E quanin Fikiri. Nuk ishte fort i gjate. Esmer, mustaqedirsur qe i harkoheshin nen cepat e buzeve. S'kishte mbushur as te 19-tat. Vetullzi. Arixhi nga ata te Elbasanit qe jetojne tek "Ura e Bakallit". Prej dy muajsh "sodiste" krejt veriun e kontinentit pas zbritjes nga gomonia atje ne Brindisin e larget. Kishte kaluar sa tek njeri shtet , tek tjetri. Por gjaku i arixhiut eshte i çuditshem. E ndjen eren e tij qindra kilometra larg kur eshte fjala per te gjetur nje mike.Keshtu i ndodhi pikerisht Fikiriut tone qe nuk dinte se ç'te bente kesaj Europe pas odisese se mbritjes ketu me trena.Por te "shkuar e te haruara",keshtu e ngushllonte veten ndersa sorrollatej pa asnje pune e pa asnje shprese ku sot e ku neser. Nuk kishte mundur qe te niste nje pune ndonese pasi la Gjermanine sipas nje keshille te nje shqiptari qe kishte takuar rastesisht ne Keln, kembet e kishin sjelle ne nje prej vendeve te ulta, Hollande. Gati nje "vrap pele" nga Gjermania, pasi kufiri qe i ndan ne fakt nuk ekziston e njeriu e ka gati te pamundur qe te orientohet nepermjet kesaj hapsire qe jeshilon edhe ne dimrat e acarte qe nuk jane te pakte ne keto ane. Fikiriu preferoi veriun e ketij vendi pasi atje i kishin thene se kishte nje port shume te madh prane nje qyteti si Roterdami, nje deti te trazuar qe mund te gjesh pune.Mbase ketu do ta realizonte edhe enderen e vjeter te rrefugjatit.
Prane nje qendre banimi ne periferi te ketij qytetit te stermadh e gati pa kufi midis hapsirave blu e jeshile, syu i zuri nje arixheshke te vogel qe nga shtati nuk ishte se kushedi çfare. Gje e zeze, rrumbullake e topolake si gjithe fisi i saj ne kete bote. Ama, per Fikiriun tone, zemra "tang e ne vend" Arixheshka kishte sy te bukur e te jeshilte me forme si te bajames.Kjo ishte e vetmja shigjete qe te plagoste duke te hedhur siç thote shkodrani "dekun e ne dhe". Por Fikiriu qe nuk kishte shume eksperience nga kjo ane ndonese moshateret e tij kishin nga dy femije atje ne komunitetin e tij te larget ne krahun e majte te rruges qe te çon per ne Korçe, nuk ra menjehere "drejt e brenda". Ne fillim ca nga ndrojtja e turpi e ca se ishte ne dhe te huaj, priti rastin kur "sy jeshilja" u shkeput disa metro larg nga komuniteti i saj prane nje rampuani rruge qe kryqezonte levizjen ne nje prej lagjeve lindore te hyrjes se qytetit te madh e te zhurmshem e i ndaloi djalit tek kembet.
Ne fillim i foli hollandisht.
Tjetri nuk u pergjigj.
Pastaj gjermanisht.
Fikiriu heshti.
E pershendeti Anglisht.
Djali rinte ftohte;
- Mos jeni Francez?.
Fikiriut nuk i levizi qerpiku
- Atehere, spanjoll.
Djali mori fryme thelle, pasi e ndjeu veten keq.
- Ju doni te thoni qe nuk jeni as edhe Italian?
Arixhiu i Elbasanit tundi koken ne shenje mohuese
Vajza plasi.Pastaj sikur te ishte kujtuar per diçka pasi i hodhi nje veshtrim te shpejte ne fytyre ezmerit me mustaqe te dirsura. I foli ne gjuhen e tyre qe eshte pothuajse e njejte ne te gjithe rruzullin. Me ate meret vesh kjo race me origjine nga jugu i Azise
Djalit i ra nje ngjyre tjeter ne fytyre qe anonte nga e kuqia e ndezur.
...E gjeten gjuhen shpejt. Vajza qe nuk i kishte mbushur as te 16-tat kaq prane i u duk Fikiriut si nje statuje me gjoks te ngritur ku dalloheshin lehte dy thithkat e kuqe nen sutjena nga nje bluze verore gati e tejdukshme. Djali u ndez shpejt. E kapi per dore dhe ja perkedheli ate midis dy shuplakave te tij qe ne ate çast dridheshin nga nje ndjenje e brendeshme nen nje frymarje te çregullt.
- Do te vish me mua - tha ai
- Ku ? - pyeti arixheshka e vogel
- Bota eshte shume e madhe dhe ka vend qe te jetojme edhe ne te dy, pergjithmone.
- Si?. Pergjithmone-e-e?
- Pergjithmone. - tha arixhiu i Elbasanit.
- Po une kam babain. E njeh ti ate? Eshte i pari i gjithe ciganeve ketu e ne Gjermani. Shet televizore
- Po babin tim e njeh ti? pyeti 19 vjeçari nga Shqiperia.
Vajza ngriti supet.
Edhe ai eshte industrialist i madh e ka shume uzina ne te gjithe Europen.
- C'fare tipi e ke makinen ti?
Tjetri u vu ne hall. Kroi koken duke mos i a ndare syte arixheshkes me syte jeshile e ne formen e bajames.
- Me pelqen qe te jem sportiv
- Ah! domethene eshte e hapur . Edhe mua me pelqen keshtu pasi jam merzitur me benzin tim me te cilin udhetoj gjithmone e shoqeruar sepse nuk me lejohet vetem.
- Tjetri e terhoqi lehte pasi doren e saj e kishte aty midis pellembeve te tij e ajo u hutua ne çast. Ne nje moment te vetem u pengua e u mbeshtet ne gjoksin e mustaqe dirsurit. Ky nuk e zgjati hiç por i vuri buzet ne buzet e saj duke e mbledhur pas vehtes. Tjetra ndjeu se nuk mund te merrte me fryme e u perpelit si nje zog bore i plagosur. Por Fikiriu nuk e leshonte sepse buzet e arixheshkes i u duken te embela e me arome.
- C'na qenke ti... -beri vajza si e zene ne faj. Por arixhiu i Elbasanit e terhoqi perseri lehte e kesaj rradhe u vu ne rruge. Vajza me sy jeshil e ndoqi pas po pa e kuptuar se si i hodhi ato hapa.Si me magji ne kembet e tyre u ndodh nje urban e autobuzi per nje çast ç'fryu ndersa hapi deren vetem nje meter para djalit e vajzes cigane. Pastaj u nis e arixheshka pa ne xhamin e fundit te autobuzit nje grua e tre kater gra te tjera qe therrisnin e luanin duart nga ata. Dalloi nenen e per nje çast i erdhi keq per te qe pandehte se i a rrembyen vajzen" "Bobo çdo te behet tani" mendoi 16 vjeçarja dhe kuptoi qe do te alarmoheshin qe te gjithe. Mbase do te lajmerohej edhe policia. "Po ky nuk po me rremben" dhe hodhi syte nga djali qe i u duk tashme se e kishte pronen e saj si ato fabrika te te atit ne Gjermani
- Ku po shkojme ?- pyeti vajza . Ajo tani mund te thoshte " Ku po me çon?" por nuk guxoi ta beje kete pyetje pasi kjo ikje nuk i u duk si rrembim.Kuptoi se po ndjente shume per kete djale qe i u duk ne veshtrimin e pare i bukur e krejt ndryshe nga djemte e fisit te saj qe kishte njohur neper Europe.Edhe zemra po i rrihte ndryshe.Here skuqej e here i hidhte ndonje shikim vjedhurazi si e zene ne faj. Po kuptonte se kishte ne krah nje njeri qe po e bente te ishte nje vajze e veçante dhe e turpeshme, jo çamaroke si kishte qene deri me tani duke trazuar gjithçka ne kampingun cigan qe ne fakt perbehej kryesisht nga njerez te nje gjaku e gjinie Me me te shumtit ishte kusherij. Djali, si i s'provuar ne keto pune, zbriti urbanin pas nja 6 stacioneve e beri andej nga porti i qytetit ku dallohej lehte nje siperfaqe e madhe e gjelberuar me parqe te shumte prane njeri tjetrit.
- Po shkojme ne port?- pyeti serrish vajza pasi kuptoi qe kishte zbritur ne trotuar prane nje stacioni qe i u duk fare i shkretuar .
- Vertet. Jo tamam aty pasi ai eshte prone e babait tim.
- Uaaa! - beri arixheshka e u çel ne fytyre duke vene pellemben perpara gojes se saj te vogel.- Nuk e kam vizituar ndonjehere. Sa interesant. Kam kaluar vazhdimisht ketu ...
Djali nuk e beri dysh. Dredhoi per ne nje rrugice te gjelberuar e u fut ne nje park qe i u duk i harlisur. Nje lume i improvizuar ku notonin rosa te bardha,disa lloje patash e mjelmash qe qarkohej nga nje barr i dendur e i rrafshte i u duk Fikiriut pejsazhi me interesant qe kishte pare ndonjehere pas mbritjes ne kete qytet dy dite me pare. Pese varka me njerez e nje me motor e tende qe vozitnin ne te gjithe hapsiren ujore.Djalit i u duken si nje gjetje orgjinale per te kaluar aty kohen e lire.Mbi nje ure me konstruksione te harkuar mbi lumin e parkut, disa femije thermonin buket e thata duke i u gezuar peshqeve qe nxitonin te benin akrobacira mbi siperfaqen e lemuar te ujit ne gare per te fituar ushqimin.Por arixhiu i Elbasanit as qe i a fershelleu asaj ane. Xhepat i kishte bosh per te plotesuar tekat e nje vajze e per ta qerasur, ashtu siç bejne te saponjohurit e te dashuruarit.Kembet i çuan te dy ciganet ne fund ku derdhej nje sasi uji si nje katarakt i vertete per lumin e lundrueshem ne qender te parkut. Djali vendosi qe te ulej ne nje prej shkembijve te improvizuar aty se bashku me miken e re qe i foli ne shtate gjuhe edhe pse dukej "vetem nje pellembe" e ishte aq e re.Vajza nuk po drejtpeshohej aty mbi shkemb ndersa hidhte hapat e vogla. Po kjo nuk zgjati shume.Fikiriu qe dukej krejt i shperqendruar pasi e pushtoi ciganen e terhoqi drejt nje guve, prapa kraheve qe dukej si nje imitim i nje mikroshpelle pa e çare me koken se mund te shihej nga nje pozicion pak me larte, nga krahu i djathte. Nderkohe qe perreth u degjua nje sirene policie por qe te krijonte pershtypjen e nje rasti qe nuk kishte te bente me personazhet e rrefenjes sone .
"Sy jeshilia" qe ndjeu pas ne kurriz dhembezat e nje shkembi , i u hodh ciganit si nje tiger i vertete. Ndersa ai menjehere e vuri nenpushtetin e dy duarve qe e mberthyen si ganxha te verteta.Ajo dridhej. Esmeria zgjati doren poshte tek rripi i pantallonave te njeriut qe shijonte buzet e saj te njoma dhe tentoi qe te gjej tokezen. Nje çast me pas e zbertheu ate. Pastaj vendosi te dy shuplakat ne kraharorin e djaloshit. Leroi dy sumbulla te kemishes. Tjetri qe dukej se po e sodiste me nje ndjenje te çuditeshme u kujtua se duhej qe te zhvishej vete nje ore e me pare. Matematika e ndjenjave kerkonte tashme nje perqendrim tjeter. Vajza fergellohej nje hap prane tij. E rrembeu perseri dhe duart rreshqiten poshte mezit. Preken diçka te bute qe nje çast me vone u gjend ne fund te kembeve te vajzes se re lozonjare. Hodhi syte perreth dhe e mbeshteti tashme pas nje pllake te pjeret qe ngjasonte me nje mermer te vertete dhe te shkruar. Ishte ndoshta dhe historia e shkurter e vete atij masivi shlodhes te gjelbert ne kete ane te Roterdamit te bukur, hollandez.Ndoshta e nje dekade me pare.Te dy kraheqafe u peshteten,dhe pastaj, si gjithe çiftet e kesaj bote mjerane,jetuan lumturine dhe ekstazen,qe te fal nje moment i tille seksual
Nje ore me vone ndersa Fikiriu ishte ulur ne nje stol e pas asaj aventure dashurie ndjehej disi i lodhur duke menduar tashme se ku do ta fuste koken per ate nate pasi nuk njihte kembe shqiptari aty, sy jeshilja e shtrengonte fort per mezi duke e prekur me gishtin tregues ne te gjithe pjeset e fytyres.
- Me ke mrekulluar e me bere te lumtur . Nuk mund te rri dot me larg teje. Ah! ta dish se çfar kenaqesie me ke dhene. Jo , jo, nuk ndahem nga ti i dashuri im...Ate pune e beke mire...Nuk do t'a haroj kurre. I miri dhe i bukuri im.
Pastaj vajza e kampingut i tregoi ne intimitet se si portreti i tij i kishte terhequr vemendjen ndersa po kalonte mes sheshit prane rampuanit ne lindje te qytetit te zhurmshem e po "vdiste deri sa te gjente nje shkak" per te qene afer tij. " Nje vajze si une duhet te jete e vemendeshme perpara nje rasti si ky " tha me sinqeritet cigania qe kishte vene tashme koken ne kraharor
Pak metro me tej tre police qe leviznin pas disa pemeve ne kerkim te ndonje personi. Fikiriu parandjeu diçka.
- Me siguri mamaja ka njoftuar - tha 16 vjecarja e dashuruar - Ajo me pjestare te fisit tim duhet te jete ketej rrotull. Babai eshte ne Gjermani me punet e firmes...
- Vertet, nuk me the se ç'eshte kjo firme e televizoreve e babait tend - tha qetesisht arixhiu nga Elbasani.
- Ka disa vjet qe mledh televizoret e prishur apo te vjeteruar qe hidhen ne kazanet e pleherave e pasi sitemon ne nje magazine te madhe i seleksionon e i rregullon per ti shitur ne vendet e lindjes ku ka sunduar komunizmi si Bullgari, Rumani,Shqiperi...ku ta di une.Atje ka pak televizore me ngjyra. Ka ngritur 10 qendra te medha ne Gjermani prane qyteteve te rendesishem e ka punesuar gati 500 persona qe i mbledhin, i sistemojne e specialiste. Keshtu ka bere edhe ketu ne Hollande sepse hollandezet i ndrojne shpesh televizoret.
Fikiriu se ç'ndjeu si nje tronditje brenda kraharorit kur degjoi emrin e Shqiperise. Ku ta dinte arixheshka e vogel se ai qe i fali lumturine para pak çastesh ishte vertet, pikerisht nga ai vend i lindjes qe merrte televizoret e rregulluar nga babai i saj.
- Ketej, ketej, ja ku jane - therrisnin si ne korr dy njerez prej se largu e qe vajza ne supet e arixhiut te Elbasanit i dalloi si njerez te saj nga te afermit te cilet banonin ne qendren prane rampuanit ne periferi te Roterdamit.
Ajo qe ndodhi pas disa çastesh kur mbriten policet, ishte vertete prekese. Djalit i propozuan qe te hypte ne nje makine policie qe priste ne trotuar jashte parkut. Vajza qe qante e sterlutej nenes e te afermeve te saj qe ta qetesonin policine hypi vete e para ne automjet. Me lot ne sy e ngasherim prej femije u thoshte pa pushim.
- Mos e merrni ate. Ju lutem mos ma nderprisni kete ender te bukur te cilen po e jetoj tani.Ai nuk eshte grabites e nuk ka aspak faj. Eshte djale i mrekullueshem e bir i pronarit te portit. Mos me beni te vuaj.Te pakten kete e kini ne dore. Bejeni ju lutem kete per zemren time te re qe po qan me mua.
Arixhinjte e ardhur me nje fryme qendruan per nje çast. Zeri lebetites i 16 vjeçares e te luturat e saj i bene qe te mos kuptonin se ç'po ndodhte me rreth tyre.E kishin paditur rastin si nje grabitje minorenesh nga ato qe jane me shumice kesaj Europe
Por policia hollandeze si gjithe policite e kesaj toke beri te sajen...
Refugjati perfundoi ne nje prej rajoneve te qendres se Roterdamit, por policia e ketij shteti e vuri doren ne zemer dhe rastin e arixhiut te Elbasanit e trajtuan si nje "aventure me dashjen e vajzes" e nje njeriu pa te drejte qendrimi ne Europe. Sy jeshilja shkeli vete ne rajonin e policise duke e bere te emen qe te pranoj te paguante edhe gjoben. Pastaj u firmosen nje deng me letra e shkresa te cilat ne nje fare menyre i dhane shprese se mund qe t'i a kthenin njeriun qe i roberoi zemren. Por ato te tjetrat qe rrihnin ne gjokset e ushtarakeve te rendit ishin krejt te ftohta e as qe doni t'i a dinin se ç'vuante cigania e ardhur per "wik kend " se bashku me fisin e saj nga gjermania...
Tre dite me vone Fikiriu vertete doli nga ambjentet e policise por kesaj rradhe perfundoi ne kampingun cigan ku nuk mungoi kenga dhe hareja.Gjaku e njohu gjakun e tij e festa zgjati pothuajse nje jave te tere, u hodhen valle e tavolinat ne mes te sheshit ja linin rradhen njera tjetres. Por me i lumturi dukej vete babai i sy jeshiles i cili mbriti me avion brenda dites per te dhene pastaj nje shume markash ne policine e Roterdamit per njeriun qe i roberoi zemren se bijes . Dhe kjo nuk ishte pak e ndonje ngjarje e ç'faredoshme por nga ato te rralla qe vetem nje prind mund ti shijoj e te jetoj me çastet e gezimit te çiftit te ri. Shitesi e pronari i televizoreve te hedhur ne Gjermani kishte edhe nje gezim tjeter te fshehur; ketej e tutje do te kishte mik nje krushk me kapital te fuqishem te dores se tij, kesaj Europe.
Diten e tete Fikiriu me "sy jeshilen" moren leje tek arixhinjte e Roterdamit per te shkuar nje vizite ne shtepine e dhenderit, tek krushku i madh siç u tha ne tavolinat e festes ato dite. Arixhinjte perseri e kthyen ne feste edhe kete çast e i percollen me kenge e valle , dhurata e sigurisht me para nga fitimet e firmes. Cifti me nje "Benc Mercedes" te prodhuar dy muaj me pare enkas sipas porosise se presidentit te firmes se televizoreve te hedhur i cili ishte teper merakçi makinash fluturoi per ne veri te qytetit. Atje ku banonte dhenderi, prane portit me te madh te ketij vendi, duke lene pas nje pluhur tymi perzier me dheun e shkrifet e te thermuar aty, nga te rrahurat e kembeve gjate gjithe diteve te festes, ne kete kamping ciganesh
Rreth nje jave me vone e verteta doli ne sheshin e kampingut dhe gezimi i ciganeve u kthye ne nje hidherim te vertete pasi jo vetem humben vajzen e tyre por nuk gjeten me asnje gjurme. Policia e ketij vendi po i kerkonte intensivisht ne te gjithe rajonin e vendeve te ulta,. Arixhinjte kishin ngritur plaçkat e ishin vendos serrish ne Gjermani ne, rrjedhen e jetes se perditeshme duke i dhene fund atij "Wik kendi" qe kishte zgjatur rreth dhjete dite
- Maskarai -tha pronari i firmes- Erdhi me mori vajzen per parate e mija. Ai dukej nje kilometer larg qe nuk kishte "breke ne bythe". Nga ata te rrugeve. Por fajin ma ka vajza qe ishte e ditura e dynjase...Perfundoi tek nje njeri pa identitet te cilin nuk mesuam as nga ishte.
Me plage ne zemer, Ditrih Shtajner, cigani qe kishte pasur suksesin me te madh te fisit te tij jo vetem ne kete vend te Europes, rrokullisi ditet e asaj fund vere me lote e brenge ne vilen e tij ne periferi te Frankfurtit. Asnje lajm, asnje shenje nga e bija por edhe nga policia hollandeze qe kishte marre persiper te zbulonte rrembimin " ne mes te dites ". Erdhi vjeshta e pas shtatorit te lagur me shi filluan ngricat e para me temperaturat e ulta e familja Shtajner ndonese po ndjente ne kete sezon nje rritje te te ardhurave per shkak se ne treg kishte hyre nje marke e re televizori me ekran te sheshte per sallat e medha me cilesi teper te larte e kishin filluar zevendesimet ne shume familje duke i lene egzistuesit jashte deres se shtepise,,jetonte ende me humbjen e se bijes te cilen ja "rrembyen perpara syve ". Aty nga fillimi i Nentorit kur debora kishte qarkuar jo vetem majat e maleve ne jug te vendit prane masivit, ne kutine postare mbriti nje zarf pa adrese por qe nga nje faqe e saj mund te dallohej shume lehte shkrimi i vajzes me germat e rrumbullakosura te cilat nxinin ne çdo kapak fletoreje te vendosur ne nje tavoline ne dhomen e saj pikerisht pas largimit per ta kujtuar e jetuar me ate.Letra u hap ne mbremje pasi e zonja e shtepise nuk dinte as shkrim e as kendim. Ditrihu qe erdhi si zakonisht ne oret e vona te nates u duk sikur u shkund nga nje gjume i rende e i thelle e me shpejtesi e perpiu me nje fryme. " Jetoj e lumtur me shokun e jetes sime qe eshte nga Albania. Pres qe te behem nene pas 6 muajve. U puth me mall...
- C'thote - tha nena e vajzes se rrembyer
- Do te behet se shpejti nene. Jeton me ate qe e mashtroi dhe na mashtroi. Kerkon te na e mbush mendjen ne se qenka e lumtur pa asnje dyshke ne xhep.- Ditrih Shtajner mori fryme thelle e ndjeu nje ngulç ne kraharor
- E mira e nenes.Kushedi sa do te vuaj...
- Nuk i a ka fajin askush. Ne fund te fundit kjo eshte nje zgjidhje qe e ndermori vete ajo dhe duhet qe ta vuaj po vete -tha babai me teper per te qetesuar te shoqen e tij. Ndoshta ne ato momente i erdhi keq per te paren here ne jeten e tij qe nuk kishte bere si gjithe ciganet e tjere te fisit te tij duke pjellur edhe disa te tjere.
Nje jave me vone tek dera e shtepise u shfaq vete vajza e "rrembyer " por pa djalin e zemres se saj. Kur e pane ashtu qe te gjithe kujtuan se me se fundi çapkenia ishte penduar dhe se kishte ardhur per te jetuar perseri ne gjirin e familjes "Kam ardhur sa per t'u ç'mallur tha vajza qe priste te behej nene.Do te jetoj me Fikiriun nga Elbasani i Shqiperise. Me djersen tone te ballit, ashtu siç e keni nisur edhe ju. Ai eshte i fuqishem dhe do te dije t'ja beje balle jetes pa ndihmen e askerkujt."
Arixhijte nuk deshen me ta lejonin vajzen grua por ajo u vodh serrish kete here pa Fikiriun e dashur e fluturoi nje mesnate te ftohte fund Nentori prag dimri pa hene , per te shkuar ne çerdhen e re familjare. Nuk dihet ne se e priste jashte dere njeriu i zemres se saj apo ajo mori rruget per tu kthyer e vetme ne udhet e shumta qe te shpien ne Zvicer. Atje ku jetonin prej disa muajsh. Por qe nga ajo nate ajo nuk u be me e gjalle derisa u be nene e lindi nje djale te shendoshe mbi kater kilogram.
Sidoqofte qe nga jo nate Ditrih Shtajner filloi te kete respekt per njeriun qe i mori vajzen si shoqe jete. " Te pakten qenka shqiptar i ndershem, e ndryshe nga ato qe degjojme ne televizor te cilet i tregojne njerez me bisht" i tha se shoqes . U duk sikur i vuri kapak kesaj plage te hapur ne zemer e ne mengjez nxitoi ne nje prej noterive te qytetit per te lene si testament gjithe pasurine qe konsiderohej jo vetem ne Frankfurt si e rralle ne emer te çiftit te ri edhe pse atyre ende nuk u a mesoi dot adresen.
"Nuk di ne se bera mire apo keq . Ata mbase nuk do te kene kurre nevoje per parate e mija sepse ai djale mu duk me karakter , por le te jene e ti trashegojne pasi une ate vajze kam si drite te syut" tha presidenti i televizoreve te hedhur ne qender te Europes ate mbremje ne dhomen e gjumit shtrire prane gruas qe i a solli ne jete.
Nuk dihet se si rrodhen ngjarjet me vone, por Fikiriu se bashku me vajzen qe mori per grua deri pak kohe me pare nuk u be i gjalle ne shtepine e ciganit Ditrih Shtajner. Ky i fundit jeton me ndjenjen e nje braktisje te krijeses se tij e padyshim me plage te thelle ne zemer shtyn ditet prane biznesit te tij ne pritje per ta pare edhe nje here vajzen çapkene, Fikiriun prej shqiperie e beben e vogel per te cilen gezohet si nje femije i haruar pas lodrave feminore...
Mbase do te me duhet te ulem edhe nje here per te rradhitur ngjarjet e mevoneshme me ciganin shqiptar ne veriun e kontinentit, vajzen sy gjelber,e Ditrihun qe po çmendet pas largimit te vajzes se tij te ciles i dhuroi nje pasuri te rralle por qe familja e re nuk i a fershelleu duke u besuar vetem kraheve e djerses se ndershme.Kesaj nuk i dihet...
Mars - Prill 2003
Tuesday, 28 June 2011
Saturday, 18 June 2011
Në Elbasan me Bedri Dedjen
Nuk do ta kisha besuar kurrë, se ai takim në mesditën e 30 Qershorit të vitit 2001, në një lokal përballë Shtëpisë së Pionierit të Tiranës, do të ishte i fundit me profesor Bedriun. Nuk do të shiheshim më, edhe pse një vit më vonë kam marrë një letër emocionuese, këtë herë shumë larg nga Shqipëria. Së bashku me një kolegun tim gazetar në Tiranë, u gjetëm tek "Guva". Sa për të pirë një kafe. Një çast më vonë, ndjeva se dikush më preku në sup nga pas.U drodha nga befasia. Profesor Bedriu buzëqeshte një hap më tej. Në sy kishte një shkëlqim e gaz të pa fshehur, së bashku me një emocion që e bënte të dridhej paksa. Ishte ngritur nga një tavolinë pak metro më tej, ku gjerbonin kafe me mikun e tij më të mirë në Elbasan, shkrimtarin Astrit Bishqemi, që edhe ai u gjet në kryeqytet, në krah të profesorit. Dukej i dobësuar dhe i hequr në fytyrë, e paksa i krrusur nga pesha e viteve. Kaçurelat gjysëm të thinjura, i jepnin një hije tjetër portretit të tij të hequr në fytyrë, por që ende i a fshihnin moshën e vërtetë
- Dua të të përqafoj e të uroj për romanin që më nise dy javë më parë. Bukur. Por edhe për lajmin që na solle i pari në shtëpinë tonë, nëpërmjet ekranit të televizionit, për Lantin, tim bir. Kam qenë me Pandorën, dhe të më besosh, që kemi derdhur lot. E bëtë deputet të Elbasanit. Kjo natyrisht që më gëzon e lumturon së tepërmi. Elbasani e tregoi edhe një herë dashurinë dhe rrespektin që ka patur për mua... U jam borxhlij deri në vdekje.
Aso kohe isha gazetar tek e përditshmja « Koha Jonë ». Ca ditë më parë ishin bërë zgjdhjet për në parlament. Natyrisht kam ndjekur gjithë prefekturën e Elbasanit, dhe më është dashur gjatë gjithë ditës, të jem herë pas here në transmetim direkt të televizionit “Koha” , që ishte e kompanisë “Koha Jonë” . Taulant Dedja, që kishte kandiduar edhe në lagjen ku banoja unë, në zonën 51, ishte nga të parët kandidatë që rezultonte në shifra fitues, ndërsa të tjerët, deri në mesnatë kanë qenë në diskutime midis dy kampesh të politikës shqiptare. Madje në atë mesnatë, “kundërshtari” i Lantit, një mjek i njohur infeksionist që përfaqsonte opozitën, dhe banonte tashmë në kryeqytet, sapo më kishte ndjekur në televizion, më telefonon duke më dërguar një lumë sharrjesh e ofendimesh me një fjalor që më bëri të trishtohem, edhe pse e kam konsideruar si mik dhe mjek shtëpie. Ai pretendonte se ” ishte fituesi i garës “, madje edhe me një diferencë të lartë votash…
Ato ditë kishte dalë nga shtypi edhe romani im për fëmijë “Porta hapet në mesnatë “, me temë nga historia e sopotarëve dhe luftëtarëve të Gjorg Golemit. Kishte qenë më tepër një nxitje e vetë profesor Bedriut në fillim të vitit 80 të. Pastaj, ai kishte qëndruar në sirtarët e mij për shumë vite…për të pritur rradhën, dhe natyrisht, kohën që të impononte buxheti personal.
Shpesh kam patur konsulencën e këtij njeriu me zemër të madhe.
Profesor Bedri Dedjen, e kishin sjellë në Elbasan shumë vite më parë, aty nga mezi e viteve 70 – të. Nga zëvëndësministër, në vitin 1973, me t'u krijuar Akademia Shqiptare e Shkecave, ai u zgjodh sekretar shkencor i saj. Në këtë post ndenji deri më 1975, kur e nisën për në Elbasan. Dedja erdhi në Elbasan me motivacionin "qarkullim i kuadrove”. Në fëmijërinë time kam qenë lexues i rregullt i librave të tij, aq, sa personazhe si Farbardh Pikaloshi, por edhe "kacamisri" i përrallave, së bashku me kalamajtë e pallatit që endeshin nëpër faqet e një romani tepër tërheqës, më ishin bërë jo vetëm shokë të pandarë, por edhe diçka më tepër. Natyrisht, që njeriu shumë dimensional rrezatonte jo vetëm kulturë, por edhe etike në mardhëniet me të gjithë moshat. Në qytetin tonë të Elbasanit ai u ndje vërtetë mirë. Dhe kjo, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Gjithmonë mes miqsh të të gjithë moshave. Punonte në Institutin e Lartë Pedagogjik, sot Universiteti "Aleksandër Xhuvani", si pedagog i pedagogjisë dhe psikologjisë, por mbasdite e shihje gjithmonë, aty në qendër të Elbasanit. Kur vinte pranvera e karakaftet e para çelnin përreth, niste e shkonte "sa për një shëtitje” përtej Krastës, a faqes së Krabës. E sillnin shoferët që e njihnin që të gjithë profesorin, së bashku me tufën e karakafteve të rralla, që për Bedriun kishin një kuptim të dyfishtë.
I donte shumë fëmijët. Madje ata që i njihte me emra i përkëdhelte vazhdimisht. Kishte shumë miq midis tyre e bisedonte si i barabartë. Bota e pafajshme e tyre ishte njëkohësisht objekt i studimit të këtij shkenctari, por dhe lënda e parë në librat që shkruante e përgatiste në atë kohë. Në studion e vogël të shtëpisë se tij kam parë në dorëshkrim tregime e romane që u botuan më vonë. Brenda tyre gjeje subjekte interesante, skeda, por edhe një pedagogji e psikologji të veçantë. Këtu ishte e mbeti meraku i vetëm i profesor Bedri Dedes, që konsiderohet sot me plot gojën, si arkitekti dhe themeluesi didaktik i letërsisë së re të fëmijve, në gjysmën e shekullit që posa lamë pas. Pa dyshim, pas shkollimit në ish Bashkimin Sovjetik, në fund të viteve 40 të, bota e fëmijve ishte dhe mbeti ëndëra e jetës së tij. I diplomuar në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë, për shumë vite me rradhë ai ka punuar në hartimin e teksteve, si dhe në strategjinë e arsimit e shkollimit që ndiqej në atë kohë. Eshtë përgatitësi dhe hartuesi i shumë teksteve të këtyre lëndëve në të gjithë hapsirat e arsimit tonë. Madje, për një kohë ka punuar edhe si zëvëndës ministër në Ministrine e Arsimit. Pikërisht, këtu filloi edhe kalvari për intelektualin Dedja. Dikujt lart në udhëheqien e asaj kohe, nuk i pëlqeu platforma e revolucionarizimit të shkollës, e cila u përgatit si projekt - maket, nga profesori shkenctar në këtë fushë. Mbase ky ka qenë në të vërtetë edhe fillimi i kalvarit për këtë gjigand të mendimit pedagogjik. Këtë nuk i a thanë asnjëherë përballë
* * *
Më ka mbetur në kujtesë një episod i rrallë dhe interesant nga ajo kohë në Elbasan. Një buzë vjeshte, në një prej lokaleve të qendrës, aty në krah të teatrit "Skampa", u nisa të takoj Astrit Bishqemin, me të cilin e kishim planifikuar atë mbasdite. E gjej me profesor Bedriun.Me sa duket, profesori ishte ndodhur aty me parë se të vinim ne. Ai për Astritin kishte një rrespekt dhe dashuri të veçantë. E vlerësonte dhe e nxiste në shkrime. Kujdesej si një shok e mik i madh. Bashkë i diskutonin edhe planet krijuese. Gjithmonë profesori ndërhynte me takt. Në një moment të tillë i gjeta edhe unë atë ditë me shi dhe erë. Isha i vonuar. Astriti më kishte thënë se do të merrte lejen krijuese për të shkuar ne Llixhat e Elbasanit. Miku im Bishqemi, kishte bërë praktikë pune, që kur i vinte ndërmënd një ide tregimi (e përftuar kjo qoftë nga ndonjë ngjarje e çastit që i ndodhte para syve të tij, qoftë nga ndonjë bashkëbisedim me ndokënd, qoftë nga ndonjë lexim gazete, a dokumenti tjetër), pra, kur gjente diçka që kishte brenda saj një fabul për një tregim për fëmijë, e shënonte idenë e tij me dy radhë në një copë letër ç’farëdo që kishte në xhep. Këto skeda mandej, kur kishte kohë të lirë, i merrte dhe i trajtonte, i kthente në tregime...
Bedriu heshti në një çast. Rufiti kafen dhe hodhi vështrimin tej dritares ku gjarpëronin rrëketë e shiut në qelq. Pastaj e vendosi qetësisht filxhanin mbi syprinën e tavolinës, dhe pyeti se me çfare do te merrej konkretisht atë muaj. Astriti lëvizi në karriken e drunjtë të veshur me një damask kafe, e ornamente më të errta, që dukej si i dalë boje. U skuq në fytyrë. Kishte një natyrë prej të ndrojturi, duke ulur sytë poshtë.
- Do ti kushtohem një vëllimi me tregime. Më janë bërë një grumbull skedash që presin t’i kthej në tregime
- Për shëmbull, - tha Bedriu
Dhe Astriti nisi t’i tregojë, se, atë verë kishte qenë në malësitë e Dardhës të Librazhdit. Atje kishte njohur një bari që ishte ndeshur me ujkun, dhe kishte dalë fitues mbit të…Mund që të dilte një tregim interesant.
- Në këtë skedë këtu kam një ide tjetër – tregoi pastaj një fletë, që e nxori nga një bllok i trashë që e mbante me vehte, ndërsa profesori dukej se kishte tretur vështrimin diku, në një vënd të pa përcaktuar të atij mjedisi që na dukej si intim
- Jo, jo – e mori fjalën profesori. – Mos u shpërnda në ide të tjera.
Vuri buzën në gaz dhe u mbështet në kolltuk. Dukej i lumtur. Këtë e tregonin sytë që në atë çast morrën një shkëlqim vezullues.
- Këto dy javë në Llixhë merru vetëm me bariun që u kacafyt me ujkun, dhe ka për të dalë një novelë e bukur. Mos nguro.
- Novelë ?! – u çudit Astriti që dukej si i zënë në faj. – Ajo ngjarje ka lëndë vetëm për një tregim.
- Jo, jo – nguli këmbë profesori.- Të gjitha këto që më tregove me gojë, hidhi në letër në mënyrë artistike, dhe ke për të parë…Fundja, harxhoje këtë dyjavësh të Llixhës me bariun tënd. Edhe po nuk të doli novelë, s’ke ç’humb. Ti ke një krijimtari të bollshme. Nuk mund të të akuzojë kush se ke shpërdoruar lejen krijuese.
Dhe me të vërtetë, Astriti u kthye nga Llixha atë vit me dorëshkrimin e një novele të titulluar, « Një verë plot ngjarje », novelë që u botua dhe fitoi dhe çmim në konkursin kombëtar…E njihte mirë botën e fshatit, sepse për disa vite kishte qenë mësues andej
Por bashkpunimi midis Astrit Bishqemit dhe Bedri Dedjes vazhdoi më tej atë vit. Ai e çmonte shumë elbasanasin si autor të letërsisë për fëmijë, sidomos në atë shkencore, por edhe në tema të tjera të moshës së të vegjëlve tanë. Astriti atë kohë ishte redaktor në gazetën lokale, « Shkumbini », por mëndjen dhe zemrën e kishte tek letërsia.
Ka qenë një kohë, kur nga Elbasani dhe nga gjithë Shqipëria, ishin tërhequr që të gjithë specialistët kinezë. Kjo ishte ndjerë edhe në ish kombinatin metalurgjik të asaj kohe. Disa uzina kishin mbetur përgjysëm në realizimin e projekteve të tyre. Astriti kishte shkruar një novelë për furrnaltën, e cila shkrinte tërësisht mineralin e hekurit. I a dha profesorit për ta parë dhe për të bërë ndonjë vërejtje. I erdhi dhe një propozim ; « A i hyjmë së bashku që të krijojmë një dramë për të rritur, me ngjarjet e kësaj novele ? Dhe kështu ndodhi. Novela u konvertua ne tre akte teatrore, ndërsa profesor Bedriu shkruajti tre akte të tjera që ishin në funksion të veprës. Nga kjo lloj « shartesë », lindi edhe drama « Pesha e Atdheut », e cila u vu në skenë me sukses nga trupa e Kombinatit Metalurgjik. Në përgatitjen e kësaj drame, Bedriu dhe Astriti, shkonin çdo ditë pasdite në provat e aktorëve. « Pesha e Atdheut » shërbeu më vonë edhe si një « udhërrëfyese për dramën « Furrnalta », me të cilën u paraqit trupa e Teatrit Popullor në kryepremierën e vitit.
Kam patur "fatin" që të jem, mbase lexuesi i parë. Them kështu, sepse profesori më dha në dorëshkrim romanin e tij, “Qyteti me tre kështjella”, të cilin sapo e kishte përfunduar. Pas tij edhe të dy librave të tjerë më temë shkencore. Kemi biseduar pastaj jo vetëm si dy miq të mirë, por më është kërkuar që të jem edhe në rolin e një "kritiku". Kjo më ka emocionuar se tepërmi, por profesori më nxiste në këtë drejtim. Ja që nuk u bëra dot kritik në fushën e letërsisë për fëmijë, por një autor i zakonshëm.Në atë periudhë, qyteti im Elbasani, ishte bërë epiqendra e letërsisë për fëmijë. Së bashku me profesor Bedriun, “qarkullimi” kishte sjellë edhe Odise Grillon”. Të dy këta korifej të këtij arti, kishin krijuar një atmosferë vërtetë të prekshme midis nesh. Së bashku me Astritin, Musa Vyshkën, Ferit Ramën, Hyjni Cekën, Milianov Kallupin e tregimtarin e ri Nazmi Seitaj, përbënim, një lloj “shtabi letrar”, që ato vite solli për bibliotekën e të vegjëlve tanë, vërtetë një bum krijimesh me vlera. Pa dyshim që ndihma Bedri-Odise, në këtë mes, ishte ajo që na vuri në moto ndër ato vite.
* * *
Më thotë Behxhet Çerma, ndërsa unë kisha zbritur nga autobuzët e zhurmshëm të metalurgjikut, aty në qendër, përballë Pallatit te Sportit.
- E takove profesor Bedriun ? Më duket se kërkonte të takonte. Pyeti për ty dje.
Nxitoja për tek një i afërmi im që ishte shtruar një ditë më parë në spitalin e Elbasanit. Megjithatë e mora një vendim aty për aty. Të hidhja një sy në klubet e qendrës. Zakonisht, ishe koha që Bedri Dedja pinte kafen e pasdites. Kjo ndodhte vazhdimisht sa herë ndjehej i lirë, kur nuk ulej në tavolinën e punës, atje në shtëpi, në jug të Elbasanit. Por profesorin nuk e gjeta. Kur u ktheva, shkova tek shtëpia e mikut tim, Astrit Bishqemi. Por as ai nuk ndodhej aty. Bëra lidhjen at’herë; do të jenë bashkë. Nuk e di se sa ishte e vërtetë kjo, por në çast, hoqa dorë edhe nga vendimi qe kisha në kokë, se do ti shkoja në shtëpi profesorit. Kisha qenë dy here, dhe Pandora, bashkshortja e Bedriut, me kishte pritur tepër miqësisht. Do të ketë ndonjë gjë ky interesim i profesorit, mendoja me vete, dhe mendja ku nuk më shkonte .
Kalova një natë pa gjumë. Të nesermen, bëra si bëra, dhe vrapin e mbajta paradite drejt e në Elbasan. I u vodha punës në metalurgjik. Kishte filluar një shi që nuk kishte ndërmend të bënte kurrë pushim. Pasdite kishim një aktivitet në pallatin « Metalurgu », pranë qendrës. Dega e Lidhjes se Elbasanit organizonte një diskutim krijues për librin me tregime, « Gëzimi i motrave », i Hyjni Cekës, ish mësuesit tim të letërsisë në gjimnaz . Do të ishte edhe profesor Bedriu. Por unë doja që ta takoja veçmas. Ndjeja diçka.
Nuk e gjeta përsëri. Si humbasin njerëzit kur na duhet që ti takojmë?
Qortova veten për këtë lloj marrëzie që më kishte kapur ato dy ditë. Mendova ; nganjëherë gjërat i marrim shumë seriozisht, edhe kur ato nuk kanë peshën që u japim pa asnjë shkak , pa asnjë informacion. Ky gjykim mu duk se më qetësoi. Dy orë para se të mblidheshim, i hodha një sy diskutimit që kisha përgatitur me shkrim, për ta parë edhe një herë, dhe që do të ishte edhe fjala hyrëse e atij aktiviteti. Druhesha nga profesor Bedriu. Me merakun që ti bënte përshtypje, fillova që të hiqja paragrafe, duke i kosideruar si një « ujë i tepërt ». Por materiali u kandis deri në tre faqe. Ishte pak për një analizë. Por unë nuk shtova më asgjë.
Shkova i pari në atë takim. Profesor Bedriu, si për inatin tim, erdhi i fundit. Kërkoi leje, me atë sjelljen skulpuroze të tij që të impononte rrespekt e dashuri një kohësisht, dhe zuri vend në atë tavolinë të madhe ovale, në një prej dhomave të katit të dytë, pranë bibliotekës së institucionit. U përshëndet me ne të gjithë, e tha me buzën në gaz:
- E paskemi vlerësuar maksimalisht. Botimi i librit të shokut e mikut tonë Hyjni, në të vërtetë është sot edhe festë për ne të gjithë krijuesit. Ngjarje të tilla paçim përherë mes nesh.
Qeshëm bashkarisht. Pastaj, ai nxorri qetësisht një fletore bllok që e mbante vazhdimisht me vete, e vuri dy duart mbi syprinë, si për të thënë, “ Unë jam gati të dëgjoj”
Ndjeva emocion. Nuk e di pse mu ngatëruan ato tre fletë nëpër duar. Profesori që ishte edhe një vëzhgues i hollë, psikolog, vuri përsëri buzën në gaz, e tha:
- Ta dëgjojmë Alekon. E paska prehur spatën mirë sot. Ta ndjekim, se diçka duhet që të ketë bërë
Kjo frazë më bëri që të skuqem përsëri…Hajde që ta gjeje fillin pas kësaj…
Kur u mbyllën diskutimet, dhe profesor Bedriu tha se, « Hyjniu, është dhe mbetet një nga shkrimtarët për fëmijë që punon shumë me frazën, si një skulptor që e skalit me durim dhe rrespekt veprën e tij ». Dolëm gjithë zhurmë në koridor, edhe pse dikush na tha që të mbanim qetësi, për shkak se po shfaqej film në ato çaste, poshtë në sallë. Prisja që profesori të më thonte diçka tjetër, nga ai urim që më bëri për « përgatitje serioze të analizës së veprës », dhe se, nuk e dinte që unë isha edhe « një kritik i të ardhmes”, I zbuluar aty. Gjithë halli im ishte tek interesimi i tij tre ditë më parë. Por Bedri Dedja kishte haruar. Kështu mu duk. Mbase kishte qenë një pyetje krejt e rastësishme. Kafet i pimë bashkërisht poshtë në klub. Zura vend pranë profesorit. Përsëri ai nuk dha shenjë. Pas kësaj u qetësova krejtësisht. Atë natë nuk e pata më mëndjen aty. Kisha shpëtuar nga ankthi i dy ditëve më pare.
E nesërmia na vuri përballë pranë portës së kalasë. Profesori ecte ngadalë me një çantë lëkure që nuk e ndante asnjëherë nga vehtja. Bisedonte me Osman Kazazin, mësues letërsie, por edhe krijues. I tha këtij se, do të ndalej me mua aty në një lokal buzë mureve të gurta, që të më uronte për analizën që kisha referuar një ditë më pare. Por kjo, veçse ishte hyrja e nje bisede që profesori kishte planifikuar ta bënte me mua, dhe që e konsideronte të domosdoshme, e shumë të rëndësishme. Hyri drejt e në temë:
- More, Aleko, cili është mendimi juaj për heroin pozitiv në një vepër letrare? Më duket se e ke shprehur diku në një mbledhje.
Toni ishte i qetë, por ndjehej brenda tij një lloj shqetësimi prej prindi. Nuk dija se ç’ti thoja. S’ishte problem dhe ide fikse që më shqetësonte, pasi mendoja se kjo ishte një tabu, dhe as që nuk mund ta mendoja ndryshe. Të paktën për atë kohë. Ndonëse më kishte bërë shumë përshtypje, se si në vepra letrare këta personazhë, jepeshin si shenjtë të vërtetë. Të pagabueshëm
- Po ç’ke thënë mo, në një diskutim krijuesisht këtu e tre vite më parë në kombinat? I ke ngritur furtunë vetes. Je ndarë me të keqen për hiç gjë. Qëlloi që personi i degës, i cili është marrë me ty gjatë kësaj kohe, pas kallzimit nga dikush, që ndoshta ka debatuar me ty në atë mbledhje, është djali i një shokut tim të fëmijërisë. Më pyeti për ty. Kishte mendim krejtsisht të gabuar. Natyrisht i fola, dhe më duket se u mbyll. U arnua. Duhet që jesh më i kujdesshëm, bir – tha, e më hodhi një vështrim gjithë dashuri, si një prind vërtetë.
Ndjeva se kishte dhimbje e një shqetësim të brendshëm. Në çast më erdhi përnjëherësh në mendje një aktivitet me krijuesit elbasanas, në një nga ambjentet e komiteti të partisë së metalurgjikut, aty në katin e tretë. Ishte si të thuash, ajka e krijuesve të vendit në atë kohë, si F.Gjata, Dh. Xhuvani, Q.Buxheli. J.Paço, G.Madhi, O.Grillo… në degën e Elbasanit në atë takim, shkrimtarë të tjerë, poetë, dramaturg, piktorë e skulptorë. Profesori kishte munguar. Flitej për heroin pozitiv në vepra letrare, dhe pasqyrimi realist i tij. Nuk e di pse isha ngritur nga vendi pas referatit që mbajti. B.F, tregimtar, i cili më vonë punoi në gazetën më të madhe partiake të asaj kohe, si gazetar, dhe me njëlloj naiviteti për kohën, thashë se, vërtetë herojtë në jetën e përditëshme nuk janë aq të përkryer, dhe se që të jenë të besueshëm, duhet të paraqiten me të mirat dhe të keqiat e tyre. Do të fitonin si figura, dhe se shumica e tyre njiheshin në realitetin ku jetonin. Ishte koha kur në disa vepra kryesore kushtuar klasës puntore, identifikoheshin shumë lehtë këta personazhë. Kjo, sipas meje do ta bënte veprën më realiste. Për një prej herojve të punës socialiste që do të ishte edhe hero kryesor te një roman, i cili po shkruhej atë kohë nga Dh.Xh, shokët e tij të montimit tregonin, se ishte aq humbamento, sa që, kishte veshur çizmet në mëngjez, dhe në darkë kur i kishte hequr, para se te flinte, kishte gjetur një mi të ngordhët, që nuk e kishte kuptuar hiç, se e kishte shtypur me shputën e këmbës. Ishte bërë gaz e burim barcaletash kudo në metalurgjik. Nuk ishte e vetme kjo ndodhi. Kështu edhe për heronj të tjerë, të cilët idealizoheshin në shtypin e ditës. Por unë pa e ditur, kisha shkelur në kallot e një prej ligjeve të shenjta të realizmit socialist. Kisha thënë të vërtetën. Atë që ndjeja, por që nuk duhej thënë, edhe pse brenda meje, dukej si një absurditet e skemë që nuk duhej të funksiononte. Këtë e kisha bërë me një mendjelehtësi të pashoqe, e të rrallë. Aspak për disidence. Nuk e mendoja kurrë këtë.
B.F – ja reagoi menjëherë. U ngrit dhe shkoi përsëri tek podi ku kishte folur një çast më pare. Ishte i tronditur. E mori shpejt fjalën, duke thënë se nuk ishte aspak dakort me mua, dhe se mendimet e mija “ishin në kundërshtim të plotë, me vijën e partisë për artet e letërsinë”. E konsideroi si “një sulm që i bëhej realizmit socialist, nga një person që është bërë preh e armikut të klasës”. Pas kësaj u ul i nervozuar, diku në rradhën e tretë pranë dritareve.
U ngrit Ali Abdihoxha. Kishte qenë drejtor i Shtëpisë Botuese « Naim Frashëri », por që kishte ardhur në metalurgjik « me qarkullim, si shkrimtar pranë klasës puntore », u kthye nga B.F, dhe tha: “Mua më duket se në këtë mes ka një keqkuptim nga B.F ja. Unë mendoj se, Alekua nuk kishte aspak si qëllim, që të sulmoj një prej parimeve të realizmit socialist. As edhe e kundërshtoi këtë tezë, sepse është i yni, dhe me partishmëri të lartë. Por ai duke jetuar këtu në metalurgjik, njeh edhe anën tjetër të këtyre herojve. Për mua bëri thjesht humor. Por edhe ai na duhet në këtë salle, apo jo?. Vlerësoj anën teorike të B.F së, dhe përgatitjen e tij. Nuk duhej që të kthehej e të fliste me tone të tilla. Ashtu siç bëri para pak çastesh. Ta mbyllim këtë problem, si një shaka miqsore mes miqsh krijues.
Por kjo histori, me sa dukej, jo vetëm që nuk ishte mbyllur, por ishte raportuar në degën e punëve të brendëshme. Nuk e di se kush ka qenë kallzuesi.
Ja di për nder profesor Bedriut, i cili më shpëtoi nga burgu që më priste prej tre vjetësh, edhe pse nuk isha disident i bindur në atë kohë. Përveçse psikolog e pedagog në përmasat e një shkenctari të formuar, ai ishte treguar për mua si një prind i mire, si një mik i pazëvëndsueshësh për krijuesit e rinj të asaj kohe. Nuk e haroj.
* * *
Kisha botuar librin, “Trimi i vogël i Skënderbeut”, një kopje e të cilit i a kisha dhuruar edhe profesor Bedriut. Ka qenë vera e vitit 1979. E gjeta në bibliotekën e qytetit. Kishte hequr xhaketën dhe e kishte vendosur në shpinën e nje karrikeje, diku nga fillimi i sallës së leximit. Mbi suprinë ishin shpërndarë disa fletë, e në një kënd ishin të stivosur tre a katër libra të huaj. Më dukej se po punonte për një temë në atë kohë.
-Eshtë ngjarje për ty Leko. Urime. Gjithmonë kam menduar se pas një lloj ndrojtje dhe sjellje prej babaxhani, njeriu të shtruar, të sinqertë, e tepër zemër mire, i gatuar me dashuri për shokun, qëndron edhe një talent, që po na shpaloset dalngadalë…. – më tha buzagaz sapo dolëm në koridor, larg lexuesve. – E kam biseduar edhe me shokët
Ndjeva që u skuqa. Mbase nuk e meritoja atë pjesëzën “talent”, që në ato çaste më dukej si një peshë e rëndë për supet e mija të at’hershme.
- Dëgjomë me kujdes. Subjekti është tepër interesant dhe intrigon moshën të cilës i drejtohesh, por unë do të të them, që bëj kujdes, kujdes me frazën, pasi në këtë rast, kemi të bëjmë me një libër që i drejtohet moshave 10-11 vjeçare. Sapo mbaron fillorja. Këtë vërejtje kam edhe për librin tënd të pare, që ka dalë dy vite të shkuara, dhe që është dhe ai për fëmijë. Të kam folur njëherë. Përpara se të ulesh e të shkruash për moshën e vogël, duhet që të njohësh mirë edhe psikologjinë e tyre. Të lutem, dhe këtë merre seriozisht, ulu dhe fillo ta shkruash përsëri nga e para. E rëndësishme është që ti të kuptosh vehtvehten. S’ka gjë se libri tashmë është i botuar. Ti duhet që ta rrishkruash disa herë. Me fraza të shkurtëra dhe shqip. “Trimi” ka shumë fjalë që nuk tingëllojnë në gjuhën tonë. Mos u dekurajo.
E kisha marrë mesazhin, dhe e vuajta në mënyrën time. Në vënd të gëzimit të moshës, ndjeva dhe kuptova diziluzionin e vërtetë. Ishte vështirë, tepër vështirë. Pas tre a katër netëve pa gjumë vendosa ta shfletoja sërrish. Këtë herë pa qejf dhe emocion. U ula një pasdite të nxehtë Korriku. Librin e mbylla dhe e vendosa në një vënd që të mos e shihja për disa ditë. Shkruajta në fletën e bardhë sikur ta hidhja për herë të parë. Tek fleta e dytë ngeca. U ngrita dhe fillova që të ecë nëpër dhomë, ashtu pa kuptim. Pas pak tentova që të rrikthehem sërrish. Provova...Dy rreshta më pas u duk se do ta kisha vështirë që ta rrishkruaja këtë libër. Mallkova vehten që e kisha takuar profesorin. ”Më krahason me vehten ai?. Po unë nuk kam përvojën e tij, dhe natyrisht...Pastaj noti mësohet duke notuar...”Kjo e fundit që më erdhi krejtësisht pa pritur, si nje mendim i largët, nuk di nga ku, në një farë mënyre, sikur më çliroi nga makthi që më kishte zënë në ato çaste. E lashë. U ngrita, dhe fletët këtë herë tentova ti fshihja. Ashtu siç kisha bërë edhe me librin. Më duhej që ta përjetoja gëzimin që të fal një eveniment i tillë në një qytet të vogël si Cërriku, ku njiheshim të gjithë me njëri tjetrin. Më pëlqente që të “rrëmbeja” vështrime tinëzare, por edhe të dëgjoja urime miqsh e shoqesh. Por kjo, me sa duket, nuk zgjati shumë. Njerëzit kishin halle të tjera, dhe unë kuptova që mbeta shumë shpejt i haruar, dhe i ...braktisur nga vështrimet e ëmbëla e mikluese. Në fakt ishte vetëm një iluzion që më kishte kapluar dhe munduar. Shumë shpejt më doli “rakia”, dhe u gjënda “esull”. I dhashë të drejtë profesorit, dhe pas tre javësh kisha mundur që ta rrishkruaja sërrish atë tregim të ilustruar aq bukur nga piktori Lec Shkreli, ku faqen e parë e kishte përfshirë krejt shpalosja e flamurit tonë kombëtar. Më erdhi turp që t’i drejtohesha Bedri Dedjes.
-
* * *
- Ka ardhur Bedri Dedja – më thotë me ndroje pastruesja, ndërsa unë ngjita shkallët e Shtëpisë së Pionierit për në katin e dytë, sikur të më kishte treguar një sekret që duhej të mbetej i heshtur midis nesh. Nuk më pëlqeu në çast ajo grua, edhe pse njiheshim mirë në atë qytet të vogël si Cërriku. Profesori i nderuar shkelte për të parën herë në institucionin tonë, në atë ambjent artistik fëmijësh. Kishte marrë rrugën nga Elbasani që në mesditë. Natyrisht, pa lajmëruar askënd Ishte gjendur aty sapo ishin hapur dyert për aktivitetet e mbasdites. Nxitova në shkallë dhe u ngjita në katin e dytë. Bedri Dedja ishte nën shoqërinë e dy kolegëve të muzikës, dhe atij të bibliotekës. Diskutonin për librin. Profesori interesohej se sa frekuentohej biblioteka e të vegjëlve, dhe cilët ishin librat që parapëlqenin fëmijët. U përshëndetëm, por diskutimet vazhduan ende, për aktivitetet jashtshkollore të nxënësve.
- Do të më pranosh në orën tënde të mësimit? – pyeti Bedriu, si për t’i dhënë fund bisedës aty në koridor.
Qeshëm bashkërisht të katër.
-Do të isha i lumtur profesor - i thashë, dhe i tregova me dorë klasën përballë. - Krijuesit dhe recituesit e vegjël të Cërrikut nuk do ta harrojnë këtë ditë, që do të jetë e veçante për ta, duke ju patur ju kaq pranë.
Buzëqeshi dhe më vuri dorën në sup.
- Fillimisht do të më duhet që të ulem diku, që të hedh disa shënime shkurtimisht, dhe pastaj flasim me ta.
Kështu bëmë. Bedri Dedja u ul në një cep të sallës së madhe plot dritë të bibliotekës, për të sistemuar gjithë të dhënat që mori nga biseda me bibliotekarin, për punën me librin, ndërsa unë u futa në klasën time, ku fëmijët kishin mësuar se do të kishin mes tyre profesorin. Ndjehej një atmosfere tej e gëzueshme dhe e veçantë. Pas pak u shfaq në derë shkrimtari me i dashur për ta. Ishte hera e parë që e shihnin. Më kishin thënë se e kishin ndjekur vetëm nëpërmjet televizionit, kur herë pas here profesor Bedriu, merrte pjesë si i ftuar në biseda që organizoheshin në studjot televizive. I njihnin që të gjithë librat e tij, dhe mezi pritnin që ti diskutonin bashkërisht para shkrimtarit. Më erdhi mirë që në atë orë të papërgatitur, cërrikasit e vegjël silleshin si lexues i madh në moshë.
Pasi u tha, se unë mësuesi i tyre kisha qenë nxënësi i tij, dhe se isha « një shkrimtar i ri i talentuar », gjë që më bëri të skuqem, dhe ta humb fare fillin për të vazhduar mësimin e bisedën e ngrohtë të sapo nisur, filloi që ti pyese të gjithë një nga një, për familjen, prindërit, por edhe për krijimet e tyre. Vura re se pas një lloj stepie të fillimit, nxënësit flisnin si të barabartë me profesorin. Bedri Dedja sikur të ishte shok e bashkmoshatarë i tyre fliste ngadalë, por me psikologjinë e moshës që ishte para nesh. Folën për librat. Pastaj për autorë të tjerë të letërsisë së fëmijëve, ku Bedri Dedja ishte i interesuar që të dinte mendimet e tyre të lira. Nxënësit jepnin gjykime, edhe pse në disa raste kontradiktore me njeri tjetrin, duke pasqyruar përjetimet që kishin pasur me ato. Kështu, Vojsava nuk ishte e një mendje me Luljetën, parafolësen, e cila kishte thënë se, « librat e shkrimtarëve shqiptarë janë më të mirë se sa ato të autorëve të huaj »
At’here profesori e mori fjalën, dhe me një kujdes të admirueshëm, tentoi që të paqtojë dy shoqet që treguan edhe shenja nervozimi midis tyre. Kjo u duk nga mënyra se si shkëmbyen shikimet dy vajzat, e qejfmbetja mbeti midis tyre si një hendek, që e ndante këndej e tutje shoqërinë e pastërt fëminore. Shkak për këtë u bë vetë Luli. Kështu i thërrisnim ne vajzës me bishtaleca, bijë e një djali që kishte ardhur një dekade e gjysëm më parë nga nje fshat i Gramshit, dhe që në atë kohë ishte gjithmonë në qendër të tabelës së emulacionit socialist, si novator. Vajza ishte një natyre shpërthyese, por recitonte mjaft mirë. Zëri i Lulit kishte timbër e ngjyrë. Duartrokitej në aktivitetet e shkollës së saj. Nxitohej here pas here, dhe shoqet e saj ndiheshin të fyera, ndonëse kishte pastaj një shpirt të pastërt, e përkujdesje deri në tepri. E ëma më thoshte shpesh, sa herë që ulesha në kafen e qendrës, ku punonte si bufetiere, se e kishte Lulin, si, « një çun haram » .
U duk se Bedri Dedja e kishte kuptuar menjëherë tipin e saj. Vuri buzën në gaz, e nuk mungoi që të flasë pastaj për shoqërinë e pastërt, mardhëniet që duhej të ekzistonin. Ndërtimi i tyre mes njerëzve të një moshe, brezi, por edhe ato midis vetë brezave. Foli për edukatën, shoqërinë dhe familjen…Dhe kjo zgjati disa minuta.
Kishim shkelur kështu pa dashje në një nga fushat e tij të dashura, të pedagogjisë dhe të psikologjisë, lëndë këto, që ai m’i kishte dhënë edhe mua, kur vazhdoja të lartën me koorespodencë. Vura re se nxënësit e ndiqnin me vëmëndje. Asgjë nuk pipëtinte. Dukej se fryma kishte mbetur pezull. Kaq, mjaftonte për të, që i kishte pasionin e punës së tij shkencore, të vegjëlit tanë, botën dhe ëndërat e tyre. Askush më mirë se ai nuk dinte që të futej në psikologjinë e moshës.
Pastaj, si pa u kuptuar, u kthye tek shkaku i konfliktit. U dha të dyjave të drejtë, por nuk mungoi që të flasë gjatë edhe për letërsinë e huaj të kësaj moshe. Për botimet, e kujdesin që bëhej për të sjellë libra tepër edukative nga autorë si Dikensi, Mark Tweni, Xhek Londoni, Xhani Kodari, por edhe nga përralltarë si Andërseni, Vëllezërit Grim, Sharl Perrau…Mënyra se si u shkruajt « Dhëmbi i Bardhë » nga Londoni, libër ky që i kishte pëlqyer pa masë Lulit tonë, dhe që ishte sjellë si një shëmbull nga lexuesja e apasionuar, e futi bisedën në një fazë tepër interesante. Ne nuk pamë më orë, ndërsa dielli qëndronte si një lëmsh stermadh, dhe i zjarrtë mbi kodrinën pas uzinës, në perëndim të qytetit .
Kur dolëm në rrugë, Bedriu më tha :
- Leko, erdha në Cerrik, se më kishe thënë se drejtoje një rreth letrar në Shtëpinë e Pionierit. Thashë që të kuvendonim me këta kolegë, e krijues të ardhshëm, për të njohur nga afër edhe botën e tyre, interesat e mardheniet që kanë ata me librin, shkollën, por edhe me shokun e shoqen e tyre, si fëmijë naftëtarësh. Nganjëherë këto biseda janë më të ngrohta e të çiltëra, se sa ato që bëjmë ne krijuesit elbasanas me njëri tjetrin nëpër klube, përpara filxhanit të kafesë. Mëson shumë në këto ambjente. Ndaj, duhet që ta konsiderosh me fat veten, që je e punon me këtë brez fëmijësh në këtë ambjent, edhe pse mësuesia nuk është puna jote tani për tani.
* * *
Pak ditë më vonë u gjenda në një aktivitet mes miqsh dhe shokësh krijues të qytetit. Nuk e di se si u gjenda...bosh dhe në një moment i u drejtova profesorit që komunikonte me dikë. Prita përpara tij një çast. Vuri buzën në gaz e pastaj qeshi lehtë me dashamirësi.
- - Më duket se Alekua do të na thotë diçka.
Mbase kjo ishte vetëm ndonjë ide fikse që më ishte krijuar përgjatë kohës që punoja për “Trimin...”, sikur edhe vetë profesori po jetonte me krijimin tim duke pritur nga çasti në çast, për t’i a dhënë që ta lexonte. Kështu në pamjen e parë dukej “indiferent”, por në realitet ishte vërtetë ndryshe. Ai e hodhi fjalën pikërisht ku e kishim lënë aty në bibliotekën e qytetit. Këtë ma tha më vonë kur ma dorëzoi dorëshkrimin për ta rrishikuar edhe një herë, pasi “kisha bërë goxha përparime”. Kështu më është dashur që të rrifilloj nga e para. Këtë rradhë kuptova se nuk e kisha më atë ndrojtjen e parë kur u ula sapo më tha profesori...
Në vjeshtë erdhi në kombinat. Nuk më kujtohet se për kë aktivitet. Ishte me shkrimtarin Qamil Buxheli. I prita në hyrje të metalurgjikut. Më kishte dërguar njoftim dy ditë më përë. Duhej që të bëja edhe mikpritjen. U futëm në klubin e uzinës mekanike për të pirë kafenë.
- Një herë Arkadi Gajdarit , një djalë krejtsisht i panjohur i kërkoi që ta ndihmonte, pasi sipas tij, i pëlqente shumë letërsia dhe donte që të bëhej shkrimtar. Posi, i u përgjigj shkrimtari rus, mund që të fillojmë që tani. Ndodheshin në një prej rrugëve të zhurmshme të Moskës, në një lagje që kishte filluar të ndërtonte apartamente të larta, nga ato që ne i quajmë gradaçiela. Më ndiq i tha dhe vetë i u gjit shkallëve të një godinë të lartë. U ngjitën. Pastaj zbritën. Pa marrë frymë mirë filloi ngjitja e dytë dhe me të mbritur në majë u kthyen sërrish për të zbritur me hap të shpejtë, si në një shakullimë. Përsëri i u ngjitën, dhe përsëri filloi zbritja po aq shpejt. Mbasi kishin bërë disa ngjitje –zbritje të menjëhershme, letrari që kërkonte të bëhej shkrimtar, e ndjeu vehten tepër të lodhur e të këputur. Mezi mbushej me frymë. Nuk mundem i tha Gajdarit, qenka e vështirë kjo hypje e zbritje. Ishte dorëzuar... Ishte dorëzuar pa kushte.
Profesori zbërtheu xhaketën e trashë kafe. Në lokal, tani ishte më ndryshe edhe pse dera kryesore ishte e hapur, dhe ne kishim zënë vënd pranë saj. Era që sillte Krraba nga “Ura e Kushës”, që ishte vetëm dyqind metër larg, dukej si diçka e harruar krejt, dhe e shpërfillur. Kisha kuptuar nëntekstin. Preferova që të hesht pa ditur që të zgjedh fjalën në atë moment, për ti dhënë të kuptonte profesori, se i isha mirnjohës.
Edhe Qamili kishte heshtur duke e dëgjuar deri në fund Bedri Dedjen, i cili i kishte sjellë në një farë mënyre, nostalgjinë për vitet kur kishte qenë edhe ai në Moskë si student
- Më vjen mirë që kishe durimin ta rripunosh disa herë librin tënd të ri. Kjo mund që të jetë edhe moto gjatë punës tënde krijuese. Mbase kështu mund që të ishte më i plotë. Sidoqoftë, ai ka patur një tirazh prej njëzet mijë kopjesh, por edhe mund që të rribotohet sërrish. Këtë herë i përmirsuar. Të presim pak për këtë të dytën...
Buxheli bëri shaka. U duk se u gjallërua menjëherë pas kësaj, duke më luajtur syun. Tregoi diçka nga Krillovi, duke e bërë ambjentin tepër të gëzuar e miqësor, ku nuk mungoi edhe anektoda e “vathit në vesh”. Ai nuk dinte asgjë nga rribërja e librit tim të botuar, por e konsideroi këtë pastaj, si një hap serioz për të gjithë shkrimtarët, e “dinjiteti i krijimit” për një njeri që i pëkushtohet letërsisë.
Kisha marrë një mësim që më vlejti më vonë kur shkruajta përsëri, edhe pse tashmë nuk pretendoj që të kem realizuar gjithçkah, deri në prefeksion të plotë në librat e mij të mëvonshëm.
Pas ngjarjeve që nisën në Kosovë në fillim të viteve 80 të, profesor Bedriun e takoj në Tiranë, pranë “Hotel Peza”. Ai tashmë ishte transferuar në kryeqytet me gjithë familje, duke i dhënë kështu fund “qarkullimit të kuadrove”.Dukej që ngazëllehej. Më shumë se sa kjo e fundit, protestat e studentëve dhe demonstratat masive që kishin përfshirë krejt Kosovën dukej se i jepnin një lloj shpresë, se gjithçkah do të “rregullohej” atje.
- Je botuar me “Trimin...” në Kosovë. Ma kanë thënë miqtë tanë që vijnë herë pas here që andej. Mund që të ishte edhe varianti më i fundit që bëre para pak kohësh. Kështu do të ishte më i plotë, dhe vepra do të fitonte më shumë – tha, duke më kumtuar lajmin që më bëri të emocionohem si në ditën e parë të botimit të tij, at’herë, kur nuk e kisha marrë ende “dushin” e profesor Bedri Dedjes...
Kështu ishte për ne krijuesit e rrinj ky njeri shumëdimensional, i dashur dhe i thjeshtë, deri në madhështi .
* * *
Pas atij takimi në Tiranë, tek “ Guva”, kur unë mora udhën për "në dhera të huaja" si emigrant, një vit e ca më pas në adresën time të re në Francë, mbriti një letër nga profesor Bedriu.
...mik i dashur, më gëzon fakti që tani ti ndodhesh në Francë.Unë personalisht kam e ruaj një nostalgji të veçantë për vëndin e kolosëve si Hygoi, Bodleri, Zola, Didero, Volter, Flober e një arradhë e shkrimtarëve dhe ideologëve mëndjendritur të këtij vendi. Gjithmonë kam patur një dashuri për gjuhën e atij vendi. Nje nxënësi im i dikurshëm që është edhe ai emigrant ashtu si ti, në Zvicër, ka marrë përsipër këto kohë, për të bërë përkthimin në gjuhën frënge të gjithë krijimtarisë sime. Natyrisht kjo më gëzon, se siç e di ti, jam i sëmurë dhe vuaj nga...
Miqësisht Bedriu
Kjo copë letër me shumë dashuri dhe mirësi njerëzore, ka mbetur si imazhi im i fundit nga jeta e një prej kollosëve të letërsisë sonë për fëmijë, profesor Bedri Dedjes. Nuk e di në se ky "amanet" i fundit është realizuar nga përkthyesi -nxënës, por vepra e tij e madhe, shumë dimensionale e didaktike, është e prekshme tashmë kudo, midis nesh
Mars , 2008, Maj 2010

Tuesday, 14 June 2011
Ishte kohë kur gjuheshin poetë
Agimi qëndronte i heshtur. Herë pas here kthente kokën nga dritaria, dhe e treste vështrimin përtej saj, aty ku fillonte masivi i Krabës. Ishim ulur perballë në tavolinë, në një cep të menxës së "Durrësit". Drekonim përpara dy gotave me vere, e një pjatë të madhe me peshk. Jashtë, një shi i rimët që kishte filluar, që në mëngjez,dukej sikur nuk do të pushonte më. Mali i Vashës ishte zbardhur, e Zaranika, sillte një erë të ftohtë, që kalonte në të gjithë luginën e lumit Shkumbin. Nga dera e menxës, hynin puntore, e ndërtues të përbaltur. Çizmet e këpucët e rrënduara, lëshonin herë pas here copa dheu, në dyshemenë e posa larë. Agim Shehu, tani kishte ulur sytë në syprinën e tavolinës së zhveshur, e dukej, sikur kërkonte të zgjidhte fjalët. E kishim lënë përgjysëm atë histori.
Dikush i kishte thënë, që të mos shkruante më, as edhe në gazetën "Metalurgu". Duhej që të ishte ndonjë nga ata, që e kishin në "kujdestari" poetin, që duhej "riedukuar".Në numrin e fundit,ne si redaksi,i kishim botuar në faqen letrare një cikël me poezi,si dhe një rrëfim, për shokët e punës së tij. Artikulli fliste për punën vetmohuese që bënin vinxhierët, dhe ata të transportit, në atë kantjer gjigand ndërtimi, ku hidhnin shtat veprat e uzinat e ardhëshme, duke u përballur me vështirësitë, jo vetëm të kohës.Biseda jone, në fakt,kishte ngecur. Me kishte thënë se ; "kam patur reaksion këtu për botimin atyre vargjeve". Vetëm kaq. Pastaj, e kaloi vështrimin nga tavolinat e tjera që ishin pranë nesh, sikur të kërkonte diçka, ndofta ndonjë person. Mbase edhe trembej. Përreth nesh ishin shokët e punës së tij. Ai e dinte, se duhej qe te ishte i kujdesshem ne ate ambjent "kalitje,mes klases puntore". Madje edhe i kursyer ne fjale. U ndjeva vertete keq. Nuk mund qe ti thosha ate qe kishte ndodhur edhe tek ne. Kolegu im Luani qe ishte kryeredaktori, ishte ndaluar ne nje prej koridoreve te Drejtorise se Kombinatit, ndersa po çonte lenden ne shtypshkronje, ne Elbasan. Nuk ma tha asnjehere se kush ishte personi qe i kishte thene nje mengjez me pare se; " Agim Shehu, nuk duhet qe te jete as edhe ne shtyp..." Kaq kishte mjaftuar qe Luani te vendoste doren ne balle, tre ore me vone kur u kthye.
- Eshte e tmershme...
Zeri i u drodh e u fik menjehere.Une mendova se ç'pasoja e labirinthe do ta prisnin poetin. Arkitektura ku gatuhej krimi. Me siguri edhe Luani, ndersa vazhdonte qe te mbante pellemben e dores mbi ballin e lagur. Ne fytyre i kishte rene nje hije e verdhe sikur te ishte krejtesisht pa gjak.
E ç'mund ti thoja mikut tim Agim Shehu?. Kete i a mbajta te fshehte. Mendova qe ne ato çaste ishte me mire qe ai te mos e dinte. Natyrisht kjo do ta rendonte me teper psikologjikisht.
- Do te jete ndonje fjale e leshuar pa kujdes, nga ato qe thone te marret e kesaj bote, dhe qe ne kete rast nuk jane te paket. Eh!, s'ja vlen per tu marre kaq seriozisht; - i thashe me teper per ta qetesuar. Me bisht te syut ndoqa reagimin e tij. Pashe qe nuk i levizi asnje muskul ne fytyre. Poshte vetullave syte e zinj pane serrish syprinen e tavolines e gotat e veres qe nuk kishin shkuar as tek gjysma. Kishim haruar te pinim e te shijonim qefullin qe ma kishte rrezervuar Sela i gjate, kryeguzhinjeri i asaj menxe, te cilit dikur i kisha bere nje nder dhe qe nuk ma haronte.
Dy ore me vone kur salla ishte e boshatisur nga turni i drekes u kujtuam se duhej qe te leviznim
- Do te punoj deri vone ne mbremje me grupin artistik - tha qetesisht Agim Shehu.- Eshte ai... festivali i grupeve amatore.Ma ka ngarkuar vete sekretari i partise.
- Do te japim çmim qe te nderohesh edhe ti? - bera shaka une per ti ngritur moralin. - do te jene miqte tane ne juri...
Pese dite me pas Agim Shehun e larguan edhe nga drejtimi i grupit artistik qe kishte materialet e poetit. Nuk kisha se ç'fare qe ti thosha me. Kishte filluar te ndertohej arkitektura e krimit. Projektuesit kishin marre tashme urdher per ta goditur e rrezuar perfundimisht poetin. Kjo do te ishte vrastare dhe e pariparueshme...
***
Njeriu qe u duk se do ti rrinte ne krah poetit ishte nje drejtor ndermarje aty brenda kombinatit. Dhe kjo nuk eshte e paket kur ke nje mik te tille ne nje periudhe si ajo qe po kalonte poeti . Vehbi Maksuti nje ish shofer dhe me nje shkolle gjimnazi te pambaruar ishte aktivizuar ne fillim me Bashkimet Profesionale te metalurgjikut. I ardhur familjarisht nga nje rreth i juglindjes u duk si dora e forte ne ate kantjer te madh pune, si kombinati, i cili po hidhte shtat dita dites. Ne nje ndermarje shoferesh e vune edhe drejtor ne fillim, po pastaj,pasi i a kishin njohur "shpirtin luftarak" dhe besnikerine,e emeruan sekretar te pare te komitetit te partise se metalurgjikut
- Ja hodhi Gimi - me tha Bashkim Çarçani qe punonte si normist ne montim. Ishte per poetin nga miqte me te afert aty.Gjirokastrit ky nga nje ferme afer qytetit te jugut. Kishin patur edhe njohje me pare kur Agimi ishte mesues ne gjimnazin e Gjirokastres. I dinte permendesh shumicen e poezive dhe lirikave te tij. I recitonte shpesh edhe per mua.
Keshtu u duk ne fillim. Ishin ditet e para. Me sa duket, Agimi e kishte marre kete mesazh, edhe pse ishte si nje barke e vogel ne oqeanin e trazuar.
- Duhet qe te shkruash serrish - i thashe nje dite ndersa e gjeta ne deren e ofiçines. Kete here dukej i qeshur dhe optimist. Me vuri doren ne sup. Me premtoi. - Na shkruaj ndonje gje per partine...- Mendoja se kete here vertete qe poeti do ti sfidonte qofte edhe me ate "kompromis te vogel". Mbase kjo do te sherbente si pasaporte per ta lene te pakten te qete per nje fare kohe.
Agim Shehu tundi koken si per ta mohuar pikerisht ate qe i propozova une.
- Mund qe te flasim e te shkruajme per ç'fare te duash. Eshte mire qe edhe ju te shkeputeni nga korniza. Pastaj lexuesi sikur ka nevoje qe te rrishikoje vetveten ne gazete...
Kishte ndryshuar menjehere fytyren. Dukej teper serioz dhe i heshtur. Ishte bere diplomat perpara meje. Natyrisht qe e kuptova nentekstin por edhe boten e brendeshme te poetit
- Nuk beri kompromis- i thashe Bashkim Çarçanit ne mbremje ndersa pinim nga nje kakao ne turizmin e qyteti.
- Eh!,- beri tjetri. Psheretiu dhe qendroi per nje çast. - Ti mbase nuk e njeh. Nuk eshte nga ajo race Agim Shehu. Eshte djale laberie dhe i rritur mes strrallit.
Kishim menduar qe te botonim ne numrin e ri te gazetes nje shkrim nga sekretari i pare i sapo emeruar nga Komiteti Qendror.Luan Narazani, qe ishte kryeredaktori i "Metalurgut", i a kishte kerkuar,por artikulli po vonohej. Na thane ne aparat se sekretari kishte probleme te medha, diskutohej pikerisht disiplina proletare. Kuptohet qe kerkoheshin rritme te tjera pune nga njerezit qe ne thelb, nuk paguheshin,ndonese shteti bente sikur ishte doreleshuar.
- Pashe Agim Shehun - me tha Luani te nesermen. - Po ngjiste shkallet e komitetit me nje instruktor. Siç duket e kishte thirrur ai i madhi.
- Eh! - i thashe. - Jane miq.
- Ti nuk e njeh Vehbiun nga afer.
Shoku im tundi koken e shtrengoi fort buzet si per te me thene mua" Lere mos e nga. Nje injorant qe nuk e ka shokun"
Dy ore me vone ne menxen e uzines mekanike hengrem dreke me Bashkimin. Ky ishte i vetmi shok me te cilin mund qe te bisedonim edhe nga ato qe konsiderohen sekrete. Flisnim si pa "teklif" me njeri tjetrin edhe per probleme qe konsideroheshin teper serioze, per te cilat, pa tjeter qe mund te beje nja dy dekada burg nen siglen "agjitacion e propogande kunder shtetit". Por ne e kishim dhene proven.
- Nuk e ben xhap Vehbiu. I duhet edhe ndihma e Agimit. Ky ka ardhur nga "zeri" e pena e Gimit eshte e forte. Por poeti nuk do ta haje ate koqe ulliri. Te thashe qe vjen nga stralli ai.
Me sa duket ndodhi ashtu siç e parashikoi Bashkim Çarçani. Shkrimi na mbriti ne redaksi nje jave me vonese. Sekretari i pare thirri ne zyre Luanin dhe i dorezoi dy flete ku ishin shkruar " gjerat kryesore", ose me sakte direktivat.
- Shkrimin beje vete ne baze te ketyre pikave qe kam nxjerre une - i tha ai kolegut tim.
Nuk kisha pare nje ortografi aq te shperfyteruar se sa ajo e sekretarit te pare. Here me ngjanin si hieroglifet kineze dhe here si kembet e pules. Na thane se sekretaria nje vajze e re aty nuk mund qe ta deshifronte ate. As edhe ndonje nga kater instruktoret e aparatit. At'here u thirr disenjatori i ndermarjes se transportit. Thuhej qe ai ishte "adap" per shkrimin e shokut Vehbi. Ky njeri menjehere fitoi statusin e instruktorit te komitetit te partise. I duhej sekretarit per te vetmen vlere qe kish e zoteronte ne punet e deshifrimit, edhe pse ishte nxenes naten ne shkollen e mesme mekanike ne Elbasan.
Kuptova qe Agim Shehu serrish nuk do ti kishte punet mire. Pune dreqi me te qarkulluar si ai pozicion.
***
Duhet qe te kem qene ne vitin e pare te gjimnazit ne Cerrik. Nuk e di se kush me kishte dhene nje liber me kopertine blu, por me siguri ndonje nxenes i viteve me siper ne gjimnaz. Me kishte thene;" ka poezi te bukura". Vetem kaq. Sapo u ktheva ne shtepi nisa ta shfletoja dhe mu duk sikur e perpiva. Nje prej poezive me mbeti ne mendje. Ne fakt ajo kishte terma matematikore brenda saj por menyra se si i drejtohej nje vajze ishte me se interesante. Ishte e veçante per mua qe isha aso kohe ne moshen e adoleshences dhe "gjuetia" ndaj vajzave ishte kthyer si ne nje preference absolute.
Ka qene pushimi i shkurter, ai midis dy oreve te mesimit. Kthehem nga shoqia e banges dhe menjehere nis te recitoj vargjet e nje poezie qe i kisha mesuar permendesh brenda asaj nate.
Ty po te drejtohem, vasheze syzeze
Me do apo nuk me do, kjo eshte hipoteze...
Tjetra ne nje çast heshti dhe me shikoi drejt e ne sy, sikur donte te hetonte, sikur donte te zbulonte mendimin a deshiren time te fshehte. Une vazhdoja me pasion vargjet e poezise qe me kishte trazuar zemren dhe nuk po e kuptoja se ç'po ndodhte rreth meje. Dy miq te mij me ndiqnin ashtu ne kembe duke kthyer here pas here syte nga dera ne pritje te mesuesit te lendes. Kur po i afrohesha fundit ndjeva qe kisha terhequr vemendjen. Shoqia ime nuk po ndjehej mire. E kthyer profil dukej qe po nervozohej. Duart nuk dinte ku ti vendoste. Nga menyra se si po i deklamoja ato vargje isha skuqur edhe ne fytyre. Nuk po i lija vendin as presjeve. Kishte ne pergjithesi nje nxitim per ti thene gjerat sa me pare zakon qe me ka mbetur edhe sot sa here qe deklamoj vargje.
- Bravo - tha Taqua i gjate.
Kisha perfunduar. Mora fryme me kraharor. Nderkaq ndjeva nje si shkrepetime e cila me kaloi para syve dhe faqen qe me dogji. Madje syte u lagen ne nje çast. Shoqia ime perballe kishte nje fytyre te perçudnuar. Dukej nervoze e mu krijua peshtypja se kishte hapur gojen si nje shpelle perpara meje
- Maskara- degjova qe klithi.
Kishte dore te rrende shejtania
Kuptova qe kishte nje keqkuptim ne kete mes. Vargjet i kishte marre vertete si nje propozim dashurie edhe pse nuk me kishte terhequr asnjehere vemendjen.
Pas mesimit, Donika, kujdestaria e klases beri nje mbledhje te shpejte. Shoqia e banges qante me denese. Mu duk krejtesisht e pafajshme dhe me erdhi vertete keq per gjendjen qe i kisha krijuar
- Do te shikohet edhe pranimi i Alekos ne rradhet e organizates se rinise qe do te behet se shpejti me nxenesit e klase sone.
Ne kishim bere kerkesat disa dite me pare. Kishim marre edhe rekomandimet nga nxenesit me te rritur qe benin pjese ne ate organizate. E vuajta kete moment. Gjithe ate nate nuk me zuri gjumi. Me teper se mospranimi me vinte keq per shoqen e banges e cila ishte vertete nje vajze e mire dhe e urte. Ajo mesonte ndonese rrjedha e mevoneshme e çoi deri puntore ferme. Kishte dashuruar dhe marre nje burre me probleme ne biografi. Ne nje fare menyre ajo kishte mbetur peng e dashurise. Ndofta poezia e Agim Shehut e kishte shkundur ate vajze krejtesisht te ndrojtur. E kishte zgjuar nga ajo perhumbje...Ndersa mua, perveç shuplakes me beri qe te jem me i kujdesshme pas kesaj ne mardhenie me shoqet.
Gjithesesi, ne vitet e mevoneshme gjithmone i kam thene Agim Shehut se me ka nje borxh, te cilin nuk e ka shlyer edhe sot...Me tronditi rinine e hershme.
***
Kishte kaluar nje vit dhe vjeshta serrish ne Elbasan erdhi me shi. Ne fushen e Bradasheshit ku kryeshin punimet per metalurgjikun e se ardhmes balta behej torturuese. U duk se ate vit, dimri erdhi me shpejt se zakonisht, edhe pse ishte ende Tetor. Madje ne ditet e fundit te tij
Prej ditesh me bibliotekaren e Klubit te Kultures se Cerrikut, Nexhin, nje ish shoqia ime e klases, vendosem qe te organizonim nje takim me poetin Agim Shehu. Tetori ishte muaji i takimeve te lexuesve me shkrimtaret. Ishte bere tradite asaj kohe. Ne intimitet i kisha treguar edhe historine e asaj shuplake ne mes te klases qe mora nga poezia e Agim Shehut dhe qe Nexhi e kujtonte me buzen ne gaz. I ndame detyrat. Gjimnazistet dhe disa puntore do ti lajmeronte ajo. E vendosem qe aktivitetin ta organizonim ne sallen e SMT se se Cerrikut, qe ishte ne te dale te qytetit te vogel, pergjate rruges qe te shpie ne zonen e Suloves dhe asaj te Gramshit. Ndersa une mora persiper qe te sillja poetin ne qytet. E dija se ishte me spec kjo pune, por largesia nga metalurgjiku mendova se do te mund te na shpetonte ne nje fare menyre. Ne Cerrikun e naftetareve nuk e kishin ne evidence te "qarkulluarin per riedukim mes klases"
Pasi mora aprovimin e Agimit dhe caktuam daten nje dite me pare e kujtova serrish.
- Mos u merzit - me tha Gimi. - E kam rregulluar. Do te vij me zisin e Petrit Qoses i cili ka marre nje rruge deri ne rafineri, prane Cerrikut. Ka per te ngarkuar nje rruge llamarina skarco nga te fabrikes se fuçiave atje.
Te nesermen ne mesdite u nisem nga kombinati. Ndonese takimi ishte planifikuar pas kater oresh u beme per rruge.
- Me mire heret se nuk i dihet ngarkeses - tha Petriti nje 30 vjeçar energjik elbasanas. E dija qe linte koken pas Gimit. Bashke punonin atje ne transport. Kishte qene madje edhe pjese e grupit artistik me libret te poetit, dhe kishin mundur qe te merrnin edhe flamurin e festivalit ne nje konkurim aty ne metalurgjik, ndonese nuk i a permenden emrin autorit.
Jashte gabines dallova disa fluturza bore. Ato ashtu si insekte te ftohta vendoseshin perpara xhamit te makines duke zbritur lehte qe nga qielli. Dukej se nje ere qe frynte nga lindja luante me bardhesine e tyre duke i shperndare kudo. Agimi qe i ndiqte nga pozicioni afer Petritit me tha ngadale dy vargje. Nuk di ne se i krijoi aty apo i kishte shkruar vite me parpara kur nuk e kishte kete lloj "njolle" qarkulluese. Lame pas Paprin e morem kthesen ne lagjen "shelg" te Cerrikut. Aty banonin disa familje çame qe punonin ne rafineri. Perpara se te vinim tek kthesa e Uzines, ne fund te kantierit, Petriti e ndali zisin.
- Keto duhet qe te jene - tha e tregoi me dore nje pjese hekurishtesh poshte rruges ne nje shesh te vogel. - Ju qendoni ketu deri sa te vete ne uzine per te kerkuar tre a kater puntore qe te ngarkojme. Keshtu beme. Zbritem poshte e Gimi filloi qe te levize kembet mbi asfalt.Kishte ftohte. Edhe une gjithashtu. Biseduam per kohen dhe per faktin se " ky vit ishte i jashzakonshem qe na kishte sjelle dimrin kaq shpejt."
Petriti u kthye. Qe nga shprehja ne fytyre kuptohej se nuk kishte mbaruar pune. Ora po shkonte tek treshi e turni i pare kishte lene punen. Se bashku me ata edhe puntoret e transportit e ndonje vinxh qe mund te na ngarkonte.
- Ç'te bejme? - na pyeti shoferi i zisit. Pastaj pa pritur pergjigje, tha - Hajdeni ta ngarkojme vete.
Hodha veshtrimin nga Agimi qe qendronte ne heshtje dy hapa me tej.
- E fillojme - tha dhe ai
Dukej qe mezi priste ta bente ate takim. E shihte si nje dritare te vetme ne ate bote intrigash dhe presionesh qe e rrethonte pas mbritjes nga Tirana si i destinuar per tu "kalitur dhe riedukuar ne metalurgjik". Kete,une e dija mire, ndaj i a kisha organizuar aktivitetin publik poetit, qe "nuk duhej te sillej si nje poet" aty.
Kishim mbi nje gjysem ore qe punonim. Ngarkonim coperat e llamarinave te paketuara duke i perplasur mbi karoceri. Te vetmet dorashka qe gjeti Petriti ne kabine i a dhame Agimit. Ne nje moment e pashe qe nje curil gjaku i kishte rreshqitur siper tyre. Dukej qe ishte prere
- Pa rendesi - na tha, ndersa Petriti nderpreu punen per ti ardhur ne ndihme. Ishte nje prerje e vogel
- U gjakose perpara takimit tënd.- foli shoferi qe ishte skuqur i teri ne fytyre. Punonte me shume se sa ne.
Agimi u duk si i perhumbur. Mbase jetonte me te ardhshmen, me njerezit e lexuesit qe e prisnin atje lart ne qytet. Vura re qe i hodhi nje veshtrim vjedhurazi ores.Kete e konstatoi dhe Petriti.
- Mendoj se e ngarkuam. E pat dhe kjo pune. Tani na duhet qe te nisemi. Hipni shpejt.- Pastaj se nga e nxori nje shishe qe ishte mbushur me benzine. Na dha nje lecke gjysem te ngjyrosur nga pluhurat dhe vaji per te lare duart. Agimit nuk i rame ne sy ndersa kontrollonte ne heshtje plagen, nje e gervishtur e lehte.
- Nuk me dhemb - tha ai qe e kuptoi se ne e ndiqnim vjedhurazi. - E po... duhet qe ta kem nje kujtim nga ky takim - vuri buzen ne gaz
- U beme vone - foli shpejt Petriti dhe u ngjit ne kabine.
Tek dera e SMT- se mbritem gati dhjete minuta me vonese. Se bashku me bibliotekaren kishin dale edhe dy a tre gjimnaziste per te na pritur. Takimi filloi shpejte. Agimi pershendeti pas fjales hyrese te Nexhit qe lexoi nje tekst te vogel te cilen i a kisha pergatitur une tre dite me pare duke i uruar mirseardhjen por edhe nje veshtrim per krijimtarine e poetit duke bere ndonje analize te vogel tek librat e botuara.Pas dhjete minutash vershuan ne podium cipeza letrash me pyetje.
- Pergatituni ta gdhijme sonte ketu - tha me humor Agimi
E kuptova qe kishte ndryshuar komplet. Dukej entuziast. Nuk e kisha pare ndonjehere keshtu dhe natyrisht ndjeva qe u lumterova nga situacioni qe po kalonte miku im.
Ndersa Agim Shehu fliste per te pranishmit ne salle dhe ne po kalonim me shume se dy ore aty,dallova qe nga dera anesore u fut si nje hije nje njeri. Pak i krusur dhe i qete,zuri vend nga fundi. U ul ne karrike dhe pasi kontrolloi perreth vuri kemben mbi kembe. U kujtova se e kisha pare kete fytyre ne metalurgjik. Pastaj sikur ti kisha thirrur kujteses, kuptova se ishte nje operativ i deges se puneve te brendeshme te Elbasanit.
Perpara nesh ne podium kishin filluar recitimet. Nje grup nxenesish deklamonin poezi te Agim Shehut.Operativi po me dukej moskokeçares dhe krejtesisht i pa vemendshem. Une analizoja; "Si erdhi deri ketu ky njeri?. Cili informacion e kishte sjelle nga Elbasani?". Sidoqofte, hamendesimet se ku kishte rrjedhur njoftimi por edhe varianti qe ne salle duhej qe te ishte pa tjeter edhe informatori qe e kishte sjelle, me beri qe te mos reagoj sa here qe te tjeret ne salle durtrokisnin pas çdo recitimi.
Pas pak i bej shenje Nexhit qe ta mbyllte, pa e ditur, Agimi vazhdonte te fliste perseri duke treguar nje episod nga rinia e hershme me Ismail Kadarene. Historia e nje "romani" te perbashket i shkruar ne copa letre qe me pas kishin humbur...
Kishim dale qe te gjithe nga salla, aty buze rruges qe te çonte per ne qytet. Shikoja Agimin qe perqafohej me lexuesit e lij, nxenes te cilet po e percillnin deri tek zisi i Petritit. Shoferi qendronte me mua dhe po ndiqte levizjet e njeriut qe erdhi me vonese ne ate takim. Ai e la i fundit sallen dhe u drejtua per nga dezhurni i ndermarjes. Pas xhakaventos gjysem "feshfeshe" dallova siluheten e pistoletes se tij. Ne nje çast ai ndali dhe e kontrolloi me dore. S'di se si' po ne moment m'u krijua nje shije e keqe
- Po ky ç'pati? - pyeti nen ze Petriti duke treguar me koke nga njeriu i deges. E kishte njohur. Mbase edhe ai po ndjente te njejten gje ashtu si une. Pastaj tundi koken si per te thene "hej, bela..."
Pas tre ditesh ndersa vija tek sheshi i uzines mekanike njeriu i fshehte i takimit te Cerrikut ishte perballe
- Ç'kemi? - pyeti sikur te ishim te njohur te vjeter. - Besoj, se ke kohe qe te na japesh edhe nje kafe.
"Qenka edhe qylaxhi" ishte mendimi qe me perfshiu ne ate çast. Jo vetem qe nuk njiheshim por nuk kishim patur as edhe ndonje pershendetje. E kuptova se ku e kishte hallin. Zume vend ne bufene e menxes ne nje kend qe nuk binte ne sy. E zgjodhi operativi.
- Te lexoj rregullisht dhe te them te drejten me pelqen penda jote. Kam pershtypjen e me shume se je gazetar anon nga letersia. E kuptoj qe te pelqen. Duket edhe ne dore, kur shkruan.
Tunda koken si per ta aprovuar nga ai intimitet qe me krijoi ky i panjohur.
- Edhe une e kam pasion letersine. Lexoj shume. Kam shkruar kur kam qene ne shkolle.Me pelqejne poezite.
Ne nje çast u ndjeva mire qe kisha perpara nje njeri me te njejtat mendime e deshira duke haruar se diku "flinte lepuri". E prisja qe do te dilte tek takimi me Agim Shehun. Nuk do te ta besoja kurrsesi se ai kishte ardhur aty ne Cerrik, vetem si nje sipatizant i letersise
- Kush e organizoi takimin me ate poetin gjirokastrit? - pyeti pasi kishi shkembyer edhe ca mendime per botimet letrare te fundit.
Ngrita supet ne nje çast. Kerkoja te fitoja kohe
- Ka nje institucion qe i organizon keto. Jemi ne muajin e letersise.
Vetem kaq. Operativi u ngrit duke pare oren e tij dhe ne çast me tha se kishteper te shkuar deri ne spitalin e Elbasanit. Kishte nje te aferm qe do te operohej ate dite. Mendoi se e besova. "Dhelpra e perfundoi misionin e saj" thashe me vete.
Qe nga ajo dite nuk u takuam me me njeriun qe kishte pasion letersine, edhe pse shpesh here ishim vene perballe ne metalurgjik dhe ne Elbasan. Ne keto raste bente te panjohurin. Me kishin thene se kishte qene guzhinjer ne sharrat e rrethit fqinje perpara se te shkonte ne shkollen e sigurimit. Mbase ishte perzgjedhur per ate detyre ngaqe njihte mire teknologjine e gatimit
Pak me shume se dy muaj me vone Nexhin e larguan nga biblioteka. Nuk e di se si e ç'motive i paraqiten asaj. Ne fakte, ishte vajza e nje komunisti veteran qe kishte punuar ne rafinerine e naftes ne Cerrik edhe pse ishte martuar me nje djale puntor qe ishte tranieri i shtanges ne qytet.per te flitej nen ze se "kishte problem ne biografi". Por une e kuptoja se ajo e kishte pesuar nga ai takim letrar me poetin qe kishte ardhur per t'u rriedukuar ne gjiun e klases". Kete nuk i a kam thene asnjehere Agimit. Nuk doja qe ti shtoja me tej vuajtjet
Vendin e Nexhit e zuri nje komshija ime, Lira.
***
Rruga ishte padyshim e veshtire. Poeti kishte perpara nje mal te rende qe zor se do te degjonte gje ne se e godisje me nje grusht. Nga Bashkimi mesova se Agim Shehu do te kishte finalen dy dite me vone.
- Do te ndahet per jete a vdekje - me tha ai ndersa pinim serrish ne turizmin e Elbasanit nga nje aranxhate. Ka vertete nje bilanc tragjik. I ka kundert qe te gjithe. Aty do te hapet edhe zarfi qe ka mbritur ne tavolinen e Vehbiut nga Tirana. Sigurisht edhe ky ka dhene mendimin e vet negativ.
Ne nje çast m'u krijua pershtypja se bashkimi po filozofonte bosh." Ç'ja fut kot edhe ky" thash me veten time. Nuk doja qe ta besoja se miku im poet e kishte kaq prane tragjedine.
- Agim Shehu, nuk duket kaq i cfilitur perpara gjithe drames qe kaloi ketu - thashe me teper per te qetesuar vetveten, por edhe shokun qe kisha perballe.
Me autobuzin e mbasdites qe kthente puntoret e matalurgjikut per ne Cerrik udhetova ne nje sedile dyshe me nje te njohur te vjeter. E dija qe ishte nga fshatrat perreth qytetit, dhe se ishte komunist. Punonte puntor ngarkimi ne ndermarjen e transportit te metalurgjise. Se bashku me Agimin ishin. Madje shpesh here me fliste me entuziazem per te nga qe e dinte se une e kisha mik poetin. Veniamin, me duket se e quanin. I thashe se duhej ndihmuar ne mbledhjen qe kishte organizata e partise te nesermen mbasdite.
- As qe diskutohet - me tha gati me nje naivitet feminor. - Por une jam bishti i kavallit. Pastaj te shohim se çdo te thone ata te medhenjte...
Kuptohet qe Veniamini nuk kishte "tager " per me shume. Ishte nga ata komuniste qe thirreshin ne strukturat organizative te partise sa per te ngritur doren lart, sipas direktivave te sekretarit te organizates. Keshtu ishte ndertuar e ngritur ai formacion partiak qe u shemb si nje keshtjelle prej rrere, brenda pak oresh.
- Agimi e mori pretencen - me tha Bashkimi ndersa e gjeta ne dhomen e ti ne hotelin e puntoreve ne Elbasan.- E kisha mbreme ketu. Erdhi vone, direkt nga mbledhja. Pime raki. Une e kuptova ne fytyre po nuk i rashe ne sy. Ishte i ndrojtur. Pasi hodhem me shume se nje gjysem kile, me tha me ze te dridhur ata qe ishte gatuar atje. Shkurt, nuk e mori klasen. Pime i thashe perseri. Per deri sa kete poet nuk e rriedukoi klasa, pse te mos e bej rakija?. Lume fare. Keshtu deri ne mengjez. Kur na doli gjumi dhe ...pija, i thashe. Tani ik i qete ne Tirane. Me detyra te realizuara e ballin lart. I gatshem per fitore te tjera.
Nuk kishte ironi ne fjalen e mikut tim, por dhimbje. Kete e ndjeja. E kishte perjetuar keq dramen e Agim Shehut, por nuk e kishte dhene veten...
Pas kesaj poeti i mungoi metalurgjikut...
***
Kur luhej prologu i levizjes e cila do te sillte ndryshime esenciale ne te gjithe vendin, Agim Shehun e gjej ne nje klub, aty afer radio-televizionit. Ishte me poetin Pandeli Koçi. I heshtur dhe i tronditur si at'here.
- Ngrije koken - i thashe. - Ti e ke mundur diktaturen. Ajo nuk te shkaterroi dot. Sot je fitimtar.
- Me rrofsh o mik. - zeri i u dridh, ndersa doren time, e futi midis dy pellembeve te tij, si per te me transmetuar nje lloj mirnjohje, qe s'kishte mundur dot, te ma jepte pas asaj ndarje te gjate, per ditet qe kaluam atje, ne metalurgjik.
Ne fakt, ai kishte mbijetuar, edhe pse nuk mund qe te botonte. Vertete, qendrimi i tij ne metalurgji ka qene dinjitoz. Nuk beri asnjehere kompromis...Ky, eshte para se gjithash, karakter.
Kishte mundur qe te ishte gjalle ne kete kapercim sistemesh...
Dhe kjo, ishte ne vetvete, nje sfide e hapur
Bordo, France 17 Korrik 2009

Saturday, 11 June 2011
Si e vranë Drita Çomon
Arkivolin e ulën për një çast në tokë. Kishin kaluar pragun e një shtëpie, që gjasonte më tepër me një barangë të vjetër, pas postës së policisë së qytetit, ku përgjoheshin prej viteve. Dy gra që lëviznin drejt derës. Njëra prej tyre e mbylli bravën dhe çelësin e futi në xhepin e një xhaketë të vjetër të zezë, të dale boje. Gruaja tjetër diç kërkoi në çantën që mbante në supin e djathtë pastaj u afrua drejt kreut së arkivolit. Burri që ishte aty dhe që i dalloheshin nga larg një palë mustaqe të holla bëri një shenjë rrefuzimi. Nga dritarje e dhomës së fjetjes, i mbështetur mbi parvaz, pashë "zukun" gri të komunales së Cërrikut. Së bashku me shoferin, një puntor me kominoshe gjithë gëlqere e llaç, hapën spontin e makinës që dukej tepër e vjetër. Qëndruan aty. Mbase dikush nga larg, nga një kënd që unë nuk mund ta shikoja, i urdhëroi. Duhej që të ishte një hije. Mundet edhe sigurimsi i ri, i sapo mbritur në atë qytet të vogël, që kishte marre përsipër të zëvëndësonte fytyrëkuqin, Karlo, që i kishte gjurmuar prej më shumë se tre vjetësh, Liri Belishovën me të bijën, Drita Çomo.
I heshtur, arkivoli u vu përsëri në udhë. Katër personat që mezi e mbanin, kaluan kanalin që ndan asfaltin e prishur nga obori i shtëpisë. Të dyja gratë mbanin fundin, por u duk se u lodhen shpejt. Aty në rrugë e ulen përsëri. Njëri prej burave, kërkoi që të ndrroheshin dhe gruaja me flokët e mbledhura "topuz", doli në fillim. Çantën e mbante në krah. Dukej se e pengonte. Në një çast fërkoi duart. Mbase nga lodhja. Liria dy metra me tej, kaloi lehtë dorën mbi suprinën e ndritshme të arkivolit sikur donte që të përkëdhelte edhe një herë të bijën, që ishte shtrirë brenda si në gjumë të thellë. Pastaj fshiu lotët me një shami. Një prej burrave e kapi nga krahu dhe e tërhoqi duke e mbështetur për një çast pranë gjoksit të tij. Dukej që deneste. Burri tjetër erdhi pranë. Diçka i foli e pastaj i kaloi dorën, në supet që i dridheshin. U kthye nga pallati ynë. Më pas e kaloi vështrimin tek dy pallatet e tjera që rrinin përballë. Me siguri që dalloi dritaret e mbyllura dhe perdet e hapura. Kuptoi se qyteti përgjonte. I heshtur dhe gojëprerë. Me një ndjenjë frike, por edhe keqardhje per vajzën me sy të veçantë, të hijshme dhe nga me bukurat në hapsirat e tij.
Nëna ime më bëri me shenjë që të mbyllja dritaren. Një çast më parë, ajo kishte zgjatur koken,dhe kishte peshperitur." Te shkreten Liri ç'e gjeti. Korba,ajo..." Ime shoqe që ishte nuse e re në shtëpinë tonë, kafshoi lehtë buzën e poshtëme, sikur donte të më thoshte... "mos...u be i keq! Kërkon që të na shkatërrosh?". Kishim mbritur atë mëngjes nga Elbasani ku jetonim sëbashku prej dy muajsh. Fund jave, si zakonisht, mblidhesha te prinderit e mi, të cilët më dukej sikur i kisha braktisur dhe harruar. Babai në kuzhinë lexonte “Zërin”. Fshihte sytë e vegjël gri, poshtë kristalit të qelqtë të syzeve dhe herë pas here shfrynte me kraharor. Gjetiu e kishte mendjen... E ndoqa në një çast të vetëm me sytë nga dera e hapur dhe u ndjeva vërtet keq. Nuk mund që të flisje edhe pse tej një vajzë e ndrojtur po largohej nga kjo botë e mbyllur brenda një arke. Jo krejt e panjohur për ne edhe pse askush nga familja ime nuk mund që t’i fliste. Por ne e njihnim atë. Edhe jetën e saj deri në detaje. Me motrën time të vogël shpesh herë përshëndetej me një ulje koke të lehtë . Ishin vajza fqinje prej disa vjetësh edhe pse ime motër ishte disa vite më e vogël. Shpesh herë ajo na tregonte, por babai një dite i kishte thënë, " Je e vogël dhe ca gjëra nuk i kupton. Ajo nuk është e lirë. Jeton si në një burg të vërtetë. Mëkat!..."
- Po e hipin në zuk - tha motra ime e vogël që zgjati një çast të vetëm kokën në dritare duke më shkundur edhe mua nga përhumbja
Arkivolin vërtet po e vendosnin në karrocerinë e makinës që një çast më parë kishte transportuar llaç për brigadën e muratorëve të komunales, të cilët po riparonin fasadën e banjos së vetme të qytetit , diku pranë kinemasë, në qendër të qytetit të Cerrikut. Këtë herë punëtori dhe shoferi po e shtynin arkën drejt mesit të mjetit. Pastaj fërkuan duart sikur kërkonin t’i shplanin ato. Ndoshta për të thënë se: "në këtë histori ishin krejtësisht të pafajshëm". Por ky çast nuk zgjati shumë. Lirinë njëri prej burrave e mori për krahu për ta hypur përpara me shoferin, por ajo nuk pranoi. M’u duk më e krrusur se zakonisht. Mbase edhe nga pesha e gjëmës që i kishte rënë mbi kokë. Gruaja tjetër mbylli derën duke e përplasur me zhurmë. Zuku levizi dhe mori kthesën majtas përpara çerdhes e pastaj devijoi për në rrugën kryesore që të çon në Elbasan. Diku pas lagjes së Malasejit, ku banonin një pjesë e familjeve çame të Cërrikut si dhe disa familje jevgjësh, ndodheshin edhe varrezat e qytetit. Makina lëshoi një tym të hollë e u zhduk përfundimisht nga sytë tanë vetëm një çast më vonë. Ndjeva një peshë në gjoks. E ndala frymën në një çast. Ishte një dhimbje njerëzore...
Kurrë nuk do ta harroj atë çast...
Kështu më ka mbetur në mendje edhe sot e kësaj dite.
xxx
Nuk e di se pse, por Drita Çomo më ngjante me një Anna Frank të vërtetë. Kjo ide kishte nisur të më pushtonte që në çastin kur e kisha parë të nisej e heshtur në shkollë, një mëngjes shtatori. Me një fustan të thjeshtë në ngjyrë të ëmbël gështenje e të prerë thjesht, deri një pëllëmbë poshtë gjunjëve, kaloi e ndrojtur përpara meje. Ishim te kryqezimi i rrugës që vjen nga spitali, përpara postës së policisë, e që pastaj degëzohej për në gjimnazin "Tomorr Sinani" e ne "bulevardin" e vetëm të qytetit të Cërrikut. Ajo ishte ende e pa rritur mirë . Me një trup të drejtë e të dobët dhe e brishtë si një fije bari, të cilin e përkund një fllad i lehtë pranvere. E heshtur dhe e trishtë. Me një fytyrë në ngjyrë të grurit që zgjatej paksa poshtë e me mollzat të rrumbullakosura. Një portret fëmije që shprehte veçse dhimbje. Mbase fati e kishte goditur që të vuante ashtu si të mëdhenjtë një lloj persekucioni ku i mohohej liria. Kjo e fundit varej në perin e një operativi që i ndiqte tashmë prej vitesh si një hije. Madje e frikshme.
Ato ditë kisha parë në kinemanë e qytetit filmin e Anna Frankut. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja që e lidha portretin e saj me këtë protagoniste që më kishte emocionuar. Në kokë me hipi një ide e mendim i çuditshëm. Edhe kjo vajzë, ashtu si Anna, duhet që të mbajë shënime. Mbase edhe ditar. Drita kishte se çfarë të thoshte në atë rradhë duke e përshkuar ditën e kredhur në vetmi, si në nje burg ku realisht i mungonin hekurat. Paraqitja, tri herë në ditë, përpara sportelit të policit Hetem apo Qinam, që përgjonin në dritaren e dhomës aty pranë...
Ishte fillimi i viteve ‘70 -të. Liri Belishova, ish antarja e Byrose Politike, më kishte mbetur në mendje që nga fëmijëria e largët, në një foto, me flokët e prera shkurt që i rrumbullakoseshin mbi një fytyrë, ku binin në sy veçanrisht shkëlqimi i dy syve të vegjël e të zinj. Kur erdhi në Cërrik e sistemuan në lagjen tonë. Disa ditë para se të vinte i kishin ngritur një si barakë pranë postës së policisë së qytetit. Tri metra me tej, përpara derës, kalonte rruga e spitalit. Ai ishte fare pranë, pas dy pallateve dy katësh tip arkitekture sovjetike, të populluar kryesisht me naftëtarë që punonin poshtë, në uzinë. Si vend pune i siguruan një prej magazinave të mëdha të ndërmarrjes së konsumit dhe tregëtisë. Detyra e saj ishte: seleksionuese zarzavatesh në sektorin që vinin nga kooperativat . I shoqi, Maqua, ish ministër i bujqësisë, ishte në burg. Natyrisht, me një dënim të rëndë e të zgjatur.
Kur e pashë për herë të parë ndjeva një lloj zhgënjimi brenda vetes sime. Liria nuk i ngjante me asaj që kisha parë në foto. Isha i ri asaj kohe, pa i mbushur të njëzet e pesë pranverat. Punoja si mësues në fshatrat e Dumresë, në kufi me Kuçovën dhe në shtëpi vija vetëm në fundjavë, sa për të bërë dy shëtitje mbrëmjeve në bulevardin që zinte fill nga kinemaja e qytetit deri para pallatit të shtëpisë sime. Gjithsejt 300-400 metra.
Familja e Liri Belishoves mbyllej brenda katër mureve të shtëpisë dhe nuk e kishte këtë lloj "privilegji" që të hazdisej si "kali në lëmë", ku zakonish ngrifeshin disa djem të rrinj të sapoardhur nga fshati me punë në uzinë dhe që ëndërronin karrierën. Dilnin edhe vajza. Kryesisht gjimnaziste apo edhe studente të ardhura nga kryeqyteti për të pushuar dy ditë pranë familjeve. Anash, në trotuare, qëndronin kryesisht sehirxhinj, disa të mitur e çamarrokë, por edhe hafije, që nuk ishin të paktë në këtë qytet. Një pjesë e mirë e familjeve që e kishin një lloj "lluksi " vendoseshn nëpër ballkonet që ishin përballë bulevardit, sapo vinte mbasditja. Pinin kafenë. Gratë bënin triko dhe gjysmëvështrimin e mbanin nga "bulevardi". Diskutonin e flisnin për të rejat e ditës që kishte mbërritur nga ndonjë thashethem absurd dhe natyrisht bënin edhe biografitë e njerëzve që i kishin përpara, gjatë asaj xhiroje që mbaronte shpejt, aty rreth ores shtatë.
Më pas qyteti mbyllej brenda mureve të shtëpisë për të rënë në gjumë menjëherë. Nesër duhej të ishin që të gjithë të gatshëm për në punë. Natyrisht, me energji të reja, të cilat u duheshin për të dhënë rendimente sa më të larta "për të mirën e shoqërisë".
Pikerisht në këtë bulevard do ta shikoja, një buzëmbrëmje, Drita Çomon, vajzen që kishte fituar, tashmë, një bukuri magjepsëse, me fytyrën gati fëminore e që rrezatonte veçse mirësi. Ishte më e rritur. Ishte gjimnaziste në vitin e parafundit. Ka qenë ndoshta vetëm një gjysëm xhiro. Mbase mund që të ketë qenë deri te MAPO – ja, në qendër. Ishte shoqëruar nga vajza e komandatit të regjimentit. Kam qenë me një shok. Ai më ceku supin me bryl, nga që ishte pak më i gjatë se unë, si per te me thene: "Shiko si është bërë!"
- Është bija e Lirisë. Shih çfarë trupi të rregullt që ka. Dhe sa e hajthme! Alamet goce... e shkreta! - tha ai pastaj dhe u mbush për një çast me frymë.
Shoku im e ndoqi për një çast me vështrim derisa ajo u zhduk te kthesa, në fund të ballkonit të Petref Latifit. Kishte marre rrugen për në shtëpi .
- Sa shpejt që qenka rritur?! - bëra të çuditurin.
Vërtet që më erdhi mirë për atë vajzë që kishte një botë dhe natyrë te veçantë.
Gjate asaj kohe më kishte rënë në sy një djal me trup mesatar, me një portret të dobët e brun. Nuk ishte më shumë se shtatëmbëdhjetë vjeç. Ishte Petriti, i biri i Lirisë dhe vellai i Dritës. Natyrisht, ai rinte me dy a tre djem që kishin probleme me sjelljet e tyre në atë qytet të vogël punëtorësh. Të paktën ata kishin kurajon që ta shoqëronin në atë kohë. Në një ditë me shi kisha zbritur nga biblioteka e qytetit dhe më duhej të qëndroja poshtë strehës së kinemasë. Diku, në qoshe, pashë Petritin që fliste me pasion. Veshi ma kapi se ata diskutonin për futbollin. Flisnin për kampionatin shqiptar të asaj kohe. Djali fliste me pasion për njërën nga skuadrat e kryqytetit, që kërkonte të merrte titullin. Disa muaj me vonë, në sezon vere e pushimesh, në lulishten e qytetit, rreth një stoli, së bashku me këta shokë, vazhdonin të diskutonin përsëri për futbollin edhe pse kampionati kishte mbaruar.
- Është tifoz i madh. - me tha Qani Arapi, që rrinte me shtëpi përballë asaj të Lirisë. Vetëm rruga i ndante. - Po ç’të bëjë i ziu. Veçse për atë mund të diskutojë. E ka nga halli. E përgjon Karlua.
Sigurimsi Karlo ishte një fytyrëkuq dhe me leshtë e kokës gati të kuqe. Nofulla e tij ishte e tejzgjatur dhe në pamjen e parë te ngjasonte me një kale të hazdisur. Ashtu e kishte edhe të ecurën. Njëri sup i varej gjithmonë e sytë i kishte të mëdhenj e si të çakërdisur. Thuhej se ishte nga Shkodra. Kishte disa vite që e ndiqte Lirinë, aty, në Cërrik. Për këtë e kishin sjell nuk e dihej nga ku. Jetonte me shtëpi pranë Qaniut. Dy dritaret, atë të kuzhinës dhe të dhomës së gjumit, i kishte përballë nga barraka e Lirisë. E kontrollonte sapo ajo hapte derën për të shkuar në punë te magazina e konsumit, prapa komunales.
Thuhej që e kishte qejf gotën dhe në shumicën e rasteve qëndronte në një gjendje ekstaze, ku kuntëbonte veçse alkool. Më kishte rënë në vesh se ishte edhe qejfli pas grave. Në atë kohë flitej se kishte zënë të dashur edhe një bufetiere, që sapo i kishte vdekur burri me kancer, duke e lënë të ve me një vajzë të vogël. Karlua të imponohej me një natyrë të rrëmbyer dhe me fjalët e vrazhda, aspak të hijshme. Te fyente për hiç mos gjë. Të kërcënonte dhe këtë e bënte realitet. Më kishin thënë se i thërriste në polici djemtë e bukur të qytetit sepse i shihte si rivalë. U bënte presion. Dikë ndofta arriti ta bëjë edhe bashkëpuntor. Kësaj nuk i dihet mirë filli. Punë të fëlliqura dhe të fshehta bëheshin shumë asaj kohe. Unë nuk pata folur ndonjëherë me të.
Lirisë nuk i ndahej. E kontrollonte disa herë te magazina e Gani Elezit, gjatë orarit të punës, edhe pse ajo paraqitej tri herë në ditë në polici, për të bërë listëprezencën. Ai kishte pushtet te pakufishem mbi familjen e saj.
Në çast, kur i a njoha mirë karakterin këtij tipi që hiqej si Fusheja, mendova për Dritën. Ai mund t’i kthehej edhe vajzës në emër të detyrës. Nuk e di, por ato ditë e kam menduar mirë kete lloj aventure ndaj asaj vajze të brishtë, e cila rrezatonte edhe një karrakter të paepur ndaj farsave të tilla. Zor se mund t’i binte në dorë atij fytyrëkali që mbante erë alkool. Por ai e kishte mendjen tek të tjerat. Bufetieria e gostiste vazhdimisht me pije. Madje, i jepte me vete edhe ndonjë shishe. Ajo ishte në një moshë që e kërkonte dashurinë dhe shtratin . Jetonte e vetme në qytet, në një pallat që nuk binte në sy të askujt. Një shok i yni, që banonte aty, na thoshte vazhdimisht se Karloja vinte pas mesnate e dilte afër mëngjesit. Gruas se tij me siguri që i thoshte se "ishte në detyrë". Po kjo punë zuri të binte erë. Jo vetem në qytet. Një teknik i komunales, që rrastësisht hyri në bufenë e të dashurës së tij, i gjeti pas banakut, në kthinën e vogël.
Bufetieria thërriste nga kënaqësia, duke mos e kontrolluar veten, e Karlua si një derr i egër gërrhinte, duke lëshuar disa tinguj krejt te pakuptueshëm. Po pas teknikut, në atë moment, u ndodhen edhe dy klientë të tjerë. Karlua me pantallonat nëpër këmbë iu hungëriu dhe i kërcënoi se do t’ua shkatërronte jetën nëse e hapnin gojën. Por fjala mori dhenë dhe historia kaloi nëpër gjithë familjet e atij qyteti thashethemnajash. Ime ëme ma tregoi këtë ngjarje, që ishte kthyer në kryetemën e ditës, ndersa u ktheva si zakonisht në fundjavë.
- Shpetoi edhe Liria - më tha duke arnuar, aty në ballkon. - Atë kodoshin do ta heqin. Kështu flitet.
Por Liri Belishova, me djalin e vajzën e saj, nuk kishte se si të shpëtonte. Karlon dikush do ta zëvendësonte dhe ajo sërish do të ishte nën pushtetin e përndjekjes e të persekucionit psikologjik, ashtu si më parë.
Pas ca ditësh mbërriti një tjetër afije dhe Karlua nuk u pa më në Cërrik. Se ku iku e çfarë u bë me jetën e tij ende nuk di gjë edhe sot e kësaj dite. Besoj se nuk do t’ia kenë falur. Nganjëherë diktatura bënte shembuj edhe bijtë e vet më të devotshëm. I riu, ndryshe nga fytyrëkali Karlo, nuk ra në sy fare. Këtë herë strategjia e përndjekjes ishte më e veçantë dhe e heshtur.
xxx
Ka qenë sërish buzëmuzgu. Madje, errësira dukej se vinte me hap të shpejtë, duke ngjyruar qiellin me penelin e zi. Plepat, në të dy anët e rrugës që të çon në Elbasan ngjanin si një figuracion i çuditshëm nga ato të tablove konteporane. Nga rrugët e sheshi kryesor i qytetit kishin filluar të rralloheshin e njerëzit e paktë që në atë fundvere dukeshin më të lodhur e më të pagjumë. Së bashku me dy shokë të mitë, arsimtarë fshatrash, kaluam përmes lulishtes. Dikush propozoi që të uleshim për pak minuta në një stol të lulishtes. Qendruam dhe vazhduam të diskutonim për gjëra të parëndësishme të asaj kohe. Njëri prej nesh dalloi Drita Çomon. Nuk e di sa nga erdhi, por kaloi qetësisht përpara nesh duke shtrënguar pranë gjoksit një libër. E ndoqa me sy, ndërsa u zhduk pas një masivi të gjelbërt, në një rrugicë të ngushtë asfalti të lulishtes që të nxirrte përballë dyqaneve dhe klubit "1 Maji". Pas një çasti ndjeva praninë e një njeriu tjetër që qëndroi i heshtur në krahun tonë. Ishte krejtesisht i panjohur për ne. Diç foli më tej. Mbante për dore një biçikletë tip "Ylli", që ishte në modë aso kohe. Prodhim vendi.
Njëri prej shokëve tanë u ngrit dhe iu afrua. Pamë që i ndezi cigaren dhe kuptuam se, djaloshi i ri dhe i gjatë, me supe të rëna, ishte një duhanpirës. Pastaj ai mori rrugën për në Elbasan, me biçikletën që duhej ta kishte sjellë prej andej.
- Me pyeti për Dritën. - tha shoku ynë, që i ndezi cigaren. - Tha se kishte ardhur nga Elbasani. Dukej i dashuruar marrezisht pas saj. Mbase nuk e ka ditur e ç'rrezik të sjell shoqërimi me të.
Shoku tjeter imi nuk u ndie mirë. Lëvizi nga stoli sapo duhanxhiu ynë tha se djaloshi i kishte treguar edhe një intimitet se "i kishte prekur buzët ai elbasanasi"
- Ja fut kot ky spurdhjaku. - tha me një frymë ai që lëvizi. - Drita edhe pse vajzë në moshë, edhe pse i mungon ajo ndjenjë, zor se mund t’i fal një çast dashurie, qoftë edhe këtij birkoje, që udhëton nga Elbasani, këtu, me një biçkletë, në emër të dashurisë së zjarrtë.
Dukej që kishte një dozë inati miku im dhe nuk i besonte asaj që u tha, aty, mes nesh, nga një njeri i huaj. As unë nuk i zura besë atij djaloshi dhe këtë bindje e kam edhe sot e kësaj dite. Ai nuk duhej që të kishte njohur botën e saj të ndrydhur e të mbyllur. Madje, ndofta, edhe rrethanat që e ndiqnin atë që prej ardhjes në jetë.
Ky ishte një kujtim që u tret me atë mbrëmje, duke mbetur mbrapa atij konfiguracioni të çuditshëm drurësh të asaj nate pa hënë...
Tri ditë më vonë, në shtëpinë time, e bija e komandantit të rregjimentit, Rajmonda Bulku, më tha në intimitet: "Drita është poete. Shkruan poezi të ndjera."
Ishin shoqe klase. Së bashku me Vanina Canin, që më vonë mbaroi për inxhinjeri kimike, ishin bërë si tri shoqe të pandara. Këto të fundit, vajza komunistesh, por që nuk mund ta përkthenin ndryshe shoqërinë e bangave të shkollës. Ndaheshin gjithmonë në cepin e pallatit tim, aty, te ballkoni i Petrefit.
Pak ditë më vonë Rajmonda më solli edhe një poezi të Dritës. Ishte një fletë me katrore, nga fletoria e matematikës. Vetëm tri strofa. Shkruar me një shkrim që dukej si një dhimbje që dilte nga fundi i shpirtit të saj. Poezia fliste për një mbrëmje, së cilës i mungonin yjet...
Shumë vite më vonë, kjo poezi, nuk e di se pse nuk u përfshi në vëllimin që i përgatitën asaj me një shënim nga vetë Kadareja. Mbase duhet që edhe të ketë humbur. Ajo mund të ketë përfunduar, dorë me dore, por edhe në ndonjë sirtar sigurimsi, atje, ku ruheshin të fshehtat e pa deklaruara të gjurmimeve monstruoze.
Ca ditë më pas babai solli në shtëpi një shokun e tij. Ishin njohur që në jetën partizane, në zonat e jugut. Shoqerinë e kishin ruajtur gjer në vitet e mëvonshme. Nuk e di se si ishin takuar.
Atë mbrëmje ai ishte mysafiri ynë. Të nesërmen, ndërsa nëna përgatiste drekën dhe mysafiri duhej percjellë deri poshtë në stacionin e Paprit, për të udhëtuar pastaj me tren për në Tiranë, dy burat rrinin e kuvendonin aty në ballkon.
Fund jave dhe mes vere. Dielli digjte që në mëngjes. Një hardhi rushi, e mbjellë aty që prej disa vitesh, kur mbërritëm nga kryeqyteti me transferim në Cërrik, lëshonte hije. Atë ditë, si për të rrespektuar mikun, nuk kisha shkuar për plazh në lumin Shkumbin, ku ne arsimtarët kalonim verën nën rrezet e diellit e pranë një rrëre të imët si ajo e plazheve të Adriatikut. Natyrisht, biseda midis dy miqve të vjetër shkonte edhe në ngjarje e njerëz të njohur vite më parë. Prag dreke dhe nga kuzhinat përreth ndiheshin errërat e specave të fërguara. por edhe e mishit që nuk kishte filluar të na mungonte në treg.
Në cepin e trotuarit u duk portreti i Liri Belishoves: trupi i harkuar dhe fytyra e ngritur paksa mbi supet e varrura. Ecte qetësisht sikur t’i kishte mbaruar që të gjitha detyrat. Në të gjithë gjatësine e pallatit ajo u duk sikur u çapit mbi trotuarin që kishte zënë të prishej nga errozioni i shirrave të dimrit dhe pranverës. Unë e dallova i pari ndërsa dy burrat vazhdonin të kujtonin miqtë e tyre të vjetër duke treguar për ta histori që përfundonin me një humor të lehtë. U zgjata pak mbi bodurën e ballkonit dhe bëra sikur do të shija andej nga gjimnazi. Kalimi i kësaj gruaje, disa herë në ditë, përpara ballkonit dhe dritares së kuzhinës sonë, ishte bërë, si të thuash, një ritual që nuk na mungonte. Herë pas here, të ardhur apo komshij, që vinin aty për të pirë një kafe, kryesisht gra, shoqe të nënës sime, nisnin e tregonin edhe të rejat e ditës për Liri Belishoven, gjitonen tonë të internuar. Nuk mungonin edhe bëmat për ata që e ruanin dhe e përgjonin familjen Çomo. Aty mesonim, për shembull, kur Liria bëhej gati të shkonte të takonte Maqon në burg. Ajo interesohej për lejën e takimit, që e kishte depozituar ne polici që përpara një muaj e ca më parë, nëse ajo kishte mbërritur apo jo.
E vuri re edhe im atë. Miku vazhdonte që të tregonte histori shokësh e bëmash.
- Moreee! A të kujtohet Liria? - pyeti pyet nën zë babai në një çast kur gruaja e përndjekur çapitej përpara ballkonit tonë.
Tjetri kthehu kokën menjëherë.
- Ç'me thua, bre, Zeqooo, - tha e hodhi sytë nga e internuara, e cila vazhdonte të çapitej ngadalë mbi trotuar, dhjetë metra më tej.
U prish në fytyrë menjëherë. Një rreze u duk sikur e spërkati për një çast te vetem. Shtrëngoi fort buzët dhe tundi kokën lehtë.
- Ne fillim kam qenë shoqëruesi i saj për disa vite. Heee...! - psherëtiu dhe tundi sërish kokën. Pastaj qëndroi për një çast sikur të donte të sillte ndër mendje kujtimin e largët. - Paska ndryshuar. Qenka transformuar krejt. Nuk e kam parë qysh atëherë. Ka qenë edhe partizane trime. Grua e zonja. Pastaj... e prishi... Punë grash. Flokëgjatë e mendjeshkurtër, siç thonë. Por shoku Enver e kurseu. Gjynah!
Mëshira që shprehu shoku i babait m’u duk krejt e pavend në atë çast. Më ngjante me një mëshirë kristiane. Kisha mendimin se Liria, më shumë se "gabimi i saj", kishte shërbyer në skakierën e shahut të politikes shqiptare si një figurë që duhej “ngrënë”, për të realizuar, pastaj, një bllof ndaj kundërshtarit, që luante me gurë me ngjyrë tjetër. Për një "shah mbreti", që nuk do të na mungonte. Përralla me “Hurshov”, që tregohej atëherë në mbledhjet e Frontit Demokratik të lagjes sonë, më dukej si ajo e Kësulkuqes. Ishte nisur që nga Kina të takonte gjyshen – Enverin, për t’i sjellë një shportë me lajme dhe, në rrugën përmes pyllit, kishte dalë ujku (udhëheqia revizioniste sovjetike e asaj kohe). Madje, ata kishin veshur edhe skufien e gjyshes apo maskën me të cilën kërkonin të imitonin atë për të marrë ç’kishte brenda në shportë, pra, lajmet kineze. Ato, në fakt, i priste Enveri. Në fund ujku Nikita apo Kosigini apo Brezhnjev e hëngrën kësulkuqen... Sidoqoftë kjo ishte vetëm një përrallë.
xxx
Vera kishte kohë që kish shkuar dhe shtatori i atij viti ishte tepër i ngrohtë. Isha i sëmurë nga “shytat” dhe atë ditë nuk kisha shkuar në mësim, atje, në një fshat, pas kodrave e liqeneve të Dumresë. Kisha marrë një raport mjeksor te Xhevdet Xhelua, mjek, edhe ky me një cen në biografi, për shkak të vëllait të tij ish gjeneral, i cili kishte vdekur në burgun e Burelit. Por nuk mund të rrihej në shtëpi. Edhe pse me temperaturë vendosa që të dilja andej nga Biblioteka e qytetit: një sallë në katin e dytë të kinemasë, ku mund të gjeje gjithçka, pasi aty kishin punuar, për vite me rradhë, njerëz të apasionuar pas librit.
Ka qenë mbasdite dhe aty nuk kishte asnjë lexues tjetër. Bibliotekaria, Liri Spaho, një komshija ime dhe shoqe me motrën e madhe, po më tregonte për librin "Fundi i misterit etrusk", për të cilin kishte ardhur një udhëzim: të hiqej nga qarkullimi. Autori i tij, një çifut francez, i cili kishte qenë edhe në Shqipëri dhe ishte pritur nga vetë Enver Hoxha , figuronte, tashmë, tek të ndaluarit. Më tregoi edhe listën ku përfshiheshin librat e ndakuar.
Në derë u dha Liri Belishova. U duk krejtësisht e lëshuar. Madje, përshtypja e parë që m’u krijua, sapo i hodha një vështrim, kishte të bënte me lotët. Ajo duhej të kishte qarë. Sytë i kishte të skuqur, edhe mollëzat gjithashtu. Kishte një vështrim të mjegullt, që nuk shprehte asgjë. Ngriti dorën dhe e kaloi mbi flokët e shkurtër, gjysmë të thinjura. Qëndroi për një çast e kredhur në mendime. Mbase u pendua që u fut në atë derë. Shtrëngoi gishtin e majtë, tregues, sikur donte të thoshte diçka.
- Urdhëro, Liri – i tha bibliotekaria dhe i doli përpara.
E internuara e Cërrikut, bëri edhe një hap tjetër drejt banakut ku shërbehej libri. Në mes ishte punonjësia e institucionit.
- Kam ardhur...kam ardhur... - zeri ishte i ndrojtur sikur të dilte me vështirësi nga një hon i thellë, i padukshëm. - Nuk e di nëse e kini ju librezën e notave. Ka qenë disi si në formën e fletores apo e një libri që përdorej më përpara nga shkollarët.
Bibliotekaria ngriti supet. Hodhi një vështrim nga etazheret e mëdhenj, të mbushur plot me libra, e pastaj tundi kokën.
- Nuk e di. Nuk ma kanë zënë sytë. Asnjëherë. E di që e kemi patur në shkollë kur e vazhdonim, disa vite të shkuara, por... Pse e kerkon?
- Ah! - bëri tjetra. - Pse e kërkoj?. Në fund ka patur rregullat e shkollës si dhe detyrat e të drejtat për një nxënës, që e ndjek atë. Janë nxjerrë nga legjislacioni dhe urdhëresat e Ministristrisë së Arsimit.
- Po pyes një herë Alekon, mos ka ndonjë kopje të kësaj libreze - tha bibliotekaria dhe u kthye nga unë që rrija në tavolinën e parë, pranë dritares. Edhe Liri Belishova me hodhi një vështrim të përvuajtur.
E sigurova që e kisha . Madje, kujtim nga vitet e shkollës dhe premtova se do ta sillja në bibliotekë të nesërmen në mëngjes. Për t’ia dhënë vetë Lirisë as që bëhej fjalë. Ishte me rrezik, gjë që nuk e pranoi as edhe ajo.
Biblioteka ishte e të gjithëve dhe Liria mund të vinte aty pa patur as edhe një problem, ashtu siç kishte bërë deri në atë çast. Në fakt ajo lexonte rregullisht dhe kishte edhe një kartelë lexuesi aty.
Në një çast u duk sikur ajo ndërroi mendim.
- Po ç'ta marr kot - tha e psherëtiu përsëri.
- Nuk po të kuptoj - i u drejtua bibliotekaria e Cërrikut. - Përse të duhet?
- Ah! - bëri përsëri e internuara dhe sytë kësaj here i u njomën nga lotët që rrëshqitën në mollezat e faqeve, që kishin zënë rrudha. Nuk kishte kohë që t’i fshinte. - Po pse nuk më çoi dhe mua te të tjeret, po me la, moj Lira, që të vuaj kështu. Është tepër e tmershme. Nuk mund të durohet te fëmija. I kanë mohuar maturën Dritës. Ajo e mori përpara dy muajsh me rezultate të mira. I thanë që nuk ka bërë punën fizike. Nuk shkoi në aksion, në hekurudhë, në Lushnje me gjimnazin. Vetë nuk e morën pasi për të shkuar deri atje, për Dritën, duhej të merrej leje nga lart. Drejtori më tha sot në mëngjes se vajza ishte rrëzuar në maturë dhe se ajo nuk do t’i quhej e përfunduar. Më vjen keq se vajza po vuan shumë në shtëpi. Ka gjithë drekën që derdh lot. Si munden që ta qetësoj?Ah! Nëna mos qoftë!...
Pastaj nxitoi që të nxjerrë nga xhepi i xhaketës se zezë një shami dhe në çast i erdhi turp. Ktheu kokën mënjanë dhe fshiu rrëketë e lotëve që kishin lënë gjurmë në faqe si përrenj të shterur. Lira i afroi karriken e saj dhe gruaja e sapoardhur rinisi serish të denesë.
U ndjeva vërtetë keq. Lëviza nga vendi dhe drejtova hapat tek e internuara. Ishim shumë pranë, për të parën herë në atë qytet edhe pse prej vitesh ishim komshij, fare afër. I vura dorën ne sup. E dija se kjo do të ishte me pasoja për mua dhe familjen time, prindërit. Mbase mund të më vihej në pikëpyetje vetë e ardhmja ime si njeri, por edhe si krijues. Kisha botuar në atë kohë dy libra për fëmijë te Shtëpia Botuese "Naim Frashëri". Thashë diçka sa për ta qetësuar. Po kështu edhe Lira.
- Jemi komshijë, moj Liri, dhe nuk të duam të keqen, jo! - i foli si shoqe bibliotekaria, ndonëse ishte katër dyzina më e re. - Ishallah ... dhe gjërat rregullohen më mirë. Por edhe për Dritën, që e ke flori, do të ketë një ditë të mirë.
- Ç' ditë të mire... e zeza vajzë, si na bënë dhe na katandisën kështu.
Liria u duk se mori frymë thellë dhe pas një çasti u ngrit për të ikur.
- Me falni. Ç'kusure keni ju të dëgjoni hallet e mia?. U faleminderit për kurajon që më dhatë. Puna ime është parë me kohë. Maqua në burg. Unë këtu me dy fëmijë, fillikat e vetme, pa asnjë shpresë, pa njeri. Torturë për së gjalli... Mos e pesoftë asnjë kështu si unë!. Mbeta si qyqe e vetme!
Me trupin pak të krrusur shkoi te dera. Qëndroi një çast aty dhe ktheu kokën nga ne. Me sa duket u pendua sepse u duk sikur donte të thoshte diçka.
- Mirëmbetshi!... - tha pastaj dhe e heshtur kaloi në korridorin gjysmë të errët për të zbritur poshtë, në hollin e asaj shtëpie kulture, të vetmes në atë qytet të vogël punëtorësh.
- Kemi qenë me fat - tha Lira. - Nuk na erdhi njeri. Po të na shihnin?. Për ty, Leko, do të ishte edhe më keq, sepse unë mund që të justifikohesha për punë librash. - Pastaj vuri buzën në gaz. Në një çast tjetër: - Shpëtove këtë herë!
Por unë kuptova se Lira kishte kohë që komunikonte me Liri Belishovën, ato njiheshin mirë. Mbase edhe librat, por bibliotekaria, ishte bërë si të thuash një dritare e vogël nga ku e internuara shihte një tjetër botë.
xxx
Lajmi i sëmundjes së Drita Çomos erdhi krejt papritur. Ajo menjëherë ishte bërë tema e ditës në familjet e Cërrikut. Vellai, Petriti, ishte ushtar. Ai mungonte prej kohesh në mjediset e qytetit edhe pse gjendeshin tifozë të thekur që komentonin me pasion sportin e kampinatin shqiptar, por edhe "Champion Ligën". Vetë Liria , dukej më rrallë në qytet. Dilte vetem atëherë kur i duhej të merrte ndonjë ushqim për vajzën e sëmurë. Dukej më e merrakosur dhe më e trishtuar si nënë. Paramendonte gjëmën, e cila do të ishte vërtetë tragjike dhe e papërballueshme për të.
- Edhe kjo i duhej Lirisë! - tha ime ëmë. - Si do ta duroj vallë?.
Babai gjithmonë bënte indiferentin. Sikur nuk kishte dëgjuar asgjë. Sa herë që binte fjala për të internuarit e qytetit, të cilët kalonin përpara dritares së shtëpisë sonë, për t’u paraqitur në polici, im atë heshtte si varri. Mbase nuk donte që të kishte probleme. Sapo kishim nxjerrë vëllane e vogël nga burgu. Kishte qenë ushtar në Rinas dhe e kishin zënë në gjumë, gjatë shërbimi të natës, së bashku me dy roje të tjerë. I kishin akuzuar si grup. Pas disa muajsh, në Torovicë dhe në Valas, im atë ia kishte dalë që të siguronte një falje me kondicionel për Agimin edhe pse i takonin edhe 15 muaj të tjerë burg. E mbanim sekret në atë kohë. Problemi nuk ishte vetëm te fqinjët tanë. Në polici duhej që të dinin ndonjë gjë. Më i informuar duhej ishte operativi, por edhe ndjekësi i Lirisë, që kishte detyra të veçanta.. Babai ishte bërë si një pus i thellë që zor se nxirrje ujë.
Tre muaj më vonë shkova në poliklinikën e qytetit. Sapo erdha në shtëpi më thanë se babai ishte sëmurë dhe e kishin çuar në poliambulancë. U merrakosa. Nxitova dhe me një frymë ngjita shkallët e katit të dytë ku bënin vizitat mjekët e ndryshëm. Në korridorin gjysmë të errët dallova siluetën e një vajze, që rrinte e ndrojtur dhe e pështetur pas murit. Te kembët e saj ishte edhe një stol i gjatë nga ata të lulishteve, por që ishte i lyer me ngjyrë kafe. Në fillim nuk e njoha. Sapo i kisha ngjitur shkallët, me nje frymë, ate pasdite të thellë, ku mungonin pacientet.
- Mos u tremb. Xha Zequa është mirë. Po e viziton doktor Xhevdeti. Është dhe mamaja jote aty brenda.
Nuk i kisha vënë rëndësi vajzës që qëndronte e mbeshtetur pas murit, por zëri i butë i saj, që rrezatonte vetëm mirësi, më bëri që të qëndroj në vend. Nuk do ta mendoja asnjehere që Drita Çomon do ta takoja në këto situata dhe në një vend të tillë. Isha përpara saj. Nga breda dhomës së vizitave dëgjova zërin e Xhevdet Xhelos, që ishte vëllai i Halimit, ish gjeneral, që kishte vdekur në burgun e Burelit. Ai bënte gjithmonë shaka me tim atë, pasi babai kishte qenë shok e mik i Halimit qysh gjatë luftës partizane. Madje, kishte bërë edhe shoqëruesin për të disa vite pas çlirimit. U qetësova. Shikova nga vajza që rrinte ende në pozicionin e saj tek muri dhe më erdhi mirë që me tha ato fjalë. Për një çast m’u duk sikur e humba. Nuk dija se çfarë t’i thosha asaj vajze për të cilën, tashmë, për sëmundjen e saj diskutonte i gjithë qyteti.
- Do të marr një recetë te doktor Xhevdeti - tha me një zë të ulët e intim sikur të ishim njohur prej kohësh.
- Ti je poete -i thashë dhe ndjeva se u emocionova. - Të kam lexuar një poezi.
Dallova që vuri buzën në gaz. Pastaj heshti për një çast. M’u duk mosbesuese nga përcaktimi im. Vërtetë që nuk i besoi fjalët e mia.
- Unë nuk shkruaj. Lexoj, po.
- Më ka rënë në dorë një poezi e juaja. Nuk më kujtohet se në ç'rrethana, por më ka pëlqyer.
- Nuk besoj se do të ketë qenë e imja pasi unë nuk kam shkruar.
Ajo mund ta vazhdonte ligjëratën që do të tirrte dhe do të mohonte vargjet që kisha lexuar dikur, por një kërcitje dere u duk se e trëmbi. Madje e struku më shumë atje në mur dhe në gjysmë errësirën e atij korridori.
Xhevdet Xhelua u dha në derë me bluzën e bardhë të mjekut dhe stetoskopin e hedhur në supin e majtë. Kishte një zë si bubullime.
- Gazetarin e paskemi këtu. Është merakosur. Dil, Zeqooo! I lemerise fëmijët. Ler duhanin dhe nuk ke asgjë. Do që të rrosh? Hiqe mavrinë! Pas tij doli edhe nëna. Doktori i ishte afruar tashmë Dritës. Po e pyeste për kurën dhe ilaçet. Atë nuk po e dëgjoja më. Doli edhe im atë. Ai kishte kaluar një atak të thellë azmatik në shtëpi.
- Si je, moj çupe? - pyeti nëna ime kur doktori u kthye për në dhomën e tij të vizitave, që të përgatiste receten, për Drita Çomon. Tjetra u duk se i u pergjegj, por nuk u mor vesh se çfarë tha.
I futi krahun babait dhe doli te shkallët.
- Po rri, moj grua, na lerë rehat. Këtu kanë veshë edhe muret - tha im atë duke e ulur zërin në fjalët e fundit. Hodhi vështrimin përreth e zbriti me ngadalë deri në katin e parë.
xxx
"Dritë që vjen nga humnera" është libri me poezi i Drita Çomos, që erdhi pne duart e lexuasit, pas rrëzimit të diktaturës. Ai m’u duk si një vegim i largët i një jete që nuk egziston më. Drama e një adoleshenteje, e një vajze që vuante një "faj" të pafajshëm në një kohë absurdesh. Mbase që nga lindja e saj. Histori rrënqethëse persekucionesh që përtypeshin në ingranazhe të çuditshme të një mekanizmi vrastar çdo minute, ditë dhe ore...
Ishte një kohë...
Një mbrëmje pa drita, një vit më vonë, pas rrezimit të diktaturës, nxitoja që të kthehesha në shtëpinë time, në Elbasan. Ishin kohë me trazira. Nga cepi i bankës, aty ku kryqëzohen katër rrugë, në qendër të qytetit, përballë Bashkisë, një zë që erdhi nga errësira, më bëri të qëndroj hapat. Dallova hijen e një njeriu të krrusur, që erdhi ngadalë pranë meje. Kuptova se kërkonte që ta ndihmoja. Më pyeti se si mund të shkonte drejt ish postës së vjetër. Vetem kaq. Zëri m’u duk si i njohur, por nuk mund ta kujtoja atë çast.
Ndersa u afrua dallova siluetën e një çanteje që ishte gjysmë e varur dhe pastaj portreti i njeriut të natës më solli ndërmend Liri Belishovën.
- Uaaa! - bëri ajo e habitur duke e zgjatur zërin. - Djali i madh i ....Si të kam, mor bir? - U afrua që të më jepte dorën.
- A më përcjell pak deri te posta e vjetër, se nuk orientohem dot. Është edhe natë
tani, pa le. Plakë jam dhe e pamundur, siç e di dhe ti. - më kërkoi ndihmën time, pasi më kishte pyetur me radhë për të gjithë njerëzit e shtëpisë, atje në Cërrik. E çova. E dija se do të vinte te kunata e saj, e cila punonte si gjeometre në ish komunalen e Elbasanit, por unë nuk i rashë në sy. E dija se ajo atje banonte. Madje, ishte gruaja që e kishte shoqëruar arkivolin e së bijës, disa vite më parë. Liri Belishova për këtë punë duhej të kishte ardhur: për të takuar të bijën në varrezat e Cërrikut. Atje ishte ende ajo, në një pllajë, në të hyrë të qytetit, kur vjen nga Elbasani, ndërsa familja, tashmë, ishte sistemuar në Tiranë. Kjo kishte ndodhur pas rënies së komunizmit.
Varrin e Drita Çomos e kam parë edhe disa vite më pas. Si gazetar u ndodha aty kur ish pronarët kishin bllokuar gjithë procesionet mortore të Cërrikut. Nuk lejonin të bëhej më asnjë varrim në tokat e tyre. Sherr me Bashkinë e qytetit.
Nuk e mbaj mend se kush ma vuri përpara librin me lirika të Drita Çomos. U befasova, por edhe u gëzova njëkohësisht. Për të qenë i sinqertë, asnjëherë nuk më kishte shkuar mendja se autoria e një lirike maji, që shkruante me aq ndjenjë: "një natë pa henë", e cila më kishte emocionuar së tepërmi në atë kohë, do ta shihja në ballinën e një libri. Do të më emociononte sërish me të njëjtin intensitet, si atëherë, përpara një dekade e gjysmë. Më solli një kujtim të largët. Historia dhe jeta e një vajze që jetoi së bashku me familjen e saj persekucionin më të egër që lamë pas. Brenda saj është jeta. Është drama e papërsëritshme, jo vetëm e një grushti njerëzish që figuronin në listat e zeza të internimeve e dënimeve makabre, por e një kombi. Kemi jetuar marrëzinë e madhështisë sonë false.
Më duket se Drita Çomo, aty, ka thënë shumë gjëra, për të mos thënë, të gjitha. Ato që na kanë munguar, por edhe jetën që e jetuam ndryshe. Nuk e di, por që atëherë kam menduar se komshija ime " gojëprerë" duhej të mbante ditar. Të mbante ditar për të thënë të pathënat që nuk mund t’i thoshte dot, por edhe për ne që kishim "lirinë", që në thelb na mungonte. Atë na e kishin vrarë dhe na e vrisnin çdo ditë, çdo orë e çdo minutë.
"Dritë që vjen nga humnera" është, në thelb, ditari për ditët që ikën, por edhe për ato që do të vijnë. Tani, më pas, shpesh vras mendjen dhe si në një celuloid filmi më kalojnë ato vite, ato ngjarje, që realisht më trishtojnë dhe përpara syve më del vajza me emrin Drita Çomo, me buzëqeshjen si një karafil në buzë. E çiltër dhe me botë të madhe. E ndjeshme si një fije bari...
Sapo i kishte kaluar të njëzet pranverat e një jete brenda katër mureve të shtëpisë. Portreti dhe imazhi i saj ende nuk më hiqet nga mendja....
Por shteti, aso kohe, kishte shpikur një mekanizëm, pa pushkë e plumb, pa karrike elektrike: izolimin dhe vetminë. Të dyja të vrisnin njësoj. Ky mekanizëm mjerisht funksionoi dhe mori me dhjetra e qindra jetë te pafajshme. Edhe Drita Çomon. Ajo kishte shumë këngë që i buronin brenda kraharorit të brishtë.
... dhe kënga e fundit e mjelmës:
Të jesh kudo i tepërt , i huaj
Mik i paftuar në botë, hije
Pa një kujtim që të bëjë të vuash
Pa një shpresë, për atë që do të vijë...
Dhe pastaj ... humnera...ku e rrezuan atë.
Në vend të Epilogut
Ka qenë muaji Mars. Fillim pranvere, këtu në Bordonë e largët, dy vite të shkuara, në librarinë më të madhe të rregjionit të Akëtenës, "MOLLAT", hyra që të ndjek botimet e reja. Natyrisht edhe autorë të rrinj . Instikti, por edhe nostalgjia për miqtë e mi krijues e të fushës së letrave, me çoi te stenda e letërsisë shqiptare. Disa muaj më parë isha takuar, në kinemanë e një qyteti të vogël, fare prane bordose ku jetoj prej disa vitesh, me Besnik Mustafan. Kishim folur dhe diskutuar, si dy të njohur të vjetër, por edhe si dy "shqiptarë të vërtet". Atëherë biblioteka e këtij qyteti kishte organizuar një sërë takimesh me lexues francezë dhe më erdhi mirë që një shkrimtar shqiptar shpërndante, me autografe, librat e tij në gjuhën franceze. Në "Mollat" kisha gjetur edhe librat e tij, krahas romaneve te Kadaresë, por edhe të Fatos Kongolit, mikut tim të vjetër.
Ndërsa kërkoja autorë të tjerë, gishtat u fiksuan te një libër më i hollë. E tërhoqa me kujdes nga etazheri që kishte të shenuar: "Letersi shqiptare" dhe lexova me kujdes: "Cette leur qui monte de l'abime". Tradui de l'Albanais par Edmond Tupia. (Monaco), Paris 2004. 139 f.
Një muaj më vonë, në të njëjtin vend, te Lettre Albanais "Mollat", mungonin dhjetë kopjet e librit të Drita Çomos. Së bashku me një keqardhje provova edhe një ndjenjë gëzimi: ato tashmë ishin në duart e lexuesit francez.
Mjelma ka patur se çfare të tregojë në këngën e fundit të saj.
****

Subscribe to:
Posts (Atom)