Nga blloku i shënimeve të gazetarit
Isha vonuar. Njerezit qe po me prisnin tek kioska e Tos Kusit, kishin rrekellyer e konsumuar disa pije freskuse te stines. Sokoli, rregjizori i ETV - se, bente punen e pritesit. Me sa duket, i kishte mbajtur me humor dhe histori, qe te bejne per te qeshur nga ajo periudhe e dy viteve me pare, ku qyteti yne, ishte vertete si ne nje "shtetrrethim". Kete e vura re sapo shkela ne "paradhomen e lokalit", pertej xhamit, ku grupi kishte zene vend ne nje kend me gjysem hije, ne krahun e djathte.
- Paska nxituar dhe qenka lodh keq – tha Jusuf Alibali, te cilin e njoha nga portreti, pasi e kisha pare ne nje emision te telvizionit tone kombetar, kur fliste per krimet e diktatures. Vuri buzen ne gaz, e papritur u ngrit ne kembe si nje xhentelmen i vertete. Ne fytyre dukej se i buronte nje miresi e sinqeritet, edhe pse ajo ishte krejtesisht e rrudhur por edhe trupi i krusur nga pesha e viteve. Dukej se ishte hokatar dhe gazmor, ashtu si gjithe shkodranet, sa here qe jane ne mes miqsh e shokesh, apo rreth nje tavoline si ajo e jona. Vinte i dobet e i zbardhur. Here – here, dukej se kishte edhe disa tone te verdha ne fytyre
Adivija qendronte e heshtur. E veshur ne te zeza e me nje trup pak me te mbushur, rrezatonte aty qetesi duke buzeqeshur lehte nga batutat plot humor te te shoqit, Jusufit, i cili kishte marre persiper per te sheshuar gjitheçkah, pas asaj pritje paksa te gjate.
Kishim edhe dy ore ne dispozicion per tu futur ne studion e televizionit lokal. Do te behej nje reklame per dorezimin e armeve te shperndara ne qytetin e Gramshit, i cili ishte perfshire ne nje projekt te OKB se. Mamica – Adivije, pas disa sekuencave te filmit, do te fliste per armet dhe rrezikun e tyre. Skenari ishte pergatitur nga vete nje nenkomision qe merrej me propogandimin. Kreu i ketij grupi ishte prezent edhe aty ne tavoline , qe kishte bere te mundur edhe sjelljen e çiftit Alibali ne dyert e studjos se televizionit lokal te Elbasanit. Kjo edhe nga shikueshmeria e larte qe kishte ky televizion ne zonen e Gramshit. Ne ate kohe, nje ekip funksiononte vetem per kete treve, dhe ndiqte qe te gjithe problemet e çarmatimit qe ishin çeshtje te dites, jo vetem per zonen, pasi kjo ishte edhe nje nga prioritetet e qeverise se asaj kohe.
Vendosem qe te qendronim akoma ne ate lokal, deri sa regjizori Sokol Barçe te pergatiste qe te gjitha materialet , si dhe studion per xhirim. Jusufi po tregonte kujtimet e tij kur ishte student ne Moske, te cilat ishin interesante kur i degjoje nga nje gojetar si ai, plot kripe. Pastaj rrefimi rrodhi tek vitet e njohjes me Adivine – Balerine. Padurimin tim per te mesuar drejtperdrejt historine e xhirimeve te "Skenderbeut" , filmi qe ne femijerine e hershme me beri qe ta dashuroj marrezisht historine, e njekohesisht filmi qe nisi udhen e nje institucioni krejt te ri per produksione, si kinostudiua shqiptare, Jusufi e kaloi me shaka, duke aluduar me xhirimin qe na priste ne studion e televizionit.
- - Ndodhi qe si punonjes i atehershem i Ministrise se Kulures , te ngarkohem posaçerisht me filmin. Ishte ngjarje e madhe realizimi i tij, per ne ne ato vite – filloi te tregoj kete here shtruar, Alibali. Me Jurkeviçin, rregjizorin gjeneral, kishim levizur ne te gjitha ambjentet artistike te asaj kohe dhe kishim pare njerez, aktore, amatore te ndryshem qe duhej per figurante, por edhe vizituam vende ku ishte menduar fushexhirimi. Ishim kthyer nga Berati, dhe mua me duhej qe te takoja vajzen time te zemres, kete qe keni ju perpara. Doemos qe nxitohesha. Dija orarin kur ajo perfundonte provat ne nje salle ne qender te Tiranes. Me kishte marre malli. Disa dite pa u pare, por edhe dashuria ne kete mes… e bente punen e vet. Ishim pothuajse te fejuar. Nje histori e bukur kjo, se si e bera qe te dorezohej, Hoxhe Sharofin, babain e Adivijes
- Me siguri qe ne kete mes, ka qene hiri dhe bukuria jote rinore e atyre viteve – ngacmoi , Ramazani, njeriu i komisionit te çarmatimit, qe e ndiqte rrefimin gjithe vemendje, i mbeshtetur ne karrike.
- Eh !, per kete pyet me mire Adivijen, sepse ajo me thote vazhdimisht, Jusuf, te kam parasysh si ne diten e pare te takimit. Keshtu me tha edhe kur dola nga burgu, pasi kisha bere disa vite atje, dhe u takuam ne internim. Po keshtu me thote edhe tani. Madje edhe sot ne mengjez kur morrem rrugen per ketu.
Ne qeshem dhe terhoqem vemendjen e pronarit Kusi, i cili ma beri me shenje pas xhamit ne nje salle me te vogel, qe e kisha perballe, per te me thene , ne se kerkonim ndonje gje.
Eshte e vertete.- pohoi gruaja me te zeza. – Une ashtu e ruaj ne kujtese Isufin edhe sot. Imagjinoni per nje çast qe une vija nga nje familje teper fanatike, me origjine nga Dibra e Madhe, por babai nuk ma theu zemren. Me la te lire qe te beja zgjidhjen time. Natyrisht …me pak debate. Por ai kishte besim tek mua, pasi me la qe te shkoj e te aktivizohem ne grupin e valleve te asaj kohe . Ishte veshtire ne ate moment, pasi edhe une kam qene fare e re kur me ra ne koke Isufi. Ky vinte nga rradhet partizane aso kohe dhe ishte djale shume inteligjent perveçse i pashem.
Ne qeshem perseri. Biseda po merrte shume humor gjate rruges se saj, per te rrefyer ate histori qe e prisnim ne ate ambjent intim te njohurish. Adivija heshti per nje çast. U kaloi doren flokeve te zeza e te fryra paksa mbrapa, e pastaj vuri buzen ne gaz. Duke na treguar se si i kishte bere shume pershtypje rregjizorit rus e fejuara e zevendes ministrit, portreti, por edhe dinamizmi i levizjeve te saj, dhe ftesa e menjehereshme per te bere nje kinoprove te vogel, Adivija flet se si hyri ne petkun e Mamices, motres se Skenderbeut, e cila do te kishte ne film nje linje te veçante, perveç se asaj te luftetares per te mbrojtur vendin , edhe ate idilike, mes saj edhe Palit.
- Nuk do te haroj asnjehere dashurine dhe rrespektin qe me rrezervoi i gjithe grupi, qe nga aktoret e medhenj rus, e deri tek Naim Frasheri e aktoret e tjere shqiptare, qe kishin filluar rrugen e artit skenik. Une vete nuk kisha luajtur asnjehere ne skene edhe pse kisha dale si valltare. Per emocione nuk flitej fare, por kur ishe perballe figurave qe vinin nga nje kinematografi me emer ne ate kohe, jo vetem per vendet e lindjes, siç ishim ne atehere, patjeter qe dridhesha. Moter me therrisnin qe te gjithe. Xhirimet ne Shqiperi i mbaruam shpejt. Skenat e fundit kane qene ato ne bregdetin e Durresit. Ne nje moment, nje ushte e gjate prej druri me kalon poshte syut. Desh me beri hatane, lere fare. Shyqyr thuaj, qe me gervishi mollezen. Plaga u be keq. Ishte nje aktor rus i cili u trondit shume. Ç’faj kishte ai ? Une leviza para kohes qe me ishte caktuar. Edhe grupi i rregjizoreve dhe realizuesve, u bene pike e helm. Incidenti , po se po, qe nuk duhej te ndodhte per ata, por , vazhdimit si i behej halli ?. Pas pak ditesh na priste Sevastopuli, si dhe skenat e luftes se ushtrise me turqit, qe do te realizoheshin ne ato sheshe me shkembij. Tamam natyre e eger shqiptare. Madje, atje ishte edhe skena ime finale, ku do te vritesha. Halli i madh. At’here, Isufi i tha Jurkeviçit, se do te me sillte vete ne sheshxhirim.
Adivije Sharofi rrefen ngadale, dhe here pas here duket sikur i mbyll syte e zinj, e kerkon qe ta rrisjelle dhe ta ruaj si ne nje celuloid te vertete gjithe imazhin e atyre diteve qe kane peshen e nje gjysem shekulli te mbetur pas.
-Vertete qe ata u nisen me nje vapor rus qe kishte ardhur posaçerisht per filmin, e moren detin. Edhe une ashtu udhetova, me nje anije mallrash qe ishte shkarkuar ne port. Ne krah kisha Isufin e dy a tre shoke te tjere te ekipit qe kishin qendruar ne Shqiperi. Tete dite rruge. Me zuri dhe me shkundi deti. E pa mesuar, mo-o-o. Isha e sheruar plotesisht. Realizuesit kishin bere gjithe skenat ku nuk isha une, si ajo e Kuvendit te Lezhes, skena e Carit te Serbise, Takimi i abasadoreve , por edhe ajo e Papes. Lufta e Venedikut dhe amaneti i Leke Zaharise, fundi i Hamza Kastriotit… Vertete qe ishin gjetur ambjente qe na mungonin ne ate kohe. Kishin bere edhe dy lufta si dhe skena e fundit te filmit. Ato qe ishin me mua, u lane per ne fund. Me priten me nje perzemersi te pashoqe, sidomos ruset te cilat me ftonin te vizitoja qytetet dhe vendet historike ,midis pushimesh te skenave tona. Erdhi rradha ku do te luaja edhe une, skena e fundit e imja, pasi kisha xhiruar e vdekur ne duart e Palit – Naim. Duhej qe te vritesha. Kete here gjithe grupi ishte ne merak, sepse nuk donin qe te perseritej edhe nje here historia ne bregun e detit shqiptar, me ushten e "luftetarit turk" . Me keshilloi per te fundit here Sergej Jurkeviçi, shefi i madh, siç i thonim ne. Nje burre i zgjuar dhe i heshtur, pasionat, dhe teper korrekt ne mardheniet me vartesit. Me trajtonte si bijen e tij. Mendonte se kete here edhe une do te kisha frike dhe se mund qe te rrezikohesha vertete. Akaki Horava, Skenderbeu – vella, nje aktor i shkelqyer dhe njeri jashtzakonisht i mire, gjeorgjian, te cilin e kisha pare ne disa filma perpara se te njiheshim ne kinemate e Tiranes, me tha se , jeta jote eshte mbi te gjitha, pastaj filmi. Ki besim tek vetja dhe zbato me perpikmeri ato qe te thone rregjizoret. Do te kesh dublante per te gjithe momentet e veshtira. Kurajo.
- Interesante – tha Ramazani- Ti ke kaleruar dhe pastaj ke marre edhe shtizen ne kraharor, pastaj je rrezuar nga kali si e vdekur.
- Natyrisht, ne kete mes perdoren dhe truket. Ishin skena te rrezikshme per nje bure dhe jo me per Adivine – hyri ne bisede Jusuf Alibali qe gjate gjithe kohes bente indiferentin. Ai kishte qene vete dhe i kishte ndjekur nga afer skenat e Adivijes, por edhe gjithe filmin per te cilin thoshte si kishte marre nje udhezim te veçante nga udheheqia e asaj kohe, pasi vleresohej si nje ngjarje e pazakonte dhe me perpasa te medha per vete kulturen tone kombetare.
- Kam kaleruar, ashtu siç tha edhe Isufi. Isha ushtruar ne kete lloj sporti. E beja me kenaqsi si goc dibre – qesh Adivija – Mamice. – Sheshi ishte gjetur dhe matur mire. Bera disa prova deri sa te vija tek skena e ushtrise. Ja dola. Skenderbeu kthente koken disa here nga une. Kishte merak, ashtu siç me kishte thene disa ore perpasa se te fillonin xhirimet. Me erdhi mire ne nje moment dhe vazhdova qe te beja luftetaren e trimereshen njekohesisht. Pastaj u xhirua ushta, shtiza qe fluturoi drejt e tek kraharori im. Ma vendosen te montuar ne nje jelek lekure qe kisha nen parzmore. Kaq. Ramazan, ajo qe u rrezua nuk isha une, por nje kaskador rus, qe e beri disa here i veshur me rrobat si te mijat, te pikturuar e te ideuar , tamam. Keshtu u vrava dhe vdisa ne ate beteje…
Ndersa u duk se Adivija i kishte dhene fund rrefimit te saj per Skenderbeun e xhirimet e tij, Sokoli u shfaq ne dere.
Kam kohe qe rri ketu – tha ai – por nuk doja qe tu prishja historine. E dija qe flisnit per filmin. Une e kam konsumuar nje here me profesorin dhe aktoren e nderuar para nje jave, ne shtepine e tyre, por kete here ka qene per gazetarin qe rri i heshtur aty prane. E piva nje kafe ketu me pronarin, dhe tani jemi gati. Mund qe te fillojme qe nga ky çast…
U ngritem qe te gjithe e me rrefimin e Mamices hyra ne studion e televizionit. Ate kohe beja kryeredaktorin e lajmeve. Natyrisht qe drejtori im i "Koha Jone", Nikolla Lesi, nuk e dinte. Na kishte ndaluar qe te bashkpunonim ne media te tjera. Kishte parashikuar edhe masa. Por une kisha pasionin…
Intervista e Adivije Sharofit, Mamices, motres se Skenderbeut, u botua dy dite me vone tek gazeta, " Koha jone" .
No comments:
Post a Comment