Tuesday, 14 June 2011

Ishte kohë kur gjuheshin poetë

Agimi qëndronte i heshtur. Herë pas here kthente kokën nga dritaria, dhe e treste vështrimin përtej saj, aty ku fillonte masivi i Krabës. Ishim ulur perballë në tavolinë, në një cep të menxës së "Durrësit". Drekonim përpara dy gotave me vere, e një pjatë të madhe me peshk. Jashtë, një shi i rimët që kishte filluar, që në mëngjez,dukej sikur nuk do të pushonte më. Mali i Vashës ishte zbardhur, e Zaranika, sillte një erë të ftohtë, që kalonte në të gjithë luginën e lumit Shkumbin. Nga dera e menxës, hynin puntore, e ndërtues të përbaltur. Çizmet e këpucët e rrënduara, lëshonin herë pas here copa dheu, në dyshemenë e posa larë. Agim Shehu, tani kishte ulur sytë në syprinën e tavolinës së zhveshur, e dukej, sikur kërkonte të zgjidhte fjalët. E kishim lënë përgjysëm atë histori.
Dikush i kishte thënë, që të mos shkruante më, as edhe në gazetën "Metalurgu". Duhej që të ishte ndonjë nga ata, që e kishin në "kujdestari" poetin, që duhej "riedukuar".Në numrin e fundit,ne si redaksi,i kishim botuar në faqen letrare një cikël me poezi,si dhe një rrëfim, për shokët e punës së tij. Artikulli fliste për punën vetmohuese që bënin vinxhierët, dhe ata të transportit, në atë kantjer gjigand ndërtimi, ku hidhnin shtat veprat e uzinat e ardhëshme, duke u përballur me vështirësitë, jo vetëm të kohës.Biseda jone, në fakt,kishte ngecur. Me kishte thënë se ; "kam patur reaksion këtu për botimin atyre vargjeve". Vetëm kaq. Pastaj, e kaloi vështrimin nga tavolinat e tjera që ishin pranë nesh, sikur të kërkonte diçka, ndofta ndonjë person. Mbase edhe trembej. Përreth nesh ishin shokët e punës së tij. Ai e dinte, se duhej qe te ishte i kujdesshem ne ate ambjent "kalitje,mes klases puntore". Madje edhe i kursyer ne fjale. U ndjeva vertete keq. Nuk mund qe ti thosha ate qe kishte ndodhur edhe tek ne. Kolegu im Luani qe ishte kryeredaktori, ishte ndaluar ne nje prej koridoreve te Drejtorise se Kombinatit, ndersa po çonte lenden ne shtypshkronje, ne Elbasan. Nuk ma tha asnjehere se kush ishte personi qe i kishte thene nje mengjez me pare se; " Agim Shehu, nuk duhet qe te jete as edhe ne shtyp..." Kaq kishte mjaftuar qe Luani te vendoste doren ne balle, tre ore me vone kur u kthye.
- Eshte e tmershme...
Zeri i u drodh e u fik menjehere.Une mendova se ç'pasoja e labirinthe do ta prisnin poetin. Arkitektura ku gatuhej krimi. Me siguri edhe Luani, ndersa vazhdonte qe te mbante pellemben e dores mbi ballin e lagur. Ne fytyre i kishte rene nje hije e verdhe sikur te ishte krejtesisht pa gjak.
E ç'mund ti thoja mikut tim Agim Shehu?. Kete i a mbajta te fshehte. Mendova qe ne ato çaste ishte me mire qe ai te mos e dinte. Natyrisht kjo do ta rendonte me teper psikologjikisht.
- Do te jete ndonje fjale e leshuar pa kujdes, nga ato qe thone te marret e kesaj bote, dhe qe ne kete rast nuk jane te paket. Eh!, s'ja vlen per tu marre kaq seriozisht; - i thashe me teper per ta qetesuar. Me bisht te syut ndoqa reagimin e tij. Pashe qe nuk i levizi asnje muskul ne fytyre. Poshte vetullave syte e zinj pane serrish syprinen e tavolines e gotat e veres qe nuk kishin shkuar as tek gjysma. Kishim haruar te pinim e te shijonim qefullin qe ma kishte rrezervuar Sela i gjate, kryeguzhinjeri i asaj menxe, te cilit dikur i kisha bere nje nder dhe qe nuk ma haronte.
Dy ore me vone kur salla ishte e boshatisur nga turni i drekes u kujtuam se duhej qe te leviznim
- Do te punoj deri vone ne mbremje me grupin artistik - tha qetesisht Agim Shehu.- Eshte ai... festivali i grupeve amatore.Ma ka ngarkuar vete sekretari i partise.
- Do te japim çmim qe te nderohesh edhe ti? - bera shaka une per ti ngritur moralin. - do te jene miqte tane ne juri...
Pese dite me pas Agim Shehun e larguan edhe nga drejtimi i grupit artistik qe kishte materialet e poetit. Nuk kisha se ç'fare qe ti thosha me. Kishte filluar te ndertohej arkitektura e krimit. Projektuesit kishin marre tashme urdher per ta goditur e rrezuar perfundimisht poetin. Kjo do te ishte vrastare dhe e pariparueshme...


***


Njeriu qe u duk se do ti rrinte ne krah poetit ishte nje drejtor ndermarje aty brenda kombinatit. Dhe kjo nuk eshte e paket kur ke nje mik te tille ne nje periudhe si ajo qe po kalonte poeti . Vehbi Maksuti nje ish shofer dhe me nje shkolle gjimnazi te pambaruar ishte aktivizuar ne fillim me Bashkimet Profesionale te metalurgjikut. I ardhur familjarisht nga nje rreth i juglindjes u duk si dora e forte ne ate kantjer te madh pune, si kombinati, i cili po hidhte shtat dita dites. Ne nje ndermarje shoferesh e vune edhe drejtor ne fillim, po pastaj,pasi i a kishin njohur "shpirtin luftarak" dhe besnikerine,e emeruan sekretar te pare te komitetit te partise se metalurgjikut
- Ja hodhi Gimi - me tha Bashkim Çarçani qe punonte si normist ne montim. Ishte per poetin nga miqte me te afert aty.Gjirokastrit ky nga nje ferme afer qytetit te jugut. Kishin patur edhe njohje me pare kur Agimi ishte mesues ne gjimnazin e Gjirokastres. I dinte permendesh shumicen e poezive dhe lirikave te tij. I recitonte shpesh edhe per mua.
Keshtu u duk ne fillim. Ishin ditet e para. Me sa duket, Agimi e kishte marre kete mesazh, edhe pse ishte si nje barke e vogel ne oqeanin e trazuar.
- Duhet qe te shkruash serrish - i thashe nje dite ndersa e gjeta ne deren e ofiçines. Kete here dukej i qeshur dhe optimist. Me vuri doren ne sup. Me premtoi. - Na shkruaj ndonje gje per partine...- Mendoja se kete here vertete qe poeti do ti sfidonte qofte edhe me ate "kompromis te vogel". Mbase kjo do te sherbente si pasaporte per ta lene te pakten te qete per nje fare kohe.
Agim Shehu tundi koken si per ta mohuar pikerisht ate qe i propozova une.
- Mund qe te flasim e te shkruajme per ç'fare te duash. Eshte mire qe edhe ju te shkeputeni nga korniza. Pastaj lexuesi sikur ka nevoje qe te rrishikoje vetveten ne gazete...
Kishte ndryshuar menjehere fytyren. Dukej teper serioz dhe i heshtur. Ishte bere diplomat perpara meje. Natyrisht qe e kuptova nentekstin por edhe boten e brendeshme te poetit
- Nuk beri kompromis- i thashe Bashkim Çarçanit ne mbremje ndersa pinim nga nje kakao ne turizmin e qyteti.
- Eh!,- beri tjetri. Psheretiu dhe qendroi per nje çast. - Ti mbase nuk e njeh. Nuk eshte nga ajo race Agim Shehu. Eshte djale laberie dhe i rritur mes strrallit.
Kishim menduar qe te botonim ne numrin e ri te gazetes nje shkrim nga sekretari i pare i sapo emeruar nga Komiteti Qendror.Luan Narazani, qe ishte kryeredaktori i "Metalurgut", i a kishte kerkuar,por artikulli po vonohej. Na thane ne aparat se sekretari kishte probleme te medha, diskutohej pikerisht disiplina proletare. Kuptohet qe kerkoheshin rritme te tjera pune nga njerezit qe ne thelb, nuk paguheshin,ndonese shteti bente sikur ishte doreleshuar.
- Pashe Agim Shehun - me tha Luani te nesermen. - Po ngjiste shkallet e komitetit me nje instruktor. Siç duket e kishte thirrur ai i madhi.
- Eh! - i thashe. - Jane miq.
- Ti nuk e njeh Vehbiun nga afer.
Shoku im tundi koken e shtrengoi fort buzet si per te me thene mua" Lere mos e nga. Nje injorant qe nuk e ka shokun"
Dy ore me vone ne menxen e uzines mekanike hengrem dreke me Bashkimin. Ky ishte i vetmi shok me te cilin mund qe te bisedonim edhe nga ato qe konsiderohen sekrete. Flisnim si pa "teklif" me njeri tjetrin edhe per probleme qe konsideroheshin teper serioze, per te cilat, pa tjeter qe mund te beje nja dy dekada burg nen siglen "agjitacion e propogande kunder shtetit". Por ne e kishim dhene proven.
- Nuk e ben xhap Vehbiu. I duhet edhe ndihma e Agimit. Ky ka ardhur nga "zeri" e pena e Gimit eshte e forte. Por poeti nuk do ta haje ate koqe ulliri. Te thashe qe vjen nga stralli ai.
Me sa duket ndodhi ashtu siç e parashikoi Bashkim Çarçani. Shkrimi na mbriti ne redaksi nje jave me vonese. Sekretari i pare thirri ne zyre Luanin dhe i dorezoi dy flete ku ishin shkruar " gjerat kryesore", ose me sakte direktivat.
- Shkrimin beje vete ne baze te ketyre pikave qe kam nxjerre une - i tha ai kolegut tim.
Nuk kisha pare nje ortografi aq te shperfyteruar se sa ajo e sekretarit te pare. Here me ngjanin si hieroglifet kineze dhe here si kembet e pules. Na thane se sekretaria nje vajze e re aty nuk mund qe ta deshifronte ate. As edhe ndonje nga kater instruktoret e aparatit. At'here u thirr disenjatori i ndermarjes se transportit. Thuhej qe ai ishte "adap" per shkrimin e shokut Vehbi. Ky njeri menjehere fitoi statusin e instruktorit te komitetit te partise. I duhej sekretarit per te vetmen vlere qe kish e zoteronte ne punet e deshifrimit, edhe pse ishte nxenes naten ne shkollen e mesme mekanike ne Elbasan.
Kuptova qe Agim Shehu serrish nuk do ti kishte punet mire. Pune dreqi me te qarkulluar si ai pozicion.


***

Duhet qe te kem qene ne vitin e pare te gjimnazit ne Cerrik. Nuk e di se kush me kishte dhene nje liber me kopertine blu, por me siguri ndonje nxenes i viteve me siper ne gjimnaz. Me kishte thene;" ka poezi te bukura". Vetem kaq. Sapo u ktheva ne shtepi nisa ta shfletoja dhe mu duk sikur e perpiva. Nje prej poezive me mbeti ne mendje. Ne fakt ajo kishte terma matematikore brenda saj por menyra se si i drejtohej nje vajze ishte me se interesante. Ishte e veçante per mua qe isha aso kohe ne moshen e adoleshences dhe "gjuetia" ndaj vajzave ishte kthyer si ne nje preference absolute.
Ka qene pushimi i shkurter, ai midis dy oreve te mesimit. Kthehem nga shoqia e banges dhe menjehere nis te recitoj vargjet e nje poezie qe i kisha mesuar permendesh brenda asaj nate.
Ty po te drejtohem, vasheze syzeze
Me do apo nuk me do, kjo eshte hipoteze...
Tjetra ne nje çast heshti dhe me shikoi drejt e ne sy, sikur donte te hetonte, sikur donte te zbulonte mendimin a deshiren time te fshehte. Une vazhdoja me pasion vargjet e poezise qe me kishte trazuar zemren dhe nuk po e kuptoja se ç'po ndodhte rreth meje. Dy miq te mij me ndiqnin ashtu ne kembe duke kthyer here pas here syte nga dera ne pritje te mesuesit te lendes. Kur po i afrohesha fundit ndjeva qe kisha terhequr vemendjen. Shoqia ime nuk po ndjehej mire. E kthyer profil dukej qe po nervozohej. Duart nuk dinte ku ti vendoste. Nga menyra se si po i deklamoja ato vargje isha skuqur edhe ne fytyre. Nuk po i lija vendin as presjeve. Kishte ne pergjithesi nje nxitim per ti thene gjerat sa me pare zakon qe me ka mbetur edhe sot sa here qe deklamoj vargje.
- Bravo - tha Taqua i gjate.
Kisha perfunduar. Mora fryme me kraharor. Nderkaq ndjeva nje si shkrepetime e cila me kaloi para syve dhe faqen qe me dogji. Madje syte u lagen ne nje çast. Shoqia ime perballe kishte nje fytyre te perçudnuar. Dukej nervoze e mu krijua peshtypja se kishte hapur gojen si nje shpelle perpara meje
- Maskara- degjova qe klithi.
Kishte dore te rrende shejtania
Kuptova qe kishte nje keqkuptim ne kete mes. Vargjet i kishte marre vertete si nje propozim dashurie edhe pse nuk me kishte terhequr asnjehere vemendjen.
Pas mesimit, Donika, kujdestaria e klases beri nje mbledhje te shpejte. Shoqia e banges qante me denese. Mu duk krejtesisht e pafajshme dhe me erdhi vertete keq per gjendjen qe i kisha krijuar
- Do te shikohet edhe pranimi i Alekos ne rradhet e organizates se rinise qe do te behet se shpejti me nxenesit e klase sone.
Ne kishim bere kerkesat disa dite me pare. Kishim marre edhe rekomandimet nga nxenesit me te rritur qe benin pjese ne ate organizate. E vuajta kete moment. Gjithe ate nate nuk me zuri gjumi. Me teper se mospranimi me vinte keq per shoqen e banges e cila ishte vertete nje vajze e mire dhe e urte. Ajo mesonte ndonese rrjedha e mevoneshme e çoi deri puntore ferme. Kishte dashuruar dhe marre nje burre me probleme ne biografi. Ne nje fare menyre ajo kishte mbetur peng e dashurise. Ndofta poezia e Agim Shehut e kishte shkundur ate vajze krejtesisht te ndrojtur. E kishte zgjuar nga ajo perhumbje...Ndersa mua, perveç shuplakes me beri qe te jem me i kujdesshme pas kesaj ne mardhenie me shoqet.
Gjithesesi, ne vitet e mevoneshme gjithmone i kam thene Agim Shehut se me ka nje borxh, te cilin nuk e ka shlyer edhe sot...Me tronditi rinine e hershme.


***


Kishte kaluar nje vit dhe vjeshta serrish ne Elbasan erdhi me shi. Ne fushen e Bradasheshit ku kryeshin punimet per metalurgjikun e se ardhmes balta behej torturuese. U duk se ate vit, dimri erdhi me shpejt se zakonisht, edhe pse ishte ende Tetor. Madje ne ditet e fundit te tij
Prej ditesh me bibliotekaren e Klubit te Kultures se Cerrikut, Nexhin, nje ish shoqia ime e klases, vendosem qe te organizonim nje takim me poetin Agim Shehu. Tetori ishte muaji i takimeve te lexuesve me shkrimtaret. Ishte bere tradite asaj kohe. Ne intimitet i kisha treguar edhe historine e asaj shuplake ne mes te klases qe mora nga poezia e Agim Shehut dhe qe Nexhi e kujtonte me buzen ne gaz. I ndame detyrat. Gjimnazistet dhe disa puntore do ti lajmeronte ajo. E vendosem qe aktivitetin ta organizonim ne sallen e SMT se se Cerrikut, qe ishte ne te dale te qytetit te vogel, pergjate rruges qe te shpie ne zonen e Suloves dhe asaj te Gramshit. Ndersa une mora persiper qe te sillja poetin ne qytet. E dija se ishte me spec kjo pune, por largesia nga metalurgjiku mendova se do te mund te na shpetonte ne nje fare menyre. Ne Cerrikun e naftetareve nuk e kishin ne evidence te "qarkulluarin per riedukim mes klases"
Pasi mora aprovimin e Agimit dhe caktuam daten nje dite me pare e kujtova serrish.
- Mos u merzit - me tha Gimi. - E kam rregulluar. Do te vij me zisin e Petrit Qoses i cili ka marre nje rruge deri ne rafineri, prane Cerrikut. Ka per te ngarkuar nje rruge llamarina skarco nga te fabrikes se fuçiave atje.
Te nesermen ne mesdite u nisem nga kombinati. Ndonese takimi ishte planifikuar pas kater oresh u beme per rruge.
- Me mire heret se nuk i dihet ngarkeses - tha Petriti nje 30 vjeçar energjik elbasanas. E dija qe linte koken pas Gimit. Bashke punonin atje ne transport. Kishte qene madje edhe pjese e grupit artistik me libret te poetit, dhe kishin mundur qe te merrnin edhe flamurin e festivalit ne nje konkurim aty ne metalurgjik, ndonese nuk i a permenden emrin autorit.
Jashte gabines dallova disa fluturza bore. Ato ashtu si insekte te ftohta vendoseshin perpara xhamit te makines duke zbritur lehte qe nga qielli. Dukej se nje ere qe frynte nga lindja luante me bardhesine e tyre duke i shperndare kudo. Agimi qe i ndiqte nga pozicioni afer Petritit me tha ngadale dy vargje. Nuk di ne se i krijoi aty apo i kishte shkruar vite me parpara kur nuk e kishte kete lloj "njolle" qarkulluese. Lame pas Paprin e morem kthesen ne lagjen "shelg" te Cerrikut. Aty banonin disa familje çame qe punonin ne rafineri. Perpara se te vinim tek kthesa e Uzines, ne fund te kantierit, Petriti e ndali zisin.
- Keto duhet qe te jene - tha e tregoi me dore nje pjese hekurishtesh poshte rruges ne nje shesh te vogel. - Ju qendoni ketu deri sa te vete ne uzine per te kerkuar tre a kater puntore qe te ngarkojme. Keshtu beme. Zbritem poshte e Gimi filloi qe te levize kembet mbi asfalt.Kishte ftohte. Edhe une gjithashtu. Biseduam per kohen dhe per faktin se " ky vit ishte i jashzakonshem qe na kishte sjelle dimrin kaq shpejt."
Petriti u kthye. Qe nga shprehja ne fytyre kuptohej se nuk kishte mbaruar pune. Ora po shkonte tek treshi e turni i pare kishte lene punen. Se bashku me ata edhe puntoret e transportit e ndonje vinxh qe mund te na ngarkonte.
- Ç'te bejme? - na pyeti shoferi i zisit. Pastaj pa pritur pergjigje, tha - Hajdeni ta ngarkojme vete.
Hodha veshtrimin nga Agimi qe qendronte ne heshtje dy hapa me tej.
- E fillojme - tha dhe ai
Dukej qe mezi priste ta bente ate takim. E shihte si nje dritare te vetme ne ate bote intrigash dhe presionesh qe e rrethonte pas mbritjes nga Tirana si i destinuar per tu "kalitur dhe riedukuar ne metalurgjik". Kete,une e dija mire, ndaj i a kisha organizuar aktivitetin publik poetit, qe "nuk duhej te sillej si nje poet" aty.
Kishim mbi nje gjysem ore qe punonim. Ngarkonim coperat e llamarinave te paketuara duke i perplasur mbi karoceri. Te vetmet dorashka qe gjeti Petriti ne kabine i a dhame Agimit. Ne nje moment e pashe qe nje curil gjaku i kishte rreshqitur siper tyre. Dukej qe ishte prere
- Pa rendesi - na tha, ndersa Petriti nderpreu punen per ti ardhur ne ndihme. Ishte nje prerje e vogel
- U gjakose perpara takimit tënd.- foli shoferi qe ishte skuqur i teri ne fytyre. Punonte me shume se sa ne.
Agimi u duk si i perhumbur. Mbase jetonte me te ardhshmen, me njerezit e lexuesit qe e prisnin atje lart ne qytet. Vura re qe i hodhi nje veshtrim vjedhurazi ores.Kete e konstatoi dhe Petriti.
- Mendoj se e ngarkuam. E pat dhe kjo pune. Tani na duhet qe te nisemi. Hipni shpejt.- Pastaj se nga e nxori nje shishe qe ishte mbushur me benzine. Na dha nje lecke gjysem te ngjyrosur nga pluhurat dhe vaji per te lare duart. Agimit nuk i rame ne sy ndersa kontrollonte ne heshtje plagen, nje e gervishtur e lehte.
- Nuk me dhemb - tha ai qe e kuptoi se ne e ndiqnim vjedhurazi. - E po... duhet qe ta kem nje kujtim nga ky takim - vuri buzen ne gaz
- U beme vone - foli shpejt Petriti dhe u ngjit ne kabine.
Tek dera e SMT- se mbritem gati dhjete minuta me vonese. Se bashku me bibliotekaren kishin dale edhe dy a tre gjimnaziste per te na pritur. Takimi filloi shpejte. Agimi pershendeti pas fjales hyrese te Nexhit qe lexoi nje tekst te vogel te cilen i a kisha pergatitur une tre dite me pare duke i uruar mirseardhjen por edhe nje veshtrim per krijimtarine e poetit duke bere ndonje analize te vogel tek librat e botuara.Pas dhjete minutash vershuan ne podium cipeza letrash me pyetje.
- Pergatituni ta gdhijme sonte ketu - tha me humor Agimi
E kuptova qe kishte ndryshuar komplet. Dukej entuziast. Nuk e kisha pare ndonjehere keshtu dhe natyrisht ndjeva qe u lumterova nga situacioni qe po kalonte miku im.
Ndersa Agim Shehu fliste per te pranishmit ne salle dhe ne po kalonim me shume se dy ore aty,dallova qe nga dera anesore u fut si nje hije nje njeri. Pak i krusur dhe i qete,zuri vend nga fundi. U ul ne karrike dhe pasi kontrolloi perreth vuri kemben mbi kembe. U kujtova se e kisha pare kete fytyre ne metalurgjik. Pastaj sikur ti kisha thirrur kujteses, kuptova se ishte nje operativ i deges se puneve te brendeshme te Elbasanit.
Perpara nesh ne podium kishin filluar recitimet. Nje grup nxenesish deklamonin poezi te Agim Shehut.Operativi po me dukej moskokeçares dhe krejtesisht i pa vemendshem. Une analizoja; "Si erdhi deri ketu ky njeri?. Cili informacion e kishte sjelle nga Elbasani?". Sidoqofte, hamendesimet se ku kishte rrjedhur njoftimi por edhe varianti qe ne salle duhej qe te ishte pa tjeter edhe informatori qe e kishte sjelle, me beri qe te mos reagoj sa here qe te tjeret ne salle durtrokisnin pas çdo recitimi.
Pas pak i bej shenje Nexhit qe ta mbyllte, pa e ditur, Agimi vazhdonte te fliste perseri duke treguar nje episod nga rinia e hershme me Ismail Kadarene. Historia e nje "romani" te perbashket i shkruar ne copa letre qe me pas kishin humbur...
Kishim dale qe te gjithe nga salla, aty buze rruges qe te çonte per ne qytet. Shikoja Agimin qe perqafohej me lexuesit e lij, nxenes te cilet po e percillnin deri tek zisi i Petritit. Shoferi qendronte me mua dhe po ndiqte levizjet e njeriut qe erdhi me vonese ne ate takim. Ai e la i fundit sallen dhe u drejtua per nga dezhurni i ndermarjes. Pas xhakaventos gjysem "feshfeshe" dallova siluheten e pistoletes se tij. Ne nje çast ai ndali dhe e kontrolloi me dore. S'di se si' po ne moment m'u krijua nje shije e keqe
- Po ky ç'pati? - pyeti nen ze Petriti duke treguar me koke nga njeriu i deges. E kishte njohur. Mbase edhe ai po ndjente te njejten gje ashtu si une. Pastaj tundi koken si per te thene "hej, bela..."
Pas tre ditesh ndersa vija tek sheshi i uzines mekanike njeriu i fshehte i takimit te Cerrikut ishte perballe
- Ç'kemi? - pyeti sikur te ishim te njohur te vjeter. - Besoj, se ke kohe qe te na japesh edhe nje kafe.
"Qenka edhe qylaxhi" ishte mendimi qe me perfshiu ne ate çast. Jo vetem qe nuk njiheshim por nuk kishim patur as edhe ndonje pershendetje. E kuptova se ku e kishte hallin. Zume vend ne bufene e menxes ne nje kend qe nuk binte ne sy. E zgjodhi operativi.
- Te lexoj rregullisht dhe te them te drejten me pelqen penda jote. Kam pershtypjen e me shume se je gazetar anon nga letersia. E kuptoj qe te pelqen. Duket edhe ne dore, kur shkruan.
Tunda koken si per ta aprovuar nga ai intimitet qe me krijoi ky i panjohur.
- Edhe une e kam pasion letersine. Lexoj shume. Kam shkruar kur kam qene ne shkolle.Me pelqejne poezite.
Ne nje çast u ndjeva mire qe kisha perpara nje njeri me te njejtat mendime e deshira duke haruar se diku "flinte lepuri". E prisja qe do te dilte tek takimi me Agim Shehun. Nuk do te ta besoja kurrsesi se ai kishte ardhur aty ne Cerrik, vetem si nje sipatizant i letersise
- Kush e organizoi takimin me ate poetin gjirokastrit? - pyeti pasi kishi shkembyer edhe ca mendime per botimet letrare te fundit.
Ngrita supet ne nje çast. Kerkoja te fitoja kohe
- Ka nje institucion qe i organizon keto. Jemi ne muajin e letersise.
Vetem kaq. Operativi u ngrit duke pare oren e tij dhe ne çast me tha se kishteper te shkuar deri ne spitalin e Elbasanit. Kishte nje te aferm qe do te operohej ate dite. Mendoi se e besova. "Dhelpra e perfundoi misionin e saj" thashe me vete.
Qe nga ajo dite nuk u takuam me me njeriun qe kishte pasion letersine, edhe pse shpesh here ishim vene perballe ne metalurgjik dhe ne Elbasan. Ne keto raste bente te panjohurin. Me kishin thene se kishte qene guzhinjer ne sharrat e rrethit fqinje perpara se te shkonte ne shkollen e sigurimit. Mbase ishte perzgjedhur per ate detyre ngaqe njihte mire teknologjine e gatimit
Pak me shume se dy muaj me vone Nexhin e larguan nga biblioteka. Nuk e di se si e ç'motive i paraqiten asaj. Ne fakte, ishte vajza e nje komunisti veteran qe kishte punuar ne rafinerine e naftes ne Cerrik edhe pse ishte martuar me nje djale puntor qe ishte tranieri i shtanges ne qytet.per te flitej nen ze se "kishte problem ne biografi". Por une e kuptoja se ajo e kishte pesuar nga ai takim letrar me poetin qe kishte ardhur per t'u rriedukuar ne gjiun e klases". Kete nuk i a kam thene asnjehere Agimit. Nuk doja qe ti shtoja me tej vuajtjet
Vendin e Nexhit e zuri nje komshija ime, Lira.


***

Rruga ishte padyshim e veshtire. Poeti kishte perpara nje mal te rende qe zor se do te degjonte gje ne se e godisje me nje grusht. Nga Bashkimi mesova se Agim Shehu do te kishte finalen dy dite me vone.
- Do te ndahet per jete a vdekje - me tha ai ndersa pinim serrish ne turizmin e Elbasanit nga nje aranxhate. Ka vertete nje bilanc tragjik. I ka kundert qe te gjithe. Aty do te hapet edhe zarfi qe ka mbritur ne tavolinen e Vehbiut nga Tirana. Sigurisht edhe ky ka dhene mendimin e vet negativ.
Ne nje çast m'u krijua pershtypja se bashkimi po filozofonte bosh." Ç'ja fut kot edhe ky" thash me veten time. Nuk doja qe ta besoja se miku im poet e kishte kaq prane tragjedine.
- Agim Shehu, nuk duket kaq i cfilitur perpara gjithe drames qe kaloi ketu - thashe me teper per te qetesuar vetveten, por edhe shokun qe kisha perballe.
Me autobuzin e mbasdites qe kthente puntoret e matalurgjikut per ne Cerrik udhetova ne nje sedile dyshe me nje te njohur te vjeter. E dija qe ishte nga fshatrat perreth qytetit, dhe se ishte komunist. Punonte puntor ngarkimi ne ndermarjen e transportit te metalurgjise. Se bashku me Agimin ishin. Madje shpesh here me fliste me entuziazem per te nga qe e dinte se une e kisha mik poetin. Veniamin, me duket se e quanin. I thashe se duhej ndihmuar ne mbledhjen qe kishte organizata e partise te nesermen mbasdite.
- As qe diskutohet - me tha gati me nje naivitet feminor. - Por une jam bishti i kavallit. Pastaj te shohim se çdo te thone ata te medhenjte...
Kuptohet qe Veniamini nuk kishte "tager " per me shume. Ishte nga ata komuniste qe thirreshin ne strukturat organizative te partise sa per te ngritur doren lart, sipas direktivave te sekretarit te organizates. Keshtu ishte ndertuar e ngritur ai formacion partiak qe u shemb si nje keshtjelle prej rrere, brenda pak oresh.
- Agimi e mori pretencen - me tha Bashkimi ndersa e gjeta ne dhomen e ti ne hotelin e puntoreve ne Elbasan.- E kisha mbreme ketu. Erdhi vone, direkt nga mbledhja. Pime raki. Une e kuptova ne fytyre po nuk i rashe ne sy. Ishte i ndrojtur. Pasi hodhem me shume se nje gjysem kile, me tha me ze te dridhur ata qe ishte gatuar atje. Shkurt, nuk e mori klasen. Pime i thashe perseri. Per deri sa kete poet nuk e rriedukoi klasa, pse te mos e bej rakija?. Lume fare. Keshtu deri ne mengjez. Kur na doli gjumi dhe ...pija, i thashe. Tani ik i qete ne Tirane. Me detyra te realizuara e ballin lart. I gatshem per fitore te tjera.
Nuk kishte ironi ne fjalen e mikut tim, por dhimbje. Kete e ndjeja. E kishte perjetuar keq dramen e Agim Shehut, por nuk e kishte dhene veten...
Pas kesaj poeti i mungoi metalurgjikut...


***

Kur luhej prologu i levizjes e cila do te sillte ndryshime esenciale ne te gjithe vendin, Agim Shehun e gjej ne nje klub, aty afer radio-televizionit. Ishte me poetin Pandeli Koçi. I heshtur dhe i tronditur si at'here.
- Ngrije koken - i thashe. - Ti e ke mundur diktaturen. Ajo nuk te shkaterroi dot. Sot je fitimtar.
- Me rrofsh o mik. - zeri i u dridh, ndersa doren time, e futi midis dy pellembeve te tij, si per te me transmetuar nje lloj mirnjohje, qe s'kishte mundur dot, te ma jepte pas asaj ndarje te gjate, per ditet qe kaluam atje, ne metalurgjik.
Ne fakt, ai kishte mbijetuar, edhe pse nuk mund qe te botonte. Vertete, qendrimi i tij ne metalurgji ka qene dinjitoz. Nuk beri asnjehere kompromis...Ky, eshte para se gjithash, karakter.
Kishte mundur qe te ishte gjalle ne kete kapercim sistemesh...
Dhe kjo, ishte ne vetvete, nje sfide e hapur




Bordo, France 17 Korrik 2009

No comments:

Post a Comment