Tuesday, 27 September 2011

Në vend të epilogut me të fortët

Nentor 97 - Tetor 98


Vjeshta i kishte zverdhur gjethet larte nder peme e fresku lepinte rruget e sheshet e thata te qytetit. Dukej sikur kishim hyre nder rrjedha te tjera. Per krisma armesh nuk flitej me. Qyteti kish perjetuar me pas edhe disa vrasje me histori "Larje hesapesh". Viktimat ishin nga kontigjenti i te berit "pis" e qe ishin te ngateruar me historira krejtesisht te pakendeshme diku jashte kufijve te vendit. Por edhe keto u duk se shteruan. Njerezit tashme ishin me te lire. Kjo dukej ne levizjet e shumta ne qytet.Me te shpenguar. Kishte filluar edhe xhirua tradicionale ne bulevardin kryesor "Qemal Stafa", nje mani e vjeter e kesaj treve dhe veçanrisht e elbasanasve. Gjitheçkah po hynte ne rrjedhen e vet.
Ishin harruar edhe ditet e nxehta e tronditese qe perjetuam ate periudhe te mbrapshte pas atij Marsi qe na solli "Shen Bartolemeun" e pergjakur. Te gjithe shpresonim tashme se nuk do te mund te perseriteshin me sepse edhe politika ishte qetesuar. Ishin ndare rolet e detyrat e saj dhe ata me sa dukej ishin te kenaqur me kete lloj " statuquoe"
Deputetit Ceka elbasanasit i kerkuan qe te vendoste qetesine ne kete qytet. Ai solli nje ekip qe u duk se do te kontrollonte gjithçkah. Dhe vertete ne qytet nuk figuronte me asnje problematik.
Per te fortet nuk dihej me gje. Qarkullonin legjendat se ata qe kishin mbetur ndodheshin pertej kufijve. Por edhe shefat kryesor te grupeve kriminale te vendit qe kishin ngritur selite e tyre "diplomatike" ne kete qytet kishin "migruar " si zogjte shtegtare te kesaj bote mjerane.
Nuk me kujtohet saktesisht dita, por se bashku me kolegun e ATSH se Pellumb Zekthin kalonim nje mbasdite te vrenjtur e pak ere permes lulishtes ne qender. Aty prane "Rrapit te Bezistanit" ne kembe te monumentit te "Aqif Pashe Elbasanit". Dikush me thirri ne emer e per nje çast qendrova. Ne krah kisha dy te rrinj qe dukej se ishin harruar. Veshur sportiv me tuta blu e te zeza.Me zgjaten doren e me nje miresjellje prej "xhentelmenesh" me thane shkurt" Mire qe te gjetem"
- Qendro - i thashe Pellumbit qe nxitonte per ne zyre. Ai u kthye nga une krejtesisht indiferent. Dukej se nuk i njihte njerezit qe kishim perballe ndonese i kishte patur me dhjetra here personazhe te lajmeve qe niste per ATSH ne.
- Duam qe te proncohemi. Kemi shume gjera per te thene. Na duket se ka ardhur koha.
- Ta bisedoj nje here - u thashe me nje gjysem zeri
- Natyrisht - u pergjigj ai qe cilesohej si numri 2 i grupit. - Po ne presim pergjigje deri neser. Ja ketu, ne kete ore.
Ktheva koken per te verifikuar se ku mund te qendronin ata personazhe. Nuk besoja se do te kishin ende kurajon qe te rrinin ballas ne qytet. Ne fakt perreth kishte edhe disa bare kafene qe rrinin plot gjate gjithe oreve te dites. Madje ndonjera edhe ne mesnate. Por une nuk i besova intuites sime. Me dukej si nje luks i tepert ai lloj ekspozimi. Ata ishin krejtesisht te harruar...
Pas luftes ne vere tek "Bar Milanua" kisha biseduar me Sokol Ballen ne nje kioske tek "Tirana e Re". Ai punonte tek revista"Klan" atehere dhe mbulonte "jehonat". Kishim qene kolege per shume kohe tek "Koha Jone" ku drejtonte redaksine e kultures dhe kishim patur mardhenie shume te mira. I kishte mbetur merrak qe nuk i dergova ndonje gje rreth te forteve pasi revista u a kishte bere historine gjithe kapove te krimit ne ate kohe. I kisha thene edhe per deshiren qe kishin vete ata per tu "prononcuar". Por largimi i menjehershem projektin tone e kishte mbajtur pezull.
I telefonova Sokolit qe ate pasdite.
- Mrekulli - me tha. - A mund qe ta realizosh shpejt?
Por e nesermja kishte sjellur zhvillime te tjera. Me sa dukej pak çaste te ndarjes ne lulishten e qytetit njeriu qe me kerkoi pononcimin per shtyp kishte rene menjehere ne duart e policise. Kishte ndodhur edhe parandjenja ime. Ne nje rrugice te kalase qe te nxirrte tek "Xhepa" .Djaloshi ishte ndodhur mes dy grupeve te uniformave blu qe vinin ne dy anet e rrugices. Ai kishte nxjerre pistoleten por nuk kishte mundur qe ta shkrehte. Kishte ndodhur kesisoj ne ate moment ngjarja qe e beri legjende shefin e ri te policise qe kishte sjelle Ceka ne Elbasan. Ai kishte vajtur pa arme perballe tytes qe i ishte drejtuar duke e shenuar drejt e ne zemer. Me kurajo e guxim ju ndodh prane njeriut qe konsiderohej i "frikshemi i qytetit". E kishte çarmatosur dhe prangosur per te mbyllur nje here e mire kapitullin e tij te krimit.
Por nuk kishte ndodhur keshtu me njeriun qe drejtonte dikur krejt grupin. Fati e kishte shpetuar duke mos bere te njejten rruge me ish shokun e tij te afert. Dy dite me vone mora nje sinjal prej tij se mund qe te realizohej intervista e premtuar.Ishin te paqarta rrethanat se ku mund qe ta benim, por gjithesesi une shpresova.
Pasi me rane ne dore disa foto te tij qe ishin marre nga albumi familjar vendosa qe te hartoja pyetjet. Kishim rene dakort qe ato do ti merrte vete personazhi im dhe ne baze te tyre do te hartonte edhe pergjigjet. Keshtu beme. Mua nuk me interesonte se ku ndodhej. Ne fund te fundit nuk doja qe pastaj mbi mua te binte akuza se e kisha dekonspiruar. Ne kete rrast isha thjeshte nje gazetar e jo polic. I papushtetshem natyrisht qe mund te beja"doren e forte" per te pastruar qytetin. Kjo nuk ishte detyra ime.
Rreth 17 pyetjeve qe i dergova, pergjigje "egzakte" me erdhen shpejt. Per ti paraprire ndonje "keqkuptimi" i kisha njoftuar se gjitheçkah qe do te shkruante ai "nuk do t'i levizej asnje presje. Kjo eshte nje interviste dhe ate une do ta pasqyroj me vertetesi. Redaksia do te bej nje hyrje dhe kjo eshte ne koopetencen e vete asaj qe mund te jete edhe ne kundershtim me ate qe pasqyron vete i intervistuari"
Kisha marre edhe per kete aprovimin.
Sokol Balla ishte ne qiellin e shtate.
- Ma sill sa me shpejt. E pres neser ne mengjez ne redaksi.
U ula ne mbremje dhe e shkruajta me kujdes deri pas mesnates. M'u kujtua nje fraze." Ai nuk ka zemer qe te vrase njeri. Bile edhe gjelin e Vitit te Ri na e therr komshija"
E kishte thene nje prej te afermeve ndersa me kishte dorezuar ne dore tufen me foto tre dite me pare. E vura si nentitull perpara se te shkruaja hyrjen e intervistes.Sokoli me kishte lene "dore te lire". Nuk donte qe te me rrezikonte.
Ndersa i a dorezova te nesermen prane ish ekzpozites "Shqiperia e Re" nuk i piva as kafen. I kerkova qe te mbetesha anonim.
- Ta dije Nikoll Lesi qe bashkpunon me ne te Klanit ...-qeshi me gjithe zemer Sokoli duke me pare drejt e ne sy
Ne ate kohe mardheniet e Presidentit te kompanise "Koha Jone" me ish bashkpuntoret e tij, ishin ne zgrip. Te divorcuar ne menyren me te dhimbshme nga kolektivi yne, ishin etiketuar asaj kohe si Klan kunder vete Nikolles.
Ndonese e dorezova ne mes jave te djelen ne mengjez fotua e te intervistuarit kishte zene kopertinen e reviste. Edhe titulli qe nuk ishte i ndryshuar. Plot tete faqe e me foto te tjera ku e tregonin ne çaste gezimesh familjare nen emrin T.Cela. Keto fotografi u perdoren me pas e vazhdojne qe te jene ne te gjithe spektrin e shtypit shqiptar sa here shkruhet e rrishkruhen histori nga treva e Elbasanit.
Pas kesaj u duk se gjitheçkah ra ne heshtje serrish. Legjendat perseri tregonin se personazhi i Klanit kishte ikur edhe kete here nga Shqiperia. Te pakten per nje vit kete e mbuloi pluhuri i harreses.
Pikerisht atehere kur dukej se nuk do te permendej me emri i tij dhe historia qe kishte lene ketu pas ne qytet, ndodh nje skup i shpejte policor. Ishte koha per te fituar lavdi. Kete here ne anen e njerezve qe kerkonin te tregonin se ishin ne anen e atyre qytetareve qe u kishte "sosur durimi"
Nje operacion sekret e kishte çuar nje skuader te policise se Elbasanit ne nje lagje te Tiranes, pak ore pas mesnates. Ne nje hyrje te katit te peste te nje pallati kishin hyre forcerisht brenda. Kishte ndodhur ajo qe nuk mendohej e qe ate nate e dinin vetem dy persona te veshur me uniforme. Shefi i policise e kishte vene ne pranga duke e zgjuar nga gjumi.
Nuk dihet se si i kishin marre te dhenat "operative" qe natyrisht ishin nga sekretet me te medha te luftes se antikrimit te asaj kohe, brenda policise, por ngjarja krijoi xhelozi midis dy drejtorive te policise te Tiranes dhe asaj te Elbasanit. Ne te paren ishte nje "elbasanlli" nga Dukati i Vlores, qe kishte filluar karrierin pikerisht pas rrezimit te diktatures ne kete qytet. Por shefi i ri i qytetit tone, jetonte madheshtine dhe lavdine e momentit.
Nuk priti me. Pak ore para mesdites e nxorri nga qelia ku e kishte kyçur, per ta "shetitur" pastaj, ne nje furgon blu policie me dere te hapur. Kerkonte qe t"u tregonte elbasanasve "gjahun" e tij. Shume qytetare kujtojne se disa police ndersa kalonte makina permes bulevardit te qytetit e godisnin me shkopinj gome por edhe me shkelma " Ku te mund" pa i u dridhur dora. Kesisoj kishte filluar nje shfaqie e papare e qe te kujton mesjeten per nga menyra se si realizohej. Po keshtu edhe qellimi. Mbase filozofia se "duhet nje shembull" dhe se policia "duhet pasur frike", filloi te mbisundoje pas periudhes ku livadhisnin bandat e rrugeve qe terrorizonin e dhunonin njerez. Filozofia e rruges kishte kapluar edhe uniformat blu
Gjithesesi ky veprim u konsiderua pastaj ne te gjithe qytetin, si nje "primitivitet".
Ishte tashme koha e marrezise se madheshtise te njerezv, e qe erdhen si te besuar, ne pikat kyçe te qeverise se re. Duhej qe te fitohej pike, jo vetem per te mbajtur karriket.
Ndoshta...
Dukej se tashme kishte mbaruar nje epoke...

Sunday, 25 September 2011

Në kërkim të makinës së gazetares Angleze

16 Nentor 97

Kur me treguan ne redaksi historine e nje gazetare angleze e cila me makine e saj kishte mundur qe te futej ne qytetin e Gramshit pikerisht ne "pikun" e rebelimit e admirova per nje çast guximin e saj e thashe me vete "Ky eshte profesionalizem". Por kur ne fund te rrefimit me thane qe te "beja nje lloj hetimi" per makinen qe kishte perfunduar ne duar krejt te panjohura, vura buzen ne gaz.
Vertete qe shteti nuk funksiononte e strukturat speciale te saj nuk dinin ku e kishin tashme koken.Ishte krejtesisht e veshtire qe te investigohej.Sidoqofte, shpresoja tek njohjet e shumta qe kisha ne kete qytet, nga te gjitha shtresat e popullsise, por edhe nga te gjitha ngjyrat e spektrit politik. Po tjeter eshte qe te shpresosh se mund qe te rrefejne e tjeter eshte qe te besh nje hetim serioz (natyrisht, prej gazetari). Ketu ishte fjala per te vene ne vend "nderin"e nje koleges sime te huaj.
E mora seriozisht.
Disa muaj me pare rastesisht ne nje mbremje ne "Bar Artisti" isha ulur me K.Z, . Nuk e mendoja kurre se pikerisht ai moment do te ishte edhe "çast i fundit" me ate njeri qe ne thelb ishte mjaft i trembur.
Dikur kishte punuar ne nje prej uzinave te metalurgjikut. Me pas ne shtypshkronjen e rrethit si linotipist ku pergatitej edhe gazeta lokale ne ato vite. Shume shpejt ne fillim te 90 tes u lidh me nje firme tregtare qe vinte nga veriu i Shqiperise. Punoi per disa kohe si manaxher e pastaj rezident i saj ne Elbasan. Fjalepake e teper korrekt. Djale i nje mesuesi veteran qe kishte punuar perpara çlirimit ne rrethinat e Struges e te Ohrit. Pas nje periudhe relativisht te gjate pa pune ishte sistemuar disa muaj me pare si arketar ne nje prej sporteleve te nje firme piramidale.
Ishin ditet qe nisen edhe protestat. E para do te fillonte te nesermen ne mesdite e do te drejtohej nga koalicioni antiqeveritare qe posa ishte krijuar ne ate periudhe.E kishte trembur ky fakt. Dy koleget e tij te fondacionit ishin thirrur disa here ne polici. Frika se mos uniformat nuk do ti kursenin qe te gjithe te punesuarit e firmave piramidale pikerisht disa ore perpara protestes ne Elbasan e kishte bere qe te vuante jo vetem shpirterisht
- Une vetem kam mbajtur evidencat. Asgje me teper.Asnje dyshke nuk kam futur ne xhep. Kemi qene tre persona dhe kemi punuar me perkushtim prej "komunisti"- me tha me nje ndjenje brenge.
Nje çast me vone me tregoi se kishte ndermend qe te udhetonte qe ne mengjez per ne Tirane tek e motra e martuar atje. Me tha se kishte blere edhe ca peshqeshe per femijet e saj.Pastaj si ne nje medyshje me kerkoi mendim. Natyrisht qe i thashe qe plani i tij ishte normal per ate kohe pa e ditur se ky rrugetim i fundit do ta çonte drejt e ne portat e vdekjes. Ne nje aksident furgoni, qe do te merrte tre jete njerezish
- Degjo, - me tha pas nje heshtje ndersa doren e majte e kishte vendosur mbi balle.-Rreth 6 muaj me pare kam qene ne Sofie.Natyrisht qe takova edhe miq te mij aty. Kur po kthehesha, me propozuan qe te sjell nje makine. Kuptohet qe do te paguhesha per kete si dhe do te nxirja rrugen. Duhej qe ta sillja ketu ne kryeqytet. Ajo ishte e destinuar per ne Mal te Zi. Tjeter njeri do ta bente kete pune. Ishte nje rrjet i mireorganizuar. Mua nuk me lidhte asgje me ata. Me shoqeruan dy makina bullgare deri ne kufi me Maqedonine. Nje prej tyre me beri me koke qe mund te kaloja pa asnje problem doganen. Kishin njerezit e tyre.Makina qe solla disa ore ma pas ne Tirane ishte nje "opel" i kuq me targa te Tiranes. Ishte grabitur gjate nje ndeshje kombetaresh ne stadiumin e Sofies. Tifozi shqiptar kishte qene nje gazetar i njohur. Kete ma tha nje shqiptar atje ne Sofie qe punonte per llogari te ketij trafiku.Eshte nje kolegu juaj...
Emri qe me solli K.Z me befasoi. Une e dija historine e vjedhjes se "opelit" ndersa ishte parkuar prane stadiumit. Ishte komentuar gjate. Madje ne nje fare menyre "opeli" ishte bere edhe personazh i shume barcaletave nga ato qe krijojne me teprice gazetaret tek Fideli.Per te thumbuar njeri tjetrin..
Natyrisht qe kolegu nuk u ndje mire kur mesoi se ish makina e tij e vjedhur ne Bullgari ishte stacionizuar per nje nate e kthyer tashme rishtaz poshte pallatit te tij. Komshiu i nje kati me siper qe ishte pjestar i ketij rrjeti trafikantesh makinash te vjedhura, do ta kalonte per ne shtetin fqinje verior
Sidoqofte, "opeli" kishte zene pronar te ri tashme ne Mal te Zi dhe gazetari, kishte mbetur me "gisht nder goje"
Po ndryshe rasti i makines se anglezes...
Nuk dihet se si e kishte sjelle ne Shqiperi ate makine karakteristike ku sistemi i drejtimit e volanti ishin si ne te gjithe makinat angleze ne krahun e kundert. Ky lloj" nishani" e ben me te dallueshem mjetin ketu tek ne.Ne redaksi i meshuan ketij fakti. Ngjyra ishte tjeter pune. Me thane qe fillimisht ishte e bardhe por ata qe e grabiten mund qe ti a ndryshonin sipas deshires se tyre. Kjo edhe per ta maskuar nje makine te kapur rob ne ato kushte.
Me duhej qe te udhetoja ne drejtim te nje komune te larget. Nje dite me pare nga redaksia isha njoftuar se duhej qe te isha ne nje ceremoni qe zhvillohej per "çarmatimin". Isha nisur heret nga Elbasani e ne qytetin e Gramshit me nje makin nga te "PNUD it" morem malesite juglindore te zones. Komuna e Kukelit ishe afer nje masivi malor qe perfundonte deri ne Tomor. Rruge pa rruge.Gjarperuam midis kodrash e pastaj dolem mbi nje qafe e nje pllaje qe gjithesesi na u duk krejtesisht e shkrete. Prane nje ambjenti shkolle fshati ishin mbledhur disa fshatare te zones.Ne mes te saj, kater police,rregullonin disa arme automatike e gjysem automatike . Dukeshin te preokupuar. Nje grup te rrinjsh se bashku me tre persona te tjere po vendosnin nje parrulle anash nje podi qe do te sherbente si nje tribune e vogel. Pas nesh, mbriten edhe dy makina te tjera ku udhetonin Prefekti e disa perfaqsues nga Tirana.
- Vend i shkrete dhe i ftohte -me tha nje kolege nga Tirana. Ajo kishte ardhur me te shoqin qe ishte kameraman e qe punonin se bashku per nje agjensi te huaj e te njohur lajmesh. Ishte veshur lehte si ne Tirane
Veshtire se udhetonte ndonje mjet i zakonshem ne keto ane. Ish rruga e vjeter ishte pothuajse e perçudnuar. E shkaterruar plotesisht e pa asnje investim per me shume se dy dekada. Disa makina qendruan shume poshte, afer Shemrizes, fshat qe eshte ne te djathte te ures mbi Devoll. Rreth 10 kilometer me poshte. Por edhe malorja qe niste atje ishte krejtesisht e paperballuashme per ndonje benc apo marke tjeter qe kishin edhe shasite e ulta.
Sidoqofte, makinat qe na sollen ne, udhetuan serrish per ti sjelle edhe te mbeturit ne "kembe te ures"
Pas perfundimit te protokollit te atij aktiviteti ku folen prefekti e Elbasanit e perfaqsues te PNUD-it dy qerre sollen edhe disa arme. Kameramanet filmonin gjithçkah.Kesisoj kishte nisur keshtu "operacioni per çarmatim e zhvillim" qe synonte per te mbledhur gjithe armatimin e shperndare pas hapjes se depove ne kembim te zhvillimit ne keto zona urbane. Ishin vene ne dispozicion fonde per shume projekte emergjente ku do te perfshihej edhe rruga teper problematike.
Nje ore me vone se mesdita qe te gjithe morrem rrugen e kthimit. Ne shirritat manjetike ishte rregjistruar keshtu evendimenti i pare i ketij operacioni qe do te vazhdonte per me shume se nje vit nen patronazhin e drejtperdrejte te OKB se. Por edhe ne neper blloqe kishim mbushur faqe te tera me shenime per reportazhet e se nesermes ne shtypin shqiptar.
Qelloi qe mbeta i fundit nga te ikurit. Me teper per te respektuar tre gazetare te reja qe kishin ardhur nga Tirana.Me ato nisa edhe reportazhin qe e pergatita aty. Per te zbritur deri tek ura me duhej qe te udhetoja me shume se dy ore. Kryetari i komunes u vu ne hall.Nje nga organizatoret vendas propozoi ne çast qe mund te udhetoja me nje "xingfu" te vjeter, mbetur nga koha e monizmit. Pronari i saj ishte nje djale qe kishte mbritur aty dy ore me pare. Pas dhjete minutash u gjet edhe makina e rralle. Dikush negocioi me pronarin e saj per te me çuar mua deri tek ura e Shemrizes. Gramshaku, nje i ri rreth te 25 ve, nga periferia e qytetit, pranoi.
- Kam ardhur per nje pune, por ty do te çoj - me tha ai, ndersa po zbriste nga nje rrepire reshqitese dy metro larg nga une. -Edhe ne Gramsh, po deshe. Me larg jo. Se ashtu i kam punet.
Sidoqofte udhetova. E pergezova qe e kishte mirembajtur makinen kineze.
- Ka motor qe te çan malet kjo kurve e vjeter.E kam modifikuar duke i a marre nje makine tjeter te fuqishme.Vetem skafi eshte nga "xingfuja". Por edhe kete e kam fortifikuar. Nuk i sheh? - pyeti duke bere me koke nga pas. Nje arsenal i vertete armesh e kallashesh te disa llojesh .- Mos ta genjeje mendja ndokend se mund qe ti dorezoj ashtu siç bete sot ketu ne Kukel. Jane ende kohe te veshtira dhe me duhen per kete koke. - tregoi me gisht. - Kur nuk te mbron shteti, mbrohemi vete. Kjo nuk do mend e kalem.
Te nesermen nje ngjarje e hidhur tronditi qytetin e vogel te Gramshit. Tre persona kishin humbur jeten ne nje perplasje grupesh. Midis tyre kishte qene edhe i riu qe me solli nga Kukeli
Me erdhi keq vertete.
Dy muaj me vone kur gjerat ishin pak me ndryshe, isha ulur me nje mikun tim bisnesmen,gramshiot. Pasi ishim drekosur ne nje lokal prane qendres e pyeta per makinen e gazetares angleze. Qelloi qe bisnesmeni e njihte mire deri ne detaje ate histori...
Une kisha udhetuar me grabitesin e saj.
"Xingfuja" ishte rrembyer pastaj nga nje grup korçaresh qe i moren edhe jeten atij, pikerisht ate dite. Por edhe me tej nuk e kishte pasur te gjate. Ashtu si i zoti.Kishte ngrene edhe koken e "pronarit te ri" e ishte braktisur brenda kufijve te shtetit Grek ne tentative per te udhetuar "rruge e pa rruge".
Histori e çuditeshme e nje makine te ardhur nga veriu i Evropes Anglia
Sidoqofte, "investigimet" e mia per te dy rastet e makinave kane qene te vonuara. Do te thosha pa asnje vlere. Madje ato i kane bere me te trishtuar pronaret e tyre te vertete...
Qe nga ajo dite i thashe vetes se "nuk mund ta bej kurrsesi gazetarin investigues"
Kete premtim e kam mbajtur...

Tuesday, 20 September 2011

Po me « UFO-t », ç’patën ?

Fund Tetori 97



- Dhe kjo na u desh – tha Sul Haxhihasani, koorespodenti i RTVSH se . – Me hoqen nje dajak ne redaksi. Me kerkuan filmimin. Ku ti gjej ufo-t sot ? Kane lexuar lajmin tend tek « Koha Jone ». Na hape pune….
Fryu bulçite lehte e pastaj nisi ti shfryje duke leshuar nje feshferime ajri qe nuk ngjasonte me fishkellimen e vertete.
Qesha dhe nje kohesisht me erdhi keq per kolegun qe ndryshe nga ne te shtypit te shkruar duhet qe ta ndjeki lajmin me kamer.Tjetri mi hodhi syte si i zene ne faj e pastaj i uli poshte. Largoi karriken ne tavolinen tone dhe u ul i pikelluar
Kapllani, nje shoku im qe ishte ulur perballe, vuri buzen ne gaz.
- Edhe une jam nje nga deshmitaret qe i kam pare dje mbasdite, tek hotelet e kinezeve te metalurgjikut. Ishte nje objekt qe qendronte perpendikular ne qiell, pak me lart se maja e Malit te Vashes ». E gjithe unaza ishte mbushur me njerez. Kishin dale me kallash ne dore. Ndoshta per vetembrojtje. Sodisnin. Gallate e madhe…Me siguri qe edhe ata na shihnin. Besoj qe çuditeshin me keto budallalleqet tona qe nuk kane te mbaruar…
Dukej qe Kapllani po i jepte rrefimit te tij nota humori, mbase edhe per te qetesuar Sulen qe ne keto moment ishte bere si nje pikçuditese. E ndiqte tjetrin me sy ndersa ai tregonte duke levizur duart dhe shuplakat perpara nesh, si nje aktor i vertete qe interpreton monologun e tij. Por tjetri dukej se po e shijonte ate rrefim plot kripe, ne heshtje
Nje mbasdite me pare me ishte dashur qe te kaloj prane ish stadiumit te vjeter, ne lagjen ku banonte edhe Sula, per te shkuar tek nje i afermi im, te cilit i kisha mare motorin ne mengjez. Kisha udhetuar deri ne Metalurgji pasi atje kishte marre zjarr nje ish depo e uzines se Nikel Kobaltit. Ishte grabitur dhe pastaj i kishin vene flaket. Ndersa kthehesha tek « Thertorja », dallova tre a kater te rrinj qe nxitonin per te dale poshte ne rruge, tek unaza. Nje prej tyre, nje djale i gjate dhe bjond, kishte ne duar nje kallashnikov e leshonte here pas here pasthirma habije duke e shoqeruar pastaj me gjysmen e frazes « Kane ardhe ufo-t »
Si ne nje film te Korusaves, njerez dhe banore te asaj lagje jugore te qytetit kishin dale ne rrugen e boshatisu nga kalimi i automjeteve, dhe shikonin « çudine ». Nje objekt i ndritshem qe ngjasonte e rrezatonte si nje pjese lapsi prej alumini, dukej si i varur me koke poshte ne nje hapsire midis malit te « Bukanikut », dhe atij te « Malit te Vashes ».
-Ka me shume se dhjete minuta qe eshte shfaqur atje –tregoi nje burre gjysem i shkurter, brun dhe me barkun te dale jashte rripit te pantallonave te dokut. – E kam verrejtur, qysh shpare. Se lun topi. Ufo duhet qe te jete. Kane dale karshi e po na shohin.
- Ha tjek – tha nje gjatovine qe kishte vene pellembene dores se djathte si strehe tek vetulllat. – Eshte e pabesueshme.
- Te plaçin te dy – i tha burri brun.- Kush mund qe te qendroj varur ashtu ne qiell, e pa levizur fare ?
- Eshte ne ender qyqari – beri shaka me gjatovinen nje tip qe erdhi nga kanali perballe, qe me sa dukej, kishte qene ne varrezat e qytetit. Ai e kishte degjuar biseden dhe dialogun qe zhvillohej aty dhe me nje pale syze miopesh ne dore zuri vend nje hap larg nje gruaje qe kishte zene vend e heshtur, buze asfaltit te zi.
Objekti duhej qe te ishte teper larg edhe pse ne hapsiren e qiellte i dalloheshin shume mire format e rrumbullakosura qe ngjasonin me nje kalem te thyer te nxenesve te shkollave. Dikush nga turma qe ishte mbledhur sapo del nga kthesa e thertores ngriti doren e majte dhe me dy gishta, te madhin dhe te dytin beri nje gjest sikur donte qe te maste siperfaqen e vertete te objektit qe konsiderohej si nje jashtoksor.
-As dy centimetro – tha ai
- Po leviz. Shihni si dridhet – foli nje djale i holle qe kishte veshur nje bluze bluxhinsi. –Objekti ka luhatje nga lart poshte. Nuk eshte i fiksuar. – Ne fytyren e tij gjysem brun dallohej nje lloj krenarie e nje gezim i papermbajtur prej femije. Ndofta nga zbulimi qe kishte bere ne ate mjedis njerezish, qe dukeshin te çuditur e naive perpara fenomenit qe kishin perpara syve. Ishte nje çast i paperseritshem, per te gjithe.
Pak metro me tej grupit tone nje turme e madhe njerezish, therrisnin te gezuar duke ngritur duart lart si nje feste te vertete. Nga nje muri i avllise se nje shtepie pas nesh doli nje i ri qe nxitonte te vinte ne rruge. Mbante nje arme me gryke nga qielli. Pa arritur qe te shkelte ne asfalt ai e shkrepi armen e cila u duk sikur u kollit, sikur te kishte marre ne bronke nje te ftohte te re. Te tjeret per nje moment u duken se u shastisen. Asnjerit nuk i kishte shkuar mendja se mund qe ta zbraste armen e tij per te festuar ne ate menyre edhe pse midis nesh kishte shume qe mbanin mjete luftarake ne duar. Ne pak çaste pastaj sikur te vinte ne nje komande nisen te ligjeronin nje sasi arsenali qe ishte per tu patur zili. Se bashku me thirrjet entuziaste zhurma u be menjehere marramendese sikur te ishte pjese e nje beteje te vertete, edhe pse armiku mungonte.
Dikush i therriti luftetareve qe ishin prane nesh qe te kishin kujdes se mos vrisnin njerez. Jehona tashme vinte edhe nga disa zona te tjera qe shtriheshin deri tek kthesa e hoteleve te kinezeve e qe te nxjerr tek shkolla pedagogjike.Ne te tjeret nuk i a ndanim syte objektit te rralle. Me dukej sikur ishte nje ender dhe ajo qe po kalonte perpara nesh nuk ishte gje tjeter veçse imazhe te nje celuloidi te vjeter e te rripare disa here.Nje i ri nga komuniteti me ngjyre i qytetit u duk se mori nishan drejt objektit, sikur ai te ishte perpara nesh jo me shume se njeqind metro. Zbrazi nje karrikator te gjithe. Ndersa gryka e armes e tejnxehur nxirrte nje fjolle tymi te lehte, ai gezonte me duart perpjete e hidhej si nje nje ritual valleje te fisit te tij endacak.
Por objekti ende nuk kishte levizur.Qendronte aty nen ate rritem « dridhje », lart poshte sikur donte te bente karshillek nga vala e plubave qe ishin nisur drejt tij. Pastaj ai levizi, at’her kur bresherite po degjoheshin me rralle e kur ishte harxhuar, mes nesh nje arsenal luftarak, qe ishte per tu patur zili.. Ne fillim u çvendos majtas e kaloi ne pozicionin e krahut tjeter shume shpejt, aq sa shume prej nesh qe ishim aty nuk e dalluan. Kjo zgjati diskutime me vone kur gjithçkah ishte zhdukur e ku pjesa kishte perfunduar dhe perdia kishte rene.Objekti fluturues ishte terhequr pas deri sa ishte zhdukur nga syte tane perfundimisht. Kishte dale pergjithmone nga skena e shfaqies. Gjitheçkah kishte mbaruar.Ashtu siç na ndodh ne nje salle teatri.
Kjo ngjarje disa ore me pas zuri sheshet e qytetit e lokalet qe guxonin te qendronin hapur deri ne oret e vona te nates. Tregohej si nje çudi, si nje mrekulli qe na ishte shfaqur krejt pa pritur ne kete vere te nxehte nga armet. Dikush e tregonte si kishte dalluar mjaft mire edhe pjeset e objektit fluturues, duke e ndjekur ate me dylbi e lente te tjera zmadhuese. Nje tjeter qe u levdohej shokeve aludonte se kishin qene plumbat qe ishin drejtuar nga ai objekt qe e kishin bere kete te fundit te friksohej e te largohej me njehere, dike marre arratine drejt sistemeve te tjera diellore si ai i yni.
Kapllani ngulte kembe se largesia e shfaqies se objektit fluturues ishte qindra kilometrike. Pastaj si inxhinjer i vertete, per te cilen kishte studiuar nje dyzine vitesh me pare, filloi te kalkulonte ate duke marre per baze edhe siperfaqen qe mund te kishte nje objekt i tille. Ndersa tjetri kalkulonte nje nje bllok mbi tavoline, Sula u mbeshtet ne karrike. Tundi koken dy here duke mbledhur buzet dhe tha ;
- E habitshme- Pastaj u ktheu nga une e vuri buzen ne gaz- Paske qene me fat. Po si nuk te ra ndermend qe te beje nje ze edhe tek une. Paske qene fare prane shtepise sime. Do ta kisha rregjistruar dhe mbase do te ishte per statistike xhirimi i vetem ne token shqiptare. Eh !...eshte rast i humbur. Ne fillim kur me thane sot ne redaksi e mora si nje barcalete, a humor, por kur e pashe qe e kishin seriozisht, thashe me vehten time ; ç’paskam bere.
Inxhinjeri vazhdonte qe te ngulte kembe se, jashtetokesoret qe ishin mbi « Malin e Vashes », nepermjet teknikave qe disponojne qe padyshim jane teper te sofistikuara ne krahasim me arritjet tona ne kete fushe, kane mundur qe ta marrin edhe « mesazhin » e kallashnikovaxhinjve. Ne mos e kane vrojtuar gjithe situaten nepermjet aparateve te tyre te vezhgimit edhe pse kane qene disa qindra kilometer larg. Dhe a e dini se çkane thene ? Qenka nje popull primitiv e vrastar, te armatosur, e qe nuk njohin asnje ligj.
Kaq u desh, dhe kolegu im Sula, u ngrit ne kembe. Kete here dukej i paduruar dhe i zemeruar. Largoi karriken e na zgjati doren miqesisht.
- Kane te drejte te mendojne dhe te na gjykojne keshtu
Kaperceu porten e tendes se bar « Palmes »,dhe doli ne trotuar i pagoje.
- Dale o Sule, mos i ve vulen. Se mos ishim ne atje qe i degjuam keto opinione, pavarsisht se i kemi trembur – tha Kapllani e u kthye nga une qe heshtja si gure varri.- Ai nuk ishte ndonje iluzion sepse nuk mund qe te kete ndonje te tille, pasi e kemi pare shume persona, por edhe ndonje mjet ushtarak i ndonje superfuqie nuk ishte. Jashtokesoret na kane vizituar, jane shfaqur midis nesh dhe …na kane gjetur pikerisht ne kohen e marrise kolektive.
Ç’mund qe ti thoja tjeter mikut tim ?

Wednesday, 14 September 2011

Në një kohë absurde ka edhe shtyp absurd

Fillim Tetori 97


Keshtu me tha nje buzembremje Qershori, Filip Dedja.Me nje buzeqeshje te lehte ku dallohej natyrshem ironia, por edhe shqetesimi per ditet qe po kalonim,erdhi e u ul ne tavolinen ku qendroja prej disa minutash me nje prej miqve te tij me te afert ne qytet.
Kishim biseduar vetem nje here, vite te shkuara. Duhej qe te ishte aty nga mezi i 80 tes. Rasti e kishte sjelle, qe te ndodheshim perballe ne nje kafene, buze kalase se Elbasanit. Interesohesha ate kohe per nje tunel te nendheshem, qe thuhej, se kishte egzistuar per te lidhur keshtjellen me lumin Shkumbin. Ishte nje rruge strategjike qe ndertuesit romake, ne fillim,e pastaj vete turqit qe e rringriten kalane ne 1467, e kishin bere teper misterioze, ne ate mes shekulli qe lame pas. Mua me intrigonte ky tunel qe nuk egzistonte me prej dyzina vitesh per te shkruar nje novele per femije. E kisha degjuar me vemendje drejtorin e muzeut me te cilin isha edhe moshatar. Dukej i perkushtuar dhe i apasionuar ne profesionin e tij. Ruaj edhe sot shenimet e asaj bisede ndonese librin ende nuk e kam shkruar deri tani.
Por le te kthehemi tek biseda e atij Qershori ne mezin e 97 tes, ne "Bar Artisti" te qendres se Elbasanit. Rreth nje tavoline ishim mbledhur, nje artist, nje profesor universiteti, historian dhe gazetar. Konsumonim kafene e mbremjes per ate dite. Natyrisht qe biseda vete atje "ku dhemb dhembi"
Ato dite grupet e armatosura te qytetit kishin filluar edhe nje lloj "karshilleku" neper rruge. Me sa dukej kishin bere mareveshje te heshtura per te mos sulmuar njeri tjetrin. Kjo lloj paqeje nuk ishte bere e dukshme vetem per dy grupe qe kishin zene ekstremet veri - jug. Ne keto zona jetohej gjithmone me friken e nje sulmi qe gjithesesi mbeti imagjinar dhe krejt i parealizueshem. Te tjeret shetisnin qetesisht ne te gjithe sheshet.
Biseda kaloi pastaj tek shtypi i dites. Ngjarjet e Vlores ishin te haruara tashme dhe kronika e zeze dominonte zona si ai i mezit te Shqiperise por edhe ato te veriut, deri ne Shkoder. Dikush nga te pranishmit solli ne tavoline nje arsyetim te thjeshte "matematik". Disa muaj me pare ne shtyp i behej jehone faktit qofte kur edhe nje polic i fuste nje shpulle te pamerituar nje qytetari. Trajtohej deri ne detaje. Artisti e solli kete fakt pasi sipas tij nje kushuri i larget ne nje rreth fqinj ishte "keqtrajtuar" per shkak se nuk e leshonte pronen per te cilen pretendonte. Dy gazeta te perditeshme e sollen lajmin edhe me nje foto te viktimes. Te tjerat u mjaftuan duke e cituar te "sakatuarin". Historiani dhe profesori i universitetit e quajten krejt normale dhe shenje te nje demokracie edhe ne shtyp.
- Ndersa tani plaçkitet nga bandat e rruges.Shkon jeta e nje njeriu sikur te ishte...ç'te te them - hyri nervoz ne bisede profesori i universitetit per te vazhduar idene e artistit - dhe shtypi hesht
- Ky eshte nje shtyp absurd, sepse kemi nje kohe absurde - tha Filip Dedja
Pastaj biseda shkoi tek profesionalizmi por edhe tek risku i gazetarit i cili sipas tij eshte tej i ekspozuar dhe krejtesisht i pa mbrojtur...
Sidoqofte e kishim kaluar nje ore me diskutime e nderhyrje ne ate bisede qe nisi krejt rastesisht midis nesh kur ne deren e lokalit u shfaq portreti i nje te riu qe mbante ne koke nje kapele kafe qe te kujtonte grate e Peruse te pare ne dekumentare qe transmetonte TVSH ja ato dite. Kishte veshur nje jelek ushtarak mbi nje kemishe te dale boje ku qendronin kater a pese karrikatorre kallashi.I porsaardhuri salutoi banakierin perballe e zuri vend nje tavoline prane nesh. Pastaj qetesisht uli ne toke armen vdekjendjellese duke e mbeshtetur prane dy gjunjeve te mbledhur. Nga xhepat nxorri dy a tre bomba thermuese e i vendosi mbi suprinen e tavolines duke kontrolluar vazhdimisht deren e hyrjes se lokalit.
Profesori kaq desh. U çua vertik e drejte e ne kembe.
- Ku shkon - i tha Filipi.
Tjetri zgjati doren e mori mbi tavoline paketen e haruar te "Malboros".
- Nuk dua qe te le lekuren time ketu per shkak te ketij njeriu. A e kuptoni qe ai eshte ne gadishmeri te plote per te pritur kundershtarin e tij? Dhe ai ne se vjen do te godase me bresheri drejt dhe plumbat nuk do te na kursejne me as edhe ne. Vdekja nuk di te lexoje. Nuk e ndjej veten te tepert ne kete jete mjerane.
Drejtori i muzeut qeshi nen buze.
- Mos te duket e lehte ?-i u drejtua artisti Filipit.- Leviz, perpara se te ndodhi gjema.
Pas tij u ngritem edhe ne
- Ka ardhur per te pire nje kafe- thashe une sikur doja qe ta shfaqsoja te armatosurin. Mendova se largimi i papritur do ti terhiqte vertete vemendjen njeriut qe kishim perballe e qe une e dija se ishte nje prej pjestareve te "bandes se zeze" qe ishte pozicionuar ne lindje te qytetit. E dija qe me njihte. Kisha udhetuar disa dite me pare me nje furgon per ne Tirane. Mbante nje bombe ne dore, si mase sigurie. Te gjithe ne pasagjeret, mezi ç'prisnim qe te mbrinim ne destinacion nje ore e me pare.
Profesori shkoi drejt e tek banaku dhe pagoi kafete. Dukej i shqetesuar sepse shikonte vazhdimisht nga dera. Ne te tjeret e ndoqem pas.
- Nuk duhet qe ti veme vertet faj - tha serrish Filipi per veprimin e profesorit.
Mua mu duk sikur kerkonte te ç’faqsohej per ate qeshje nen buze ne momentin kur tjetri na kerkoi qe te çoheshim nga tavolina
- Ai realisht e ka nje te drejte...Kthehemi perseri tek absurdi per te cilin sapo folem. E dini se çka ndodhur para nje jave e ca me pare,ne lagjen ku banoj une?- vazhdoi drejtori i muzeut sa dolem ne sheshin para teatrit.- Dy kriminele kerkonin nje person tek nje klub aty afer. Ishin te armatosur. Si tani. Mbremje. Si portret nuk e njihnin. Dinin vetem emrin apo pseudonimin qe mbante ai. Si do ta gjejme pyeti njeri shokun e tij. Tjetri pa medyshje i tha. Ce zgjat. I vrasim qe te gjithe. Ai ketu brenda eshte. Ne ne rregull do te jemi. Pune e kryer kjo. Deshi zoti dhe u dha udhe Brenda hyri nje grua qe ishte e shoqia e pronarit te atij klubi. U ndalua gjakderdhja. Mbase u planifikua per me vone...
Me siguri qe miqte e mij kaluan nje nate te paqete pasi u betuan qe nuk do te shkelnin me ne lokale si ai qe perjetuam ate mbremje.
Dhe me duket se e mbajten kete premtim. Nuk i pashe me ne ambjente te tilla. Ne xhiro po. Zakonisht mbasditeve pergjate bulevardit " Qemal Stafa"
Dy muaj me vone kur vera po i linte vend vjeshtes se thate e te ngrohte dhe kur gjethet e zverdhura te blireve ne qender te qytetit kishin filluar qe te shtronin qilim te ri, ndodhi vertete "absurdja" per te cilen kishim folur e ligjeruar jo vetem ato dite. Viktime kete rradhe ishte vete i miri Filip, drejtori i muzeut.
E kisha pershendetur pak çaste me pare nga veranda e turizmit tone, "Hotel Skampes" ndersa po hynte ne bulevard i vetem. Kish lene me sa dukej takim me shoket e tij te afert me te cilet ndante ditet. Se bashku me nje krijues ne rrekeshim te analizonim skene pas skene romanin e tij ne doreshkrim " Kush e vrau qytetin"? E kisha lexuar dy dite me pare sa per ti dhene ndonje mendim. Ne fillim te Marsit nje vajze e vogel ne shkallen ku banoja ma kishte bere kete pyetje. Kisha mbledhur supet at'here pa e ditur se ç'pergjigje qe ti jepja. Sidoqofte krijuesi e kishte trajtuar brenda nje trilli artistik, ku nuk mungonte qe te thonte qe ne krye se ngjashmeria ...ishte krejtesisht e rastesishme.
Dielli ende nuk kishte perenduar por digjte si ne nje vere te vertete. Qyteti nuk gelonte nga njerezit.Me sa dukej ata ndjeheshin te friksuar. Poshte nga jugu, prane zallit te Shkumbinit, vinin disa krisma armesh. Kuptohej qe kishte nje perleshje mes grupesh .Tre dite me pare ne rrugen qe te çon drejt pikes turistike te Gjinarit, nje bande qe kishte ardhur nga nje rreth fqinj kishte bere plaçkitje ne mjetet qe leviznin asaj zone. Sigurisht qe ne e kishim percjelle kete lloj lajmi duke i u referuar policise.Mbase banda ishte "kthyer perseri" Ky qe mendimi i pare qe me ardhi ne mendje ne ato çaste aty. Me autorin e romanit qe kerkonte te dinte se kush i a kishte vrare qytetin u ndava shpejt.Ndersa nxitova te zbres shkallet e turizmit nje kolegu im i "Gazetes Shqiptare" qe vinte nga qendra me tha me nje fryme. "Ka vdekur Filipi. Ndoshta infarkt. Eshte shembur ne trotuarin perballe arkes se kursimeve. E kane çuar ne spital.
Sinqerisht qe me erdhi keq. E çmoja si intelektual edhe pse nuk kishim bashke shume konfidence. Tek teatri "Skampa" dikush me tregoi se drejtori i muzeut ka gjetur vdekjen nga nje plumb qorr. Ka qene duke rrefyer. Nje prej shoqeruesve e kishte ftuar ne mes qe ta degjonte me mire ndersa ligjeronte probleme te hershme historike. Nje çast me pas qe nuk i kalonte as te 40 sekondat ai kishte rene mbi trotuar. Njerezit qe u mblodhen aty e pandehen per nje goditje zemre, ndonese ai nuk vuante nga kjo ane. Kur e hypen ne ambulance kuptuan qe ishte i gjakosur. Mjeku i urgjences ne vend beri edhe ekspertizen e pare te ngjarjes...
-Kjo eshte vertete absurde - me tha nje miku im inxhinjer ndertimi.
- Te ikesh nga kjo jete nga nje plumb qorr qe nuk e di nga vjen keshtu pa pritur, kesaj i thone anormale ne kete jete qe na jepet vetem nje here.-
Mesuesi i gjimnazit qe foli keshtu i revoltuar perplasi kemben e djathte ne asfalt e u largua me nje mllef ne kraharor.
- Kesaj i thone qe te qarkullosh ne qytet ose i veshur me nje mburoje hekuri si nje kalores mesjete, ose te mbash mbi koke nga nje tepsi bakri. U pa puna ime-e-e. Duhet vene nga nje helmete. Hajde gallate.Edhe kur duhet qe te shkojme per vizita te jemi te armatosur deri ne dhembe me hekur. Ne vend te kostumit -tha nje i papune
Fantazia e ish metalurgut u duk si teper e kripur per ne te gjithe aty
- E kam thene edhe ne romanin tim. Kush po na e vret keshtu qyteeetiiin ?
- tha krijuesi i ri qe provonte per te paren here nje gjini te tille si romani. Pyetja e tij sikur mbeti pezull pa mundur qe te marre nje pergjigje ne mes turmes tone, aty ne kryqezimin e kater rrugeve te qendres se Elbasanit, prane bustit te Kristoforidhit...
Te nesermen ne mengjez, kolegu i "Gazetes Shqiptare" me nje tufe gazetash nder duar me tha gati me nje fryme
- Po kjo eshte absurde. Asnje gazete nuk e ka percjelle lajmin e vrasjes aksidentale te Filipit ndersa merret me pritat e cubave e te alabakeve te kesaj toke, ndonese ne e kemi çuar qe te gjithe.
- Po edhe ky eshte shtyp absurd ne nje kohe absurde - tha Berti i Dhomes se Tregetise qe e kishte degjuar aty kolegun tim.
Iku moskokeçares sikur jetonte legjenden...
Kuptova qe kisha qendruar i vetem aty ne shesh perballe kolegut tim pa e kuptuar se ne kishim kohe qe e kishim kapercyer ate porte ireale. Jetonim ne menyre te pavullneteshme, enderen...
Filipi e kishte pesuar prej absurdit duke u bere vete viktime e tij

Monday, 12 September 2011

Plumbi i "Albës" kërkon jetën e një gazetari

Shtator 97


Ka qene e Premte ate dite. U ndodha ne Tirane, ne redaksi. Ne bar-bufene prane se bashku me kryeredaktorin Peza e dy shoke te tjere po pinim kafene e mesdites. Ne nje çast mbrin edhe nje kolegia jone e re qe posa kishte filluar pune ato dite tek ne. Dukej tej e shqetesuar.
- Na kercenon ne telefon nje i ri nga Elbasani. Ka lidhje me shkrimin qe eshte botuar sot nga B.D- tha ajo me nje portret gati te trishtuar
-Ai i ushtareve te"Albes" ?- pyeti Fredi me mosperfillje
-Do te telefonoje perseri per ju. Keshtu na tha.
-Mire, mire. Do te vij me vone- u pergjigj ngadale Peza
-Keshtu behet sot- tha nje kolegu jone.-Kane nga nje automatik e terrorizojne sa here qe nuk u pelqen. Pune m...
Sidoqofte, ne u ndame pas disa minutash e une nxitova per tek furgonat ne rrugen e Elbasanit.Udhetova shpejt e u gjenda menjehere ne shtepi. Vendosa qe te pushoja, por zilja e deres qe binte panderprere me ngriti menjehere nga shtrati ate pasdite.Pas meje erdhi edhe gruaja qe ndodhej ne kuzhine me dy djemte e mij te posakthyer nga shkolla. Dukej e alarmuar ne fytyre, e tentoi qe ta hapte e para deren ajo. Ne gjysmen e hapsire te saj filloi qe te bisedoje me te posardhurit. Kuptova qe kerkohej dikush qe gruaja ime u mundua qe ta justifikoje.
-Le te dale buri juaj - tha nje ze
Une isha rrikthyer tek shtrati serrish.
- Nuk behet keshtu siç beni ju gazetaret. A e di qe une per pak desh shkova si "qeni ne veshte" parmbreme? Po percillja ne shtepi nje kushuriren e nenes sime afer "Varrezave te Deshmoreve" dhe atje me qellon nje birbo italian. Nga ata te "Albes". E sheh? Me 12.7 deshi te me nise ne ate jete.Tek "Ura e Rubise". Plumbi me ka qethur veçse floket. Kam shpetuar mrekullisht.Ndersa ai shoku jot e qendis artikullin sikur une te isha pjese e nje grupi qe shperndan droge ne ate repart per te huajt.
Djali qe kisha perpara ne krye te shkalleve mu duk si fytyre e njohur ne qytet. Ne dore mbante nje kallash e pas tij neper shkalle qendronin edhe dy persona te tjere. Qe te gjithe te armatosur. Ne floket e shkurter "karre" dallohej lehte nje "kanal" qe e pershkonte koken nga balli deri pas saj. Preçizion i sakte, mendova ne ato momente ndersa ai ende po me fliste e bente moral kunder "pandeshmerise se gazetareve"
-Degjo. Une njoh zysh Vjollcen dhe kam respekt sepse jemi edhe mehallalinj. Por dua qe ti te vish me ne tani e te na tregosh shtepine e atij qe ka shpikur per mua ne gazete. Nuk ndahet lehte. Pa ja marre shpirtin me kete- dhe tregoi armen duke e ngritur mbi parmakun e shkalleve. A e beson qe nuk do ta le te gjalle ?
-Nuk ke pse te perdoresh armen. Ai eshte njeri si ty ne rradhe te pare.- u alarmua ime shoqe qe e njihte mire kolegun tim
-Rri ti aty, zysh. Ka shpif moj a e kupton? - ngriti zerin ai
Te tjeret heshtnin. Dukej, qe e kishin ndare mendjen per gjak. Madje ky veprim jo vetem qe nuk do te u a rendonte ndergjegjen, por ne nje fare menyre do ti "qetesonte e lehtesonte" perpara te tjereve, duke i bere me "burra"
Ishte kohe e mbrapshte ku vdekja dhe vrasja e nje njeriu nuk kishte kurfare vlere
- Ai e ka patur nje burim informacioni. Keshtu i kane thene. Ti thua qe e kane genjyer. Pra lajmi nuk eshte i sakte. Fol ti tani e tegoi te verteten siç e di ti. Ai le ta shkruaj perseri ne gazete - kerkoi qe te mbroje kolegun tim Vjollca
Djali ktheu koken nje here nga shoket.
-Pse behet kjo gje?- u drejtua nga une.- E dua qe te dale neser.
Une pohova me koke pa e ditur se si do te shkonin me tej ngjarjet. Sidoqofte, mendova qe ime shoqe kishte hapur nje dritare shpetimi per kolegun e shokun tim
-Ai banon ne Cerrik. Na duhet nje makine per te shkuar deri aty- i thashe ngadale e medyshas. Doja qe te fitoja kohe. Ne çast me lindi ideja qe mund te lidhesha me Pezen ne redaksi.
- Kemi dy ne dispozicion -tjetri nxori perpara fytyres sime dy gishtat e dores se majte.
U kerkova qe te me prisnin pese minuta poshte sa te vishesha. Ata pranuan e zbriten rrembyshem shkallet e katit te trete.
Telefonova ne redaksi. Peza nuk ishte. Bardh Sejdarasi qe bente shefin e gazetareve te rretheve me rekomandoi qe te takoja urgjentisht B.D ne, e ti thoja qe ta pergatiste shpejt shkrimin" Fundja secila pale ka mendimet e veta per te njejten ngjarje. Kjo eshte krejt normale. Keshtu shpetojme edhe B-ne. Po e pres shkrimin. »
Ndersa po futesha ne nje prej veturave qe prisnin poshte pallatit tim i thashe atij qe do te intervistohej per gazeten
-Mund qe ta gjejme edhe ketu ne Elbasan.
- Ti e di. Mos na vono.
Te nesermen shkrimi zuri vend me shume se 60 rradhe ne faqen e kronikes se zeze.Kolegun e gjeta ne nje klub te qendres se qytetit. Pinte i vetem e i trembur kafen e mengjezit
-Jeta jote ka kushtuar sa nje plumb i "Albes". Fjala e kapiten Tomaxos te ka çuar perpara gijotines- bera shaka. Tjetri u prish ne fytyre. U be me i heshtur. Kuptova qe e kisha tepruar me ate shaka ne ate moment. Mbase kerkova qe te heq edhe stresin qe me kaploi dje...
Vertete veshtire, ne nje kohe po kaq te veshtire.

Sunday, 11 September 2011

Fëmijët e varrezave. Reportazhi i dhimbjes që nuk u botua.

Shtator 97

Nuk do ti harroj kurre...
Historia me personazhet e varrezave. Mondi. Cungu, Lija, Toç Kavanozi, Bikia,Lili i Zybase,Takia. Sifi pa veshe, Raqka i Froses, Beni i Gjenes.

Ustai i varrezave fshiu te dy duart pas gjunjeve. Ato ishin te zbardhura me pluhur granili. Pastaj i peshtyu dhe pasi i ferkoi mbi njera tjetren, hodhi syte nga une . Isha ulur mbi nje bordur aty prane rruges. Perballe kisha disa varre e nje pejsazh te trishte si ne çdo varreze te kesaj bote.
-Te lumshin duar usta -i thashe une. U ngrita dhe u afrova.
-E ke qare - i tha ime shoqe dhe syte i u njomen ne çast. Ajo kishte perpara tashme varret e rrindertuar te prinderve te saj.
Nderkaq erdhen dy çunake me qese plasmasi te mbushura me uje.Ishin nga grupi i femijeve qe rrinin aty ne varreze. I kisha pare disa here. Te tjeret ishin shpernadare nder varre te tjera. Atje ku kishte te aferm te njerzve qe pushonin nen dhe. Zbrazen ujin ne hapsirat qe kishte lene ustai mbi varr. Ne dheun e shkrifte do te mbilleshin tashme lule. Ime shoqe kishte marre nje buqete te madhe per kete pune.Ustai i udhezoi se duhej qe te merrnin edhe nga nje here uje ne qese pasi duhej qe te ngopej dheu me lageshtire per lulet.Ashtu bene. Te heshtur ata u kthyen serrish prane nesh...
Mondi e quanin djalin e holle e te gjate.Me supet pak te varura e me duar qe i dridheshin çdo çast ai dukej fjalepak dhe i heshtur. Vetullat te harkuara qe dukeshin si dy krah dallandyshe, te zeza pis fshihnin dy sy te bukur jeshil. Tjetri ishte me i vogel, nje djale romi me floket e rrezuar mbi ball e te prera me gershere ne nje vije te drejte.
- Mondi eshte jetim. Ka nje histori te trishtuar- tha ustai qe me sa dukej kishte ndjekur biseden tone te sapofilluar me dy djemte e varrezave.- Por edhe Toç Kavanozi nuk e ka me te pakte.Eh! Bote jallane...
Ime shoqe u kishte dhene nga dyqind leke te reja dhe ata te kenaqur kishin premtuar se do te benin edhe nga nje rruge falas per te sjelle uje.Ndersa ajo filloi qe te mbjelle nje nga nje lule mbi varret e sapo te ndertuara, ustai qe ishte nje mjeshter guri nga Gorr- Opari u ul prane meje . Nxorri nje qese dhe drodhi qetesisht nje cigare.
Dy dite me vone kryetari i shoqates se jetimeve me tregoi se dy femije nga te varrezave i kishin grabitur.
- Me duket se i kane çuar ne Greqi per te lypur. Te pa mbrojtur. Jetime...
- Ne e percollem ne shtyp kete fakt.
Nje jave me pas shkova serrish ne varreza. Mondi me njohu. U afrua perseri. Kete here pa Toç Kavanozin.
- Iku Toçi- beri me dore duke treguar udhe. - I a bene mendjen pordhe dy fushmbretas . Do te lype ne Athine. Ka shkuar me ngritje Kavanozi.
Kuptova qe e qesendiste mikun e tij me te mire. Mbase i kishte ardhur vertete keq qe e braktisi ashtu. Mbase i dhimbsej. Pas asaj "arratisje" ne shtetin helen, Mondi shihte nje tjeter jete te trazuar e te veshtire. Ku i dihej brenges se djalit te vogel.
-Te therras edhe nje tjeter qe ta lagesh varrin?- me pyeti çiltersisht femija i varrezave.
Erdhi Sifi i gjate. Nje djale teper i holle e i qethur tulle. Ne vend te pantallonave mbante nje pale breke te medha e te zeza.I kishte bere me balte anash sepse here pas here pastronte pellembet e duarve kur u hidhte uje varreve.
- Qenka mjeshter i vertete- bera shaka une
- Ç'mjeshter thu, mor ti?. Mos bej gallate. Lene, mo-o.Mos e cyt. Ai ka dy dite qe nuk ka futur kafshate buke ne goje.
U vura ne nje lloj pozite. Padashur e kisha fyer Sifin kokeqethur
- Erdhen dje e pardje disa çuna nga Namasgjaja e na vune ne rresht qe te gjithe. Kishin pistoleta klysht e kurves. Na kane shkundur per dy dite xhepat. Domethene , ne rrime kot ketu e punojme per ta.
Mondi uli koken sikur ti ishin shterrur fjalet pastaj.
-Kapen edhe Lilin e Zybase. E shtrine ne kanal dhe i nxorren gjak nga poshte. E pame qe i rridhte çurk neper kembe. Ajo lebetitej. C'te bente e shkreta? E mori nje grua pastaj qe ka varrin e burrit tek ajo parcela perballe dhe me duket se e çoi ne spital...
Ndjeva dhimbje ne kraharor...
Tre dite me vone shkruajta nje reportazh per jeten e femijve te varrezave te qytetit. Kisha vene edhe rrefimet e femijve si dhe plagosjen e Tit Cungut. E kishte zene nje plumb ndersa ishte ndodhur kur shkembenin zjarr dy te rrinj qe vinin nga buza e lumit Shkumbin.
Te nesermen nuk e pashe ne faqet e gazetes. As edhe te pasnesermen. As...Takoj ne Tirane Mentor Kikine. Kur po ndaheshim e pyeta edhe per reportazhin e pabotuar.
- Vertet reportazh ishte ai? Mendova se ishte tregim artistik. E kam humbur nga faqia e ordinatorit.
Me erdhi vertet keq. Vendosa aty per aty qe te mos e nis serrish.
I a dhashe pas disa ditesh Dhimiter Filtos ne TVSH . Kishim bashkpunuar disa here bashke dhe ... kishim qene te suksesshem kryesisht me tema te dites si ato qe kishin te benin me ngjarjet ne Gramsh apo edhe me trafikun e organeve te femijve.Kete here Dhimitrit i ishte zgjuar deshira e kahershme per te marre pjese qofte edhe ne nje festival nderkombetar te filmit dekumentar. Madje kishim percaktuar edhe stafin.
Nje muaj me pas ai mbrin ne Elbasan me skenarin e " Femijte e Parajses" ne dosje. Kishte punuar seriozisht.Jetonte me enderen e mezi priste qe ta realizonte ate. Beme edhe llogarite si dhe percaktuam skenat e xhirimit. Shkuam ne varreza per disa ore e u njohem me nje pjese te personazheve qe do ti kishim ne film.Pashe qe Dhimitri ishte teper i emocionuar dhe dukej se fiksonte gjithçkah nga detajet e kishte percakuar me pare ne kete skenar. Ndjente nje lloj mrekullie.Tani pritej vetem finalizimi. Per ata qe jane marre me filmin, kjo do te thote se eshte treçereku i punes. Pune detonatoresh. Po hajde qe te gjeje investime e sponsore dashamires. Keta te fundit dukeshin me shume se sa te trembur nga ngjarjet e dites qe po kalonin...
Ky projekt mbeti dhe u shty si i thone fjales...ne kalendrat greke.Une nxitova qe ta bej roman pas kesaj. Shkrova pak me shume se njeqindflete. Me duhej qe te pergatisje edhe dy kapitujt e fundit por edhe ky projekt a bocet si mund qe ta quaj pati fatin e hidhur te ketyre kujtimeve.
Kesaj teme i jam rrikthyer edhe disa here.
Pak kohe me pare ne fund te vitit 2006 kam marre kontakt me nje rregjizor te njohur te filmit francez.
Gjithesesi, ky mbetet ende nje projekt qe me sjell nder mend pikerisht ate copez jete nga nje kohe qe na la shume gjurme.

Thursday, 8 September 2011

Enisa

Gusht 97

Nuk e di se si erdhi tek ne gazetarët lajmi i vdekjes së një 15 vjeçare në atë gusht të 97 tës. Më tepër se sa një vdekje, na tronditi fakti që ajo vajzë ishte vetëhelmuar. Kishte pirë kimikate për ti dhënë fund jetës së saj të re e të brishtë. Mbase ai mëngjez i lyer me një argjend të plumbtë e gjithë zagushi, dukej krejtësisht i heshtur edhe për shkak të asaj tagjedie për të cilën shumë pak dihej e flitej në qytet tashmë. Kisha ndjesinë se egzistonte një shurdhmemecëri ku nuk lëvizte as edhe një tingull. S’kishin filluar zhurmat edhe pse një makinë e bashkisë i kishte lagur rrugët e mëngjezit. Ufma ende nuk kishte filluar por ajo pritej andej nga mesdita. At’here edhe dielli do të ishte në zenith.
Para derës se morgut u ndodha shpejt, e mjeku roje, një miku im i vjetër që i pëlqente të merrej kohët e fundit me politikë, duke vendosur tre herë kandidaturën në tre parti të ndryshme, më çoi drejt e tek viktima e atij mëngjezi. Në një sallë me mure gjysëm nëndhe, të cilat dukeshin si harta të zhgaravitura nga një egrasi e myk i bardhë që zënë zakonisht brezat e lyera me bojë të bardhë zmalto, pas një tavolinë të vogël e të zezë, qëndronte e mbuluar me një çarçaf jeshil pacientja që kishte mbyllur sytë atë mëngjez, vdekjen e së cilës e kisha zbuluar pak çaste më parë
- Kemi ne dispozicion vetem 5 minuta - tha mjeku që më shoqëronte pranë kufomës së 15 vjeçares. - Mos më bëj me llafe. Ti e di që drejtori është socialist e kush e dëgjon atë . Apo s'ma ka inatin se e konkurova vjet në zgjedhjet e pushtetit lokal.
Vura re se duart po i dridheshin, ndërsa kapi çarçafin e gjelbërt për ta zbuluar tek koka vajzën e morgut, që qëndronte e vetme aty prej gati tre orësh. Unë dola përballë e u afrova vetëm një çast më parë se ti shihja portretin, që do të ishte pa dyshim, jo vetëm atë ditë në qendër të kronikave të gjithë masmedias së vendit. Ndjeva një dhimbje të lehtë në kraharor së bashku me një ngërç që me kap sa herë që ndodhem keq.
Në fillim flokët e verdha të derdhura mbi një jastëk të vogël lëkure vishnje, e pastaj qerpikët e mëdhenj të puthitura, ku në cepin e tyre mund të dalloje lehtë nga një pikë të shndritëshme të lëngëshme pa ngjyrë, e dy buzë paksa të mbledhura poshtë një hunde klasike të zverdhur ndoshta tej mase, më bënë që padashur të hedh një hap prapa si i trembur, nga pamja që kisha përpara syve. Ishte çuditërisht një skenë që më tronditi se tepërmi. Jo se nuk kisha parë ndonjëherë të vdekur, por portreti i 15 vjeçares më drithëroi. Ndoshta se ishte tepër e bukur, e me një fytyrë gati fëminore që mbështillej lehtë nga një tis i purpurt në të verdhë. Ngjyra e fundit dukej më tepër në trajtën e ndonjë njollë që shfaqej paksa mbi ballë, e në pjesët e poshtëme të faqeve që dukeshin si të varura në atë portret femre pa jetë. Mbase koha e shkurtër e vdekjes ruante ende relike nga fëmijëria. Pas pak me siguri ajo do të sillte nuanca ngjyrash të tjera, ashtu siç ndodh tek të gjithë te vdekurit që ikin nga kjo botë.
- U trëmbe? - tha mjeku, e pastaj shqiptoi një "shpejt" që u duk se i rrëshqiti nëpër dhëmbë, ku dallohej ende ndjenja e frikës për mëkatin që po bënte, duke futur pa leje një gazetar pikërisht në morg, ku vetëm bluzat e bardha e ndonjë ekspert i policisë mund të ndodhej, para një kufomë në këtë dhomë që dukej se ishte pa ajër dhe e pajetë. Për këtë isha i sigurtë, se në një kohë tjetër ai, nuk do ta bënte kurrsesi
Në fakt i tremburi nuk isha unë, por ai, mjeku. Ndërsa ishte skuqur atë cast, e me sy të picëruar poshtë një balli të sheshtë, ku ishin rrëzuar një tufë flokësh të zinj e të pakrehur, duke zbuluar pikërisht mezin e kokës të zbardhur, e me një ngjyrë gati në të kuqëremtë, kjo edhe për shkak të perdeve të trasha kafe të errëta, të varurura në dy dritaret e vetme të asaj dhome që të dukej se të merrte frymën, lëvizi instiktivisht gishtin tregues mbi faqen e majte. Zgjata dorën në drejtim të vajzës 15 vjeçare. Pa mundur që të prek fytyrën e akullt, që nuk e di se ç'më shkrepi pa pritur në kokë, bëra serrish një hap pas.
- Mos, çfarë bën kështu? Do të vinë ekspertët nga momenti në moment. Do që të më hapësh telashe"?
Mjeku gati sa nuk u hodh përpjetë, e zgjati dorën që të më ndalë në vendimin që kisha marrë, e që sipas tij, "ishte prej një të çmenduri" Ashtu nxitimthi i hodha edhe një herë sytë vajzës së vdekur, por ai portret i pafajshëm fëminor ishte mbuluar shpejt me çarçafin e gjelbër, dhe miku im që më kishte futur në atë sallë, e që tani ishte në krahun tim, duke më kërkuar që të largoheshim prej aty një orë e më parë, me një zë të ulët e të çjerë, që sipas tij, " do t'i a lija kalamajte pa bukë".
Me erdhi keq sërish. Tani për mjekun e Enisën me flokë të verdha të shtrirë në lakuriqësi gati e harova.
-Nuk të falin këta komunistët e rrinj. E kujt, mua... që i kam luftuar me shpirt e dhëmbë, e që i urrej deri në vdekje... ?
Ishim ngjitur tashmë në katin e tretë, e në koridor mjeku dukej ende i shqetësuar. Duart i dridheshin ndërsa s'dinte ku ti mbante, pasi i kishte futur e nxjerrë disa herë nga xhepat e përpareses së bardhë, pa vetëdije. E mëshirova, ndërsa nuk i a ndaja shikimin në atë portret të trembur, e qe çuditerisht mu duk i përçudnuar në çast.Vendosa që të heq dorë nga vendimi i marë për ti kërkuar diagnozen. Më mirë ta lija të qetë. Këtë, me siguri ai do të ma thonte vetë, në formën e një kërkese miqsore, por me sa dukej, nuk ma haronte nderin që i kisha bërë. Ishte tepër vështirë të mësoja ndonjë gjë konkrete nga i tremburi, që edhe pse si urinolog kishte bërë emër në dhjetë vjetët e fundit, jo vetëm në qytetin tonë, e që kishte mbrojtur edhe një grade shkencore duke qenë edhe antar i një shoqate, që mblidhej dy herë në vit në një qytet të Zvicrës në kufi me Italinë.
Eshtë krejt e pa mundur mendova, që njeriu të drejtpeshohet në këtë kohë me trazira. Pastaj mjeku e kishte marrë shërbimin në mëngjez, e për vajzën duhej medeomos të bisedohej me doktorin që kaloi natën, për të më treguar ndonjë hollësi, por edhe siptomat e sëmundjes. Mu duk sikur e shfajqësova kirurgun që kishte marë tashmë një shami në dorë, e fshinte here pas here djersët në ballë, e në faqen e nje fytyre që dukej gati e tejskuqur.
Për motivet që e çuan Enisën që të ndërmerte këtë krim, që i mori jetën, në këtë moment as që bëhej fjalë. Urinologu qëndroi pranë derës së sallës së mjekëve.
- E vetmja gjë që mund të pohoj pas leximit të kartelës, por edhe sipas fjalëve të " firifiut" që i mbeti dopio gjashta në dorë, sot në mëgjez në konsultë me shefin, "vetëhelmimin e kishte pranuar 15 vjeçarja, që në momentin e shtrimit në mbasditen e djeshme, kur e kishin sjellë me urgjencë në spital. Në fillim ishte dyshuar për ndonjë plasje apo anomaly stomaku, ndaj e sollën në kirurgji"
Firifiu ishte Polikroni, mjeku i rojes së natës së kaluar, për të cilin urinologu nuk ushqente ndonjë simpati. Mbase çështje profesioni. Ndoshta ishin prishur në ndonjë Pazar, nga ato që bëjnë jo rrallë herë bluzat e bardha me hallexhinjtë, që vine në derën e spitalit. Sidoqoftë, ky ishte një problem që qëndronte mes kolegëve .
Dosjen e lexova kalimthi nëpërmjet një infermiere që shërbente tek dhoma e mjekëve, e në të ishte shkruar shkurtimisht. "Enisa Marko, 15 vjeç ", dhe më poshtë adresa e shtëpisë, si dhe emri i personit që interesohej për të. Pastaj, me gërma të vogla numri i telefonit, që më sa dukej ishte i shtëpisë së saj. Në faqen e brendëshme përkrah diagnozës, ishin shkruajtur me një shkrim jo të kujdesshëm, ajo që mjekët i thonë anamneza e pacientit. Mjeku i shtrimit Polikroni, me sa dukej në një cast ka qenë i dyzuar, kur ka shkruar një " V " të madhe, të cilës i ka kaluar majën e stilografit disa here përsipër. Më pas çdo gjë është renditur rrjedhshëm nëpër vijat e kartelës së pacientit deri në fund. Me një shkrim që dukej i hapur në krahasim me atë të rregjistrimit të pacientes, ishin rrenditur edhe ilaçet e para të përdorura pas mbritjes në spital " Vajza është paraqitur në ora 17.00 mbasdite, me shenja akute të një helmi që përdoret si preparat për spërkatjen e rrushit. Pacientja e ka pranuar vetë se ka tentuar të helmohej, pa dhënë spjegime të hollësishme për motivet që e çuan në vetëvrasje. Ajo ka kërkuar që të mos ndërhyhej nga ana jonë, dhe herë pas here shqiptonte fjalët, " me lini që të vdes". I kemi bërë një lavazh të shpejtë, si dhe një trajtim intensiv me ...
Lista e gjatë e medikamenteve, si dhe gjëndja shëndetësore në tre momente të natës, ku përshkuhesh me detaje edhe keqësimi e rëndimi i gjëndjes së vajzës. Me tej disa hollësi, si dhe fakti që vajza nuk kishte reaksion nga penicilina, të gjitha këto përfshiheshin në një faqe të vetme të kartelës mjeksore, që mbante numrin 265.
Kaq nuk mu dukën të mjaftueshme për nje lajm. Ishte mesditë e dielli i gushtit në këtë fillim muaji dukej se po shkundëte një thes të bardhë e të ndritshëm mbi qytet . Jashtë ishte zagushi. Xhamat e dritareve përvëlonin, e koridori i bardhë i spitalit që mbante erë jodi e rifocinë, gati sa nuk ti trazonte zorët në bark." Ky ajër i ndotur do të jetë edhe aty poshtë ku rri Enisa" mendova në çast.
-Besnik, doktor Milua dyshon për diçka të çuditëshme për këtë vogëlushe. Ndoshta kemi të bëjmë me një rast bare, e vajza mund të bëhej nënë, ndonëse është ende vetë fëmijë. Në fakt pritet autopsia por mjeku eksperto ligjor ka shkuar që mbrëmë në Tiranë, se operon baxhanakun atje. E kemi lajmëruar të na vij ... Monda, vajza e pallatit tonë që është një kat sipër hyrjes ku banoj unë, e që punon që prej dy vjetësh në repartin e radiologjisë pas një kursi gati dy vjeçar në kryeqytet, më tregoi sapo më ndeshi përballë, në shkallët që të çojnë në sallonin e madh të pritjes në katin e parë. Rastësia me Mondën u kishte hapur udhe edhe dyshimeve të mija për një bazë me serioze të vetëvrasjes, qoftë edhe të një adoleshenteje si Enisa .
Një orë më vonë unë kisha hedhur shkrimin në ordinator, e nuk vendosja për ta nisur në redaksi.. Portreti i Enisës më dukej se ishte fshehur nën retinën e syve të mij, dhe ashtu gjysëm e zbuluar me dy pika loti të ngrira në cepin e syve, që ngjanin me bajamen e me buzët pak të mbledhura, ndoshta nga një ngërç i brendshëm në të fundit çast të ndarjes me jetën, mu duk se u bë një pjesë e vetes sime, ndërsa udhëtoja nëpër rrugët e shkreta të qytetit nën qiellin e atij gushti, në orët e mesditës. Por edhe në ordinator kur rrenditja rreshtat e lajmit tragjik, Enisa e fjetur si një bukuri e rrallë, gati fëminore, e shtrirë si në një gjumë të thellë në shtratin e asaj dhome gjysëm të errët, duhej që tashmë të ishte nën një kontroll të rreptë autopsie.
Këtë herë, jo si gazetar, një ndjenjë e çuditshme më shtyu sërrish drejt kirurgjikut
- Ishte e dhunuar seksualisht – më tha mjeku që kishte realizuar edhe autopsinë pak orë më parë në morg. – Kishte një embrion fëmije katër muajshe, por që nuk i dallohej në vështrimin e parë. Nuk duhej që ta kishte bërë problem familje, pasi ajo ende nuk di gjë për të. Natyrisht, që ajo nuk mund që ta mbante këtë 97 – të, dhe embrionin. Nuk mund as edhe ta nxirrte nga vehtja. Zgjodhi rrugën më të keqe…
… Një vit më pas, një nga miqtë e mij që punonte në polici më tha, se ishte kapur dhunuesi i Anisës. Ishte nga ata të kallashnikovëve që terrorizonte qytetin, por edhe 15 vjeçaren…

Tuesday, 6 September 2011

Kolera në Gramsh

Gusht 97

Gjithe mengjezin kishim bere shaka me Tomor Jolldashin botuesin e gazetes "Elbasani". Shkak ishte bere botimi ne dy gazeta te perditeshme i njejti shkrim. Fjale per fjale nga dy koorespodente qe ishin çuditerisht dy studente ne Universitetin e Elbasanit.Ne te njejtitn fakultet, ne ate te gjuhe-letersise.Kesisoj, hamendesimet tona ishin vene ne gare se kush mund qe ta kishte shkruar ne fillim dhe se kush prej koorespodenteve studente e kishte derguar "bruto" materialin.I njejti material pra, ishte faksuar per dy gazeta, me te vetmin ndryshim, emri i autorit.
Historia me ta ishte e veçante. Natyrisht qe shume gazeta edhe pse te perditeshme nuk mund qe te mbajne me rroge edhe gazetaret e çdo rrethi a prefekture. Shumica prej tyre paguhej me honorar. Studente qe pas mesimit rrendnin qe te kapnin ndonje lajm. Ne rastin me te mire shkepusnin ndonje fakt qe kishin gjetur te tjeret kryesisht nga ngjarjet e kronikes se zeze, ne te kundert u hipnin kembeve e "trokisnin" ne dyert e policise. Dhe kur dilnin "duarbosh" vrapin e ndalnin ne dyert e prefektures ose te bashkia e qytetit per ndonje lajm qofte edhe social e ekonomik
Tomori me ankohej se ne shumicen e rasteve kur u linte çelesat e zyres "sa per te punuar" hapnin sirtaret e marrin atje çfare u duhet nga ato qe mblidhte ai per gazeten e tij javore. Nje jave me pare ishte zemeruar dhe grindur me njerin prej tyre.
-Plagjature e vertete. Une u hap deren qe te me ndihmojne, ata me ç'vasin gjithe faktet e lenden. Kesaj çi thone?- fliste me mllef kolegu. Dukej qe nuk i kishte dale inati.
U kthyem ne zyren e tij, nje dhome e vogel si nje kthine ne nje prej koridoreve te katit te pare te nderteses qe kishte sherbyer per me shume se 30 vjet si Keshill Rrethi. Ngjitur me te ishte edhe "Dhoma e Tregetise" Mua me lindi ideja qe ti "punonin nje reng". Mbase mesojne pas ketij pesimi, gjykuam ne atehere.Ideja me lindi ne çast. U ula dhe e shkrova me nje fryme, Ndersa Tomorri u ngjit nje kat me siper per ti mare nje prononcim drejtorit te policise ndertimore te prefektures ne lidhje me nje aksion qe pritej te behej ato dite ne qytet.Kur isha ende ne paragrafin e fundit , nje nga punonjesit e "Dhomes se Tregetise" se rrethit me ftoi per nje gote raki. Ishte Berti, sekretari, nje komshi i vellait tim e nuk mund qe ta refuzoja. Aq me teper kur me njoftoi se "ishte bere serrish me djale"
Nga tavolina ku kaloja gllenke pas gllenke raki rushi Skrapari te zier dy here per mik e qe bufetieria e ruante veçse per miq, kontrolloja edhe zyren e mikut tim. Deren e kisha lene qellimisht te hapur. Letren gjithashtu mbi tavoline ne nje menyre te shkujdesur. Edhe nje pusulle te vogel ku "lajmeroja" Tomin se "sapo isha kthyer nga Gramshi". Kjo e fundit do te ishte nje lloj "garanti" per lajmin e sajuar ne suprinene kuqe te tryezes.I kisha dhene kesisoj nje shkalle me te larte besimi. Vertete ate dite nuk isha takuar me koleget e mij e shume prej tyre kjo lloj "mungese do ti dukej vertete si nje sherbim ne qytetin buze lumit Devoll.
Por biseda e "embel" ku ne shoqerine tone erdhen edhe dy punonjes te tjere te prefektures me terhoqi krejtesisht vemendjen.Pas afer dy oresh te mira u rriktheva ne dhome.Mora letren "kurth" dhe e grisa menjehere, gjithashtu edhe pusullen.
Ne mbremje ne bulevard ndersa me nje te afermin tim kishim vendosur qe te shkonim per vizite tek nje kushuri i larget i yni, me del perpara koorespodenti i ATSH se Pellumb Zekthi. Ai sapo ishte kthyer nga Tirana. Kishin patur nje mbledhje pune gjithe diten atje
- Jam me Bled Staroven tek "Bar Artisti". Kishte plasur kolera ne Gramsh?
Qesha me gjithe zemer.
- Mos eshte loje?- dyshoi Pellumbi
Une vazhdoja te qeshja.
- Shume mire u a bere. I kemi bere lajmet kooperative. Nuk durohen...me.Pse nuk thua ti qe paskam sonte goxha kohe per te bere pergenjeshtrimin. Do ta qaj.Lajmin neser duhet qe ta kene kater a pese gazeta te perditeshme. Hajde gallate...
Mengjezi i se nesermes me zuri ne Tirane. Me priste Fatmir Mneri, kryeredaktori i "Sport Ekspres it" pasi ne ate kohe shkruaja edhe lajmet sportive te Elbasanit per kete gazete qe eshte e te njejtes kompani, "Koha Jone". Te dy redaksite ishin ne nje godine perballe "Petro Ninit"
Ishte koha kur i gjithe stafi i kompanise pinte kafen e mengjezit ne nje bar aty afer.Nje kend i gjelbert me tavolina per klientet i imrovizuar mbi nje platforme perpara lokalit, ngrihej mbi trotuarin ku leviznin kalimtaret e rastit. Qe larg dallova Mentor Kikine e pastaj Alfred Pezen. Njeri shef i kronikes dhe tjetri kryeredaktori i "Koha Jone". Me tej ne nje tavoline tjeter grupi i gazetareve te radios me Adi Krasten e Artur Zonjen, Alban Dudushi... qe me sa dukej benin mbledhjen e redaksise ne ...natyre, nen qiell te hapur.
Me kerkoi Mentori duke me bere shenje qe te kthehesha ne tavolinen e tyre.I thashe qe me priste Fatmiri. Fredi heshtete. Me pershendeti me nje te levizur te dores e vazhdoi qe te lexonte gazetat e dites qe ishin hapur aty mbi tavoline.
- Nuk do te te vonojme. Hajde se kemi nje problem.
Ai ishte ngritur ne kembe per te treguar se kembngulte ne ato qe thonte.
-C'kemi andej nga Elbasani - nuk i u durua mikut tim te vjeter ndersa po levizja karriken per te zene vend perballe Pezes. Kishim shkembyer edhe pershendetjet.
- Asgje- thashe e vura buzen ne gaz. Ne tavoline pashe titujt qe ishin hapur ne faqet e para te shtypit te dites. "Kolera ne Gramsh" mbi nje fotografi te qendres se qytetit qe zinte hapsiren ne te dy cepet e gazetes tek "Gazeta Shqiptare", "Qeveria e Pajtimit kombetar sjell Koleren ne Gramsh", ne nje gazete tjeter qe bente te "pavarurin". Pastaj titujt tek "Bulevard", Dita informacion", "Republika", Albania" "RD"...
- Po andej nga Gramshi?- uli zerin Mentori
-Normalitet - thashe perseri e qesha duke mos i a ndare syte titujve te tjere te shtypit mbi tavoline
- Po shih se ç'shkruajne sot gazetat.- Fredi dyshoi
Pas dhjete minutash ne tryeze plasi gallata. Erdhen dhe gazetare te tjere. Njeri prej syresh qeshte me ze te larte e lot duke perplasur kembet fort ne dysheme. Te tjeret pyesnin per detaje e hamendesonin ne humor.Historia mori dhene ..."Kolera ne Gramsh" pas gazetave "pushtoi" edhe ekranin e vogel, te vetmit televizion te asaj kohe RTVSH se.
Ne emisionin e lajmeve te mbremjes sipas deklarates se zedhendesit te Ministrise se Shendetesise ishte ngritur menjehere nje ekip i kesaj ministrie i cili kishte shkuar ne spitalin e qytetit te Gramshit"...eshte e vertete qe tre pjestare te familjes Muça nga fshati Shushice jane shtruar ne kete spital e kane patur e vazhdojne qe te kene probleme por ekipi i mjekeve vendas ne spitalin infektiv dhe ai i ardhur nga Tirana nuk kane konstatuar kolere. Ata vuajne nga probleme virozash te stines. Sidoqofte ata jane vene menjehere nen kontroll e kujdesin e vzhdueshem te mjekeve...
"Hajde ç'vete" thashe me vete, " pas gazetave e paska rradhen edhe RTVSH ja. Kjo e fundit e çon me tej genjeshtren. Madje merr persiper qe ne emer te nje zedhendesi te bej faktike qenien ne spital te nje familje fantazem. Nuk e besova qe vertete nje ekip i ministrise te kishte shkuar ne Gramsh sepse do te mund te zbulohej menjehere "lajmi kurth"
Realisht shkrimi im vuante nga pasaktesia.Ne ate kohe une vertete nuk i njihja mire siptomat e koleres pasi e kisha shpikur "pas nje dreke te shenuar familjare". Fakti i dyte qe mund ta pergenjeshtronte kete lajm ishte fshati Shushice qe gjendet vertete ne kufi te dy rretheve por qe eshte i Elbasanit.Per te shkuar qe andej drejt e ne Gramsh nuk funksionon asnje rruge veçse me hajvane pasi rruga egzistuese eshte permbytur nga liqeni i hidrocentralit te Banjes.Shushicaret komunikonin me qendren e komunes ne Gostime.Mjafton qofte edhe njetelefon per spitalin e atij qyteti e nuk do te rezultonte asnje familje me mbiemrin Muça...
Sidoqofte, kolera kishte kapur "gafil" nje pjese te mire te shtypit por edhe nje ministri qe pretendonte ne ate periudhe se ishte ne "roje te shendetit".Koleget e "Koha Jone" e kishin kthyer ne barcalete.Numri i ri i revistes "Klan" me sa duket nxoren nje "kuj te vjeter" kur vendosen nen titullin "Koha Jone" mashtron Gazeten Shqiptare" historine komike qe zgjati tre dite ne mamedian e asaj kohe.
Pas Koleres sikur u ndjeme me mire nga vjedhja e lajmeve ne nje komunitet si ai i yni.

Saturday, 3 September 2011

Më kërkojnë që të prononcohen





3 Gusht 97


Kisha bere edhe reportazhin e ngjarjes duke e perfshire ne nje faqe gazete. Natyrisht me hollesi e detaje te shumta edhe nga deshmitare okulare. Ne redaksi me sa dukej e kishin pelqyer ate e te nesermen e botimit me uruan nepermjet telefonit. Ate dite gazeta "R D" kishte botuar ne nje faqe intervisten e plote te nje prej te afermeve te tregtareve i cili spjegonte detaje se si u ishte kerkuar "haraç" nga te fortet e lagjes sime. Ky ishte ate kohe nje nga sponsorizuezit me te fuqishem te deges lokale te kesaj partie ne qytetin tone. Kishte hyre politika ne kete mes
Pak para mesdites mbrita ne zyren e gazetareve ne prefekture.Isha kthyer nga Belshi pasi atje maskat kishin ndaluar nje autobuz per ta plaçkitur krejtesisht. Ishte i linjave lokale brenda zones e qe udhetonte deri ne kufi me Lushnjen. Mes udhetareve ishin ndodhur edhe dy police qe sherbenin ne Fierz te Belshit tek kampi i te burgosurve por qe ne ate moment nuk kishin mundur qe te benin detyren me elementare per nje polic. Kishin ngritur duart lart si te tjeret dhe natyrisht kishin boshatisur edhe xhepat po si te tjeret. Nuk kishin guxuar qe te nxirnin as edhe armet.
Ndersa faksova shkrimin per ne redaksi, mbylla sirtarin per te zbritur poshte e per te pire nje kafe tek "Kondori"
- Ketu jane gazetaret?- pyeti ne çast nje djale i ri mjekrosh qe kishte futur brenda vetem gjysmen e trupit
-Cilin kerkoni -i thashe te riut qe fliste duke dihatur. Kuptohet qe ai i kishte ngjitur shkallet e godines se Prefektures gati me nje fryme
-Kush te jete.
E pyeta per hallin qe e kishte sjelle ne deren tone. Me pak fjale na beri te ditur se e kishin sjelle tek ne personazhet e luftes qe u be dy dite me pare
-Kerkojme qe te japim nje konference.Si i thoni ju...Per shtyp. Sot disa gazeta kane genjyer ashiqare. E verteta nuk qendron ashtu...
- Jam vetem, siç e sheh - i thashe duke ngritur supet pasi ai nuk me kishte percaktuar edhe vendin ku duhej qe te ishim prezent
- Hajde se ne klube jane edhe te tjeret. I dime mire ne . Gjithe diten neper klube rini ju.
Mbylla deren. Djaloshit i thashe qe te zbriste poshte per te takuar koleget e mij. Ashtu beri.Ne godine nuk degjohej asnje levizje. Edhe pse e Shtune zakonisht punonjes te administrates se prefektures dilnin neper zyra.Poshte tek porta kryesore qendronte nje polic. Ne dore mbante nje kallash me tre karrikatore te ngjitura. Dukej i perkushtuar ne detyre. Vura buzen ne gaz. Perballe ne nje "BMW' te zeze pis dukej ne deren e hapur te sediles se pasme nje kallash. Ishte e djaloshit qe na kerkonte per konference shtypi. M'u duk ironi ai qendrim kinse sherbimi i atij polici qe ishte nga fshatrat perreth Elbasanit. Perpara tij ishte nje nga "herojte" qe tronditen qytetin e qe per ta ishte shpallur tashme kerkimi.
-Hajde, ç'vete ketu tek ne - tha nen buze koorespodenti i "Republikes" qe ishte zene "mat" poshte ne klub. Me ate ishte edhe nje kolegu yne.
-Pash zotin mos dredho- me tha tjetri sikur te me kishte lexuar mendimet. -Nuk e sheh?. Ketyre u hap udhe edhe shteti vete. Mos hame ndonje koqe plumbi, eja e mos na vono.
Pas disa minutash u gjendem ne nje shtepi. Diku ne qender te qytetit.Na priten familjare. Ishin aty edhe nje pjese e atyre qe ishin perfolur e qe ishin bere ato dy dite personazhe te gazetave te dites.Nje prej tyre kishte humbur edhe nje sy. Qendronte ne shtratin e nje dhome.
- Duam qe te flasim edhe ne - me tha njeriu qe konsiderohej si Numeri nje i grupit. Ai kishte nje fytyre te hequr e te zgjatur poshte. Ne mjeker dukej nje tis i holle me qime te lehte e te zeza qe ngrihej ne fund te faqeve.-Gazeta "R.D" ka genjyer derçe.Kjo nuk eshte e moralshme. Ne nuk jemi vrases. Jemi ne hallin tone. Na provokuan e na qelluan...
Pastaj ai tregoi se ate mbasdite kishin qene deri ne "Fushe Mbret ' tek nje shoku i tyre sepse ishte i semure prej tre ditesh.Ishin qelluar pa asnje paralajmerim sipas tij dhe ishin vrare kater prej shokeve te tyre pa asnje shkak.Ata kishin qene e udhetonin me nje veture per tu kthyer. Ai u perpoq pastaj qe te hidhte poshte gjithe versionet qe qarkullonin ato dite per nje.
"gjobevenie"...
U ndjeva keq. E si mund qe te shkelja mbi vehten time. E kush ishin ata qe mund te jepnin nje konference per shtyp ? Duhej qe te gjeja nje zgjidhje tjeter…
Ndersa fliste perkrah tij qendronin tre shoke te tjere.Une po e rregjistroja ne nje diktofon me nje kasete kengesh.Pas kesaj me lindi ideja qe te merrja edhe prononcime nga personazhet e tjere si dhe detaje nga zhvillimi i ngjarjeve per "Radio Kohen". Per kete fillimisht bisedova ne telefonin familjar me Adi Krasten qe ishte ate kohe drejtor i radios tek ne
-Jam gati ta transmetoj ne oren 6 pasdite. Ma sill menjehere
Te pranishmit e degjuan qe te gjithe. Kisha hapur reponderin e gjitheçkah degjohej aty ne ate mjedis.
-Eshte veshtire, Adi - ngurova ne fillim une- Gjej a nuk gjej makine per ta sjelle ne kohen e duhur-
Perballe nje prej prinderve aty me beri shenje se "nuk eshte problem". Kuptova qe do te na vihej diçka ne dispozicion.
-Mundohu qe ta besh ne nje forme radio-reportazhi - filloi te me keshillonte bashkbiseduesi im nga ana tjeter e telit
Pa vajtur ora tre pasdite u duk se gjitheçkah mbaroi. Miqte e mij kolege kishin hedhur shenimet. Madje koorespodenti i "Republikes" e kishte perfunduar lajmin aty ne nje cep te dhomes.
- Degjo,- me tha nje prind i nje prej djemeve aty, i cili kishte mundur te shpetonte pa pesuar asgje ne luften e dy diteve me pare, tek "Bar Milano"- Kemi bllokuar ne nje shtepi gazetarin e "R.D" se. Duam qe edhe ai te pergenjeshtroje ate qe ka shkruar. Ne ne realitet kemi pergatitur si familjare nje kunderpergjigje. I kemi kerkuar qe ta botoje e njejta gazete qe volli vrere kunder nesh.Me te tjeret nuk kemi pune
I thashe qe ky ishte nje " gabim fatal dhe teper i denueshem shoqerisht. Ai nuk mund qe te vendose per botimin e letres suaj ne gazete pasi ajo eshte gazete partiake dhe ben politiken e saj"
Kerkova menjehere qe mund te me lidhnin ne telefon me kolegun tim te "RD" se.I fola dhe e qetesova duke i permendur se ne anen tjeter te telit ishim tre koleget e tij qe kishim marre prononcime per shtyp.I thashe se do te udhetonim se bashku drejt Tiranes.
Nga menyra se si fliste kuptova edhe gjendjen e tij te rende psikologjike. Dukej me teper se sa i friksuar e i tensionuar.Kishte arritur qe te kuptonte se tashme ishte peng ne ate familje per te cilen kishte besim. Kete ma thane personazhet e mij sapo mbylla telefonin. E jashtezakonshme…
Nderkohe qe poshte pallatit ku ishim ne, mbriti nje furgon taksi nga ata te linjes Elbasan – Tirane, qe ishte lajmeruan ne telefon. Ishte ne dispozicionin tone. Dy koleget e mij qe mezi prisnin te iknin nje ore e me pare nga ai vend, e justifikuan udhetimin e tyre se mund qe t'i nisnin me faks shkrimet per ne gazeta.
Pak çaste me vone i ngjiteshim "Qafes se Krrabes" me shpejtesi. Udhetonim drejt kryeqytetit. Ishim tre veta. Une, Fatmiri dhe shoferi qe dukej indiferent. Kolegu im zbriti perpara redaksise se tij perballe lulishtes, aty ku ze fill "Rruga e Elbasanit". Aty e lame edhe takimin e kthimit.
Ne radio gjeta Artur Zonjen qe bente detyren e shefit te lajmeve. Se bashku me nje teknik kontrolluam kaseten
-Eshte ne rregull dhe teknikisht e transmetueshme- tha specialisti
Gazeta ishte aty prane, ne nje godine tjeter.
Fatmirin nuk e gjata ne redaksi. Roja me tha qe kishte shkuar se bashku me kryeredaktorin ne seline e PD se, qe ishte fare prane. Kuptova qe beheshin "pazare" ne se mund qe te botohej apo jo. Ne fakt, aty luhej edhe me jeten e njeriut te tyre ne Elbasan . Por per te marre te drejten e botimit te letres se familjareve, me siguri qe duhej te vendoste vete Berisha. Me erdhi keq per pozicionin e kolegut tim.
Nje ore me vone mbriti edhe Fatmiri. E pritem se bashku me taksixhiun ne nje kioske aty prane. Dukej krejtesisht i lodhur ne fytyre. Kete e vura re por nuk i rashe ne sy. Rruges as qe folem me per ngjarjen. As shoferi nuk beri me shaka si ne fillim kur u nisem duke na treguar disa barcaleta te kripura. Dukej sikur ktheheshim nga nje funeral.
Por "RD"ja nuk luajti nga pozicioni i saj. E botoi letren e nisur nga Elbasani duke vene edhe nje shenim qe tregonte se nuk perputhej me mendimin e redaksise.
Disa kohe me vone, mua do te me kerkohej serrish nje tjeter prononcim.
...Ishte kohe kallashnikovesh...