Në qendër të pyllit,atje ku një përrua me ujë të ftohtë, dredhon poshtë një shkëmbi,që ngrihet si thikë me majën përmbi ahishte, jetonte arushi Buçko me familjen e tij. Dy prindër edhe asgjë tjetër. Pa motër e pa vëlla. Po si e mbanin ata të dy buçkon,do të thoni ju?. Me gjithë të mirat. Nga ato,që mund të gjenden në një pyll, si ai i malësisë së Gjinarit. M'u në zemër të Shqipërisë.
Ishte ca çapkën ky arushi vogël,sa që,dy gurë bashkë nuk i linte aty përreth. Vinte i mbushur e me faqet e fryra. Buçko i thërrisnin shokët e lodrave,dhe Buçko i mbeti,edhe tek komshinjtë,por edhe në shtëpi. Shkolla kishte mbaruar, e pushimet po rrëshqisnin shpejt e shpejt. Poshtë në "Fushë Kuqe" bënte vapë. Në pyllin e Gjinarit, frynte gjithmonë nje erë e lehtë, dhe e freskët. Të çlodhte, e ta mbushte kraharorin me ajër te pastër malesh. Buçkua gjithë ditën, harrohej pas lodrave feminore,me shokët
Dy ditë më parë, na ishte njohur, edhe me një mikeshë të re. Ashtu, krejt rastësisht.Një dhelpër bishtëgjatë, e kuqe, që jetonte, pranë shtëpive të fshatit. Të gjithë thonin, se i merrte me rradhë, kotec me kotec.Pula apo zogj, ç'ti dilte perpara. Pa bërë naze. Këtë punë e bënte që pa gdhirë. Mbasdite, kalonte nga lokalet e preferuara të qëndrës, ku rrinin pushues që veronin në këtë lartësi. Kontrollonte hedhurinat pa i u trembur syri fare.Për këtë shkak, e konsideronin si trimëreshë, dhe të vendosur. Por mikeshës së re, i hyri shpejt në zemër Buçkua yne. Ku ai e ku ajo. Për moshë nuk bëhet fjalë fare, pasi dhelpëra bishtëgjate, ishte goxha më tepër.Sa gishtat e një dore.Naiviteti, e vetmja gjë që i pëlqente dhelprës,tek miku i ri,arushi buçko. Kuptoi, që ai besonte shpejt, dhe… me të, mund që të bëje si të doje.
Një ditë prej ditësh, dhelpërushës na i ra në kokë që të tallej, e argëtohej me Buçkon tonë. Sa t'i donte qejfi. Për këtë përgatiti nje plan. Nga ato që dinë të thurrin, vetëm dhelpërushkat djallëzore. Nuk e zgjati fare. Kështu bëri. Që të nesërmen,kur dielli çeli syun e madh mbi mal, dhe horizonti ishte si i lare me gjak, u vu për udhë.Drejt e në qendër të pyllit. Atje ku gurgullohet uji i pastërt i Gjinarit. Në sheshin pranë shkëmbit të thepisur. Mbriti me një frymë. Qetësi.
- Po këta, qenkan gjumashë që të gjithë - tha nëpër dhëmbë zonja dhelpër, me inat.
Po priste prej shumë kohësh, diku në një cep të sheshit, dhe këtë, nuk mund që ta duronte një dhelpër si ajo.U shkund duke u dridhur e tëra,ashtu,në këmbë.Pastaj zgjodhi një vënd, dhe u ul në bisht
Arinjtë,që e bënin gjumin siç thonë," për shtatë palë qejfe " ,u zgjuan,dhe i pari që u dha në derë,ishte vetë babai i buçkos. Dukej që nisej për në udhë. Pastaj nëna,që zbrazi disa mbeturina të darkës jashtë guvës shtepi,por që u fut brenda," sa të hapësh e të mbyllësh sytë". Miku i zonjës dhelpër nuk po dukej gjëkundi. Prit e s'ka. Prit e s'ka...Bishtëgjata, nuk mund që të duronte më. Vërtetë, që takim nuk kishin lënë një ditë më parë, por kjo,nuk do te thotë gjë. Një dhelpërushe e zgjuar nuk mund që ti lejë takim kujtdo. Qoftë ky,edhe miku më i mirë në jetë. Shfryu njëherë, gjithë kafazin e kraharorit, sikur donte të nxirte jashtë atë që e mundonte, gjatë asaj pritje të gjatë, dhe u ul sërrish, në bisht. Sytë andej nga dera.
Kur dielli u duk se zuri lart mezin e kalter të qiellitë, e kur gjinkallat ja kishin marë kushedi për të satën herë refrenit të këngës së tyre, arushi buçko doli në shesh. Hapi gojën e u shtriq. Ashtu siç dinë të bëjnë gjumashët e dembelët.
-Tani ta rregulloj unë o mik. Ke për të ma paguar pritjen. Kam që në pikun e mëngjezit këtu. Oj,unë që nuk kam pritur asnjëherë kaq gjatë,e nuk jam mësuar që të ma kthejnë kurrë fjalën dysh,do të hakmerrem mirë me një budalla si ty. Ptu...Kokëbosh.
Vërtetë zonja dhelpër kishte menduar në fillimqë të argëtohej me këtë arush mëndjelehtë,e që pastaj ta tregonte në të gjithë pyllin, si një anektodë për të qeshur të gjithë banorët. Tani po mendonte ndryshe. Dhe e kishte seriozisht. "Kur betohet një dhelpër, gjithmonë e mban fjalën", tregonin shpezët e atij pylli, sa herë që binte fjala për dinaken bishtëgjatë
Arushi nuk e kishte pare ende, ndonëse dhelperushka që atje tej, ja bënte me dore. Në fytyrë,kishte një buzëqeshje e ngazëllim,dhe mezi priste që të takonte mikun e ri të saj. Buçkua nuk e kuptoi, apo nuk e dalloi mirë në fillim.Vuri mbi ballë dorën si strehë, për ta dalluar mikeshën e re, të sapo zënë ato ditë. Qeshi. U lumturua në atë çast. Me një vrap të lehtë u ndodh përpara dinakes, që i qeshte gjithë nuri nga kënaqsia e takimit.
- Të kam pritur. Kam që në pikë të mëngjezit këtu. Të kam përgatitur një surprizë.
- Cila është ?- nuk i u durua buçkos,mëndjelehtë
- Sa i padurueshëm, që qënke miku im i mire. Në fillim a më jep fjalën që do të vish e të më bësh shoqëri?
- As që diskutohet - tha shpejt e shpejt buçkua.
- Po leje mamasë nuk do ti marësh? - pyeti dinakja me një zë të hollë e të zgjatur, dhe shtriu bishtin e gjatë përpara arushit të vogël, duke bërë naze
- Nuk po më pritet, sa ta mësoj këtë suprizë, sepse e ndjej, që do të më bëj shumë të lumtur. Unë e di që ti, di se ç'farë bën, për të kënaqur të tjerët. Nuk dua ta humb këtë rast.
Zonja dhelpër i hodhi edhe një herë sytë andej nga shtëpia e arushit,e pasi lëpiu buzët me embëlsi, tha sërrish me një zë të holluar.
- Do të të çoj në një vënd,që do të provoshëmbëlsinë e mjaltin,më të mirë të kësaj zone.Nuk e ka provuar deri më sot asnjë kafshë, a njerinë këto anë. Eshtë një dhuratë që më është bërë mua nga disa bletë puntore. U kam bërë dikur një të mirë. I kam shpëtuar nga një gjahtar çamarok, që ishte i vendosur ti shkatërronte që të gjithë. Eshtë një thesar i vërtetë. Nuk e ditke ti këtë histori?. Ua -a,për këtë flet gjithë pylli. S'keni dëgjuar ju?.
- Jo- tha arushi, duke ngritur supet e vogla si i zënë në faj. Ai nuk donte që ta humbte këtë rast. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për mjaltin. Gjithë arrinjtë,sapo dëgjojnë për atë, harojnë dhe lenë gjithëçka në mes, vetëm e vetëm për ta shijuar ëmbëlsinë e tij.
- E po mirë atëher,të nxitojmë e të mos e kalojmë kohën kot me llafe këtu - tha zonja dhelpër,që u vu e para në udhë.
Buçkua e ndoqi pas. Ec e ec nëpër pyll. Kaluan një kodër. Pastaj edhe një tjetër. Buçkua kuptoi se ishte larguar nga shtëpia. Ajo tashmë ishte shumë larg. Kishte mbetur pas. U lodh, por nuk e dha vehten. Me tepër i erdhi turp përpara mikeshës së re. Turp kishte edhe ta pyeste.Për shembull, në se ishte larg thesari me mjaltë
-E kam fshehur vetë. Larg vërtetë por ama i sigurtë. Vetëm unë shkoj atje sa herë që të më teket, dhe-e-e shumë rrallë me ndonjë mik, kështu si ti. Vetëm me ata që i çmoj dhe i vlerësoj. Ti më ke fituar zemrën arush, dhe e meriton ta provosh këtë thesar.- tha dinakja,që dukej se po i a lexonte mendimet mikut të ri, e që po vinte krejt i bindur pas saj, që prej disa orësh udhë.
Mirëpo, arushit Buçko nuk i pritej, sa ta vinte në gojën që i lëshonte jargë, ëmbëlsinë e tij. E kishte provuar vetëm një herë në jetë, kur sëbashku me nënën, e mori në një zgërbonjë (zgavër ) lisi, këtu e disa muaj më parë. Bletët e kishin sulmuar nënën duke e pickuar. Ajo e di se ç'hoqi për disa ditë në shtrat. Në një farë mënyre, e kishte paguar shtrenjtë atë aventurë, për të shijuar ëmbëlsinë e atij mjalti.
Qëndoi për një çast në bisht, e i tha zonjës dhelpër, duke i u lutur.
- Aman, se nuk po më durohet
- Erdhëm miku im. Vërtetë që e kam fshehur ca larg, por që ja vlen e të vish, dhe ta provosh deri këtu.
Po ç'kishte bërë dhelpra do të thoni ju? Asgjë më tepër, se sa, me e lodhë arushin mëndjelehtë. Hyp e zbrit nëpër disa kodra rreth e qark. Jo larg nga vendi i nisjes. Por mëndja e një dembeli si ajo e arushit tonë, nuk mund që ta kuptonte edhe këtë .
Dielli, donte edhe një pëllëmbë, që të shuhej atje larg, e në det. Dukej, si një monedhë e zjarrtë, sipër në sipërfaqen e ujrave të kaltra.
- Mbërritëm, miku im. Pak udhë na ka mbetur, deri tek thesari prej mjalti -tha dinakja. Dukej e gëzuar, që e kishte tërhequr vërtetë kaq gjatë, buçkon mëndjelehtë. Vërtetë, që diku, ndodhej një fole bletësh aty afër, por që vetë ajo, nuk po e mbante mënd mirë. Kishte qenë shumë kohë më parë .Tani, që po vinte edhe muzgu, do të ishte e veshtirë për ta gjetur atë. Por fati e ndihmoi shpejt. Diku poshtë një kodrine, pranë një përroi të vogël, një lis i gjatë dhe i vjetër ruante mjaltin aq të përfolur.
Zonja dhelpër, e dinte që aty punonte e jetonte një bletë puntore shume e zonja. E ruante me fanatizëm nga armiqtë atë thesar ëmbëlsie E kishin paguar shumë prej kafshëve që kishin guxuar të shkonin aty.
- Miku im - i u drejtua arushit Buçko,zonja dhelper. - Me që nuk të durohet, hyp shpejt e pa humbur kohe në pemë. Tek ajo guva në mezin e saj, ndodhet mjalti. Nxito dhe provo kënaqsinë që të fal mjalti. Unë dy ditë më parë kam qenë atje, dhe e kam ende në gojë ëmbëlsinë e tij. Shpejto. Po të pres këtu sa të ç’lodhem pak.
- Po bletë, a ka në pemë? - pyeti si i trembur Buçkua i ynë.
- As që bëhet fjalë. Ajo është dhuratë për mua. Ata që e bëjnë dhuratën, nuk kthehen përsëri tek ajo. Mos humb kohë.
Arushi u hodh drejt e në trung. Filloi që të ngjitej si një artist i vërtetë. Sapo doli pranë zgavrës ,aty ku ndahen degët e shumta të lisit, dhe që përpijnë pastaj qiellin, qëndroi pak.
- Hej, mikeshe mbërrita. A të marr edhe për ty një pjesë që ta shijosh aty poshtë ?- tha gati me një frymë Buçkua, që i u duk se i ishte afruar tashmë ëndrrrës. Dukej gati realitet. Mbylli për një çast sytë, sepse ndjeu aromën e mjaltit në fund të gropës. Zgjati turirin menjëherë duke nxjerrë gjuhën përpara.
Në çast, si me magji, u shfaqën me qindra bletë. Ato i u sulën kokës së tij të vogël, e pastaj trupit që kacavirrej mbi trung. Buçkua, përpara se të provonte ëmbëlsinë e mjaltit, ndjeu nje zhurmë që i u duk, se e shurdhoi në vesh, dhe që pastaj, e bëri të humbte krejt ndjenjat. Dinakja atje tej pa që trupi i arushit u shkëput nga pema,dhe ra si një thes i zbrazët poshtë saj. Dalloi një ushtri bletësh që i u sulën aty. Miku i saj nuk po jepte më shenja jete. I mbledhur kutullaç në fund të pemës, ai ishte vënë në shënjestër të pickimeve të dhjetra bletëve,që të inatosura, e sulmonin, në të gjithë pjesët e trupit
Zonja dhelpër u ngrit në bisht, e fërkoi duart. Kuptoi se puna u mbarua. Bashkë me të,edhe hakmarja prej një dinake të vertetë. Buçkua ishte ndëshkuar paq. Kjo i mjaftonte tashmë që të kënaqej, e me vonë këtë histori, ta tregonte për të qeshur gjithë kafshëve te pyllit. Sa te ishte jeta.
Ndërsa po pëlciste nga kënaqsia, dhelpërusha pa prit e pa kujtuar u gjet e sulmuar nga ushtria e panumërt e bletëve puntore. Vuri të dy duart përpara , si për tu mbrojtur, por ato nuk i hynë aspak në punë. Sa të numërosh deri në pesë, zonja dhelpër u gjet e shtrirë dhe, krejtësisht pa ndjenja. Bletët nuk kishin ndërmënd që të tërhiqeshin nga ai sulm…
Kur u duk se gjithçkah kishte marrë fund, mbritën aty poshtë lisit shekullor, edhe kafshët e tjera të pyllit. Shkuan tek Buçkua dhe, kur e panë që ngriti kokën e madhe të bërë sa nje thes me miell, të fryrë e të enjtur kudo, qeshën. Por edhe u erdhi keq për këtë mëndjelehtë të pandreqshëm, që u besoi fjalëve të bukura, dhe miqësisë me dhelpërushen bishtëgjatë.
- Shpëtoi këtë herë – thirri Bufi i gëzuar
Pastaj, tund e shkund zonjën Dhelpër, por ajo nuk reagoi. Pritën ca. Menduan që ajo do të përmëndej përsëri, por ajo, hiç.
- Kjo nuk merr as edhe frymë. Gjithëçkah ka ndalur tek bishtëgjata, - tha një mëllenjë që njihej në të gjithë zonën si doktoreshë pasi kishte shëruar shume prej kafshëve të atij pylli. - Thumbat e bletëve i a kanë marrë jetën…
Këtu përfundon edhe kjo histori ; që tregon se si e pësoi mëndjelehti, arushi Buçko, por edhe zonja dhelpër .Kush përpiqet që tjetrit ti hape gropën…ha kokën
Kështu, e pësoi mëndjelehti, arushi Buçko. Ai u besoi fjalëve të bukura, dhe miqesisë me dhelpërushen bishtëgjatë.
Nuk dihet pastaj, se si rrodhën ngjarjet më tej. Jetoi, apo nuk jetoi me turp arushi i rrëfimit tonë
Këtë edhe sot e kësaj dite, nuk e kemi mësuar ende.
No comments:
Post a Comment