Saturday, 15 October 2011

” Dashuri në kohë kolere “

Fund vere 99


Ishte kthyer normaliteti. Te pakten kjo dukej ne rruge, por edhe brenda familjes ku gelonte jeta me te gjithe grimasen e saj. Institucionet po ashtu. Politika ne Tirane dukej se kishte sheshuar zenkat dhe merite e vjetra qe nga fillimi i protestave te firmave piramidale. Deputet e te sapo ardhurve ne pushtet, qarkullonin me makina duke i rene pash me pash gjithe prefektures tek ne.Te kenaqur e te hareshem sikur ti kishin bere qe te gjitha detyrat e shtepise. Here here i shihje ne zyrat e Prefektures ne katin e trete ne pritje te hallexhinjve, por ne shumicen e rasteve do ti gjeje neper klubet e baret perreth Bashkise se qytetit e atij te Keshillit te Qarkut.
Pas kafes fillonte menjehere dreka. Disa syresh shkonin me larg, per te mos rene ne sy, se ata qe vinin aty rrotull, nuk u a nxinte xhepi te perlyheshin e te tymoseshin ne salla ku vinte era vetem paçe, biftek e paidhaqe. Me perjashtim te se Henes dhe se Enjtes ku ne Tirane kishte parlament ditet e tjera, njerezit qe kishin marre votat, hypnin dhe zbrisnin neper veturat e shtetit te kollarisur dhe te fshehur nen kostume qe ne shumicen e rasteve i tregonin me te ngrefur se sa ishin, me te ditur, e me zyrtare.
Isha kthyer ate mbasdite nga dumreja. Kishte qene nje sherbim i lodhshem dhe intersant. Per disa ore isha ndodhur ne kampin e riedukimit ne Kosove, nje zone ne kufij me Lushnjen. Ishte organizuar ditelindja e nje te burgosuri, i denuar disa vite me pare ne shtetin fqinj. Se bashku me nje kameraman te televizionit lokal « etv » kishim pergatitur edhe nje reportazh televiziv nga aktiviteti ku ne qender ishin disa dyzina te pervuajturish ne ate burg. E para here qe nje objektiv fokusonte gjithçkah ne ambjente edukimi. Te veshur e te kollarisur njerezit e krimit rrezatuan kolektivitet dhe dashuri prej shoku, kete here jashte sallave te fjetjes, ne nje godine te veçante ne qender te kampit. Ndersa ishim ende nen emocionet e atij takimi, kthyem ne nje prej barreve prane prefektures, per nje kafe. Zgjodhem nje ambjent te qete. Shoferi qe na shoqeronte me thote se nje prej punonjesve te lokalit i kishte thene se isha kerkuar prej disa oresh nga deputeti, H.
Ky nuk vonoi. U shfaq ne dere i shperfytyruar. Se bashku me nje punonjes bashkie qe ishte i opozites, zuri vend ne tavolinen prane nesh. Na pershendeten dhe ne nje moment u treguan shperfilles ndaj nesh. Shoferi me pa drejt e ne sy. Mbase nuk i zinte bese edhe vete porosise se punonjesit te lokalit nje çast me pare. Mbaruam shpejt dhe u beme gati te ngrihemi. Deputeti qe e ndjeu kete gje u kthye nga ne.
- Te kam kerkuar. Jam nisur qe ne dreke nga Tirana per te takuar ty. Kishe bere nje shkrim sot?. E lexova dhe jam irrituar, pasi nuk e prisja nga ty. E konsultova edhe me Gj. Dhe ai e hodhi poshte kategorisht ate qe ti ke katranosur aty.Nuk eshte e vertete qe ai te kete akuzuar direkt mua per trafik prostitucioni. Mos kujto se do ta le me kaq. Ti nuk me njeh mire mua…
Te tjeret kishin qendruar ne vend, te ngrire e te heshtur, ashtu si ne nje shirrit filmi te bllokuar ne ingranazhet e aparatit projektues. Edhe koha gjithashtu. Edhe rezet e pakta te diellit ne perendim qe vinin nga pertej perdeve te tylit disa hapa larg prej nesh. Pemet me gjethet e zverdhura qe feshferinin nga nje ere e lehte Kraste pertej vitrinave te medha te lokalit, dukeshin si rojtare ne heshtje perpara eprorit, ne pritje per te marre nje urdher te ri.
Deputeti ishte ngritur tashme ne kembe. Rregulloi jaken e kemishes duke kerkuar qe ta dystonte ate, dhe beri dy hapa perpara drejt nesh. Nuk e di se pse fytyra e tij mu duk ne ate çast si e nje te ikuri nga kjo bote ku mbizoteronin tone te verdha. Ndofta perendimi i diellit qe thyhej pas perdeve te trasha kafe e qe vinte mes nesh i therrmuar dhe i transformuar me nje tis meiti mu duk se e kishte perçudnuar politikanin qe kisha perpara. Kamaramani mendoi se mund qe te konfrontoheshim ashtu e doli perpara
- Ben mire qe te shkosh ne vend. Nuk eshte as serioze per ty, qe te besh presion keshtu.
Tjetri ndali. Ktheu koken per nje çast nga shoku i tij i tavolines e pastaj tha ;
- Nuk mund qe te me armiqsosh dot me mikun tim. Para dy javesh ishim bashke ne Londer e ne nje dhome hoteli. Ai kurrsesi nuk mund qe te thote fjale te tilla per mua. Keto jane vetem sajesa qe beni ju. Por siç te thashe, nuk do ta le me kaq...
I hodha nje veshtrim shokut te deputetit qe rinte i heshtur ne tavoline, dhe ai menjehere uli koken poshte. Nje dite me pare e kisha pare ne sallen e mbledhjes se partise se tij ne opozite kur i deleguari nga kryeqyteti, ish minister kishte leshuar, « bomben ». Deputetet e Elbasanit merren me trafik prostitucioni. I keni pare makinat e tyre qe kane xhame te erreta ? Aty fshehin gjitheçkah. Akuzoj deputetet….
Miku i tij qe ishte perballe meje dhe qe kishte kaluar kavalishencen ne kryeqytetin anglez, ishte nje prej tyre. Natyrisht, kjo ishte nje deklarate per « te vrare friken » tek militantet e partise se tyre te cilet pas ngjarjeve te 97 tes dukeshin krejtesisht te dekurajuar e apatik. U duhej ngritur morali dhe u duhej vrare druajtja. Thjesht, per konsum te brendshem, nga ato qe leshojne « pa dogane » deputetet e politikanet tane pan je kulture te mirfillte demokratike.
E kisha inçizuar ne diktofonin tim fjalen e opozitarit, madje edhe nje televizion lokal i afert me opoziten e asaj kohe e kishte rregjistruar dhe transmetuar ne lajmet e mbremjes, por qe me pas e kishte fshire frazen-akuze kur i akuzuari kishte ardhur si furtune ne mesdite ne studjon e tij. Se bashku me mua kete aktivitet e kishin percjelle edhe tre gazeta te tjera. Tek ajo qe ishte ne krah te opozites qendronte edhe fraza qe e kishte bere mosbesues deputetin H.
- - Edhe koorespodenti i saj do te mbaj te njejten pergjegjesi. Bile per te ne keto momente ne redaksi po merren masa te rrepta. Ma garantoi vete miku im Gj. Qe te dy keni ndaj meje mllefe. Ky eshte nje lajm i sajuar. U thashe, qe nuk mund te me prishni me mikun tim dhe se ai nuk mund qe te shpife keshtu per mua. Per ndonje tjeter ndoshta po…
- Nxorra diktofonin dhe i a zgjata. Ai e pa sikur te ishte nje mjet shperthyes. Heshti pa e ditur se ç’mund te bente ne ato çaste. Levizi duart ne nje menyre te pakuptimte e pastaj ktheu veshtrimin nga dritarja ku rrezet e diellit vinin tashme te dobta deri tek ne. E ktheva shiritin pas dhe pastaj leshova zerin me volum. Ai u duk i plote ne ate salle te zbrazet, me nje tingull qe jehonte. Te tjeret kishin qendruar ne vende. Madje edhe bufetieri dhe kamarieri, pertej tek banaku dukeshin si statuja pa fryme e te pajeta.
- Po mire o deputeti yne. Ju hyp e zdryp neper karrike, e me njeri tjetrin e rregulloni sapo tu piqen interesat, po me ne ç’patet ? Na bete mish mash. U vrame dhe u preme kot na se koti, me njeri tjetrin. Si na e futet ? Na çuat ne mesjete….o bastarde – tha shoferi qe na kishte sjelle nga Dumreja.
-

No comments:

Post a Comment