Nga libri me rrëfenja per fëmijë " Zemërtrimi"
Historia nuk e përmend. As në ndonjë tekst nuk është shkruar asgjë për djalin, që ngriu i vetëm në shkëmb. Historia nuk e përmend. As në ndonjë tekst nuk është shkruar për djalin, që ngriu i vetëm në shkëmb.
Përballë ishte deti dhe në fund horizonti, që puthej me të, aty ku shkrihej bluja. Tek - tuk kalonte ndonjë anije, por ato ishin moskokëçarëse se çfarë ndodhte këtej.
Një muaj më parë, një fotograf, djalë i ri dhe i pasionuar, e kishte futur në celuloid. Në të parë dukej si një pjesë e shkëmbit përballë, por kur e ekspozoi, dallohej qartë gjithë konstrukti. Ishte një fëmijë fshati. Me trup, sy dhe një armë, e krijuar nga ato që përdoreshin këtu e njëmijë e pesëqind vjet më parë. Mbase më shumë. Kësaj nuk i dihet. Por nuk ka as edhe ndonjë dëshmi, që të na e mbushë mendjen top e të hedhë dritë për atë ngjarje. Mirëpo, fotoja zgjoi interes në studion e një televizioni.
Tre ditë më pas erdhi tek shkëmbi një historian. E kundroi një copë herë, pa thënë një gjysmë fjale. Ndenji aty gati një ditë. E fotografoi sërish dhe e filmoi në të gjithë këndet, nga ku shihej e dallohej më mirë. Pastaj e vizatoi. E shoqëroi vetëm Mihal Pali i Përroit. Ai që thur vargje e bën bejte, nga ato që të thumbojnë si me spec. Thonë që është i këmbyer, Mihali, por unë nuk e kam këtë mendim . E di që është i pasionuar pas historive të fshatit tonë dhe zemra i këndon si një zog këngëtar.
Kur iku historiani, në fshat u tha: ’’ Ajo pjesë e atij shkëmbi është figura e një roje, që kontrollonte detin. Mund që të ishte edhe nga fshati ynë : ai vigjëlonte për armikun, që do të vinte nga deti. Po nuk dihej se kur dhe se kush ish. Për ne, që jetojmë në breg të detit, gjithmonë, andej na kanë ardhur armiqtë. Na kanë plaçkitur, djegur. Na kanë vrarë’’. Mirëpo, hajde që ta besoje këtë. Një copë shkëmbi, që ishte si një figurë djaloshi, të kishte qenë vërtetë njeri, aq më tepër luftëtar në roje të lirisë, në roje të të tjerëve ? Dhe kjo na paska ndodhur tremijë e ca vjet të shkuara. Atëherë, kur ishim ilirë, kur bëhej lufta e Trojës. Nuk kishim dëgjuar as edhe një legjendë e histori. Madje, as ndonjë rrëfenjë. Edhe pse i riu mund që të ishte një trojan i vërtetë, që pas shkatërrimit e dredhisë greke, me anë të atij kali gjigand prej druri, i kishin prishur që të gjitha. I kishin vënë në flakë. Ku i dihej? Edhe ne vetë mund që të jemi pjesë e atyre trojanëve, që nuk ishin gjë tjetër, veçse pjesëtar të një familje në të tërë Ballkanin, pellazgë. Kjo roje, mbase priste zjarrvënësit. Dhe ata, veçse nga deti mund që të vinin
Shumë thoshin në fshat, se këto nuk ishin gjë tjetër, veçse brokçulla, që i kishte përhapur vet Mihal Pali i Përroit në formën e bejteve.
Po, pse duhej që t’u besonim bejteve ? Punë e ngatërruar dukej kjo. Pastaj, fshati u nda në dysh. Ca thoshin se historia është e vërtetë, ca e merrnin si përrallë. Nga ato që vënë të vegjlit në gjumë. I nanurit e i ëmbëlson, që të rriten sa më parë.
Por djaloshi ngriu, në roje të lirisë. Kjo dukej tani nga ai copë shkëmb, që ishte fiksuar në celuloid, për të gjithë ata, që e panë dhe e ndoqën nga ekrani i televizionit, por edhe nga fotot që zunë faqe të tëra gazetash e revistash.
Fshati kuptoi që dikush i kishte ruajtur në shekuj.
France-Bordo, Mars 2008
Monday, 31 October 2011
Friday, 28 October 2011
Andromaka
Nga libri "Zemërtrimi"
Njeriu që e kishte thirrur Andromakën, për të dalë jashtë pallatit të prijësit të Butrintit, ishte një kopshtar vendas. U ishin vjedhur rojeve, sapo kishte rënë nata mbi qytezë, e pas një ullishte aty pranë, zbritën në një korije me pemë të shumta. Përtej, deti lëpinte bregun e gjiri kishte marrë një shkëlqim të farfurinjtë, nga një hënë e madhe dhe e plotë. Poshtë kurorës së pemëve, një grusht njerëzish po priste aty, prej kushedi sa kohe, të vinte e të takonte ish gruan e Hektorit, trojanit që u ndesh ballëpërballë me Akilin përpara mureve të Trojës. Ishin të ikurit e të shpëtuarit në atë natë nga mizoritë e grekëve, ku u dogj e gjithë Troja. Një kalë i drunjtë si dhuratë, kishte qenë vdekja vetë...
Por rruga kishte qenë e gjatë, tepër e gjatë dhe trojanëve u ishte dashur që të shkelnin vise e popuj nga gjithë Ballkani i vogël. Të kujdesshëm ndaj grekëve, ata ishin shfaqur në brigjet përballë Jonit. Donin që ta kapërcenin atë. Poshtë, në këmbë të maleve të Vetëtimës, i prisnin disa varka. Ua kishin premtuar disa njerëz të mirë nga ai vend. Ishte shpresa...
Kopshtari e çoi gruan, që doli nga qyteti, poshtë kurorës së një peme të madhe, e cila mbulonte me hije natën e spërkatur me pluhur hëne, sa mund që të fshihje aty tridhjetë burra. Asnjë nuk e njohu në atë gjysmë errësirë nate, edhe pse që të gjithë ishin bashkëqytetarë të saj. Ishte e mbështjellë me një shall, që i a qarkonte krejt kokën e flokët e saj. Mbante një mantel të hedhur krahëve, që zor se mund t’ia dalloje ngjyrën e purpurt e të ndezur. Qëndruan para një luftëtari. Ishte ky që u doli përpara, sapo hijet e të dy të porsaardhurve, u shfaqën në lëndinën e vogël mes pemëve.
- Enea ! – thirri gruaja me mantel e iu hodh tjetrit në krah.-E pabesueshme ! Të dija të vdekur, me të shumtit, pas asaj nate gjakatare, që na erdhi krejt pa pritur. Edhe sot, ende nuk e di se si na erdhën grekët dhe u ndodhën brenda mureve të qytetit. Ç’mizori e paparë...! Po sa më gëzove që je gjallë dhe që të kam këtu, përpara syve, si një kushëri i Hektorit tim, si një vëlla. Eh!...
Andromaka u mbyt në lot. Dridhej e tëra në gjoksin e luftëtarit trojan. Tjetri i vuri duart e tij ngadalë në supet e gruas që dridheshin e tha me një zë plot dhimbje:
- Atë natë, Andromakë, ishte pabesia brenda dhuratës që na dhanë. Pas dhjetë vjet qëndrese na prishën, na dogjën të gjallë, si shenjë hakmarrje për luftën, që nuk e fituan kurrë. Pak kemi shpëtuar. Një grusht njerëzish, që endemi rrugëve, për të ikur sa më larg nga vendi ku u krye krimi, me shpresën në zemrat e copëtuara e të plagosura. Por u besojmë njerëzve. Njerëzve, që nuk janë si ata, që për virtyt kanë pabesinë. Me ndihmën e tyre kemi ardhur nga lufta deri këtu. Flasim të njëjtën gjuhë, dhe traditat e zakonet i kemi po kështu. Do të na dërgojnë përtej këtij deti, në një tokë krejt të panjohur për ne. Duhet nisur nga e para.
Dy gra nga të grupit, që erdhën në atë çast, pas njerëzve që flisnin me zë të ulët, nën atë errësirë peme, klithën. U befasuan, ndërsa panë aty princeshën dhe zonjën e parë të pallatit trojan.
- Kjo është një mrekulli...! Të na shfaqesh kaq larg princeshë, këtu, pas shkatërrimit të krejt Trojës sonë, vetëm në ëndrra mund që të të ndodhë, – tha një prej tyre.
- As Kasandra, që parashikoi fundin e rënien e Trojës, kur i tha imzot Priamit, që të mos e pranonte atë kalë të drunjtë të futej brenda në qytet, nuk mund që ta parathoshte këtë takim.
Gruaja e dytë që foli, u duk se u përlot dhe fjalët e fundit i belbëzoi si në jerm. Andromaka u kthye nga ato, dhe menjëherë njohu gruan e një komandanti trupash, që bënin roje atë natë mbi kështjellë. Dhe tjetrën gjithashtu. Ishte gjellëbërësja e Helenës, princeshës, femra që i solli grekët poshtë mureve të Trojës, pasi Paridi e kishte marrë në Spartë, ku ishte mysafir disa net.
Ndërkohë rreth bashkëbiseduesve nën atë pemë, erdhën e u mblodhën edhe disa të tjerë, burra dhe gra që ishin zgjuar, nga grupi i trojanëve që udhëtonte nëpër hapësirat ballkanike, pas rënies së qytetit të tyre. Lot dhe gëzime. Dikush nga luftëtarët, që qëndronte në krah të Eneas, u tha ngadalë që të ulnin zërin, pasi ishin në rrugë dhe se mund që të zbuloheshin nga vetë grekët.
- Mund që të bëjnë atë që nuk e bënë dot atë natë tmerri, kur u shpëtuam e ikëm fluturim.
Por malli është diçka më shumë.
- Rrugës, duke kaluar në këto shtigje, një nga shoqëruesit tanë, njeriu që ke në krah e që të solli midis nesh, na tha se kishe mbërritur këtu në Buthrotos, pak kohë më parë – foli Enea, kur u duk se të gjithë pas kësaj u bënë më të kujdesur e të pafjalë. – Nuk e besuam në fillim. Por nuk kishim arsye që ta bënim këtë, ndaj këtyre njerëzve, që na kanë marrë në besë, për të na shpëtuar dhe dërguar në vise tepër të largëta. Tani jemi pranë, ashtu si në Trojën tonë. Luftëtari heshti pak dhe u duk sikur kërkonte që të zgjidhte tani fjalët për të thënë atë që e bluante në kokë, që nga çasti, kur mësoi për Adromakën, të cilën e dinte të vdekur e të shkrumbuar, në zjarrin që përfshiu gjithë pallatin e Priamit. – Eja me ne Andromakë, ku do të na çojë fati ! Do të jemi bashkë.
Gruaja me mantel të purpurt, tundi kokën lehtë në shenjë mohuese. Enea nuk ia pa sytë, madje asnjë nga tê pranishmit në atë gjysmë errësirë të natës me hënë. Ajo, në çast, ktheu kokën nga gjithë bashkëkombësit e vet, që ndjeheshin të lodhur dhe të drobitur nga ai udhëtim i gjatë, sikur kërkonte që të ngopej me atë vështrim për të fundit herë. Dalloi figura njerëzish, që i u përçudnuan mes lotëve që i rrodhën si ujët në krua.
- Im bir po fle tani, ja atje përtej në qytet dhe kërkon që të rritet sa më shpejt. Ndoshta për tu kthyer sërish në Trojë. Ku i dihet. Te dy jetojmë me këtë mendim dhe shpresojmë se do të vijë një ditë. Unë nuk mund që ta harroj Hektorin, që iku atë ditë në dyluftim me Akilin dhe u vra pasi e kishte mbrojtur trimërisht qytetin si një strateg i zoti, duke i sprapsur grekët me qindra herë. Pastaj, Ene, vëllezër dhe motra trojanë, dua që t’u jem mirënjohëse këtyre njerëzve, që më pritën e më ofruan bujarinë e miqësinë e sinqertë në këtë qytet, po aq të rëndësishëm sa Troja jonë, që nuk ekziston më. Do të rri në fatin tim. Por udhët tona nuk do të mund të ndahen më këtu. Ne do të jemi e do të mbesim Trojanë.
Gratë që ishin afër, e rrokën në qafë. Dhe luftëtarët që u ndodhën aty i prekën duart gruas së komandantit dhe heroit të tyre. Enea i vuri dorën në sup.
- Andromakë, unë e respektoj vendimin tënd. Të respektoj edhe ty. Më vjen mirê që je në dorë të njerëzve që kanë besë dhe që të morën e të ruajnë në emër të saj, – tha njeriu që ishte vënë në krye të turmës së të ikurve, por që pak e nga pak ishte kthyer tashmë në një formacion te vërtetë luftarak. Ata së bashku i kishin fituar trimërisht betejat gjatë rrugës për të ardhur deri në brigjet joniane.
U përlotën që të gjithë, veç atyre që pushonin përreth dhe që flinin poshtë pemëve, të lodhur e të sfilitur, pa mundur ta shihnin princeshën trojane, Andromakën, aty mes njerëzve të tyre.
Gruaja me mantel, një çast më vonë, doli nga hija e pemës gjetheshumë dhe u vu në udhë nën një hap të ngadaltë së bashku me shoqëruesin e saj. Ai e kishte sjellë këtë natë, që do të mbeste e paharruar për atë, në një takim të fundmë e të përmallshëm me njerëz të një gjaku me të, të cilët kishin ndarë vitet e një jete, atje në Trojën e largët, që nuk ekzistonte më...
Legjenda thotë pastaj se, trojanët me Enean, i cili kishte hyrë në qytet i maskuar një çast përpara se të takonte Andromakën, kishte ndalur i befasuar tek “Porta e Luanit”. Pastaj, morën barkat e kaluan Adriatikun në një tokë tjetër, krejt të panjohur. Qëndruan përreth vendit, ku u ngrit më vonë Roma, dhe u bënë pjesë e atyre banorëve atje. Ndërsa princesha Andromakë, gruaja e kryeluftëtarit trojan, Hektorit, jetoi dhe u pleqërua ,duke i kaluar ditët e fundit të jetës së saj, në qytetin e lashtë të Butrintit të sotëm. Për të u shkruan edhe tragjedi nga shumë autorë të ndryshëm, të cilat u luajtën në skenat më prestigjioze të botës dhe luhen ende. Andromaka...
Francë-Bordo, Nëntor 2010

Friday, 21 October 2011
Në vend të mbylljes...
Shënime për një kohë të mbrapshtë
Shënime nga blloku i gazetarit
Në historinë dhe në jetën e çdo kombi ka gjithmonë një Trojë, madje edhe disa prej tyre, që përsëriten në hapsira e në kohë. Ka një kalë të drunjtë, natyrisht i dhuruar që futet brenda rrethinave, për të cilin gëzohet, ashtu si në epopenë homeriane. Pastaj...pastaj djegia, rrënimi e shkatërrimi fatal
Nuk e di në se e kemi kaluar më parë këtë lloj Troje, ose më saktë, në cilën distancë kohore, është shfaqur për herë të fundit tek ne. Sidoqoftë, ky lloj "fataliteti" vjen në jetën e një kombi, sa herë ky i fundit dremit. Futet në një gjëndje ekstaze. Thjesht, nuk është i kujdesshëm për veten e tij...Mbase...
Ajo që kaluam në 97 tën, e më pas, ishte vërtetë diçka e tillë. Nuk e di se sa jam i saktë për këtë, dhe se si do ta klasifikojnë më vonë historianët, duke mos u hyrë kështu në pjesë, por unë personalisht e kam përjetuar si të tillë.
Copëza kujtimesh gazetari të shkëputura nga ditari i atyre ditëve të vështira që kaluam.
Shekulli njëzet shpaloste ende fletët e fundit të tij në kalendar. Histori që më kanë emocionuar, por edhe ta ndjeja shumë herë veten keq. Kam përjetuar tmerrin përpara nje pistolete TT, ku një fjalë që do të thosha, mund që të më çonte në tjetër botë. Si shumë mjeranë që ikën aso kohe. Shpesh jam ndodhur në qendër të të fortëve, e që bënin ligjin në atë periudhë, ku nuk kishte shtet, për të marrë riskun, që për mua do të thoshte edhe jetën. Ndonjë kapriçio, qejfmetje apo ndonjë inat, mund që të të bënte shumë shpejt një viktimë në absurd. Kemi ecur të përgjuar si mbi një tokë të minuar...
Këto janë në thelb ato që përbëjnë tharmin e librit që do të kishit sot ndër duar.
Pas një fluturimi me avion të shoqërisë ajrore "Olimpik", që nisi një mbasdite mes Gushti të vitit 2001, në Rinasin tonë të dashur, duke kaluar fillimisht hapsirat helene, dhe pastaj, mespërmes Europës për në gjigandin" Sharl De Gol", të kryeqytetin fracez, nuk e kisha menduar asnjëherë, që do të bëhesha preh e grabitësve të shumtë që kontrollojnë gjithçkah, dhe survejojnë gjah të majmë. Kryesisht, nga ata të racës së milionerëve. Dhe pse nuk kam qen ndonjëherë i tillë, ja që, atë rast shërbeva si te thuash, si një karem i vërtetë. Ndonëse në çantë, nuk kam patur ndonjë vlerë monetare, më "fluturuan" tre dorëshkrime. Dy prej tyre romane të përfunduara si dhe një dorëshkrim me kujtime të periudhës 97...98...
Përvoja që kalova në historinë 7-8 vjeçare tek "Koha Jonë", ka qenë jo vetëm në planin personal nga më interesantët, por edhe sepse jetova e punova në një kolektiv tej profesional, e të përkushtuar pas gazetarisë së re post komuniste. Ishin vite kur shtypi i ri shqiptar kërkonte identitetin e tij, në një periudhë krejt tjetër.
Në atë kohë kam mbajtur ditar, ku kam shkruajtur me detaje gjithëçkah. Ditët kishin një intensitet të paimagjinueshëm, e nuk kishte kohë më për refleksione. Këto copëza, ku në thelb mbanin edhe mënyrën se si i përjetoja ato ngjarje, më dukeshin në rrafshin personal, si shumë intime për jetën time. Fletë pas flete, e ngjarje pas ngjarje, u grumbulluan në formën e një ditari, që gjithësesi mendoja se do të më fliste kurdoherë me një gjuhë krejt tjetër, sa here që unë do të kërkoja një kënd të qetë pas pune, për tu relaksuar.
Realisht janë shkëputur nga shënimet që kam mbajtur nxitimth në atë kohë. Nuk e kam menduar se do të shkruaja ndonjë libër, apo se mund që ti perdorja më vonë, si "për të rrahur gjoksin". Ka qenë një copëz jete në "cunamin", që përfshiu e na shkundi ndërgjegjen ne shqiptarëve në atë kohë. Na tronditi e na ...
Aty nga fillim viti 2000 vendosa që ti drejtohem edhe një herë këtyre shënimeve. Këtë herë për ti plotësuar, dhe natyrisht pasuruar, me analizën që i shihja tashmë nga një kënd tjetër. Por asnjëherë nuk kisha guxuar deri tek botimi, dhe publikimi ashtu siç bëri ta zemë Preçi e ndonjë tjetër, të cilët botuan edhe kujtime nga ajo periudhë.
Në fakt, kisha kuptuar se prania ime si gazetar, në një prej qendrave më të mëdha të "ciklonit" të krimit, që përfshiu atë zonë në atë periudhë ; edhe pse e rastësishme, më kishte dhënë kësisoj një material tepër interesant e të ngjeshur, që është i lakmueshëm nga çdo koleg, jo vetëm edhe nga ata që rrinin kafeneve të Tiranës.
Natyrisht, këtë dorëshkrim të pasuruar prej më shumë se njëqindepesëdhjet faqesh, tashmë e mora me vete.
E përjetova keq grabitjen në "Sharl De Gol" atë mëngjez mesgushti. Kisha kaluar natën së bashku me familjen nëpër stola, në pritje për të udhëtuar pastaj me tren drejt jugperëndimit francez, ku më kishin adresuar. Në një moment më kaploi gjumi aty në stol, ndonëse kisha vendosur këmbët mbi valixhet e shtrira poshtë. Pas asaj dremitje të lehtë kuptova se kishte ndodhur plaçkitja. Ime shoqe që nuk ishte në atë moment aty, këmbëngulte se vjedhësin e kishim ende përpara syve. Ai po na kontrollonte, dhe natyrisht ishte në pritje të një grabitje tjetër. Kishte mbaruar punë me çantën që më mori, dhe natyrisht duhej që ta kishte hedhur në ndonjë kazan plehrash aty rrotull, se bashku me disa kaseta filmike e diktofonin tim profesional. Gjthëçkah ishte në një gjuhë të huaj për të, dhe kësisoj nuk kishte asnjë vlerë, me përjashtim të diktofonit dhe një aparati fotografik, që ma kishin sjellë dy vite të shkuara një miku im cërrikas nga Danimarka. Mendonte se mund që të kishte ngatëruar çantën e duhur ...
Ka qenë një bisedë telefonike pesë vite më vonë, me një mikun tim shkrimtar A.B, që më bëri të "rreflektoj". Në romanin e tij për fëmijë të asaj periudhe, një histori e shkruar nga unë ishte vënë në qendër të librit. Vërtetë që më solli shumë kujtime, por edhe më bëri pas bisedës, që të mendoj "ndryshe"
Pas kësaj, kërkova që të më vinin shënimet e atyre kohëve, që pêrgjumeshin në një cep të dhomës sime atje në Elbasan. I u rriktheva serriozisht punës së kryer më parë. Këtë here ditari më shpalosi gjithëçkah. Si në një celuloid filmi të rriparë me qindra herë, më kaloi ajo periudhë me histori të mbrapshtë.
Sidoqoftë, gjithëçkah që do tu paraqes, janë kryesisht copëza të marrë nga fletët e atij materiali. Sigurisht kam përzgjedhur momente, edhe nga jehona e ngjarjeve që trajtoi shtypi i asaj kohe, në atë treve ku jetova edhe unë. Ndonëse si fakte, kanë mundur që të përfshihen në rubrika të kronikave të zeza të asaj kohe, unë jam përpjekur që të sjell pikërisht anën tjetër të medaljes. Si të thuash ; prapaskenën e shtypit. Të pathënat e atyre materialeve që përcollëm unë e miqtë e mij gazetarë, për ngjarje të mëdha të karakterit kombëtar.
Fillimisht kjo ka qenë edhe ideja për të hartuar këtë libër. Historia e antiplumbit tek gomari, djegia e "Koha Jonë", “kolera” në Gramsh, apo i tremburi i eklipsit, pazari i armëve të Gramshit e disa të tjera, ende edhe sot diskutohen në mjedise gazetarësh që kanë përjetuar atë periudhe. E përsëris, se rasti e solli që unë të isha në qendër të tyre. E ndjeva se duhej thënë e pathëna që e serviri shtypi.
Sidoqoftë, ky është krejtësisht një material i pabotuar dhe i pa publikuar më parë. Gjithëçkaje i kam qëndruar besnik, ngjarjeve dhe emrave. I kam shkruar me realizëm ashtu siç i kam konceptuar e përjetuar, veçse unë në planin personal. Natyrisht, pa marrë përsipër për të bërë analizën e ngjarjeve, dhe kohës që i polli ato. Kjo do të jetë një fushë e historianëve dhe analistëve, që gjithësesi nuk do të mbesë pa u ndriçuar.
Autori

Saturday, 15 October 2011
” Dashuri në kohë kolere “
Fund vere 99
Ishte kthyer normaliteti. Te pakten kjo dukej ne rruge, por edhe brenda familjes ku gelonte jeta me te gjithe grimasen e saj. Institucionet po ashtu. Politika ne Tirane dukej se kishte sheshuar zenkat dhe merite e vjetra qe nga fillimi i protestave te firmave piramidale. Deputet e te sapo ardhurve ne pushtet, qarkullonin me makina duke i rene pash me pash gjithe prefektures tek ne.Te kenaqur e te hareshem sikur ti kishin bere qe te gjitha detyrat e shtepise. Here here i shihje ne zyrat e Prefektures ne katin e trete ne pritje te hallexhinjve, por ne shumicen e rasteve do ti gjeje neper klubet e baret perreth Bashkise se qytetit e atij te Keshillit te Qarkut.
Pas kafes fillonte menjehere dreka. Disa syresh shkonin me larg, per te mos rene ne sy, se ata qe vinin aty rrotull, nuk u a nxinte xhepi te perlyheshin e te tymoseshin ne salla ku vinte era vetem paçe, biftek e paidhaqe. Me perjashtim te se Henes dhe se Enjtes ku ne Tirane kishte parlament ditet e tjera, njerezit qe kishin marre votat, hypnin dhe zbrisnin neper veturat e shtetit te kollarisur dhe te fshehur nen kostume qe ne shumicen e rasteve i tregonin me te ngrefur se sa ishin, me te ditur, e me zyrtare.
Isha kthyer ate mbasdite nga dumreja. Kishte qene nje sherbim i lodhshem dhe intersant. Per disa ore isha ndodhur ne kampin e riedukimit ne Kosove, nje zone ne kufij me Lushnjen. Ishte organizuar ditelindja e nje te burgosuri, i denuar disa vite me pare ne shtetin fqinj. Se bashku me nje kameraman te televizionit lokal « etv » kishim pergatitur edhe nje reportazh televiziv nga aktiviteti ku ne qender ishin disa dyzina te pervuajturish ne ate burg. E para here qe nje objektiv fokusonte gjithçkah ne ambjente edukimi. Te veshur e te kollarisur njerezit e krimit rrezatuan kolektivitet dhe dashuri prej shoku, kete here jashte sallave te fjetjes, ne nje godine te veçante ne qender te kampit. Ndersa ishim ende nen emocionet e atij takimi, kthyem ne nje prej barreve prane prefektures, per nje kafe. Zgjodhem nje ambjent te qete. Shoferi qe na shoqeronte me thote se nje prej punonjesve te lokalit i kishte thene se isha kerkuar prej disa oresh nga deputeti, H.
Ky nuk vonoi. U shfaq ne dere i shperfytyruar. Se bashku me nje punonjes bashkie qe ishte i opozites, zuri vend ne tavolinen prane nesh. Na pershendeten dhe ne nje moment u treguan shperfilles ndaj nesh. Shoferi me pa drejt e ne sy. Mbase nuk i zinte bese edhe vete porosise se punonjesit te lokalit nje çast me pare. Mbaruam shpejt dhe u beme gati te ngrihemi. Deputeti qe e ndjeu kete gje u kthye nga ne.
- Te kam kerkuar. Jam nisur qe ne dreke nga Tirana per te takuar ty. Kishe bere nje shkrim sot?. E lexova dhe jam irrituar, pasi nuk e prisja nga ty. E konsultova edhe me Gj. Dhe ai e hodhi poshte kategorisht ate qe ti ke katranosur aty.Nuk eshte e vertete qe ai te kete akuzuar direkt mua per trafik prostitucioni. Mos kujto se do ta le me kaq. Ti nuk me njeh mire mua…
Te tjeret kishin qendruar ne vend, te ngrire e te heshtur, ashtu si ne nje shirrit filmi te bllokuar ne ingranazhet e aparatit projektues. Edhe koha gjithashtu. Edhe rezet e pakta te diellit ne perendim qe vinin nga pertej perdeve te tylit disa hapa larg prej nesh. Pemet me gjethet e zverdhura qe feshferinin nga nje ere e lehte Kraste pertej vitrinave te medha te lokalit, dukeshin si rojtare ne heshtje perpara eprorit, ne pritje per te marre nje urdher te ri.
Deputeti ishte ngritur tashme ne kembe. Rregulloi jaken e kemishes duke kerkuar qe ta dystonte ate, dhe beri dy hapa perpara drejt nesh. Nuk e di se pse fytyra e tij mu duk ne ate çast si e nje te ikuri nga kjo bote ku mbizoteronin tone te verdha. Ndofta perendimi i diellit qe thyhej pas perdeve te trasha kafe e qe vinte mes nesh i therrmuar dhe i transformuar me nje tis meiti mu duk se e kishte perçudnuar politikanin qe kisha perpara. Kamaramani mendoi se mund qe te konfrontoheshim ashtu e doli perpara
- Ben mire qe te shkosh ne vend. Nuk eshte as serioze per ty, qe te besh presion keshtu.
Tjetri ndali. Ktheu koken per nje çast nga shoku i tij i tavolines e pastaj tha ;
- Nuk mund qe te me armiqsosh dot me mikun tim. Para dy javesh ishim bashke ne Londer e ne nje dhome hoteli. Ai kurrsesi nuk mund qe te thote fjale te tilla per mua. Keto jane vetem sajesa qe beni ju. Por siç te thashe, nuk do ta le me kaq...
I hodha nje veshtrim shokut te deputetit qe rinte i heshtur ne tavoline, dhe ai menjehere uli koken poshte. Nje dite me pare e kisha pare ne sallen e mbledhjes se partise se tij ne opozite kur i deleguari nga kryeqyteti, ish minister kishte leshuar, « bomben ». Deputetet e Elbasanit merren me trafik prostitucioni. I keni pare makinat e tyre qe kane xhame te erreta ? Aty fshehin gjitheçkah. Akuzoj deputetet….
Miku i tij qe ishte perballe meje dhe qe kishte kaluar kavalishencen ne kryeqytetin anglez, ishte nje prej tyre. Natyrisht, kjo ishte nje deklarate per « te vrare friken » tek militantet e partise se tyre te cilet pas ngjarjeve te 97 tes dukeshin krejtesisht te dekurajuar e apatik. U duhej ngritur morali dhe u duhej vrare druajtja. Thjesht, per konsum te brendshem, nga ato qe leshojne « pa dogane » deputetet e politikanet tane pan je kulture te mirfillte demokratike.
E kisha inçizuar ne diktofonin tim fjalen e opozitarit, madje edhe nje televizion lokal i afert me opoziten e asaj kohe e kishte rregjistruar dhe transmetuar ne lajmet e mbremjes, por qe me pas e kishte fshire frazen-akuze kur i akuzuari kishte ardhur si furtune ne mesdite ne studjon e tij. Se bashku me mua kete aktivitet e kishin percjelle edhe tre gazeta te tjera. Tek ajo qe ishte ne krah te opozites qendronte edhe fraza qe e kishte bere mosbesues deputetin H.
- - Edhe koorespodenti i saj do te mbaj te njejten pergjegjesi. Bile per te ne keto momente ne redaksi po merren masa te rrepta. Ma garantoi vete miku im Gj. Qe te dy keni ndaj meje mllefe. Ky eshte nje lajm i sajuar. U thashe, qe nuk mund te me prishni me mikun tim dhe se ai nuk mund qe te shpife keshtu per mua. Per ndonje tjeter ndoshta po…
- Nxorra diktofonin dhe i a zgjata. Ai e pa sikur te ishte nje mjet shperthyes. Heshti pa e ditur se ç’mund te bente ne ato çaste. Levizi duart ne nje menyre te pakuptimte e pastaj ktheu veshtrimin nga dritarja ku rrezet e diellit vinin tashme te dobta deri tek ne. E ktheva shiritin pas dhe pastaj leshova zerin me volum. Ai u duk i plote ne ate salle te zbrazet, me nje tingull qe jehonte. Te tjeret kishin qendruar ne vende. Madje edhe bufetieri dhe kamarieri, pertej tek banaku dukeshin si statuja pa fryme e te pajeta.
- Po mire o deputeti yne. Ju hyp e zdryp neper karrike, e me njeri tjetrin e rregulloni sapo tu piqen interesat, po me ne ç’patet ? Na bete mish mash. U vrame dhe u preme kot na se koti, me njeri tjetrin. Si na e futet ? Na çuat ne mesjete….o bastarde – tha shoferi qe na kishte sjelle nga Dumreja.
-

Wednesday, 12 October 2011
Eklipsi …
Verë 11 Gusht 99
Mentor Kikia qe ështe miku im e njekohesisht kryeredaktor tek "Koha Jone" ne ate periudhe, me kishte thene nje here ne redaksi se kerkonte nje reportazh nga Uzina e armeve te Gramshit. Natyrisht me problemet e saj pikerisht ne kete kohe ku arsenali i prodhuar aty ndodhej ne duart e popullates.
Rastin e gjeta pak dite me vone. Udhetova me makinen e nje shokut tim cerrikas qe ishte dhender aty. Mesdita na zuri ne Cekin, fshat 4 kilometra perpara se te hysh ne Gramsh.
Para nje porte te ndryshkur e nje rrethimi me tela e gjemba, nuk pritem shume. Roja, nje burre i shkurter dhe me kapelen e rrezuar mbi vetullen e djethte, gjithe djerse, nuk mund qe te bente leshim. Pas disa minutash u rrikthye ndersa ne prisnim nen diellin e nxehte te asaj vere duke vene nga nje gazete mbi koke. Per mua e kishte sjelle nje lloj leje. Deri tek zyra e administrates. Shoferi qe me shoqeronte, jo.
Cerrikasi qe nuk u deshperua me tha se aty afer kishte disa te njohur dhe "po kalonte nga ata deri sa une te mbarroja pune. Keshtu u be.
- E kemi mbyllur uzinen- me tha nje punonjes aty qe kishtebere edhe detyren e mjeshtrit. - Kjo ushqente qytetin. - Mjeshtri beri me koke ne drejtim te disa banesave te ulta e dy uxhakeve metalik qe dukeshin krejt te ndryshkur e te heshtur si vete vapa. - Afro peseqind familje merrnin rrogen ketu. Tani kemi vetem nje repart eksperimental qe nuk i kalon te 30 personat- tha ai ndersa shikonte nga dritarja gjysem e hapur nje oxhak tjeter me tulla te vjetra qe ngrihej pas çatise se nj godine perpara nesh.
- Kemi, prodhuar arme ketu e jo shaka. Tani po vrasim veten me to - tha nje zyrtar me floke te rena e syze krejt te bardha qe u gjet ne bisede ne ate dhome gjysem te zhveshur e dale boje.
Une shenova disa shifra ne bllok nga ato qe me solli zyrtari, ndersa e rregjistrova ne diktofon gjithe biseden. Vetem kaq. Nuk mund qe ti vizitoja ato ambjente. Sipas mjeshtrit nuk ishte fjala me per "sekret" por per te zbatuar disa "rregulla" qe kishin qene te shkruara qe me krijimin e saj. Shenova perseri edhe disa emra e adresa njerezish e ish specialistesh qe kishin qene krenaria e dikurshme e kesaj uzine per ti takuar disa çaste me vone ne qytet. Pastaj mjeshtri per "njerzillek" a ndoshta per te bere adetin e mikpritesit, me shoqeroi jashte uzines deri ne nje ambjent klubi fshati disa hapa ne krah te djathte te portes se ndryshkur .
Pasi hodhem nga nje gote pije freskuese te shoqeruar nga pas me nje kafe te forte, me duhej qe te takoja cerrikasin. Do te udhetonim per ne Gramsh.
Mjeshtri i uzines pyeti dy a tre fshatare aty per mysafirin e nje adoleshent, na tha se e kishte pare " larte nga tunelet". Mbi nje koder ne krahun e djathte te uzines se Cekinit, ushtria kishte hapur ne fundvitet 70 te kater tunele. Ato sherbenin per mbajtjen e kunderajroreve qe duhej te mbronin fabriken e armeve. Ne realitet ato ishin bunkere te medhenj me nje infrastrukture qe ishin te paisur me dhoma e ambjente te tjera strehimi. Tre prej tyre ishin te kyçura ende. Dukeshin te pa mirembajtura perreth.
Cerrikasi, na ktheu pergjigje me çunakun adoleshent, se "na priste tek tuneli". U ngrita. Nuk kisha se ç'te beja më. Shoferi ishte ulur ne nje tavoline tip ushtarake perpara bunkerit e qe ishte kthyer ne shtepi nen hijen e nje tende formuar me gjethe e dege pemesh. I zoti i shtepise qe i bente shoqeri cerrikasit, nje djale i ri qe nuk i kishte kaluar te 35 pranverat, kishte rreshtuar mbi tavoline disa suko, lengje frutash. Nezir e quanin. Mbiemrin nuk i a mesova dot ne ate moment. Kishin qene rrefugjate ne Greqi dy vite te shkuar se bashku me cerrikasin. Atje me sa dukej, ishin njohur e kishin zene edhe miqesine.
Na priti e na nderoi, ashtu siç bejne banoret e mrekullueshem te asaj treve. Njerez me zemer te hapur, te qeshur e te gatshem per te bere "therrorine" me te madhe, ashtu "siç e kerkon zakoni". Natyrisht per mikun. Gramshakwt janw njerwz qw e djegin pwr tw. Por ne nuk i a kishim ngene "drekes se forte" aty ne Çekin, ndonese Neziri na u lut e u sterlut me "aman" e me " me qafsh". Pune qe s'behej.
- Nxitojme - i thashe.
Tjetri tundi koken i pikelluar...
- Paske bere nje zgjidhje te mire.- hodha syte brenda ku leviznin ne sfondin gjysem te erret te bunkerit-shtepi, dy femije te vegjel pese a gjashte vjeçar.
- Eshte nje histori me vete kjo pune. E sheh ate ndertesen gjysem te rrezuar? Ka qene objekt i uzines. Aty kam jetuar perpara nje muaji. U rrezua e gjitha. Nje here thashe, qe ta rringrija e meremetoja pak per ta mbajtur ashtu ne kembe. Po pastaj ndrrova mendje. U futa ne kete bunker. Eshte vend i sigurte. Gjithe beton mo-o-o. Thone se ka mbritur edhe dita e qametit. Kemi eklipsin perpara.- Neziri, hoqi cigaren mendueshem dhe kaloi kemben e djathte mbi te majten. Psheretiu ne nje çast duke e hedhur veshtrimin pertej kodrave, mbi Devoll.
Vura buzen ne gaz pastaj qesha me naivitetin e ketij njeriu te mire e babaxhan. Kuptova se ne nje fare menyre ai ishte e kishte mbetur viktime edhe e ndonje thashethemi qe qarkullonte per fenomenin natyror qe pritej e qe natyrisht nuk do te ishte as edhe i permasave tragjike, veçse si nje dukuri kalimtare.
Neziri, si per tu justifikuar me tegoi se kishte qene punonjes i kesaj uzine. Fshatar nga nje zone e larget ne malesi qe kishte mundur te siguronte nje vend pune qe ndryshonte si "nata me diten" nga ajo e kooperatives. Para tre vjetesh ishte sistemuar me gruan e femijet aty ne ndertesen e braktisur. Po kishte qene e veshtire me pas per te, sepse u rrezikohej jeta e tyre...
...Nje histori me dhimbje njerezore...
Pasi u kthyem nga Gramshi ne mbremje vone, e ku tashme reportazhi per uzinen qe prodhonte dikur arme kishte marre forme, brenda vetes sime, vendosa per nje çast qe te mos e perfshija "bohemen" e Nezirit qe ishte rritur brenda mureve ku gatuhej vdekja e te tjereve. Me dukej sikur do ta rrendoja ate familje qe kishte mbetur kesisoj ne mes te "udhes se madhe". Dhe ashtu bera, disa ore, me vone.
Tre dite para fenomenit natyror u ndodha ne shkollen e mesme te Kodovjatit, rrindertuar nga xhenjeret e NATO-s gjate asaj vere. Nje kameraman gramshiot qe kishte punuar per shume vite me pare si koorespodent ne RTVSH, me tha ne intimitet.
- A e di qe nje familje ne fshatin Çekin ka hyre ne nje prej tuneleve te ushtrise?. Ka frike nga eklipsi. Eshte lajm per ty.
Ne çast u kujtova per Nezirin e familjen e tij. Kujtova mikpritjen e bujarine e gramshiotit. Historia qe e kishte trembur ate. Dhe qesha me veten.
Mbasditen e se nesermes ne shtepine time po ndiqia emisionin "Trupi dhe shendeti". Qe ne fillim doktor Flamur Topi i shqetesuar, zuri te tregoje per teleshikuesin. "Ndersa vija ne redaksi per te pergatitur kete emision, ndesha ne nje gazetë të perditeshme, qe eshte serioze per ne te gjithe, nje lajm per nje familje ne afersi te Gramshit, qe ishte strehuar ne nje bunker tunel nga frika e eklipsit..."
Historia e gramshiotit u lakua disa here edhe gjate dites se ketij fenomeni. Nje televizion privat ne Tirane transmetonte drejtpersedrejti pamjet e paperseritura te eklipsit diellor, qe konsiderohej si me i rendesishmi i shekullit. Profesori i nderuar Minai, qe ishte edhe ne studio i pranishem per te komentuar gjithe etapat e ketij eklipsi diellor nepermjet pamjeve ne ekran, qe kishin filluar qe nga Melburni i Australise, i drejtohej here pas here pikerisht ndodhise me gramshiotin. Pra, disa ore me pare se ky fenomen do te shfaqej i pjesshem edhe ne Shqiperi.
Ne fakt nje eklips i tille u duk se solli ne nje menyre alegorike edhe nje faqe krejt te re te atyre diteve. Mbase, mbylli ciklin e nje kohe, qe kishte nisur te numeronte ditet mbrapsht ne jeten e nje vendi, i cili ishte zhytur ne nje kaos te plote. Egzaktesisht u duk se na ndau vertete.
Kishte filluar qe te funksiononte shteti.
...Ndodh ne jeten e nje kombi edhe keshtu.

Monday, 10 October 2011
Si e pritem Majkell Dugllasin ne Gramsh
Tetor 98
Sezoni i vapës në atë verë të 98-tës, dukej se kishte harruar, që të pushonte. Kishte hyrë edhe Tetori. Thatësirë sa më nuk bëhej. Por në Gramsh, kishte filluar një fresk. Mbase, edhe për vete pozicionin e tij, mbi një hapësirë më shumë se kodrinore, në këmbë të masivëve, të gjithë vargmalet, që qarkojnë Shqipërinë e mesme. Këtë e ndjemë, sapo vumë këmbën në sheshin përballë Bashkisë. Kishim udhëtuar herët nga Elbasani. Me mua ishte edhe kameramani i TV Kohës, që bënte pjesë në atë periudhë, në kompaninë "Koha Jonë".
Një natë më parë Aleksandër Çipa, që bënte kryeredaktorin në atë kohë, na kishte telefonuar; se duhej që të ndodheshim në Gramsh për të përgatitur edhe kronikën e pritjes së njërit prej yjeve të Hollivudit, Majkëll Dugllas. Ai vinte në kuadrin e projektit të çarmatimit, organizuar nga OKB ja. Një tjetër gjë, që e lidhte divin e kinemasë me këtë trevë, ishte edhe fakti, se heroi i famshëm i filmave amerikanë, kishte kontribuar edhe me një kuotë dollarësh, nga të ardhurat e tij, për këtë operacion kaq të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar. Kishte qenë një histori e "hidhur", që Majkëllin e mbajti "peng" edhe për 6 muaj, nga ceremonia përfundimtare, e cila ishte organizua në këtë qytet, në kuadrin e çarmatimit. Vetë indiani D'hanapala, sekretari i organizmit ndërkombëtar, kishte bërë bilancin e këtij projekti, aty në zemër të qytezës mes malesh, prej pak më shumë se 8000 banorësh.
Paratë e Majkëllit, ishin planifikuar për centrale telefonike, në të 9 komunat e Gramshit. Tenderin e fituan grekët, por ata u vonuan në ndërtimin e tyre. Kjo lloj " brenge ", e kishte munduar aktorin e njohur të Hollivudit. Dhe këtë, e tha që në hyrje të fjalës së tij përshëndetëse, sapo vuri këmbën në Gramsh.
Atë ditë me mua dhe Eminin, ishte edhe korrespodenti RD-së për Elbasanin, Fatmir Terziu, si dhe një gazetar tjetër lokal. Nga Tirana, nuk erdhën gazetarë të tjerë, pasi Majkëllin pas Gramshit, do ta priste një axhendë e pasur, dhe tej e ngarkuar, e ngjeshur me aktivitete në kryeqytet.
Sidoqoftë, që ndjeheshim të privilegjuar.
Aktiviteti do të fillonte aty mes nesh. Ishte përgatitur deri në detaje, edhe ceremonia e asgjësimit të një arme, në sheshin kryesor të qytetit. Një grup karpentierësh, vetëm disa çaste më përpara, kishin dhënë dorën e fundit një podi portativ, në krahun e majtë pranë ish ndërtesës së komitetit të këshillit të rrethit. Në shkallët që të ngjisnin për në lagjen " Xhile e Liç "
Pritej vetëm ai, Divi i Hollivudit.
Njoftimi ishte që do të vinte direkt nga aeroporti i Rinasit, me një helikopter, drejt e në ish fushën e futbollit të Gramshit. Me ta mësuar këtë fakt, i mora drejtorit të spitalit makinën, e së bashku me Eminin nxituam për atje. Pak më larg se qendra. Aty ku merr udhë edhe dalja e qytetit. Pranë rrugës që shkon në malësitë lindore, e që e lidh këtë trevë me Korçën.. Një çast më vonë, mbërrin aty edhe kryetari i këshillit të rrethit Bashkim Koçi, që ishte njëkohësisht, edhe kryetari i komisionit të çarmatimit.. Me atë, ishte edhe një punonjës nga prefektura e Elbasanit, që mbante postin e sekretarit të saj, tre a katër policë të veshur civile, së bashku me shefin e komisariatit Arben Jocën, po bënin planifikimet e fundit të detyrës
- Nuk lini gjë ju gazetarët, jo-o-o-o - tha kryetari i çarmatimit duke tundur kokën majtas e djathtas. Bashkimi vuri buzën në gaz për të na thënë se " nuk e kam me të keq ", ndërsa na gjeti aty. Unë qesha, e i tregova orën me gisht, tre hapa më tej.
- Eh..., Ka një vonesë. Ai tani mbërriti në Rinas, dhe për 10 a 15 minuta, duhet që të jetë këtu.
Kryetari dukej tepër i merakosur. Kishte punuar prej dy dekadash e ca si inxhinjer mekanik, dhe gëzofi i pushtetit, e bënte që të dukej e të ndjehej, disi më ndryshe. Një burrë kuqalosh në fytyrë, i shtruar e fjalëpak, me flokët gështenjë, që formonin një gjysmë onde, mbi ballin e madh e të sheshtë. Ai prej dy vjetësh kishte provuar, që të bënte opozitën në atë qytet, të fituar nga demokratët, që në votimet e 96- tës. Fanatik i ideve të tij, por, edhe pa eksperiencë në fushën e politikës, Nuk i fliste kryebashkiakut Kujtim Kllogjeri, një veteriner, që bënte edhe shefin e demokratëve, në këtë trevë
Por koha kaloi shumë shpejt. Emini ishte i pari, që e dalloi helikopterin. Ai u shfaq, si një zog i i madh e i plagosur, në hapësirat mbi qytet, që kërkonte strehë. Kameramani ngriti kamerën, për të fiksuar e ndjekur atë, në të gjithë manovrimet e uljes. Mbi fushën e harruar të sportit, ku kishin zënë vend gjëmbaçët, e gjithëfarë barërash, të përvëluara nga dielli i asaj vere të nxehtë, u ngrit një pluhur i lehtë, që u përhap si një shtëllungë reje mes nesh e në çast na mbështolli që të gjithëve. Dukeshim të përçudnuar mes atij tisi të hollë e të kuq pluhuri.
Helikopteri, shume shpejt, u fiksua përballë nesh. Ende pa u fikur, në boshllëkun e derës së hapur, u duk portreti i divit të kinemasë. Një xhaketë lëkure kafe e errët, që mua më solli ndërmend ta ketë pasur, në rolin e një prej filmave, që e kisha përzemër, Pantallonat e zeza e tregonin më interesant, dhe më të thjeshtë, nga ç'mendohej. U kaloi dorën flokëve, që i a shpupurisnin valët e erës, që krijonin helikat, dhe buzëqeshi menjëherë. Ishte fare pranë nesh. Pas tij, u duk edhe portreti serioz i Arben Demetit, ministrit të pushtetit lokal të asaj kohe, që bënte edhe përkthyesin në shoqërimin e Majkëllit
- Na falni për vonesën. Në aeroportin e Zvicrës ka pasur shumë mjegull sot në mëngjes - tha, dhe menjëherë u bë serioz. Ministri përktheu për Bashkimin e shoqëruesin e tij. Emini, nxitoi të fiksojë këtë moment, duke mos nguruar, që të bëjë edhe disa plane portreti, të aktorit të madh. Ishte, një rast i papërsëritshëm, për karrierën e tij të shkurtër, dhe të re si kameraman. Kishte studiuar për aktor, pastaj në teatrin "Skampa"
Unë me aparatin e tij " pentagon", kisha bërë menjëherë disa foto. Majkëlli m'u gjend pranë. Më zgjati dorën. U emocionova, dhe hodha sytë nga Emini, për të parë, në se e fiksoi këtë moment. Por, ai ishte më larg, e kujdesej për të zënë një pozicion të ri, që ta fokusonte. Majkëlli i zgjati dorën edhe atij. Ai i hutuar, hoqi për një çast aparatin nga supi, e qëndroi si një fëmijë i ndrojtur. Hollivudiani qeshte me gjithë zemër.
Në qendër të qytetit, ishin grumbulluar, me qindra banorë. Kishin ardhur edhe nga fshatrat përreth. Të gjithë kishin dëshirë, ta shihnin nga afër, divin e heroi hollivudian. Ai, u a kishte rrëmbyer zemrat, nga celuloidi. Dikush, kishte rrëzuar pjesën ballore të një parulle, të vendosur disa çaste më parë. Unë dallova në një moment, vetëm një pjesë të saj...." një botë pa armë ". Mbase, turma e njerëzve, që shtrëngoheshin në trotuarin përballë këshillit të rrethit, duhej që të ishin fajtorë, për atë lloj "sakatosje"
Emini shpejtonte përpara e filmonte. Unë kisha varur mbi supe, edhe çantën e kamerës së tij. Nëpër shkallë dikush u rrëzua. Majkëlli e shoqëruesit e tij, u ngjit shpejt. Në koridorin e majtë, të katit të dytë të ndërtesës, aty pranë derës së hyrjes, në sallë e mbledhjeve, i a behu një vajzë e hollë, rreth të 20 -ve.
Me flokët gjysmë bionde, të rrëzuara e të hapura mbi supe, i u shfaq përpara.. Asnjë nuk e kishte parashikuar këtë.
- Majkëll, të adhuroj - foli vajza gati në ngashërim, me një anglishte perfekte
Tjetri nuk pati kohë që të reagoj. Vajza i u varr në qafë, si një nimfë e sapo dalë nga pasqyra e ujit. Madje, ajo tentoi që ta puthë, drejt e në buzë. Por me sa duket, në momentin e fundit, dikush e ndali atë. Dukej si e çmendur ajo vajzë.
Divi i kinemasë, qëndroi për një çast. E ç'mund, që të bënte? Dy burra të fuqishëm hapën rrugën, dhe sakaq, ai u gjend brenda në sallë. Asnjë nuk e di se çfarë u bë më tej më atë vajzë, dhe se si ajo ishte ndodhur aty. Me siguri, ndonjë gjimnaziste qyteti. Adhuruese e përdëlluar e heroit të " Basinc Instinct " dhe partnerit të Sharon Stone, në skenat e nxehta të atij filmi.
Në sallë, tjetër atmosferë. Më tepër zotëronte një qetësi kortezie. Kishin zënë vend aty, drejtues lokalë e anëtarë të komisionit të çarmatimit të rrethit, të ardhur nga të gjitha komunat e Gramshit. Të sapoardhurit, zunë vend në tavolinat që shërbenin si podium. Pastaj, fjala e mirëseardhjes nga kryetari. Falënderimi për gjestin e misionin e hollivudianit. Dugllas, kontrollon për një moment, me sy sallën. Mbase, kërkonte fansën e tij, në ketë qytet, që e shihte për të parën herë. Në një vend që shkelte po kështu.. Mbase, fytyrat e heshtura, që nuk shprehnin asgjë, dhe portretet e të pranishmëve, në atë sallë me një hapsirë, sa për një mbledhje pune, të projektuar rreth tre dekada e ca më parë, i u duke, sikur të ishin, vërtetë nga një tjetër planet. Ndonjë gjë tjetër, mbase...
Kjo u vu re, kur e ftuan, që të merrte fjalën. Pas një heshtje, që kaloi shpejt, ai nisi të flasë ngadalë. Falënderoi për pritjen, që i ishte rezervuar, dhe tha dy fjalë, për natyrën e bukur që gjeti këtu, por edhe për shqiptarët, " për të cilët kishte lexuar në libra e dëgjuar shumë gjëra", për ata që i ndeshte natyrisht " për të parën herë ". Fjalimi i tij, " haroi " moralizimin e projektit për " një botë pa armë ", që e kishte ndërmarë OKB ja dhe misioni i tij, duke e sjellë atë, nga cepi i tjetër i botës, dhe vendit, ku ishte rritur me filmin e kinemanë.
Pak më vonë, dy bodiguardet, mezi çanin turmat e njerëzve poshtë në trotuar. Një grup të rinjsh shkollarë, nxituan me blloqe fletore e fletë, ti shkëpusnin yllit të Hollivudit ndonjë autograf. Kujtim më të bukur se ky, nuk kishe se si ta gjeje. Mund të të vinte tepër rrallë, në jetë.
Në një tufë letrash të përthyera në dysh, unë shënoja radhë pas radhe, kronologjinë e veprimet e njeriut të kinemasë amerikane, që do të më shërbenin pastaj, për reportazhin e pritjes së tij, në këtë qytet armësh. Në një çast, u ndodha fare pranë. Një djalë e një vajze rreth të trembëdhjetave, i zgjatën fletoret e tyre të shkollës. Majkëlli gjeti rastin ta përkëdhelë vogëlushen duke i kaluar dorën, mbi fytyrën e bardhë e të paqme. Qeshi ëmbël. Pastaj me stilograf firmosi. Ndërrova fletë. Pa e kuptuar e vendosa përpara tij. Gjithçka kishte ndalur përreth. Mbase, ky ishte një iluzion i shpejtë dhe i çastit, që më kaploi në ato momente. Më hodhi vështrimin dhe më buzëqeshi pa të keq. Mbase, e kishte fiksuar takimin e parë me mua, ne fushën e sportit. Mbase, edhe prania ime në sallë, atje ne cepin e majtë, pranë podiumit, gjatë atij takimi, ku fiksoja në letër, gjithë fjalën e tij, duhej që ti kishte tërhequr vëmendjen. Ai ishte mësuar me gazetarët. Një jetë, tepër e pasur si e tij, kishte qenë gjithmonë në qendër të kronikave të gazetarëve, jo vetëm amerikanë.
Me një dridhje të lehtë, i afrova fletën e palosur. Ndjeva zemrën të trokasë brenda kraharorit. Një hapësirë katërkëndeshi këndrejtë prej 14 X 21 centimetra, ishte shkruar me një kaligrafi për t'u admiruar, emri " Michael "
Kur hoqa sytë nga autografi, pashë që divi i kinemasë, nuk ishte më aty pranë... Dallova një turmë, që lëvizte drejt disa stolave e karrigeve, që ishin vendosur përballe podit, i cili shërbente si tribunë. Majkëll Dugllas ishte aty. Pas, me qindra njerëz, brohorisnin. Në radhën e parë, një gjysmë rrethi me parulla. Kishte edhe në gjuhën angleze. Disa persona u shfaqen në podiumin e kuq. Në krah të ministrit Demeti, Majkëlli përshëndeste me dorë. Emini, nxitoi të dale përpara, por dikush e pengoi duke i propozuar që të filmonte poshtë podit. Në atë çast u kujtova, që ti lutem kameramanit për të më bërë një foto, ku në sfond të dukej, ylli i kinemasë. Kisha pasur në të vërtetë raste më të mira për ta realizuar këtë, atëhere kur jam ndodhur, fare pranë Majkëllit, por s’di, se si e kisha harruar. Mbase detyra e gazetarit, kishte qenë pengesa e vetme, për të marrë një kujtim të tillë, me njeriun e kinemasë amerikane. Sidoqoftë, aparati kishte shkrepur, e unë isha fiksuar në një çast, në atë atmosfere.
Pastaj erdhi çasti simbolik. Ishte pra ai, që duhej të tregonte se në trevën e tejarmatosur, duhej të shkatërroheshin plotësisht armët, që ndjellin e falin vdekjen e njerëzve. Ideatorët, vendosën në fund të podit të ngritur, në lartësinë e katër shkallëve, një sharre metalike elektrike, të fiksuar mbi një tryezë. Dugllas, që ishte larguar për një çast, pas një kuinte, u shfaq sërish në krahun e majtë, i veshur me kominoshe të kuqe. I dhanë një palë syze të mëdha mbrojtëse. Dhe ai i vendosi qetësisht. Një tjetër, solli një kallashnikov, dhe se bashku me Majkëllin, e vendosën përpara sharrës. Asistenti i tij u s'mbraps. Aktori, sikur të ishte një profesionist i vërtetë ushtarak, e ndau më dysh armën vdekjendjellëse, diku afër mekanizmit të shkrepjes. Sheshi brohoriti i gjithë. Dukej i elektrizuar. Pastaj, një fjalë e ngrohtë, e ministrit Demeti, që kishte brenda mirënjohjen për komunitetin ndërkombëtar e vetë divin. Majkëlli shtrëngoi duart. Ishte i prekur...
Në skenën e podit, u ngjitën grupet artistike të trevës. Programi artistik, me një folklor të pasur, me sa duket, i bëri shumë përshtypje, njeriut të ardhur nga Amerika, e që kishte zënë vend tashmë, në karriget e vendosura përballë. Fyelltarët e famshëm të Gramshit e mrekulluan. Në një çast, vendosi dorën pas veshit të majtë, për të dëgjuar më mirë. Dukej i përqendruar. Buzëqeshi pastaj, e duartrokiti i lumtur si fëmijë. Një orë më vonë, ne duhej që të "fluturonim" drejt Elbasanit. Ai do të drekonte aty, por grupi ynë i vogël i gazetarëve, nuk mund që të qëndronim.. Na duhej, që të ndodheshim ne Elbasan, ku e priste një takim me intelektualët e qytetit, në teatrin "Skampa". Kërkonim që të fitonim kohë. Shoferi nxitonte. Pa hyrë në qytet, dalluam nga lart helikopterin, që u shfaq nën qiellin elbasanas, ku fluturojnë e gugasin kumuritë. Kur hymë në holl, takimi kishte kohë që vazhdonte. Qetësisht, në rreshtin e djathtë, lëvizëm drejt radhës numër katër, ku ishin bosh vetëm tre karrike. Na i kishin ruajtur kolegët tanë, gazetarë e korrespodente, që prisnin në Elbasan. Lëvizja jonë, me sa dukej, tërhoqi vëmendjen edhe të njerëzve, që ishin në podium, lart në skenë. Arbeni na buzëqeshi. Diçka i foli në vesh Majkëll Dugllasit. Ai në një çast, ktheu kokë nga grupi ynë, dhe na pëshendeti ne të sapoardhurve nga Gramshi, duke ngritur paksa gishtat e dorës së djathtë.
Këtë lloj falënderimi, nuk do ta harroj gjithë jetën. Ishte ndoshta, nga më mbresëlënësit, në karrierën time modeste të gazetarisë. Eshtë nga ato çaste, që jo vetëm të emocionojnë, por edhe të japin njëkohësisht kënaqësinë, që të ndjehesh i lumtur, përballë një ylli e divi hollivudjan, si Majkëll Dugllas.
Pjesën tjetër të vizitës në Tiranë, e ndoqa në emisionet televizive të mbrëmjes
Reportazhi im, tashmë kishte mbaruar. Ai ishte vendosur në hapësirat e një faqe gazete. Të tjerët, do ta lexonin në mëngjesin e së nesërmes, ku Majkëll Dugllas, njeriu mit i kinemasë bashkëkohore, nuk do të ishte më në Shqipëri.
Sidoqoftë, unë e kujtoj me nostalgji ende pritjen, që i bëmë legjendës së filmit hollivudian, në Gramshin problematik të atyre viteve...

Sunday, 9 October 2011
Lufta dhe paqia e kolonelit Gross me…gazetarët
17 Korrik 98
Koloneli Gros, ishte nje ushtarak, qe nuk kalonte mesataren si trup. Brun ne fytyre, e me sy te vegjel geshtenje. I emeruar si komandant i nje garnizoni ushtarak te NATO-s, i dislokuar ne Kraste te Elbasanit, qe me ardhjen e kesaj trupe ne Shqiperi. Francez si kuader, por drejtonte, edhe trupat daneze. Me nje kariere te shkelqyer, kryesisht ne vendet e Afrikes qendrore, por edhe si nje ushtarak,qe kishte ne dorezim tashme ne Shqiperi, edhe disa dislokime ushtarake, ne zonen juglindore. Asaj kohe, une pata realizuar nje interviste tek "koha Jone", per te cilen kisha marre edhe nje aprovim, nga shefi i grupit te propogandes, nje kapiten simpatik marsejez, dy jave me pare. Sigurisht, me nderhyrjen e nje prej perkthyesve Shqiptare, qe sherbente ne ate repart. Koloneli Gros, me kishte derguar falenderime konfidenciale, me ane te te njejtit perkthyes. Vetem kaq.
Kjo kishte ndodhur, qe ne fillim te ardhjes se trupave, ne ish garnizonin ushtarak te Krastes, rreth 2 kilometer, ne lindje te Elbasanit.Masivi i gjelbert, qe rrethonte dy kodra, te mbeshtetura ne sup te njera tjetres, te krijonte pershtypjen vizive, si te nje "anije te ankoruar", ne mes te lugines se Shkumbinit, ku bregu i djathte i tij, freskohet brenda e ne valet e lumit. Nga ana tjeter , kalon aksi i rruges qe lidh qytetin, me zonen lindore te vendit
Ne pergjithesi, nuk parapelqente te komunikonte, me njerezit e shtypit. Nuk dihet, ne se kishte patur ndonje eksperience te hidhur me koleget e mij neper bote, a ne se ishte kjo, nje pjese e karakterit te tij te heshtur, dhe teper autoritar, si ushtarak.
Gjithesesi, repartin une pata mundesi, ta "vizitoj" vetem nje here, ne ate kohe. Aty erdhi "rrufe", Ministri i Mbrojtjes daneze, nje bure i ri,qe nuk i kalonte as te 40 tat. Se bashku me gazetarin e RD se Fatmirin, dhe Fatos Salliun e TV KLAN -it, ishim thirrur per nje konference shtypi. Ministri, kishte vizituar kalimthi Tiranen zyrtare ne mengjez, pasi axhenda e tij synonte trupat daneze ne Elbasan. Isha njoftuar nje dite me pare, nga redaksia ime, si dhe kisha marre, edhe ftesen nga ekipi i propogandes. Nje "incident", ku gazetari i Klanit u "burgos" krejt pa pritur, ne nje çader fushore, per shkak se kamera e tij, fokusonte gjitheçkah ne kampin ushtarak, pa marre te pakten nje leje, na kujtoi se duhej, qe te ishim teper te kujdesshem, ne kete ambjent te ushtrise huaj. Me sa duket, ky lloj ligji, ruhej e mbrohej me fanatizem. Mbase djegiet e plaçkitjet,ne muajin Mars,i kishin dhene nje fare statukuoje. Sidoqofte,te huajt nuk leshonin,ne kete drejtim.Pastaj,nje deklarate e Ministrit,qe drejtoi rreth dy vjet me vone UNMIK un ne Kosove, ne nje çader te hapur, i vetem para meje e Fatmirit, nuk me kishte mbetur me asgje ne mendje, per kete kamping ushtarak.
Ne 14 korrik te 98 tes, njoftohemi serrish, gjithe reporteret e gazetave ne Elbasan, per te marre, pjese ne ceremonine festive. Ishte dita e shpalljes se Republikes Franceze. Komanda kishte planifikuar nje seri aktivitetesh. Ne kete kohe, kishin marre udhe edhe dy televizione lokal ne qytet, ETV dhe DARDAN. Per te rrespektuar kete ngjarje, kishte ardhur edhe Presidenti Rexhep Mejdani, qe ishte njekohesisht, edhe nje frankofon i thekur,per shkak te studimeve, te kryera ne Paris shume vite me pare.
Zume vend para nje "tribune" te vogel, dhe ndoqem parakalimin e trupave, nen tinguj e marsejezes, dhe ritmeve te tjera ushtarake franceze. Pastaj, disa aktivitete te tjera, fiskulturoro-sportive. Pas kesaj, tre ushtarake, na mblodhen, dhe na thane me politese" Merci". Nderkohe, qe ne i kishim mbushur blloqet tona me shenime, dhe ishin pergatitur, edhe kronikat per televizionet ne Tirane e ne Elbasan. Na shoqeruan deri tek dera. Mbyllen porten pas nesh. Sigurisht, qe u ndjeme te fyer, qe te gjithe. Ishte nje sjellje, qe nuk mund, qe te kaperdihej. Veprimtarite vazhdonin deri ne mesnate, me nje koncert artistik, ku kishte ardhur i ftuar, nje prej kengetareve me ne ze te Parisit, emrin e te cilin ne nuk e mesuam dot. Mbase ishte lene edhe si nje suprize e kendeshme per ate feste. Gjithmone Francezeve, u pelqejne te papriturat. Njekohesisht, edhe suprizat. Do te kishte, edhe nje darke per te ftuarit.
Ne ate kohe, ne kishim formuar, edhe shoqaten e gazetareve te Shqiperise se Mesme, Kjo, ne rang prefekturash, ku perfshiheshin, edhe ata te Peqinit, Gramshit, Librazhdit, Pogradecit dhe te Korçes. Kryetar vume Besim Dybelin, kolegun tim, te "Koha Jone"
Hartuam nje lloj "peticioni" drejtuar sektorit te propogandes se repartit te Krastes, ku theksonim se "nuk ishte ne nderin e qytetarise dhe edukates" se tyre trajtimi qe na u be ate pasdite.... E firmosem. Ishin gati 17 firma nga te gjitha gazetat qe dilnin ne Tirane si dhe gazetare te televizioneve ku perfshiheshin edhe dy lokalet e Elbasanit. E futem ne edicionin e lajmeve te mbremjes qe ate nate, e nje kopje te saj i a nisem komandes. Posaçerisht, kolonelit Gros. Kjo e fundit me nderhyrjen time.
Pas kesaj u ndjeme disi te lehtesuar. Na u duk sikur e kishim vene ne nje fare menyre "nderin tone ne vend"
Tre dite me vone dy ushtarake me perkthyesin Shqiptar ne mes u shfaqen perpara prefektures. Ne, aty mblidheshim ne ate kohe per te pire kafen. Ne katin e trete te godines na kishin dhene edhe nje zyre ku rija une Pellumbi i ATSH se, Fatos Salliu i TV KLAN e Vladimir Mema i TV ARBERIA. Erdhen ne zyren tone. Rame dakort ne parim pas nje diskutimi prej afer dy oresh qe te paraqiteshim afer mesdites per nje takim special me kolonelin Gros. Ai do te na kerkonte te falur per "incidentin", i cili do te analizohej me vone ne mes tyre. Ashtu beme.
Korpusi kryesor i nderteses ne Kraste ku perfshiheshin tre salla te medha ishte pa çati. Ne e dinim qe ai ishte perfshire nga flaket ne fillim te Marsit te 97 tes. Atehere kur u hapen depot. brenda salles qendrore ishte instaluar nje çader e madhe ushtarake e cila perbehej nga nje minisalle pune. Koloneli na u duk i perzemert. U kujdes per ne nje per nje deri tek vendi qe zume ne ate konference shtypi. Pastaj me zerin qe i dridhej na kerkoi falje e na kerkoi qe "ta harronim shpejt kete incident". Premtoi qe te ishte me i hapur me ne pas kesaj. Na vuri ne dijeni pastaj per "teatrin e veprimeve " te garnizonit te Krastes qe kishin per synim riparimin e disa shkollave ne zonat Korçe, Kolonje,Kuçove e Gramsh. Por edhe sistemimin e rrugeve rurale. Ne fund na ftoi qe te vizitonim edhe disa objekte. Kjo ishte edhe surpriza qe nuk e kishim parashikuar. Jashte na priste nje helikopter transporti. Pasi na percolli te fund te salles, na kujtoi se duhej qe te ishim mysafire ne nje darke, qe do te shtrohej kater dite me vone per nderin tone, e te shtypit shqiptar ne pergjithesi.
Nje ushtarak me nje liste ne dore, na shoqeroi deri ne shesh qendrimin e helikopterit trnsportues. Ai na tha edhe intinerarin qe do te perfshinte ky fluturim si dhe disa rregulla te pergjitheshme qe duhej te kishim parasysh ne kete udhetim. Perpara se te ngjiteshim ne bord na nxoren nje liste qe duhej ta firmosnim
- Eshte e aprovuar nga Ministria e Mbrojtjes Franceze ne Paris - na thane.
Fatmir Terziu nuk figuronte
- Na vjen keq, po jeten tende nuk mund qe ta sigurojme -thane perseri ata. Aq u desh e nisi mes nesh nje shaka e gallate qe hajde ta pushoje - Ju nuk keni qene i shenuar ne kete liste – e tundete fleten perpara nesh ushtaraku francez.
Doemos. Fatmiri i RD se reagoi duke i "akuzuar" ushtaraket per njeanshmeri " Une jam gazetar i opozites"...
E verteta ishte se ne liste figuronin ata gazetare qe hartuan protesten ndaj komandes e komandantit Gros. Tre nete me pare Fatmiri abstenoi duke na thene se ishte thjeshte "nje marri » ajo qe po benim.
Ndersa lame te pikelluar kolegun tone Terziu, morrem fluturim e dolem mbi hidrocentralin e braktisur te Banjes. Pastaj ne shtratin e Devollit lume qe gjarperon per te zbritur ne fushen e Beratit e per tu bashkuar atje me Osumin. Lame ne te majte qytetin e Gramshit per t'u ulur prane Kodovjatit, 15 kilometra ne veri perendim te qytetit.
Zbritem ne zallishte e nje skauder ushtaresh na priti me pije freskuese. Ndertonin nje shkolle fillore ne periferi te komunes. Me tre xhipsa shkuam ne qender. Rindertimi i shkolles se mesme kishte perfshire mbi 40 specialiste xhenjere. Vizituam ambjentet e reja e na premtuan pastaj se do te na risillnin perseri per inagurim
Operatoret kishin pune. Emini, Fatosi, Ladi, e Ardjan Qosja me Shpetimin, fiksonin gjitheçkah. Ata te ETV se kishin marre persiper per te realizuar nje film dekumentar
Kthimi ishte me i shpejte. Permes kodrave u shfaqem mbi malesite e Shpatit. Pejsazhi i bukur leviste ne hapsiren e deres se madhe qe qendronte hapur. Ne te lidhur me rripa sigurimi na dukej se per nje çast mund qe te ndodheshim mbi objektet qe i kalonim me shpejtesi. Pastaj morrem nje kthese ne luginen e shkumbinit e u ulem ne Kraste, ne piken e nisjes tre ore me pare.
Kater ore me vone koloneli Gros i veshur shik na priti vete ne hyrje te repartit. Per nderin tone kishte ftuar edhe prefektin si dhe ambasadorin francez te akredituar ne Tirane zotin Patrik Klismon
- Gazetaret, jane miqte e mij te kesaj mbremje - tha e na uroi qe te gjitheve nje per nje.- Desheroj qe te mbetemi te tille per gjate gjithe misionit tone ne kete vend teper te bukur qe nuk do ta harroj kurre. Por edhe per njerezit, pavarsisht qe ju po kaloni aktualisht veshtiresi...
Keshtu u ndame ate mesnate. Pas "luftes", u vendos nje paqe e qendrueshme dhe e gjate, qe perfundoi me buqeta lulesh vetem nje çast para largimit. Natyrisht , me lot nder sy nga te dy palet.
Ishim miq.

Monday, 3 October 2011
Sozia...
Mars 98
Kishim lënë pas kthesën e Gjergjevicës e po zbrisnim poshtë për në Drizë. Furgoni ynë taksi u fut në një zonë me pisha që qëndronin buzë rrugës në rojë si ushtarë të vërtetë
Dikush nga pasagjerët që ishte në fund, tha;
- Kemi pas dy vetura. Me duket se janë qeveritare. I pashë që atje sipër në Cigar.
Asnjë nuk i ktheu përgjigje. Shoferi në heshtje i hodhi një vështrim pasqyrës së krahut të tij e i dha më shumë gaz makinës që zbriste lartësinë si një kal i hasdisur dhe i heshtur. Kur nuk kishim bërë as edhe një kilometër rrugë, pak më shumë se dyqind hapa mbi shkollën e Drizës, makinat tashmë i kishim prapa, madje na kërkonin që të kalonin përpara. Pas urës së Holtës hapëm udhë.
- Shoku Fatos është tek vetura e dytë. Qëndron në sedilen pas.
Dy a tre pasagjerë të tjerë u bënë kurioz e zgjatën kokat e tyre në dritaret e furgonit nga ana ku parakalonin veturat. U duk se u prish qetësia e monotonia qe të jep një rrugë që kalon në masive kodrinore, pranë maleve. Shoferi që kujdesej deri në atë cast për të mbajtur krahun e mjetit, në një moment ngriti dy grushtat lart e thirri i ngazëlluar si një fëmijë.
Urra – a – a –
E ndoqën edhe dy a tre pasagjerë të tjerë që me sa dukej sheshit ishin admirues personalë të kryeministrit të ri, me thirrje e pathirma si tifozë të vërtetë të një skuadre. Në fillim njeriu për të cilin u tha se ishte Fatosi nuk m’u duk i tillë. Makina, Benzi me ngjyrë jeshile, nuk ishte më shumë se pesëmbëdhjetë hapa para nesh. Një nga dy personat që rinin qetësisht në sedilet e pasme, identifikohej nga një mjekër gjysëm e thinjur që koinçidonte me atë te kryeministrit të vendit. Dallonte edhe koka gjysëm tullace si ajo e liderit.
Ndërsa brenda furgonit pasagjerët gramshiot dukeshin tej të lumtur e kishin shpërthyer në hare sikur të ishin një organizatë PS je, unë i u rriktheva telefonatës së një nate më parë me kreun e këshillit bashkiak, Bashkim Koçi për mbledhjen e shtabit të çarmatimit. Në fakt ishte një mbledhje rutinë e përmuajshme ku raportohej për grumbullimet e armëve, e çarmatosja e popullsisê në të 9 komunat e rrethit. Do të ishte në këtë mbledhje edhe prefekti i Elbasanit, Durim Hushi, i cili ishte nisur nga qyteti dy orë më parë. Bashkimi nuk më tha ndonjë gjë për kryeministrin…
Shoferi, një meso burrë me flokët gjysëm të rënë, këtë herë pështyu shuplakat, e pasi i vendosi ato mbi volant shkeli gazin i ngazëllyer. Kërkonte që ti parakalonte e të nisej për të arritur i pari në qytet. Me sa dukej, donte që të çonte lajmin para se të mbrinte kryeministri mysafir. Pak më poshtë kthesës së Çekinit, ku rruga zgjerohej për autobuzët që dikur sillnin puntorët e uzinës, furgoni ynë mori pak krah, e u sul përpara për të fluturuar pastaj drejt qytetit, i cili tashmë nuk ishte më larg veçse tre kilometra. Drejtuesi i benzit jeshil manovroi me shpejtësi për të mos rëne nê kanal dhe kur u duk se e arriti këtë ngriti doren e djathtë duke e lëvizur shuplakën në ajêr , si për t’i thënë shoferit tonë, « mos je gjë i çmendur ? ». Ndërsa njeriu me mjekrën si të Nanos përshëndeti këtë lloj marrëzi shqiptarësh. Pasagjerët ishin gjithë shend e kishin vendosur fytyrat në dritare nga pas dhe anash. Madje i përshëndetën ata atje pas duke brohoritur me emërin e liderit socialist.
- Jemi të majtë, ne o gazetar. Kështu është i gjithë Gramshi. Pas gjithë kësaj që ndodhi këto kohët e fundit, Fatos Nano ështê mesia i ynë. Ai do të na shpëtojë për të vënë në vend gjithçkah që kemi humbur në këtë kohë të pazakontë – me tha me një zë të ngjirur një kokmadh me flokë të kuqëremta dredha-dredha. Dukej si mësues katundi. Këtë përshtypje të jepte ndërsa i shikoje një kollare të lerosur që shfaqej poshtë jakës së një xhupi dale boje. Kishte ardhur nga sedilja e fundit, e si një militant i vërtetë pas kësaj, lëshoi edhe një parrullë: Rroftë shoku Fatos Nano.
Kaq u desh sërish. E pasuan që të gjithë.
Makina kaloi edhe axhensinë e mori rrugën me shpejtësi që të nxjerr në qendër të qytetit. Pasagjerët kishin hapur dritaret e lëshonin klithma e thirrje duke i lajmëruar klimtarët: “Tek sheshi, tek sheshi, po vjen Fatros Nano”.
Ndërkaq ne zbritëm aty para bashkisë. Militantët pasagjerë vazhdonin të bërtisnin e të komunikonin me zë të lartë me njerëzit e të njohurit e tyre në këtë qytet duke u spjeguar se “pas po vinte shoku Fatos në Gramsh i shoqëruar nga dy makina. Njerëzia u mblodh brenda dy minutave e turma u drejtua në dy trotuarët poshtë Këshillit të Rrethit.
Mora shkallët e u ngjita shpejt në katin e dytë. Jashtë u dëgjuan thirrjet dhe ovacionet si në një takim të vërtetë elektoral. Brenda minutes u gjenda përballë kreut të institucionit, në zyrën e tij.
- Vjen kryeministri në takimin e sotëm – pyeta dyshues Bashkim Koçin, nga që mua personalisht nuk më ishte dukur si ai i vërteti. Kjo ide më ishte përforcuar sapo e lame pas në kthesën e Çekinit.
Tjetri ngriti supet si për të thënë, “ unë nuk di gjë” . E pashë që u skuq menjëherë nê fytyrë . U ngrit e më dha dorën mua. Një prej këshilltarëve të tij që e gjeta në atë dhomë. Pa nga dritarja turmën që i u afrua veturës që posa qëndroi në shesh. U afruam edhe ne në syprinën e xhamtë. Poshtë u hap dera e makinës dhe njeriu që ishte brohoritur për Fatos doli qetësisht. Brohorimat vazhdonin atë çast. Buri i shkurtër që doli nga dera e makinës i kaloi dorën flokëve që po i a merrte era.
U duk se turma heshti. Ne nuk mund që të dëgjonim nga lart zërat e tyre. Pamë qê njerëzit e mbledhur aty, të cilêt duhej që ishin pak më shumë se dyqind veta po duartrokisnin tashmë qetësish. I shihnim që rrihnin shuplakat ndërsa njeriu që u konsiderua nga të gjithë si lideri i së majtës, së bashku me tre a katër persona të tjerë, kaloi përmes turmës që qëndronte në të dy anët e trotuarëve. Mbante një çantë të madhe zyre
- Janë të Bankës Botërore. – tha kryetari i rrethit. – Vijnë për një investim në të dalë të Gramshit.
- Po sa i ngjaka, bre ? – tha njeriu që gjeta në zyrë, një burë i hollë e brun. – Sozi e vërtetë
Një çast më pas u gjendëm në sallën e mbledhjeve. U raportuan shifra për mbledhje armësh e monucionesh në të gjithë rrethin, si dhe u diskutua për planin pilot që kishte marrë OKB ja për investime në zonën e Gramshit në kuadrin për një vend pa armë.
Historinë e sozisë i a tregova kolegut tim Dybeli, pasdite, sapo u ktheva në Elbasan. Shkrimi të nesërmen zuri faqen e parë të gazetës sonë, dhe se historia, se si « Nanua » fallc i mashtroi gramshiotët, kishte mbetur si shkrimi më i mire i ditës në median shqiptare.

Subscribe to:
Posts (Atom)