Se si ndodhi që një herë, kaprolli i vogël mëndjemadh, na u bë më i rëndësishmi dhe personazh i ditës, vetëm për një javë, në zonën alpine, pranë një qyteti bregdetar, këtë do t'ua tregoj unë tani. Por, edhe se si kafshët e asaj zone, ëndërronin pastaj plot zili, e kërkonin të bënin si heroi ynë. Po ç'farë ndodhi më tej? Nuk do ta zbulojmë që në fillim fundin e kësaj përralle. Përrallat prandaj janë përralla. Dhe tani, ju të dashur fëmijë, kini pak durim, e më ndiqni deri në fund me kujdes.
Fjala kishte marrë dhénë. Vetëm një javë më parë kaprolli i vogël mendjemadh, kishte mundur që të shpëtonte nga thonjtë e Ujkut. Në një vrap, për jetë a për vdekje, vogëlushi fitoi mbi egërsirën. Dhe kishte ndodhur, vërtetë si me qingjin e gjorë në përrua. Por këtë herë, grabitqari, kishte dalë i humbur ."Pse më turbullon ujin?". "Unë jam poshtë teje, dhe vija e ujit vjen atje lart, që nga ti", tha edhe Kaprolli. Po nuk kishte pritur më. Në një turravrap ishte hedhur drejt e në lëndinë.Ujku,që nuk e kishte pandehur se Kaprolli,do t'ia hidhte kështu, mbeti në vend i hutuar. Pastaj,drejt e në ujë, që kishte valë shumë. Në bregun tjetër doli më poshtë. Pikërisht aty, në rrëzë të shkëmbit të pjerrët. I duhej që të ngjitej në lëndinë. Nuk ishte lehtë. Por heroi heroi ynë, kishte fituar në kohë. Ai ishte tani në zonën alpine. Atje, ku tufa e dhive të egra dhe e kaprollëve, ngjitej nëpër shkëmmbinj të thepisur. Në rrugë që vetëm ato dinë t’i zgjedhin
Ngjarja ishte e pazakontë, dhe gjithë kafshët gëzuan. Dhitë e egra gjithashtu. Në kullotën alpine kishte filluar nje festë e vërtetë. Çdo ditë,vinin kafshë nga pylli me dushqe,atje poshtë. Kërkonin të njiheshin. Ta përgëzonin heroin tonë. Ngjarja u kthye në një gëzim gjithëkafshëror." Ja që dhe ujkut, mund edhe që t'i shpëtosh", thonin disa. Një palë tjetër; "Ujku nuk është aq i zoti sa ç'e kemi kujtuar".
Gëzimi nuk përmbahej midis kafshëve të pyllit, dhe atyre të kullotës alpine. Pa u ngritën edhe dolli për kaprollin që fitoi mbi bishën e egër. Vinin e pyesnin. Kishte plot kuriozë.
Nëna që priste urimet, qëndronte gjithë ditën mbi një shkëmb. Shikonte të ardhurit, e lumturohej që kishte sjellë në jetë një krijesë si Kaprolli,që ishte bërë tashmë, hero për të gjithë. Çamarrok, i thonin në ato anë atij. Trazovaç. Por ja që nofka gati u harrua. E nderonin tani. E respektonin. Ndërsa historia tregohej e tregohej pa mbarim mes kafshëve, një derrkuc mendjemadh erdhi një ditë me një frymë.
- Të lumtë o vëllaçko. Na ke nderuar që të gjithëve. Ti je vetë krenaria jonë. Kemi me se të mburremi tani. Përballë atij që nuk na kursen.
Pas tij edhe një ketër.
Pas ketrit edhe një sorkadhe.
Pas sorkadhes edhe një lepur.
Pas lepurit edhe një iriq.
Pas iriqit edhe një...
Kështu u bënë plot një skuadër. Bëmat e kaprollit çamarrok i kishin bërë kafshët, që banojnë në zonën e lartë të Malit të Cikës në jug, trimoshë, e të shkujdesur.
- Jo - tha një drenushe plakë. - Ujku nuk është ai që tregoni ju këto ditë. Ai është e mbetet, një egërsirë e rrezikshme për ne.
- Ou-u-u. Ti mendon kohën që lamë pas - i u drejtua një drenushe e re.- Ka ardhur koha e ne të rinjve.
- Le të bëjmë një shëtitje së bashku, buzë përroit të madh. Të shohim vendin, ku Ujku, u turpërua nga çamarroku ynë.
- Eshtë me rrezik. U këshilloj, që të mos shkonimë atje. Pastaj, aty pranë është edhe guva, ku banojnë ujqërit. Unë vetë i kam parë foletë e tyre. Shoh gjak në këtë rrugë, që do të merrni. Nuk do t'ua falin guximin, jo. Ajo që ndodhi me kaprollin, është vetëm një rastësi - foli një breshkë e vjetër
- Ç'na thënke. Ngadalë-ngadalë, se na bëre për të qeshur - foli çamarroku që kishte hipur në një gurë të madh, përballë kafshëve të pyllit.
- Nuk do të ndodhë më asgjë, edhe në se,do të takojmë në udhë egërsirën, - tha lepuri këmbëshpejtë.
- Jo, unë nuk vij. Siç e dini, i kam këmbët tepër të shkurtëra për t'u ndjekur ju.
- Ua-a-a. Thuaj më mirë se ke frikë. Kështu. Mos na fut mbroçkulla këtu. - u hodh me zjarr derkuci, që më sa dukej, ishte edhe organizatori i kësaj shëtitjeje. - Pse të mos bëjmë një eskursion?.Ç'të keqe ka këtu?.
Dhe vërtetë ashtu bënë.
Lepuri, Ketri, Sorkadhja, Derkuci, së bashku me Kaprollin çamarroke dhe të tjerë, u vunë në udhë. Vërejtjet dhe këshillat e panumërta të prindërve,dhe të kafshëve të pyllit, i lanë pas.
Pranverë ishte. Dielli ndriste atje lart plot nur e hijeshi.Gjethet e vogla e të gjelbërta të posa dala, lëkundeshin lehtë në ajër. Një fresk përzier me një vapë, vinte poshtë pyllit me dushqe. Herojtë tanë ishin në udhë ende. Secili ëndërronte që të bëhej heroi i ditës. Etja për lavdi, duket se i kishte bërë më shumë trima, se ç'ishin ne realitet. Kaprolli çamarrok ... po në ballë. Mezi prisnin që të vinin tek përroi, i cili gjarpëronte që nga maja e malit, deri poshtë në luginë. Sillte ujë bore. Ajo po shkrinte tani kudo.
Po herojtë e përrallës sonë, nuk u pritej që të mbrinin një orë e më parë. Lepuri këmbëshpejtë, nuk heshti më, po i a nisi një kënge.
" Ej-ej...ujku është egërsire, ho,ho,ho
- Ne prej tij, nuk duam t'ia dijmë, po mor po.
U përgjigj derkuci, që po pëlciste nga vetëkënaqsia. Të tjerët filluan menjëherë që ta shoqërojnë.
"Jemi trima,dhe frikën se njohim, jo", tha ketrushi ziliqar.
Të gjithë si në një kor,
- Jo,jo jo,
Mirëpo, këtë zhurmë e kënge, na e dëgjoi edhe një buf nate, që qëndronte në majë të një dege.
- Ç'është kështu?. Ç'po më shohin sytë? Që të gjithë aventurierë e që i gënjen mendja. Mëndjemadhësia shkon kaluar, e nuk kthehet hiç. Nuk e dinë se ç'i pret ata të gjorë...Hajde, eskursion. Dhe ku? Në shtëpinë e ujqërve. E rrallë dhe e padëgjuar ndonjëherë...
Ndërkaq ishin afruar. Përroi rridhte i qetë atje më poshtë. Zëri dhe kënga e kafshëve kishte mbritur më përpara, se vetë ata, përballë shtëpisë së ujqërve. Një ulkonjë që qëndronte e shtrirë pranë fëmijve të saj, i ngriti veshët për një çast, pa e ditur se ç'po ndodhte me herojtë tanë. Pastaj i vendosi fëmijët e saj në një kthinë të errët. Doli jashtë ngadalë.
U ul në bisht. "Ç'të këtë ndodhur, që këto kafshë të reja vinin aq serbes, prane folesë së saj? Bile edhe me këngë. Dëgjoi edhe një herë fjalët e saj, e nxori gjuhën për të lëpirë buzët e thata nga vapa, në shtëpinë e saj. "Qenka një gjah i majmë", tha ngadalë, sikur donte t’i mbushte mendjen vetes së saj, e që, nuk po u besonte vërtetë syve. Ishte një rast i rrallë.
Mendoi që t'iu punonte një reng.T'i mashtronte për pak,e pastaj,t'i godiste një nga një rrufeshëm.Dhe kështu bëri.U largua për pak nga shtëpia.Zuri një kodër përballë,ku i ndiqte më mirë,lëvizjet e mysafirëve të rinj.Vërtetë, kishte tri ditë,që nuk kishte vënë mish në gojë.Babai i fëmijëve të saj,kishte dalë që në mëngjez herët,për të siguruar ndonjë gjëkafshë .Por me atë skuadër kafshësh,do të mund,që të siguronte ushqimin e një muaji
Pinë ujë në përrua e u freskuan mirë, sepse rruga i kishte lodhur ca. Filluan të lozin me njëri tjetrin.Me stërkala. Kush të lagte me shumë. Zërat gazmore oshëtinin deri thellë në pyll. Dikush prej tyre, dalloi lart në breg një kokë të vogël fëmije ujku. Kaprolli çamarrok e tregoi me gisht. Të gjithë filluan të talleshin me atë. Ai kërkonte të ëmën që i braktisi pa u thënë një fjalë. Dridhej me një zë të hollë e te çjerrë. Derkuci nuk priti më. U sul për një aventurë të re. Shkoi pranë, e filloi që të tallej me vogëlushin e egërsirës. Të tjerët nuk qëndruan indiferentë. U mblodhën të gjithë përpara shtëpisë së ujqërve. Vogëlushi duke qarë nga frika, u fut në folenë e tij. Kafshët e pyllit qeshnin. Nuk kishe ku e gjeje një argëtim si ky.
U dukej vetja se kishin fituar edhe ata mbi egërsirat, ashtu siç kishte bërë një javë më parë, kaprolli çamarrok.Tani si fitimtarë ishin të kënaqur. Kishin realizuar ëndrrën e tyre rinore. Mbi të gjitha, këtë heroizëm, do ta tregonin breza pas brezash kafshët e asaj zone.
Lepuri nuk priti. Futi kokën në folenë e ujqërve, e dalloi tre fëmijë të tjerë ujqërish, që dridheshin nga frika atje brenda. Kuisnin me një zë të çjerrë e të dhimshëm.
- Mos u trembni. Nuk u ngacmojmë. Hi-hi-hi-i-i. Ne jemi herojtë e pyllit. - tha ai me një ndjenjë krenarie.
" Ne jemi që të gjithë heronj"
Edhe pylli ynë trima ka
- Nuk pyesim për ujk e ulkonjë"...filloi këngën ketri tek porta e shtëpisë së ujqërve, por zëri i ngeci menjëherë në grykë.
Vetëm tre hapa më larg, një ulkonjë, që vinte vërtik drejt e tek herojtë tanë, e zuri menjëherë për gryke. Të tjerët që nuk e kishin mëndjen aty, nuk po kuptonin se ç'ndodhi në atë çast të vetëm.
Ndërkohë, ketri ra në tokë pa jetë, nga dhëmbët e mprehtë të ulkonjës.Derkuci mëndjemadh ishte viktima e dytë. Ai sapo kuptoi, që të gjithë, ishin kthyer, nga heronj në gjah të majmë për ujqërit, bëri një kthesë të menjëhershme. Por ulkonja e kishte kapur në grykë, dhe e vuri poshtë ndër këmbë. Kaprolli çamarrok, e sorkadhja, u varën poshtë në përrua. Uji ishte përballe. Doemos që ishte edhe i thellë.
Filluan të notonin shpejt e shpejt.
Ndërkaq, ulkonja që kishte mbaruar punën me derkucin, duke e lenë të shtrirë pa jetë,në rrepirë që zbriste poshtë tek valët, u hodh drejt e në përrua me një kërcim akrobatik. Ashtu siç dinë të bëjnë vetëm ujqërit. Këtë here viktimë ishte sorkadhja e re. Mëndjelehta nuk pati më kohë as që edhe të kërkonte mëshirë. Egërsira e kishte fundosur poshtë valëve të ujit . E mbërthyer midis kthetrash ujku, ajo mbeti atje, e shtrirë dhe e pa lëvizur.
Kaprollit çamarrok, që posa doli në anën tjetër të përroit, i u duk vetja se i ndihu përsëri fati.Ulkonja kishte ende punë me sorkadhen. Nuk pati kohë as që edhe të shkundej. U sul me vrap, ashtu siç kishte bërë, një javë të shkuar. Kuptoi se liria ishte afër.Dhe filloi të besojë vërtetë. Pa bërë as disa dhjetra hapa, menjëherë u gjend përballe një bishe, që vinte vërtik, e drejt e tek ai. Ishte vërtetë një ujk stërmadh. Pikërisht atij që i iku një javë më parë. Jetonte më ulkonjën në një guvë. Këtë herë e kishte punën pisk. Brirët e vogla e të njoma nuk bënin punë. A do ta falte egërsira ne se i lutej? Pasi gjahu për ta ishte tashmë tepër i bollshëm. Kur ja, ai menjëherë qëndroi përballë. I kishte bllokuar që të gjitha shtigjet. Qëndroi edhe kaprolli çamarrok.
-Ku je o trimosh. Munde ujkun, ë-ë-ë. Ja ku jemi përsëri ballë përballë. Do të më mundësh?.Ha-ha-ha...Një herë, mund që edhe ti ikësh një ujku, a egërsire si une, por të dytën herë, kjo nuk ndodh kurrë.
- Po unë, po unë... jam i vogël, e nuk mund që të matem me një bishë, si ty. Pastaj ty të njohin. Nuk ka nevojë që të flas unë...
- Këtë herë do të të ha. Kështu, pylli do të ketë një trim më pak. Kafshët, nuk do të kenë më kohë të bëjnë festë, e të mburen.
- Po ti - i - i... më fal. Të lutem, më fal këtë herë. Po bisha e vuri shpejt ndër thonj.
Çamarroku nuk u bë më i gjallë.
... Kështu përfundoi, eskursion i kafshëve në shtëpinë e ujqërve, të dashur fëmijë. Një kaproll i vogël çamarrok që mundi t’i shpëtonte një herë egërsirës së pyllit, një derrkuc mëndjemadh, një drenushë mëndjelehtë, e një lepur, së bashku me ketrin ziliqar, doemos që i priste një fund i tillë.
Pas kësaj, në pyll, nuk u fol më. Thonë, që nuk pati më, as edhe një mburrje. Që nga ajo ditë, në majën e "Çikës", jeta rrjedh sipas gjithë ligjeve të saj.
Bordo, Janar 2005
Thursday, 23 February 2012
Tuesday, 14 February 2012
KUR NUK NJEH ZERIN E MAÇOKUT
Ju keni dëgjuar për Tomin dhe Xherrin?
Personazhet e rrëfimit tonë këtë herë, nuk janë as Tomi e as Xherri, edhe pse historia ndodh midis maçokut, miut, dhe një qenit larush, që ishte aq i ëmbël në shoqëri,. Edhe një ruajtës besnik
Po ja që një ditë prej ditësh maçoku qime gri, na u sëmur dhe e u dergj i gjori, duke tështit e kollitur. Pa kishte edhe goxha temperatyrë, e dridhej nga ethet. I zoti i shtëpisë, i shtroi në fund të krevatit të tij një shtroje, e i thirri menjëherë veterinerit të fshatit. I dhanë ilaçe, por ai nuk mund që të shërrohej aq shpejt.
Mijtë e morën vesh. Kaq u desh. Tani do të dinin ata, si do të bënin këndej e tutje.Do të ishin zotët e vërtetë të shtëpisë. Dhe nuk vonuan për këtë. U sulën në hambar, aty ku fshatari mbante zahiretë e dimrit.
Një miush i ri,doemos më trimi në atë tufë, mendoi që të shfaqte gëzimin, por edhe trimërinë, për këtë ngjarje të shënuar, sapo hëngrën e plaçkitën që të gjithë.Për tu dukur si kapo i vërtetë para të tjerëve,u kthye e shkoi tek lesa e oborit.Aty e kishte edhe koliben qeni i shtëpisë. Ishte mesditë, dhe ai ende dremiste i mbledhur kutullaç. Puna e qenit, është që të ruaj natën shtëpinë, e të zonë. Dhe këtë e bënte mirë ai. Nuk kishte shok te dytë në atë katund. Mirpo miushi trimosh, ku donte që ti a dinte?
I shkoi pranë.
- Gërr-vërr, gërr-vërr -çukiste para tij.
Qeni hapi njërin sy.
-Gërr-vërr, gërr-vërr - përsëri
-Ik tutje - tha ai.- Më prishe gjumin.
Trimoshi mbahej. Qeshi nën buzë, e sytë i ndrisnin nga kënaqsia.
Këtë herë i doli në kurriz.
-Gërr-vërr, gërr-vërr- rrehmihte tokën duke nxjerrë plisa.
-Të thashë, që më le pa gjumë. Dil Jashtë. Shpejtë.
Po qeni nuk mund që të merret e të gjuaj një mi. Kaq mund që ti thoshte.
Trimoshi përballë. Qeshi
-Hi-hi-iiii- dhe pastaj u mek nga gazi.E dinte se disa hapa më tej, po endiqnin këtë skenë miqtë dhe mikeshat e tij.
Ishte momenti që të tregohej me trimi i gjithë fisit të minjve,madje,edhe mund që ti fitonte zemrën ndonjerës, që bënte sikur nuk i a njihte vlerat e vërteta.
Këtë herë doli tek bishti.
Qeni filloi që të gërhasë. Kaq u desh. Mori një shkop, dhe i a nguli në prapanicë.Tjetri zgjati putrën dhe e fshiu. E fluturoi tek dera, si një top
Ai qëndroi aty.
-Ç'farë më bëre? - tha duke u trimëruar mioshi.
- Ik të lutem, e mos më shqetëso më - tha i nevrikosur roja, dhe mbylli derën.
U dëgjua një zhurmë metalike e çjerrë, "kjau-u-uuu, kjau-u-uuu"
Trimoshi i a mbathi me të katra. Tha me vehte:
-Paska ardhur maçoku. Po ky, nga na doli?
Kishte qenë zhurma e menteshave të ndryshkura të derës, që lëshuan atë ciatje. Miu kishte kaluar cepin e shtëpisë, e u fsheh aty. Pas një çasti zgjati kokën. Qetësi. Nuk dukej asnjë gjurmë maçoku, por as edhe miqtë që bënin sehir aty në shesh "trimëritë e tij".
Nga kolibja vinte veçse gërhitja e qenit të shtëpise. Si do të bënte që ta vazhdonte lojën me tej?. Apo të tërhiqej e të shkonte në strofull? Me siguri, që do ta tallnin shokët dhe shoqet, si frikacak. Por këta dolën përsëri aty, pasi u siguruan që nuk ishte vërtetë maçoku. U pëlqeu loja e trimoshit.
Miushi që morri krah, u sul si shigjetë drejt e tek dera e qenit të shtëpise. Filloi përsëri. Këtë herë me kurajo, sikur donte që të jepte spektakël para gjithë spektatorëve. Hapi derën e zgjati kokën brenda.
-Akoma po fle gjumë?- Dhe nisi të këndojë.
Trala-la-la, trala-la-la. Si gjumashi, ynë nuk ka
Trala-la-la, tra-la-la…
Nuk mund që të zgjatej më. U ngrit. Fërkoi sytë dhe hodhi vështrimin nga dera.
Trimoshi po aty
-Hajde më kap po ta mbajti...
Tjetri u sul. Hapi derën, e kërcënoi si një qen i denjë, rojtar-shtëpie.
Ciatja e menteshave përsëri,"kjau-u-uuu"
-He-e-e. Nuk më gënjen më me ate zhurmë që lëshon dera jote e vjetër. Ajo, as edhe zogjtë nuk tremb dot.
Miqtë që ishin shpërndarë andej e këndej nëpër skuta, i thirrën miushit që të tërhiqej. Gjakrat ishin nxehur, sa s'ka më
- Mirë. Do ta bëj përsëri nesër. Keni për ta parë, se si.
- Të lumtë, të lumtë o miku ynë.
Roja i natës përplasi derën fort e u fut brënda.
-Punë minjsh – tha, e zuri vënd
Mioshi që dëgjoi sërish zhurmën, qeshi
-Hi-i-iiii.-
Filloi kënga.
-Mjau-u-uuu- atje lart
Trimoshit i u duk, "Kjau-u-uuu"
Nguli këmbët fort në tokë, sikur të kishte zënë rrënjë aty, dhe u shkri nga kënaqsia. Po ky çast nuk zgjati shumë, sepse ...e pa vehten ndër dhëmbë.
-Ç'bën kështu? Shaka bëmë. Më ul në tokë që të qëndroj në këmbë - tha trimoshi, që pandehu se roja i natës u hakmorr.
Por ishte gabuar.
Seç u bë pastaj në atë shesh?...Eh !..., Mioshi shakaxhi që i besoi gërvishjes së derës, mbeti viktimë, por edhe të tjerët nuk guxuan më në atë shtëpi, për shumë kohë.
Jo gjithmonë "kjau-u-uuu" nuk është "mjau-u-uuu"
ESKURSION NË SHTËPINË E UJQËRVE
Se si ndodhi që një herë, kaprolli i vogël mëdjemadh, na u bë më i rëndësishmi dhe personazh i ditës, vetëm për një javë, në zonën alpine, pranë një qyteti bregdetar, këtë do t'ua tregoj unë tani. Por, edhe se si kafshët e asaj zone, ëndërronin pastaj plot zili, e kërkonin të bënin si heroi ynë. Po ç'farë ndodhi më tej? Nuk do ta zbulojmë që në fillim fundin e kësaj përralle. Përrallat prandaj janë përralla. Dhe tani, ju të dashur fëmijë, kini pak durim, e më ndiqni deri në fund me kujdes.
Fjala kishte marrë dhénë. Vetëm një javë më parë kaprolli i vogël mendjemadh, kishte mundur që të shpëtonte nga thonjtë e Ujkut. Në një vrap, për jetë a për vdekje, vogëlushi fitoi mbi egërsirën. Dhe kishte ndodhur, vërtetë si me qingjin e gjorë në përrua. Por këtë herë, grabitqari, kishte dalë i humbur ."Pse më turbullon ujin?". "Unë jam poshtë teje, dhe vija e ujit vjen atje lart, që nga ti", tha edhe Kaprolli. Po nuk kishte pritur më. Në një turravrap ishte hedhur drejt e në lëndinë.Ujku,që nuk e kishte pandehur se Kaprolli,do t'ia hidhte kështu, mbeti në vend i hutuar. Pastaj,drejt e në ujë, që kishte valë shumë. Në bregun tjetër doli më poshtë. Pikërisht aty, në rrëzë të shkëmbit të pjerrët. I duhej që të ngjitej në lëndinë. Nuk ishte lehtë. Por heroi heroi ynë, kishte fituar në kohë. Ai ishte tani në zonën alpine. Atje, ku tufa e dhive të egra dhe e kaprollëve, ngjitej nëpër shkëmmbinj të thepisur. Në rrugë që vetëm ato dinë t’i zgjedhin
Ngjarja ishte e pazakontë, dhe gjithë kafshët gëzuan. Dhitë e egra gjithashtu. Në kullotën alpine kishte filluar nje festë e vërtetë. Çdo ditë,vinin kafshë nga pylli me dushqe,atje poshtë. Kërkonin të njiheshin. Ta përgëzonin heroin tonë. Ngjarja u kthye në një gëzim gjithëkafshëror." Ja që dhe ujkut, mund edhe që t'i shpëtosh", thonin disa. Një palë tjetër; "Ujku nuk është aq i zoti sa ç'e kemi kujtuar".
Gëzimi nuk përmbahej midis kafshëve të pyllit, dhe atyre të kullotës alpine. Pa u ngritën edhe dolli për kaprollin që fitoi mbi bishën e egër. Vinin e pyesnin. Kishte plot kuriozë.
Nëna që priste urimet, qëndronte gjithë ditën mbi një shkëmb. Shikonte të ardhurit, e lumturohej që kishte sjellë në jetë një krijesë si Kaprolli,që ishte bërë tashmë, hero për të gjithë. Çamarrok, i thonin në ato anë atij. Trazovaç. Por ja që nofka gati u harrua. E nderonin tani. E respektonin. Ndërsa historia tregohej e tregohej pa mbarim mes kafshëve, një derrkuc mendjemadh erdhi një ditë me një frymë.
- Të lumtë o vëllaçko. Na ke nderuar që të gjithëve. Ti je vetë krenaria jonë. Kemi me se të mburremi tani. Përballë atij që nuk na kursen.
Pas tij edhe një ketër. Pas ketrit edhe një sorkadhe. Pas sorkadhes edhe një lepur. Pas lepurit edhe një iriq. Pas iriqit edhe një... Kështu u bënë plot një skuadër. Bëmat e kaprollit çamarrok i kishin bërë kafshët, që banojnë në zonën e lartë të Malit të Cikës në jug, trimoshë, e të shkujdesur.
- Jo - tha një drenushe plakë. - Ujku nuk është ai që tregoni ju këto ditë. Ai është e mbetet, një egërsirë e rrezikshme për ne.
- Ou-u-u. Ti mendon kohën që lamë pas - i u drejtua një drenushe e re.- Ka ardhur koha e ne të rinjve.
- Le të bëjmë një shëtitje së bashku, buzë përroit të madh. Të shohim vendin, ku Ujku, u turpërua nga çamarroku ynë.
- Eshtë me rrezik. U këshilloj, që të mos shkonimë atje. Pastaj, aty pranë është edhe guva, ku banojnë ujqërit. Unë vetë i kam parë foletë e tyre. Shoh gjak në këtë rrugë, që do të merrni. Nuk do t'ua falin guximin, jo. Ajo që ndodhi me kaprollin, është vetëm një rastësi - foli një breshkë e vjetër
- Ç'na thënke. Ngadalë-ngadalë, se na bëre për të qeshur - foli çamarroku që kishte hipur në një gurë të madh, përballë kafshëve të pyllit.
- Nuk do të ndodhë më asgjë, edhe në se,do të takojmë në udhë egërsirën, - tha lepuri këmbëshpejtë.
- Jo, unë nuk vij. Siç e dini, i kam këmbët tepër të shkurtëra për t'u ndjekur ju.
- Ua-a-a. Thuaj më mirë se ke frikë. Kështu. Mos na fut mbroçkulla këtu. - u hodh me zjarr derkuci, që më sa dukej, ishte edhe organizatori i kësaj shëtitjeje. - Pse të mos bëjmë një eskursion?.Ç'të keqe ka këtu?.
Dhe vërtetë ashtu bënë. Lepuri, Ketri, Sorkadhja, Derkuci, së bashku me Kaprollin çamarroke dhe të tjerë, u vunë në udhë. Vërejtjet dhe këshillat e panumërta të prindërve,dhe të kafshëve të pyllit, i lanë pas.
Pranverë ishte. Dielli ndriste atje lart plot nur e hijeshi.Gjethet e vogla e të gjelbërta të posa dala, lëkundeshin lehtë në ajër. Një fresk përzier me një vapë, vinte poshtë pyllit me dushqe. Herojtë tanë ishin në udhë ende. Secili ëndërronte që të bëhej heroi i ditës. Etja për lavdi, duket se i kishte bërë më shumë trima, se ç'ishin ne realitet. Kaprolli çamarrok ... po në ballë. Mezi prisnin që të vinin tek përroi, i cili gjarpëronte që nga maja e malit, deri poshtë në luginë. Sillte ujë bore. Ajo po shkrinte tani kudo.
Po herojtë e përrallës sonë, nuk u pritej që të mbrinin një orë e më parë. Lepuri këmbëshpejtë, nuk heshti më, po i a nisi një kënge.
" Ej-ej...ujku është egërsire, ho,ho,ho
- Ne prej tij, nuk duam t'ia dijmë, po mor po.
U përgjigj derkuci, që po pëlciste nga vetëkënaqsia. Të tjerët filluan menjëherë që ta shoqërojnë.
"Jemi trima, dhe frikën se njohim, jo", tha ketrushi ziliqar.

- Po ti - i - i... më fal. Të lutem…, këtë herë. Po bisha e vuri shpejt ndër thonj.

Wednesday, 8 February 2012
ZONJA DHELPËR E ARIU BUÇKO
Në qendër të pyllit,atje ku një përrua me ujë të ftohtë, dredhon poshtë një shkëmbi,që ngrihet si thikë me majën përmbi ahishte, jetonte arushi Buçko me familjen e tij. Dy prindër edhe asgjë tjetër. Pa motër e pa vëlla. Po si e mbanin ata të dy buçkon,do të thoni ju?. Me gjithë të mirat. Nga ato,që mund të gjenden në një pyll, si ai i malësisë së Gjinarit. M'u në zemër të Shqipërisë.
Ishte ca çapkën ky arushi vogël,sa që,dy gurë bashkë nuk i linte aty përreth. Vinte i mbushur e me faqet e fryra. Buçko i thërrisnin shokët e lodrave,dhe Buçko i mbeti,edhe tek komshinjtë,por edhe në shtëpi. Shkolla kishte mbaruar, e pushimet po rrëshqisnin shpejt e shpejt. Poshtë në "Fushë Kuqe" bënte vapë. Në pyllin e Gjinarit, frynte gjithmonë nje erë e lehtë, dhe e freskët. Të çlodhte, e ta mbushte kraharorin me ajër te pastër malesh. Buçkua gjithë ditën, harrohej pas lodrave feminore,me shokët
Dy ditë më parë, na ishte njohur, edhe me një mikeshë të re. Ashtu, krejt rastësisht.Një dhelpër bishtëgjatë, e kuqe, që jetonte, pranë shtëpive të fshatit. Të gjithë thonin, se i merrte me rradhë, kotec me kotec.Pula apo zogj, ç'ti dilte perpara. Pa bërë naze. Këtë punë e bënte që pa gdhirë. Mbasdite, kalonte nga lokalet e preferuara të qëndrës, ku rrinin pushues që veronin në këtë lartësi. Kontrollonte hedhurinat pa i u trembur syri fare.Për këtë shkak, e konsideronin si trimëreshë, dhe të vendosur. Por mikeshës së re, i hyri shpejt në zemër Buçkua yne. Ku ai e ku ajo. Për moshë nuk bëhet fjalë fare, pasi dhelpëra bishtëgjate, ishte goxha më tepër.Sa gishtat e një dore.Naiviteti, e vetmja gjë që i pëlqente dhelprës,tek miku i ri,arushi buçko. Kuptoi, që ai besonte shpejt, dhe… me të, mund që të bëje si të doje.
Një ditë prej ditësh, dhelpërushës na i ra në kokë që të tallej, e argëtohej me Buçkon tonë. Sa t'i donte qejfi. Për këtë përgatiti nje plan. Nga ato që dinë të thurrin, vetëm dhelpërushkat djallëzore. Nuk e zgjati fare. Kështu bëri. Që të nesërmen,kur dielli çeli syun e madh mbi mal, dhe horizonti ishte si i lare me gjak, u vu për udhë.Drejt e në qendër të pyllit. Atje ku gurgullohet uji i pastërt i Gjinarit. Në sheshin pranë shkëmbit të thepisur. Mbriti me një frymë. Qetësi.
- Po këta, qenkan gjumashë që të gjithë - tha nëpër dhëmbë zonja dhelpër, me inat.
Po priste prej shumë kohësh, diku në një cep të sheshit, dhe këtë, nuk mund që ta duronte një dhelpër si ajo.U shkund duke u dridhur e tëra,ashtu,në këmbë.Pastaj zgjodhi një vënd, dhe u ul në bisht
Arinjtë,që e bënin gjumin siç thonë," për shtatë palë qejfe " ,u zgjuan,dhe i pari që u dha në derë,ishte vetë babai i buçkos. Dukej që nisej për në udhë. Pastaj nëna,që zbrazi disa mbeturina të darkës jashtë guvës shtepi,por që u fut brenda," sa të hapësh e të mbyllësh sytë". Miku i zonjës dhelpër nuk po dukej gjëkundi. Prit e s'ka. Prit e s'ka...Bishtëgjata, nuk mund që të duronte më. Vërtetë, që takim nuk kishin lënë një ditë më parë, por kjo,nuk do te thotë gjë. Një dhelpërushe e zgjuar nuk mund që ti lejë takim kujtdo. Qoftë ky,edhe miku më i mirë në jetë. Shfryu njëherë, gjithë kafazin e kraharorit, sikur donte të nxirte jashtë atë që e mundonte, gjatë asaj pritje të gjatë, dhe u ul sërrish, në bisht. Sytë andej nga dera.
Kur dielli u duk se zuri lart mezin e kalter të qiellitë, e kur gjinkallat ja kishin marë kushedi për të satën herë refrenit të këngës së tyre, arushi buçko doli në shesh. Hapi gojën e u shtriq. Ashtu siç dinë të bëjnë gjumashët e dembelët.
-Tani ta rregulloj unë o mik. Ke për të ma paguar pritjen. Kam që në pikun e mëngjezit këtu. Oj,unë që nuk kam pritur asnjëherë kaq gjatë,e nuk jam mësuar që të ma kthejnë kurrë fjalën dysh,do të hakmerrem mirë me një budalla si ty. Ptu...Kokëbosh.
Vërtetë zonja dhelpër kishte menduar në fillimqë të argëtohej me këtë arush mëndjelehtë,e që pastaj ta tregonte në të gjithë pyllin, si një anektodë për të qeshur të gjithë banorët. Tani po mendonte ndryshe. Dhe e kishte seriozisht. "Kur betohet një dhelpër, gjithmonë e mban fjalën", tregonin shpezët e atij pylli, sa herë që binte fjala për dinaken bishtëgjatë
Arushi nuk e kishte pare ende, ndonëse dhelperushka që atje tej, ja bënte me dore. Në fytyrë,kishte një buzëqeshje e ngazëllim,dhe mezi priste që të takonte mikun e ri të saj. Buçkua nuk e kuptoi, apo nuk e dalloi mirë në fillim.Vuri mbi ballë dorën si strehë, për ta dalluar mikeshën e re, të sapo zënë ato ditë. Qeshi. U lumturua në atë çast. Me një vrap të lehtë u ndodh përpara dinakes, që i qeshte gjithë nuri nga kënaqsia e takimit.
- Të kam pritur. Kam që në pikë të mëngjezit këtu. Të kam përgatitur një surprizë.
- Cila është ?- nuk i u durua buçkos,mëndjelehtë
- Sa i padurueshëm, që qënke miku im i mire. Në fillim a më jep fjalën që do të vish e të më bësh shoqëri?
- As që diskutohet - tha shpejt e shpejt buçkua.
- Po leje mamasë nuk do ti marësh? - pyeti dinakja me një zë të hollë e të zgjatur, dhe shtriu bishtin e gjatë përpara arushit të vogël, duke bërë naze
- Nuk po më pritet, sa ta mësoj këtë suprizë, sepse e ndjej, që do të më bëj shumë të lumtur. Unë e di që ti, di se ç'farë bën, për të kënaqur të tjerët. Nuk dua ta humb këtë rast.
Zonja dhelpër i hodhi edhe një herë sytë andej nga shtëpia e arushit,e pasi lëpiu buzët me embëlsi, tha sërrish me një zë të holluar.
- Do të të çoj në një vënd,që do të provoshëmbëlsinë e mjaltin,më të mirë të kësaj zone.Nuk e ka provuar deri më sot asnjë kafshë, a njerinë këto anë. Eshtë një dhuratë që më është bërë mua nga disa bletë puntore. U kam bërë dikur një të mirë. I kam shpëtuar nga një gjahtar çamarok, që ishte i vendosur ti shkatërronte që të gjithë. Eshtë një thesar i vërtetë. Nuk e ditke ti këtë histori?. Ua -a,për këtë flet gjithë pylli. S'keni dëgjuar ju?.
- Jo- tha arushi, duke ngritur supet e vogla si i zënë në faj. Ai nuk donte që ta humbte këtë rast. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për mjaltin. Gjithë arrinjtë,sapo dëgjojnë për atë, harojnë dhe lenë gjithëçka në mes, vetëm e vetëm për ta shijuar ëmbëlsinë e tij.
- E po mirë atëher,të nxitojmë e të mos e kalojmë kohën kot me llafe këtu - tha zonja dhelpër,që u vu e para në udhë.
Buçkua e ndoqi pas. Ec e ec nëpër pyll. Kaluan një kodër. Pastaj edhe një tjetër. Buçkua kuptoi se ishte larguar nga shtëpia. Ajo tashmë ishte shumë larg. Kishte mbetur pas. U lodh, por nuk e dha vehten. Me tepër i erdhi turp përpara mikeshës së re. Turp kishte edhe ta pyeste.Për shembull, në se ishte larg thesari me mjaltë
-E kam fshehur vetë. Larg vërtetë por ama i sigurtë. Vetëm unë shkoj atje sa herë që të më teket, dhe-e-e shumë rrallë me ndonjë mik, kështu si ti. Vetëm me ata që i çmoj dhe i vlerësoj. Ti më ke fituar zemrën arush, dhe e meriton ta provosh këtë thesar.- tha dinakja,që dukej se po i a lexonte mendimet mikut të ri, e që po vinte krejt i bindur pas saj, që prej disa orësh udhë.
Mirëpo, arushit Buçko nuk i pritej, sa ta vinte në gojën që i lëshonte jargë, ëmbëlsinë e tij. E kishte provuar vetëm një herë në jetë, kur sëbashku me nënën, e mori në një zgërbonjë (zgavër ) lisi, këtu e disa muaj më parë. Bletët e kishin sulmuar nënën duke e pickuar. Ajo e di se ç'hoqi për disa ditë në shtrat. Në një farë mënyre, e kishte paguar shtrenjtë atë aventurë, për të shijuar ëmbëlsinë e atij mjalti.
Qëndoi për një çast në bisht, e i tha zonjës dhelpër, duke i u lutur.
- Aman, se nuk po më durohet
- Erdhëm miku im. Vërtetë që e kam fshehur ca larg, por që ja vlen e të vish, dhe ta provosh deri këtu.
Po ç'kishte bërë dhelpra do të thoni ju? Asgjë më tepër, se sa, me e lodhë arushin mëndjelehtë. Hyp e zbrit nëpër disa kodra rreth e qark. Jo larg nga vendi i nisjes. Por mëndja e një dembeli si ajo e arushit tonë, nuk mund që ta kuptonte edhe këtë .
Dielli, donte edhe një pëllëmbë, që të shuhej atje larg, e në det. Dukej, si një monedhë e zjarrtë, sipër në sipërfaqen e ujrave të kaltra.
- Mbërritëm, miku im. Pak udhë na ka mbetur, deri tek thesari prej mjalti -tha dinakja. Dukej e gëzuar, që e kishte tërhequr vërtetë kaq gjatë, buçkon mëndjelehtë. Vërtetë, që diku, ndodhej një fole bletësh aty afër, por që vetë ajo, nuk po e mbante mënd mirë. Kishte qenë shumë kohë më parë .Tani, që po vinte edhe muzgu, do të ishte e veshtirë për ta gjetur atë. Por fati e ndihmoi shpejt. Diku poshtë një kodrine, pranë një përroi të vogël, një lis i gjatë dhe i vjetër ruante mjaltin aq të përfolur.
Zonja dhelpër, e dinte që aty punonte e jetonte një bletë puntore shume e zonja. E ruante me fanatizëm nga armiqtë atë thesar ëmbëlsie E kishin paguar shumë prej kafshëve që kishin guxuar të shkonin aty.
- Miku im - i u drejtua arushit Buçko,zonja dhelper. - Me që nuk të durohet, hyp shpejt e pa humbur kohe në pemë. Tek ajo guva në mezin e saj, ndodhet mjalti. Nxito dhe provo kënaqsinë që të fal mjalti. Unë dy ditë më parë kam qenë atje, dhe e kam ende në gojë ëmbëlsinë e tij. Shpejto. Po të pres këtu sa të ç’lodhem pak.
- Po bletë, a ka në pemë? - pyeti si i trembur Buçkua i ynë.
- As që bëhet fjalë. Ajo është dhuratë për mua. Ata që e bëjnë dhuratën, nuk kthehen përsëri tek ajo. Mos humb kohë.
Arushi u hodh drejt e në trung. Filloi që të ngjitej si një artist i vërtetë. Sapo doli pranë zgavrës ,aty ku ndahen degët e shumta të lisit, dhe që përpijnë pastaj qiellin, qëndroi pak.
- Hej, mikeshe mbërrita. A të marr edhe për ty një pjesë që ta shijosh aty poshtë ?- tha gati me një frymë Buçkua, që i u duk se i ishte afruar tashmë ëndrrrës. Dukej gati realitet. Mbylli për një çast sytë, sepse ndjeu aromën e mjaltit në fund të gropës. Zgjati turirin menjëherë duke nxjerrë gjuhën përpara.
Në çast, si me magji, u shfaqën me qindra bletë. Ato i u sulën kokës së tij të vogël, e pastaj trupit që kacavirrej mbi trung. Buçkua, përpara se të provonte ëmbëlsinë e mjaltit, ndjeu nje zhurmë që i u duk, se e shurdhoi në vesh, dhe që pastaj, e bëri të humbte krejt ndjenjat. Dinakja atje tej pa që trupi i arushit u shkëput nga pema,dhe ra si një thes i zbrazët poshtë saj. Dalloi një ushtri bletësh që i u sulën aty. Miku i saj nuk po jepte më shenja jete. I mbledhur kutullaç në fund të pemës, ai ishte vënë në shënjestër të pickimeve të dhjetra bletëve,që të inatosura, e sulmonin, në të gjithë pjesët e trupit
Zonja dhelpër u ngrit në bisht, e fërkoi duart. Kuptoi se puna u mbarua. Bashkë me të,edhe hakmarja prej një dinake të vertetë. Buçkua ishte ndëshkuar paq. Kjo i mjaftonte tashmë që të kënaqej, e me vonë këtë histori, ta tregonte për të qeshur gjithë kafshëve te pyllit. Sa te ishte jeta.
Ndërsa po pëlciste nga kënaqsia, dhelpërusha pa prit e pa kujtuar u gjet e sulmuar nga ushtria e panumërt e bletëve puntore. Vuri të dy duart përpara , si për tu mbrojtur, por ato nuk i hynë aspak në punë. Sa të numërosh deri në pesë, zonja dhelpër u gjet e shtrirë dhe, krejtësisht pa ndjenja. Bletët nuk kishin ndërmënd që të tërhiqeshin nga ai sulm…
Kur u duk se gjithçkah kishte marrë fund, mbritën aty poshtë lisit shekullor, edhe kafshët e tjera të pyllit. Shkuan tek Buçkua dhe, kur e panë që ngriti kokën e madhe të bërë sa nje thes me miell, të fryrë e të enjtur kudo, qeshën. Por edhe u erdhi keq për këtë mëndjelehtë të pandreqshëm, që u besoi fjalëve të bukura, dhe miqësisë me dhelpërushen bishtëgjatë.
- Shpëtoi këtë herë – thirri Bufi i gëzuar
Pastaj, tund e shkund zonjën Dhelpër, por ajo nuk reagoi. Pritën ca. Menduan që ajo do të përmëndej përsëri, por ajo, hiç.
- Kjo nuk merr as edhe frymë. Gjithëçkah ka ndalur tek bishtëgjata, - tha një mëllenjë që njihej në të gjithë zonën si doktoreshë pasi kishte shëruar shume prej kafshëve të atij pylli. - Thumbat e bletëve i a kanë marrë jetën…
Këtu përfundon edhe kjo histori ; që tregon se si e pësoi mëndjelehti, arushi Buçko, por edhe zonja dhelpër .Kush përpiqet që tjetrit ti hape gropën…ha kokën
Kështu, e pësoi mëndjelehti, arushi Buçko. Ai u besoi fjalëve të bukura, dhe miqesisë me dhelpërushen bishtëgjatë.
Nuk dihet pastaj, se si rrodhën ngjarjet më tej. Jetoi, apo nuk jetoi me turp arushi i rrëfimit tonë
Këtë edhe sot e kësaj dite, nuk e kemi mësuar ende.

Friday, 3 February 2012
PENDESA E LEPËRUSHIT KËMBËSHPEJTË
Keni dëgjuar për lepurin që humbi në një garë me breshkën?
Ajo ka ndodhur në praninë e të gjithe kafshëve që kishte pylli. Mirëpo historia e këmbëshpejtit që i a futi gjumit për shtatë palë qejfe, që në fillim të garës, në pritje të mbërritjes së breshkës këmbëshkurtër në finish, mori dhénë. U shkruajt pastaj, nuk e di se nga kush, në të gjitha librat e botës. Per hir të së vërtetës, më duhet që të them, se atë garë nuk e ka ndjekur asnjë reporter, a korrespodent i gazetave që dilnin në atë kohë.
Ju fëmijë të dashur, sigurisht që e keni lexuar, ose ua kanë treguar më të rriturit.Kanë kaluar kohë që atëhere. Kanë rrjedhur shumë ujra e vite bashkë. Lepërushi që ishte tallur tashmë nga të gjithë kafshët e pyllit,nuk ndjehej i fyer.
- Eh, - psherëtinte vazhdimisht. - Le të thonë ç'të duan. E vërteta nuk ështe ashtu.
Kjo i bëri kuriozë kafshët, që e kishin ndjekur nga afër atë garë të rrallë, vite më parë. Një ditë të bukur me diell, ku frynte një puhizë e lehtë vjeshte, dhe gjethet e zverdhura shkonin të pushonin një nga një mbi tokën e zëzë e të butë,na u mblodhën aty në shesh që të gjithë, si krejt rastësisht. Mungonte vetëm fitimtarja. Kishte shkuar të hante disa gorica të pjekura, që ishin rrëzuar nga dëgët e ngarkuara plot.
- E pësove nga mendjemadhësia - i tha një drenushë e bukur qafë hollë, lepërushit tonë.
- Çne - tha ai, duke i parë miqtë drejt e në sy. - Ajo dihet. Unë gjithmonë e kam fitoren në xhep. Këmbëshpejtë si unë, rrallë gjen edhe në pyllin tonë. Jam gati ta provojmë.
- Po pse lajthite në atë garë o miku im? - foli një derrkuc i vogël, që nuk i pritej sa të mësonte të fshehtën e lepërushit.
Por heroi ynë heshti përsëri.Pastaj si i penduar, tundi kokën në mëdyshje.
- Nuk e tregoj, jo.
Një tigër, që posa kishte mbërritur aty në shesh, dhe kishte dëgjuar vetëm lutjen e derrkucit të vogël, shkoi tek lepërushi shpejt e shpejt, dhe e zuri prej gryke.
- Ti e di mirë vogëlushi im, që mua nuk më pëlqejnë gënjeshtarët. Edhe pse kemi vendosur paqe midis nesh. Këtë herë do të të ha,keshtu siç je. Ku ke lajthitur?
Lepërushi u mblodh sa një grusht nga frika, nën kthetrat e tigrit trupmadh. Bëri pipinë.
Të gjithë kafshët qeshën, për këtë "heroizëm" të humbësit të garës.
- Unë, unë... vërtetë humba në atë vrapim me breshkën këmbëshkurtër, përpara jush. Rivalja ime, që në fillim më tha, se dinte vërtetë një vend të fshehtë, ku kishte një kopësht me karrota, me të cilët, dhjetë lepuj do të hanin e do të ushqeheshin deri në dimër, pa u bërë merak fare
- Dhe ti pranove kushtin e breshkës?
- Si mund që ta refuzoja atë propozim?
- Pra, na paske gënjyer në atë garë të pazakontë ? Po gënjeshtra nuk mund të jetojë për më shumë se dy vjet.
Vrapuesi vazhdonte të dridhej nga frika.
- U-a-a, ç'na e paska hedhur. Dhe ne e kemi besuar që të gjithë.Vërtetë?.Këtij i thonë, thjeshtë, korrupsion. Domethënë, ke shitur garën pa filluar ajo - tha një iriq i strukur pas një gëmushe.
- Si sportist nuk je treguar aspak i ndershëm, por edhe si anëtarë i bashkësisë sonë, gjithashtu- foli si një gjykatës i vërtetë, ketrushi Fit - Kësaj i thonë që të gënjesh dy herë, veten, dhe ne.
Tigri plak rrotulloi sytë me egërsi, por lepërushi, nuk e ndjeu veten fajtor edhe këtë herë. Egërsira e lëshoi ngadalë në tokë, si për të marrë një herë frymë, e për ta përlarë pastaj, sa të hapësh e të mbyllësh sytë. Në një çast të vetëm, kur e pa veten të lirë nga thonjtë e mprehtë,heroi i rrëfimit tonë u sul me vrap, si një atlet i vërtetë. Nuk harroi që t'u thoshte të tjerëve, as edhe "mirëmbeçi".
Ndërsa kafshët e pyllit mbetën të habitura, tigri plak u hodh nga pas me një vrap marramendës. Asnjë nuk mund ta besonte, se do t’i shpëtonte mashtruesi egërsirës, edhe pse ishte këmbëshpejtë, e fluturonte si era. Këtë herë mbase, kishte rast që të tregonte, se ç'kishte lënë në atë garë. Mund të kishte vënë në vend edhe nderin e humbur, kur i u kërcënua jeta.
Që prej asaj kohe, jeton nuk e di se ku, i vetëm, larg shoqërisë së kafshëve të pyllit. Mbase, nuk do që të jetë më heroi i librave në botë. Larg reporterëve, medias, e korrespodentëve të tyre, se nuk i pëlqejnë fare intervistat,që japin personazhe si ai.
... Duan të thonë pastaj, se ai qëndron i fshehur në kopështin që i propozoi fituesja, në atë garë shumë të vështirë për të. Por për këtë, nuk ka ende ndonjë provë. Të pakten, deri tani.
Le të presim...

Subscribe to:
Posts (Atom)