e komunitetit me ngjyrë, ishte ngritur një postabllok që kur Berisha kishte thënë në pallatin e sportit të Elbasanit se do të shkonte në Cërrik. Qyteti anti Berishë ishte vënë nën komandën e njerëzve problematik. Asnjë nuk mund që të hynte në këtë qytet-shtet pa asnjë lloj garancie. Petriti, vëllai im ishte një lloj " pasaportë " për Bahriun e kunatin e tij Agimin, pasi ai jo vetëm kishte banuar prej afro 25 vitesh aty, por në rininë e tij kishte qenë edhe futbollist i "Turbinës", ekipit të zemrës së cërrikasve. Pasi mund që tu a mbushin mëndjen kontrollorëve të rrugës në atë postabllok, lëvizën edhe një kilometër më poshtë. Tek " karburanti " në qendër, e përballë lulishtes së vetme të Cërrikut disa djem të armatosur i ndaluan sërrish.
-Mirë ne - u tha Bahriu - por Petritin, nuk e njihni? Eshtë cërrikas e djal i këtij qyteti. E keni patur edhe futbollist
Një më i madh në moshë nga njerezit e armatosur, u duk se u kujtua për këtë të fundit.
- Vërtetë, - u tha shokëve pasi i hodhi tim vëllai një vështrim që nga koka deri tek këmbët- ai është.
Petritin e hoqën veçmas. Vetë kapua i grupit, një djalë i shkurtër, me trup të lidhur me një portret të zi.
- Më njeh mua? Jam Arian i Shegës. Ti vërtetë që je cërrikas por na ke sjellur këtu dy njerëz të Berishës. Kjo, nuk të falet
Vëllai im e sqaroi se Bahriu jo vetëm që nuk ishte në krahun e Berishës por bënte pjesë si politikan i social demokrates. Në krejt krahun e kundërt, në opozite si sekretar i saj.
Po ku i mbushej mendja Arianit të armatosur deri në dhëmbë?
- More, dale, dale një herë. Ti je djali i xha Zeqos?
Petriti pohoi me kokë
- Ke një vëlla gazetar? He-e-e. Tek "Koha Jone". Nuk gabohem. I thuaj atij që të ketë kujdes se-e-e - tregoi kallashin që mbante përpara në gjoks. - nuk ka çi duhen gomarët e Shtërmenit. Kaq. Dëgjove?
Jevgu pështyu mbi vëllanë tim. E shtyu sikur të kishte përpara një viktimë që po i a falte jetën, për hiç gjë.
Bahriu, Petriti e kunati i tij u kthyen forcërisht për në Elbasan. Nuk u lanë që të kalonin në atë qytet-shtet mbushur me postablloqe
Vërtetë që më erdhi keq për këtë ndodhi. Kuptova që " banda e zezë " e Cërrikut e kishte kuptuar " hilene time "
Ishte vërtetë vështirë...
-
Friday, 5 August 2011
Konferencë shtypi në zyrën e partisë
1 Maj 97
Kryetari i partisë së degës lokale këkonte që të prononcohej për shtyp. Kishte zgjedhur 1 Majin. Ditë feste, por ajo mungonte në të gjithë dimensionin e saj.
- E kush i a ka ngenë, ku njerëzit ende nuk e dinë se ku kanë kokën e tyre ? - më kishte thënë një mbasdite më parë kolegu im Kujtim Boriçi, ndërsa gjerbonim qetësish kafe në turizmin e qytetit. Festa dukej e haruar dhe e braktisur njëkohesisht edhe nga politikanët, jo vetëm në Tiranë, që kishin tashmë halle të tjera në kokë, por edhe nga njerëzit e thjeshtë. Manifestimi ishte një ëndër e haruar. Madje mungonin edhe planet ne letra për organizimin e saj.
Boriçi kishte prekur fundin.
Por opozitës në qytetin tonë i kishte rënë në kokë. Donte që ta thoshte një fjalë. Mbase edhe « sa për të larë gojën ». Kohë të çuditshme si kjo që po përjetojmë.
Së bashku me tre kolegë të tjerë kishim zënë vënd në tavolinën e gjatë të punës në zyrë. Kishim mbritur një çast më parë. Kryetari, Dritan Çerma, dukej se po na priste prej kohësh, pasi një djalë i ri na serviri menjëherë kafenë që kishte përgatitur në paradhomë. Nuk e kisha parë si fytyrë edhe pse i njihja pothuajse gjithë simpatizantët që afroheshin në dhomat e partisë së tij.
- E kam marrë si trup-roje, - tha Tani. - Eshtë emigrant në Greqi dhe simpatizant i yni. Eshtë kthyer se ka humbur paratë në firmat piramidale. Ka qenë pjesë e protestave dy muaj më parë.
Djali ishte i hollë dhe i gjatë. Mbante një palë roba të çelta të stinës. Një cullufe floku i rrëzohej në krahun e majtë të ballit të tij të sheshtë. Në dorë kishte një gjerdan të hollë në ngjyrën e floririt. Ai vendosi qetësisht filxhanet përpara nesh, dhe u largua i heshtur duke marrë edhe porosinë nga shefi i tij, që "të mos e shqetësonin". Po ende nuk kishim filluar që të pinim kafetë, dhe Dritani që mbante tre fije letër të daktilografuar përpara në syprinën e tavolinës, nuk na kishte thënë arsyen e prononcimit të tij, kur jashtë erdhi një e kollitur kallashnikovi. Qëndruam një çast pa ditur se ç’mund që të bënim.
Në derë u dha menjëherë djali i gjatë që këtë herë në vënd të tabakasë së kafesë mbante një pistoletë « TT ». Pas tij edhe një tjetër që vinte më i shkurtër e i veshur i gjithi në xhins. Zune dritaret e dhomës. Hypën në karrike që ishin rreshtuar përgjatë murit e prapa kurrizit tonë, hodhën vështrimin përtej xhamave të asaj zyre. Një antar i komitetit drejtues që ishte i njohur në qytet edhe si organizatori dhe udhëheqësi i protestave në fillim të vitit, tha i shqetësuar sapo u shfaq në derë, se njerëzirt që bënin terror ishin pjesë e një grupimi që ishte afër partisë tjetër, dhe se grupi vinte nga lagjia veriore. Siç duket kishte informacion më të saktë, pasi partiaku kishte qene në klubin përballë në hyrje të godinës së partive.
- U kthyen – tha gjatovina për ata që shihte jashtë
- Ngrihuni ju që të gjithë, - tha antari i kryesisë së partisë që kishte marrë në duar tashmë edhe drejtimin e situatës luftarake. Dilni këtu në koridor, pasi jeni më pak të rrezikuar.
Ashtu bëmë. Një koorespodente shkoi e u mbështet menjëherë pas murit të asaj dhome, pa mundur që të kapërcejë derën e për të dalë pastaj në koridor, aty ku na ishte urdhëruar. Shefi i partisë kishte qëndruar në vend pa ditur se ç’mund që të bënte më. Dukej i hutuar dhe i prerë në fytyrë.
- Erdhën – tha më i shkurtëri i djemëve që vigjëlonte në dritare dhe uli vështrimin tek këpucët mbi karrike duke kërkuar që të ndryshonte pozicion
Përsëri një kallash që u pasua pastaj nga një tjetër që shtinin për qejfin e vet në ajër. Ishin plumba gjumëlënës që shponin qiellin.
- Mos lëviz – dha urdhër i gjati trup-rojës së dytë, e largoi kokën nga xhami.
Në çast shkrehu TT- ja e tij në mënyre krejtësisht të pavullnetshme e drejtuar poshtë në dysheme. Tjetri u përkul dhe tentoi që te hidhej menjëherë nga karrikja. Edhe këtij i shkrehu pistoleta. Plumbi shkoi përballë andej ku rrinte shefi i partisë e pastaj mori rikoshetë
- Uu-aaaa, mami – ulëriu koorespodentia dhe ra në dysheme duke mbuluar kokën me krahë.
Unë mblodha supet e i ktheva kurrizin dritareve duke u ulur në bisht. Sekretari ishte harkuar mbi karriken e tij me dy duar që e mbanin larg nga dyshemeja. Dy kolegët e mij u ndodhën sa të hapësh e të mbyllësh sytë menjëherë në koridorin gjysëm të ndriçuar.
- Ç’bëni mor hajvanë – thërriti sa kishte në kokë antari i kryesisë duke i u drejtuar trup-rojave. – Na vratë për hiç gjë.
Jashtë këtë herë filluan që të ligjërojnë tre kallashë të cilët dukeshin se ishin në ikje e sipër.
- Të lajmërojmë policinë – u kujtua shefi i partisë
- Ç’farë policie – ja priti tjetri që përgjigjej për situatën aty. – Ajo nuk di se ku ka kokën e vet në këto momente. Qyteti eshte mbushur me banda dhe me kriminelë. E kemi peshqesh këtë nga Saliu.
Dy trup-rojat kishin zbritur nga karriket e nuk dinin se ç’farë të bënin më. Pistoletat i mbanin në duar e të drejtuar për nga dyshemeja. Antari i komitetit drejtues shkoi menjëherë pranë tyre, pasi një çast më parë ishte kujdesur për shefin e partisë së tij dukje e ngritur nga karrikja ku kishte rënë. U mori armët dhe i vendosi mbi tavolinë
- Ju nuk dini që ti përdorni. Pse i mbani me vete ? Nuk keni bërë as ushtri dhe as zbor. Fajin e ka Dritani.
Shefi nuk foli. U nis drejt nesh. Së bashku kapërcyem pragun e dolëm në koridor tek të tjerët. Pas nesh kokëulur erdhën edhe trup-rojat.
Në shkallët përballë të katit të dytë u ngjit një tjetër militant i partisë. Edhe këtë e njihja. U vu përballë nesh.
- Ishin disa çunakë që provonin armët për qejf. I njoh. Janë banorë të lagjes « Kala ». Kishin marrë makinën e …. – tha duke buzëqeshur e treguar emrin e bisnesmenit që nuk ishte krejtësisht i panjohur edhe nga ne, e që nuk përzihej në politikë.
- Kështu është kur armët janë sheshit. Ne sa të vijmë pushtet, do të bëjmë menjëherë shtet – tha shefi i partisë që ishte në opozitë prej disa vitesh.
U shkëputa dhe lëviza në drejtim të shkallëve që të zbrisnin në katin e parë, përballë derës së hyrjes. Nuk u thashë as edhe « mirupafshim ». Kolegët më ndoqën pas. Koorespodentia ngashërente. Në një moment i a pashë supet e njoma dhe të holla që dridheshin sapo kapërceva portën kryesore e dola në rrugë. Dy të tjerët ishin të pagojë. Nga pas vinte qortimi për trup-rojat, por ne nuk donim që të dëgjonim më asgjë.
Shpëtuam paq këtë herë…
Kryetari i partisë së degës lokale këkonte që të prononcohej për shtyp. Kishte zgjedhur 1 Majin. Ditë feste, por ajo mungonte në të gjithë dimensionin e saj.
- E kush i a ka ngenë, ku njerëzit ende nuk e dinë se ku kanë kokën e tyre ? - më kishte thënë një mbasdite më parë kolegu im Kujtim Boriçi, ndërsa gjerbonim qetësish kafe në turizmin e qytetit. Festa dukej e haruar dhe e braktisur njëkohesisht edhe nga politikanët, jo vetëm në Tiranë, që kishin tashmë halle të tjera në kokë, por edhe nga njerëzit e thjeshtë. Manifestimi ishte një ëndër e haruar. Madje mungonin edhe planet ne letra për organizimin e saj.
Boriçi kishte prekur fundin.
Por opozitës në qytetin tonë i kishte rënë në kokë. Donte që ta thoshte një fjalë. Mbase edhe « sa për të larë gojën ». Kohë të çuditshme si kjo që po përjetojmë.
Së bashku me tre kolegë të tjerë kishim zënë vënd në tavolinën e gjatë të punës në zyrë. Kishim mbritur një çast më parë. Kryetari, Dritan Çerma, dukej se po na priste prej kohësh, pasi një djalë i ri na serviri menjëherë kafenë që kishte përgatitur në paradhomë. Nuk e kisha parë si fytyrë edhe pse i njihja pothuajse gjithë simpatizantët që afroheshin në dhomat e partisë së tij.
- E kam marrë si trup-roje, - tha Tani. - Eshtë emigrant në Greqi dhe simpatizant i yni. Eshtë kthyer se ka humbur paratë në firmat piramidale. Ka qenë pjesë e protestave dy muaj më parë.
Djali ishte i hollë dhe i gjatë. Mbante një palë roba të çelta të stinës. Një cullufe floku i rrëzohej në krahun e majtë të ballit të tij të sheshtë. Në dorë kishte një gjerdan të hollë në ngjyrën e floririt. Ai vendosi qetësisht filxhanet përpara nesh, dhe u largua i heshtur duke marrë edhe porosinë nga shefi i tij, që "të mos e shqetësonin". Po ende nuk kishim filluar që të pinim kafetë, dhe Dritani që mbante tre fije letër të daktilografuar përpara në syprinën e tavolinës, nuk na kishte thënë arsyen e prononcimit të tij, kur jashtë erdhi një e kollitur kallashnikovi. Qëndruam një çast pa ditur se ç’mund që të bënim.
Në derë u dha menjëherë djali i gjatë që këtë herë në vënd të tabakasë së kafesë mbante një pistoletë « TT ». Pas tij edhe një tjetër që vinte më i shkurtër e i veshur i gjithi në xhins. Zune dritaret e dhomës. Hypën në karrike që ishin rreshtuar përgjatë murit e prapa kurrizit tonë, hodhën vështrimin përtej xhamave të asaj zyre. Një antar i komitetit drejtues që ishte i njohur në qytet edhe si organizatori dhe udhëheqësi i protestave në fillim të vitit, tha i shqetësuar sapo u shfaq në derë, se njerëzirt që bënin terror ishin pjesë e një grupimi që ishte afër partisë tjetër, dhe se grupi vinte nga lagjia veriore. Siç duket kishte informacion më të saktë, pasi partiaku kishte qene në klubin përballë në hyrje të godinës së partive.
- U kthyen – tha gjatovina për ata që shihte jashtë
- Ngrihuni ju që të gjithë, - tha antari i kryesisë së partisë që kishte marrë në duar tashmë edhe drejtimin e situatës luftarake. Dilni këtu në koridor, pasi jeni më pak të rrezikuar.
Ashtu bëmë. Një koorespodente shkoi e u mbështet menjëherë pas murit të asaj dhome, pa mundur që të kapërcejë derën e për të dalë pastaj në koridor, aty ku na ishte urdhëruar. Shefi i partisë kishte qëndruar në vend pa ditur se ç’mund që të bënte më. Dukej i hutuar dhe i prerë në fytyrë.
- Erdhën – tha më i shkurtëri i djemëve që vigjëlonte në dritare dhe uli vështrimin tek këpucët mbi karrike duke kërkuar që të ndryshonte pozicion
Përsëri një kallash që u pasua pastaj nga një tjetër që shtinin për qejfin e vet në ajër. Ishin plumba gjumëlënës që shponin qiellin.
- Mos lëviz – dha urdhër i gjati trup-rojës së dytë, e largoi kokën nga xhami.
Në çast shkrehu TT- ja e tij në mënyre krejtësisht të pavullnetshme e drejtuar poshtë në dysheme. Tjetri u përkul dhe tentoi që te hidhej menjëherë nga karrikja. Edhe këtij i shkrehu pistoleta. Plumbi shkoi përballë andej ku rrinte shefi i partisë e pastaj mori rikoshetë
- Uu-aaaa, mami – ulëriu koorespodentia dhe ra në dysheme duke mbuluar kokën me krahë.
Unë mblodha supet e i ktheva kurrizin dritareve duke u ulur në bisht. Sekretari ishte harkuar mbi karriken e tij me dy duar që e mbanin larg nga dyshemeja. Dy kolegët e mij u ndodhën sa të hapësh e të mbyllësh sytë menjëherë në koridorin gjysëm të ndriçuar.
- Ç’bëni mor hajvanë – thërriti sa kishte në kokë antari i kryesisë duke i u drejtuar trup-rojave. – Na vratë për hiç gjë.
Jashtë këtë herë filluan që të ligjërojnë tre kallashë të cilët dukeshin se ishin në ikje e sipër.
- Të lajmërojmë policinë – u kujtua shefi i partisë
- Ç’farë policie – ja priti tjetri që përgjigjej për situatën aty. – Ajo nuk di se ku ka kokën e vet në këto momente. Qyteti eshte mbushur me banda dhe me kriminelë. E kemi peshqesh këtë nga Saliu.
Dy trup-rojat kishin zbritur nga karriket e nuk dinin se ç’farë të bënin më. Pistoletat i mbanin në duar e të drejtuar për nga dyshemeja. Antari i komitetit drejtues shkoi menjëherë pranë tyre, pasi një çast më parë ishte kujdesur për shefin e partisë së tij dukje e ngritur nga karrikja ku kishte rënë. U mori armët dhe i vendosi mbi tavolinë
- Ju nuk dini që ti përdorni. Pse i mbani me vete ? Nuk keni bërë as ushtri dhe as zbor. Fajin e ka Dritani.
Shefi nuk foli. U nis drejt nesh. Së bashku kapërcyem pragun e dolëm në koridor tek të tjerët. Pas nesh kokëulur erdhën edhe trup-rojat.
Në shkallët përballë të katit të dytë u ngjit një tjetër militant i partisë. Edhe këtë e njihja. U vu përballë nesh.
- Ishin disa çunakë që provonin armët për qejf. I njoh. Janë banorë të lagjes « Kala ». Kishin marrë makinën e …. – tha duke buzëqeshur e treguar emrin e bisnesmenit që nuk ishte krejtësisht i panjohur edhe nga ne, e që nuk përzihej në politikë.
- Kështu është kur armët janë sheshit. Ne sa të vijmë pushtet, do të bëjmë menjëherë shtet – tha shefi i partisë që ishte në opozitë prej disa vitesh.
U shkëputa dhe lëviza në drejtim të shkallëve që të zbrisnin në katin e parë, përballë derës së hyrjes. Nuk u thashë as edhe « mirupafshim ». Kolegët më ndoqën pas. Koorespodentia ngashërente. Në një moment i a pashë supet e njoma dhe të holla që dridheshin sapo kapërceva portën kryesore e dola në rrugë. Dy të tjerët ishin të pagojë. Nga pas vinte qortimi për trup-rojat, por ne nuk donim që të dëgjonim më asgjë.
Shpëtuam paq këtë herë…
Wednesday, 3 August 2011
Kallashët marrin peng Berishën
Tre ditë më vonë, Prill 97
Ky do të ishte edhe titulli që shkruhej me gërma të mëdha e të zeza në krye të faqes së parë të "Koha Jonë" e që sipas shënimit vazhdonte në faqen 27 të kësaj gazete.
Pa dyshim që nuk bëhej fjalë për presidentin e asaj kohe Sali Berisha. Ai sapo kishte firmosur për " qeverinë e pajtimit kombëtar ".
Arban Hasani tentoi ta printoje që atë mbasdite faqen e tij të kulturës për ti a dhënë aty për aty Ben Blushit, kryeredaktorit të asaj kohe në prezencën time.
Beni u gjend në korridor dhe qeshi pastaj me sinqeritet.
-Beno-o-o, pse të mos e hapim gazetën? - provokoi me humor Arbani.
Beni nuk tha asnjë fjalë. I hodhi një sy e pastaj heshti për një moment. Vuri buzën në gaz.
- Interesant- tha pastaj.
Në fund të korridorit Nikolla u drejtua për tek zyra e tij. Ndërsa rrotullonte çelësin në derë i tha Beni në se " ishtë i lirë " që do të thoshte se e priste.
Ben Blushi u largua duke qeshur sërrish. Unë pashë nga pas që ai luante kokën herë pas herë nën ndjënjen e humorit që i krijoi ai mendim e propozim i " çuditshëm " i kolegut. Humbi në zyrën e Nikollës.
Vërtetë, të nesërmen " Koha Jonë " doli me këtë titull që natyrisht zinte një pjesë të mirë të faqes së parë. Poshtë okelios një shënim me gërma të vogla që njoftonte se shkrimi ishte në faqen 27 tregonte për një lexues të vëmëndshëm se ai titull e ai shkrim nuk kishte të bënte me Salën.
Sidoqoftë, ngjarja ishte e vërtetë e nuk mund që t'i levizje qoftë edhe një presje.Kishte ndodhur me Berishën, këngëtarin beratas, në ditët e atij festivalit.
Petrit Berishën e njoha që ditën e parë të mbritjes së grupit. Madje pimë edhe një kafe tek " Bar Artisti " nën shoqërinë e Kastriot Malos, kolegut tim të Beratit. Një mbrëmje më vonë beratasit u ngjitën në skenë. Petriti u duk i lodhur. Këtë konstatim i a thashë edhe Kaçit e ai heshti.
-Ka ndodhur diçka. Eshtë serioze, vërtetë. Petriti vetëm një orë më parë ka mbritur në Elbasan. Nuk e di se si e ku iku që në mëngjez. Ne flemë bashkë edhe në një dhomë. I thashë që të më priste në hollin e hotelit. Pas dhjete minutash nuk e gjeta aty. Jemi shqetesuar që të gjithë. Lajmëruam edhe policinë.
Pas shfaqies u ulëm mbrenda ambienteve të të njejtit klub që ishte në katin e parë të godinës së teatrit të qytetit. Erdhi edhe Petritit. I heshtur. Pas tij edhe drejtuesi i trupës. Me sa dukej, ishte në merak. Këngëtari i tha që të ikte i qetë në hotel me trupën pasi ne do te pinim diçka. Ai do të vinte me Kastriotin, më vonë
- Kemi edhe këtë gazetarin e Elbasanit këtu. Ska për të ndodhur gjeë.- tha për të qetësuar njeriun që i kishte sjellë që nga Berati.
Ndërkohë në skenë ishte ngjitur një tjetër grup për të vazhduar konkurimin. Në një moment dëgjuam duartrokitjet. Klubi po boshatisej. Ata të paktë kliente që ishin pranë nesh nxituan që të ndiqnin programin e rradhës.
- Nuk do ta mendoja kurrë që do të isha vërtetë " peng " i kallashëve dhe të bëja atë që më pëlqen në të gjithë qënien time siç është kënga në kondita të tilla si ajo e sotmia.- tha njeriu që është dashuruar pazgjidhshmërisht me këngën beratase e atë të Shqipërisë së Mesme.
Petriti heshti në një çast e pastaj sytë i uli mbi syprinën e tavolinës.
-Më kishin kërkuar mbrëmë në shtëpi. Kishin thënë se kishin një sebep në Kavajë. Punë synetlleku. Kavajsit mo-o-o si kavajsit. Kur është fjala për të tilla ngjarje derdhin e hedhin gjithëçkah. Kohë e keqe tani për këto lloj qejfesh, por ata e dinë. E kishin marrë një vendim. Mbase të shpejtë edhe pse në një kohë të tillë. Punë e tyre...
Sidoqoftë, rrjedha e ngjarjeve pastaj kishte nisur ne Elbasan. Po atë mëngjez. Kavajasit kishin edhe adresë të saktë. Ishin shfaqur përpara turizmit dhe njeriu i parë që takuan në holl i çoi drejt e tek Petrit Berisha. Nuk e kishte pirë as edhe kafen e porositur në pritje të shokut të dhomës së tij. Ndoshta egzistenca e armëve në ato ambjente por edhe një fare presioni e detyrimi e kishte bërë që të nisej drejt sebepit, pasi mori një lloj garancie " se do të rrikthehej afër mbrëmjes për të kapur koncertin e beratasve. Ishte kengëtari kryesor i grupit të qytetit të njëmbinjë dritareve. Në Kavaje i prisnin për drekë pasi vetëm në atë kohë mund që të mblidheshin edhe njerëz për një gëzim të tillë. Darkës nuk i a kishte ngenë asnjë. Nuk ishte burrëri të organizoje një gëzim të tillë në mes të sheshit kur të tjerëve po " u digjej mjekra "
Në të dalë të Rrogozhinës " pengmarrësit " e kishin bërë një pushim pranë një klubi buzë udhë. Petriti tregon se dy të rrinj në një cep të lokalit me dyer të hekurta luanin bilardo. Në vend të stekave kishin nga një kallashnikov. Çoku e gurët shpesh herë dilnin në dysheme duke u përplasur me zhurmë. Shoqëruesit i thanë se kjo ishte një punë kalamajsh që kishin zgjedhur për t'u argëtuar në këtë mënyrë.
Përpara orës 11 të drekës ishin gjendur drejt e në shtëpi. Orkestra ishte gati. Kishte qenë një prej nuseve të shtëpisë që kishte propozuar për Petrit Berishën si këngetar. Edhe ajo ishte nga Berati. Kavajasit nuk i a kishin prishur asaj. Ishin gjendur në këmbë që të gjithë për të dhe e kishin gjendur, ndonëse ishte kohë e vështirë.
Njeriu që kishim përpara në tavolinë kishte ligjëruar në këngë për më shumë se katër orë. Natyrisht që të gjithë ishin entuziasmuar jo vetëm nga zëri i tij melodioz e i shtruar por edhe nga repertori me këngë nga të gjitha trevat. Kavajasit ja dinë " lezetin e qejfin " këngës. Nuk bëhet fjalë për shpërblimin në të holla. Pastaj si të fjalës, që janë e kishin sjellë "zogun këngëtar " drejt e në Elbasan. Pasi e kishin puthur në faqe e në ballë, ishin ndarë si miq të mirë e të rrallë...
Kjo, me sa duket, për Petrit Berishën, kishte qenë njëra anë e medaljes. Ana tjetër do te ishte, se duke kënduar " për qejf të kallashnikovëve ", kishte humbur rastin që të matej me të mëdhenjtë e këngës, pikërisht aty në Elbasan. Ky kishte qenë edhe piksynimi i tij për këtë aktivitet ", në kohë lufte".
Në garë tashmë ishin të tjerët...
Ky do të ishte edhe titulli që shkruhej me gërma të mëdha e të zeza në krye të faqes së parë të "Koha Jonë" e që sipas shënimit vazhdonte në faqen 27 të kësaj gazete.
Pa dyshim që nuk bëhej fjalë për presidentin e asaj kohe Sali Berisha. Ai sapo kishte firmosur për " qeverinë e pajtimit kombëtar ".
Arban Hasani tentoi ta printoje që atë mbasdite faqen e tij të kulturës për ti a dhënë aty për aty Ben Blushit, kryeredaktorit të asaj kohe në prezencën time.
Beni u gjend në korridor dhe qeshi pastaj me sinqeritet.
-Beno-o-o, pse të mos e hapim gazetën? - provokoi me humor Arbani.
Beni nuk tha asnjë fjalë. I hodhi një sy e pastaj heshti për një moment. Vuri buzën në gaz.
- Interesant- tha pastaj.
Në fund të korridorit Nikolla u drejtua për tek zyra e tij. Ndërsa rrotullonte çelësin në derë i tha Beni në se " ishtë i lirë " që do të thoshte se e priste.
Ben Blushi u largua duke qeshur sërrish. Unë pashë nga pas që ai luante kokën herë pas herë nën ndjënjen e humorit që i krijoi ai mendim e propozim i " çuditshëm " i kolegut. Humbi në zyrën e Nikollës.
Vërtetë, të nesërmen " Koha Jonë " doli me këtë titull që natyrisht zinte një pjesë të mirë të faqes së parë. Poshtë okelios një shënim me gërma të vogla që njoftonte se shkrimi ishte në faqen 27 tregonte për një lexues të vëmëndshëm se ai titull e ai shkrim nuk kishte të bënte me Salën.
Sidoqoftë, ngjarja ishte e vërtetë e nuk mund që t'i levizje qoftë edhe një presje.Kishte ndodhur me Berishën, këngëtarin beratas, në ditët e atij festivalit.
Petrit Berishën e njoha që ditën e parë të mbritjes së grupit. Madje pimë edhe një kafe tek " Bar Artisti " nën shoqërinë e Kastriot Malos, kolegut tim të Beratit. Një mbrëmje më vonë beratasit u ngjitën në skenë. Petriti u duk i lodhur. Këtë konstatim i a thashë edhe Kaçit e ai heshti.
-Ka ndodhur diçka. Eshtë serioze, vërtetë. Petriti vetëm një orë më parë ka mbritur në Elbasan. Nuk e di se si e ku iku që në mëngjez. Ne flemë bashkë edhe në një dhomë. I thashë që të më priste në hollin e hotelit. Pas dhjete minutash nuk e gjeta aty. Jemi shqetesuar që të gjithë. Lajmëruam edhe policinë.
Pas shfaqies u ulëm mbrenda ambienteve të të njejtit klub që ishte në katin e parë të godinës së teatrit të qytetit. Erdhi edhe Petritit. I heshtur. Pas tij edhe drejtuesi i trupës. Me sa dukej, ishte në merak. Këngëtari i tha që të ikte i qetë në hotel me trupën pasi ne do te pinim diçka. Ai do të vinte me Kastriotin, më vonë
- Kemi edhe këtë gazetarin e Elbasanit këtu. Ska për të ndodhur gjeë.- tha për të qetësuar njeriun që i kishte sjellë që nga Berati.
Ndërkohë në skenë ishte ngjitur një tjetër grup për të vazhduar konkurimin. Në një moment dëgjuam duartrokitjet. Klubi po boshatisej. Ata të paktë kliente që ishin pranë nesh nxituan që të ndiqnin programin e rradhës.
- Nuk do ta mendoja kurrë që do të isha vërtetë " peng " i kallashëve dhe të bëja atë që më pëlqen në të gjithë qënien time siç është kënga në kondita të tilla si ajo e sotmia.- tha njeriu që është dashuruar pazgjidhshmërisht me këngën beratase e atë të Shqipërisë së Mesme.
Petriti heshti në një çast e pastaj sytë i uli mbi syprinën e tavolinës.
-Më kishin kërkuar mbrëmë në shtëpi. Kishin thënë se kishin një sebep në Kavajë. Punë synetlleku. Kavajsit mo-o-o si kavajsit. Kur është fjala për të tilla ngjarje derdhin e hedhin gjithëçkah. Kohë e keqe tani për këto lloj qejfesh, por ata e dinë. E kishin marrë një vendim. Mbase të shpejtë edhe pse në një kohë të tillë. Punë e tyre...
Sidoqoftë, rrjedha e ngjarjeve pastaj kishte nisur ne Elbasan. Po atë mëngjez. Kavajasit kishin edhe adresë të saktë. Ishin shfaqur përpara turizmit dhe njeriu i parë që takuan në holl i çoi drejt e tek Petrit Berisha. Nuk e kishte pirë as edhe kafen e porositur në pritje të shokut të dhomës së tij. Ndoshta egzistenca e armëve në ato ambjente por edhe një fare presioni e detyrimi e kishte bërë që të nisej drejt sebepit, pasi mori një lloj garancie " se do të rrikthehej afër mbrëmjes për të kapur koncertin e beratasve. Ishte kengëtari kryesor i grupit të qytetit të njëmbinjë dritareve. Në Kavaje i prisnin për drekë pasi vetëm në atë kohë mund që të mblidheshin edhe njerëz për një gëzim të tillë. Darkës nuk i a kishte ngenë asnjë. Nuk ishte burrëri të organizoje një gëzim të tillë në mes të sheshit kur të tjerëve po " u digjej mjekra "
Në të dalë të Rrogozhinës " pengmarrësit " e kishin bërë një pushim pranë një klubi buzë udhë. Petriti tregon se dy të rrinj në një cep të lokalit me dyer të hekurta luanin bilardo. Në vend të stekave kishin nga një kallashnikov. Çoku e gurët shpesh herë dilnin në dysheme duke u përplasur me zhurmë. Shoqëruesit i thanë se kjo ishte një punë kalamajsh që kishin zgjedhur për t'u argëtuar në këtë mënyrë.
Përpara orës 11 të drekës ishin gjendur drejt e në shtëpi. Orkestra ishte gati. Kishte qenë një prej nuseve të shtëpisë që kishte propozuar për Petrit Berishën si këngetar. Edhe ajo ishte nga Berati. Kavajasit nuk i a kishin prishur asaj. Ishin gjendur në këmbë që të gjithë për të dhe e kishin gjendur, ndonëse ishte kohë e vështirë.
Njeriu që kishim përpara në tavolinë kishte ligjëruar në këngë për më shumë se katër orë. Natyrisht që të gjithë ishin entuziasmuar jo vetëm nga zëri i tij melodioz e i shtruar por edhe nga repertori me këngë nga të gjitha trevat. Kavajasit ja dinë " lezetin e qejfin " këngës. Nuk bëhet fjalë për shpërblimin në të holla. Pastaj si të fjalës, që janë e kishin sjellë "zogun këngëtar " drejt e në Elbasan. Pasi e kishin puthur në faqe e në ballë, ishin ndarë si miq të mirë e të rrallë...
Kjo, me sa duket, për Petrit Berishën, kishte qenë njëra anë e medaljes. Ana tjetër do te ishte, se duke kënduar " për qejf të kallashnikovëve ", kishte humbur rastin që të matej me të mëdhenjtë e këngës, pikërisht aty në Elbasan. Ky kishte qenë edhe piksynimi i tij për këtë aktivitet ", në kohë lufte".
Në garë tashmë ishin të tjerët...
Subscribe to:
Posts (Atom)